Milingona, nëse sëmuret nga një sëmundje e pashërueshme veçohet nga pjesa tjetër e kolonisë dhe vdes vetëm.
Me këtë veprim ajo i shmanget situatës që sëmundja të përhapet në pjesëtarët tjerë të kolonisë, sidomos duke pasur parasysh se sëmundja lë shenjë në sjelljen dhe kryerjen e detyrave të tyre.
Është vërejtur se milingona e sëmurë jo vetëm që veçohet nga pjesa tjetër e kolonisë, por braktis të gjitha punët e saj dhe lidhjet me pjesëtarët tjerë të kolonisë.
Gjithashtu, vërehet se nga sjelljet e saj largohen të gjithë pjesëtarët e kolonisë, pavarësisht nëse milingona veçse është e sëmurë apo ka parametra të caktuara që do të sëmuret.
Së fundmi, mbani në mend, se kjo sjellje nuk është unike vetëm tek milingonat, por këtë mund ta vëreni edhe tek insektet tjera që jetojnë në koloni, si p.sh. bletët.
Në këtë mënyrë milingona e sëmurë mbron koloninë e saj nga përhapja e sëmundjeve të ndryshme. Ky është një shembull ilustrativ në mbretërinë e kafshëve, ku individi vë interesat e kolonisë përpara nevojave personale.