Edukata është gjë madhore tek një musliman moshë rritur dhe i aftë psiqikisht dhe fizikisht që ta adhurojë Allahun me namaz e agjërim.

Imam Buhariu pikërisht në lidhje me këtë çështje shkroi një vepër “El-Edebul-Mufred”, e cila vepër shqyrton çështjet e etikes morale ne islam, duke treguar se si sillej gjenerata e parë dhe vet pejgamberi Muhamed a.s.
Resuli a.s. thotë: “Jam dërguar qe t’i përmbushi vlerat e moralit”. Ai gjithashtu ka thënë: ”Më afër meje në Ditën e Gjykimit do të jetë ai që ka moral më të mirë”
Agjërimi e edukon njeriun si të sillet dhe me ushqimin e tij, duke mos e tepruar dhe ngrënë tepër ku dihet se Allahu nuk i do ata që e teprojnë: …hani dhe pini e mos e teproni, pse Ai (All-llahu) nuk i do ata që e teprojnë (shkapërderdhin).” (El-A`raf,31).
Edukimi me maturi në ushqim dhe mendimi për njerëzit që janë në borë, në të ftoftë apo në kulmin e nxehtësisë dhe nuk kanë shtëpi, janë nëpër male në varfëri ekstreme apo nëpër shkretëtira si endacakë. Agjërimi na bënë të jemi të butë në lidhje më butësinë pejgamberi a.s. thotë: “Kush ka butësi, ai ka bukuri dhe kush nuk e ka butësinë, ai është shëmtuar.”
Agjërimi na futë të mendojmë për komshiun se a ka ai syfyr apo iftar për të ngrënë, Pejgamberi a.s. thotë: “Nuk është besimtarë i mirë ai njeri i cili e ka mbushur barkun e tij përderisa fqinji i tij është i uritur.”
Aliu r.a thotë: “Lutuni shumë gjatë muajit të Ramazanit, pendohuni. Kështu që për shkak të lutjeve tuaja t’ju hiqen belatë, kurse me anë të pendimit tuaj t’ju falen mëkatet.
Agjërimi na bënë më edukativ, zbut epshet tona, egon, na bën të ndjehemi më human, na afron më shumë kah Kur’ani, na afron kah takimet, vizitat, iftaret e shumta dhe na e shton durimin, ku pa durim s’ka agjërim, s’ka besim.
Allahu përmes Kur’anit famëlartë na mëson se qëllimi i agjërimit është devotshmëria, pa devotshmëri s’ka edukatë s’ka bamirësi, dashuri, solidaritet, edukim e sinqeritet.
Ky muaj i ramazanit na edukon me disa gjëra si vijon:
1)Agjërimi na edukon me lexim të Kuranit
2)Lexim të vetvetes dhe zbutjen e egos
3)Shtim i namazeve,teravi,nate,vullnetare etj
4). Shtimi dhikrit dhe harmonia vëllazërore
5). Kalitja fizike dhe metafizike vlen shumë dhe është edukatë e brendësisë dhe anës së jashtme
6). Na edukon neve me oraret fikse të të ushqyerit si syfyri dhe iftari
7). Uria nuk duhet të jetë uri, por urti apo urtësi
8). Këtë muaj na shtohet durimi dhe edukimi
9). Agjërimi na pastron dhe na fut te mendojmë gabimet t’i evitojmë edukatën ta praktikojmë
10). Historiku agjërimit dhe ndodhitë në këtë muaj na edukojnë me mesazhet e agjërimit që ai mbart në vete.
Transmetohet nga Ebu Hurejre, r.a., se Pejgamberi i Allahut, s.a.v.s, kishte thënë: “Stomaku-lukthi është shtrat i organizmit nga ushqehen venat, dhe nëse stomaku është i shëndoshë, edhe venat do të jenë të shëndosha e nëse ai sëmuret, edhe venat do të sëmuren.”
ResuluLlahi a.s e ka shpjeguar se çfarë sasie e ushqimit i nevojitet, birit të Ademit: “Biri i Ademit kurrë nuk do të mbush një enë më të shëmtuar se stomakun-lukthin e vet, vërtetë birit të Ademit i mjaftojnë kafshatat që ta mbajnë në jetë, e nëse vërtetë dëshiron, atëherë një e treta e stomakut le të jetë ushqim, një e treta ujë ndërsa një e treta le të mbetet boshe, që të mund të marr frymë.”
Njeriu duhet që një të tretën e stomakut ta lë për ushqim, një të tretën për ujë ndërsa një të tretën e fundit ta lë të zbrazët, që të mund të marr frymë. Qëllimi i të ushqyerit është që njeriut të mbahet në jetë, ta kompensoj atë që e humb organizmi për ta ruajtur temperaturën normale trupore dhe të zhvillohet normalisht. Shikoni që Pejgamberi në hadith nxitë që ushqimi të merret në sasi të vogla, mjaftueshëm sa për t`u mbajtur në jetë, ashtu që të mos jetë as i uritur as i dobët.Njeriu duhet të konsumoj ushqim përmes së cilit do ta ndërtoj organizmin e tij.
Muhamedi a.s e ka thënë : “Ne jemi popull që nuk ha derisa nuk e merr uria, e kur hamë, nuk ngopemi.”
Agjërimi e edukon muslimanin në tërë muajin e ramazanit duke ja ndritur fytyrën besimtarit dhe duke e amortizuar atë për tërë vitin, që të jetë i gatshëm t’i ballafaqohet sfidave të përditshme në jetën e tij. Pejgamberi a.s. ka pasur virtyte të larta dhe kur agjëronte hapte iftarin me hurma ose ujë. Allahu i lartë tregon për Muhamedin a.s se ai është lartë me edukatë e moral.: ''Vërtet, ti je ne një shkalle të lartë të moralit!'' (Kalem, 5)
Në këto ditë të nxehta agjëruesi turpërohet kur sheh njerëz që hanë në ambiente publike edhe pse shumica popullatës muslimane në përqindje.
Pejgamberi i Allahut ka thënë: ”Turpi nuk sjell asgjë tjetër, vetëm se të mira. ”Bushejr bin Kabi ka thënë: ”Nëpër librat e urtësisë shkruhet: ”Turpi sjell denjësi. Turpi sjell qetësi. Imrani ka thënë: Unë ju transmetoj nga Pejgamberi i Allahut, kurse ju transmetoni nga librat tuaja.”.
Edukata dhe agjërimi :
1). Janë lidhje që të dërgojnë tek veprat e mira
2). Pritshmëria me dinjitet dhe vigjilencë
3). Mendimi për të tjerët dhe solidariteti me ta
4). Ndihmesa reciproke
5). Largimi nga të këqijat në përgjithësi
6). Dashuria dhe gëzimi edukatë e qëndrimit për iftar dhe syfyr
7). Marrja e shpërblimit me lejen e Allahut duke agjëruar me edukatë dhe maturi


Artikulli i kaluar
Bedri, rrugë porosishë
Artikulli radhës
Në takim me Ramazanin