Allahu xh.sh e krijoi njeriun dhe e bëri të gjallë e pas kësaj gjallërie ky njeri do të vdes dhe do të ringjallet.

Sigurisht shekulli në të cilin po jetojmë është shekull i zhvillimit të madh teknologjik. Para pak ditësh pata një temë të shkëputur nga libri im “Islami dhe ideologjia”, tema titullohet, ”Islami dhe teknologjia”. Teknologjia ushqimore ka bërë të veten, pra jemi në konfrontimin e ushqimeve, artificiale dhe natyrale.
Në Kur’anin famëlartë Allahu i Madhëruar na tregon për ushqimin: “E ju (besimtarë), hani pra nga të mirat që ua dha All-llahu, të lejuara e të pastra, jini mirënjohës për dhuntitë e All-llahut, nëse jeni të sinqertë në adhurim vetëm ndaj Tij.” (Nahl 114).
Sigurisht të mirat që i marrim nga toka dhe qielli janë të shumta, por duhet të kemi kujdes çka hamë dhe pimë. I Madhëruari Allah na tregon: “Juve u janë ndaluar (t'i hani): ngordhësirat, gjaku, mishi i derrit, ajo që theret jo në emrin e All-llahut, e furmja, e mbytura, e rrëzuarja, e shpuarja (nga briri i tjetrës), ajo që e ka ngrënë egërsira, përveç asaj që arrini ta therrni (para se të ngordhë), ajo që është therrur për idhuj dhe (u është e ndaluar) ta kërkoni me short fatin. Kjo është mëkat ndaj All-llahut. Tashmë, ata që mohuan, humbën shpresën për fenë tuaj (se do të ndërroni), andaj mos u frikësonju atyre, por Mua të më frikësoheni. Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe. E kush detyrohet nga uria (të hajë nga të ndaluarat), duke mos anuar dhe duke mos patur qëllim mëkatin, All-llahu falë shumë dhe është mëshirues.” (El-Maide 3).
Ushqimi i shëndetshëm nuk është të hamë rreptë dhe të stërmbushim barkun sepse dihet se Llukmani i urtë, pejgamber i Allahut, i thoshte të birit të tij : “O biri im, nëse mbushet barku flenë mendja, zgjuarsia meket dhe gjymtyrët pushojnë së adhuruari”.
“O bijtë e Ademit, vishuni bukur për çdo namaz (lutje), hani dhe pini e mos e teproni, pse Ai (All-llahu) nuk i do ata që e teprojnë (shkapërderdhnin).” [El-A`raf,31]
Ky ajet tregon rregullin e ruajtjen e shëndetit, prandaj thuhet: “Hani e pini, por mos e teproni.” Vërtetë, nuk ka dyshim që ai i cili me maturi dhe pa teprim do të konsumon ushqim dhe pije do të jetë i sigurt për shëndetin e tij, dhe nga vetvetja do t`i largon sëmundjet. Dhjamosja, trashësia është sëmundja më e madhe e cila vjen si shkak i nutricioneve të tepërta yndyrnave jashtë-mase dhe helmeve toksike qe marrim nga ushqimet e pakontrolluara. Mungesa e vitaminave në organizmin tonë shkakton kaos patologjik në trupin tonë andaj ne duhet ti posedojmë këto vitamina dhe minerale në trup.
Vitaminat janë të përfshirë në zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme metabolike të mbështetjes së jetës në trupin tonë dhe mirëmbajtjen e shëndetit, si dhe mbështetjen e sistemit imunitar.
Grupi i vitaminave, që ne të kemi mendjen e shëndoshë dhe trupin e shëndoshë, duhet të jenë si më poshtë:
Vitamina A - Fitimi nga vitamina A është për ta mbajtur lëkurën të butë dhe sportivitetin energjik mjaftueshëm, duhet bërë ushtrime dhe vrapim, këtë e bënte Muhamedi a.s me Gruan e tij Ajshen r.a, ai vraponte me të.

Vitamina B - Ky grup i vitaminave është i tretshëm në ujë dhe mund të ruhet në sasi të vogla në trup. Duke vepruar si Koenzim është përgjegjës për transformimin e karbohidrateve në glukozë brenda reaksioneve metabolike. Ky grup i vitaminave shpesh ndërveprojnë me njëri-tjetrin. Ndikon në disponim prandaj Muhamedi a.s. urdhëronte në disponim dhe ishte njeriu më optimist dhe shpresëdhënës.

Vitamina B1 – Gjithashtu, i njohur si thiamine, është një shenjë paralajmëruese e reaksioneve metabolike e oksidimi dhe proteinave-Karbohidrateve. Ajo është gjetur në mish dhe disa drithëra, në sasi të mëdha nuk është konsideruar toksik. Enesi, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “I ka therur i dërguari i Allahut me dorën e vet dy desh (bardh e zi, por e bardha ma shumë me brirë të mëdhenj, dhe tha “bismilah Allahu Ekber” dhe e vendosi këmbën e vet në këmbët e dashit). Dhe në një rivajet tjetër tha nga ky mish “Hani dhe mbani për vete dhe jepni sadaka.”

Vitamina B2 – Gjithashtu, i njohur si riboflavin, është i punësuar në reagimet midis proteinave dhe lipideve. Gjindet tek Qumshti, Perimet. Ibn Abbasi transmeton se Pejgamberi i Allahut, a.s. ka thënë: “Çdokush që pinë qumësht le të thotë: “Bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe Allahu na e shtoftë atë, sepse ne nuk dimë asnjë ushqim dhe pije që mund të krahasohet me të”. Hadithin e ka regjistruar Tirmidhiu. Ibn Abbasi po ashtu transmeton se Muhammedi, sal-lallahu alejhi ve selem, e donte shumë qumështin.

Vitamina B3 – Gjithashtu, i njohur si niacin, mungesa tij sjell pasoja, ajo përfitohet nga ushqimet e pasura sidomos tek hurma andaj hurma preferohej nga Muahmedi a.s. si ushqim vital.

Vitamina C - Vitamina C vepron duke favorizuar lëngun synovial në nyjet ndërmjet kockave. Ndër ushqimet që përmbajnë këtë vitaminë përfshihen frutat, agrumet , specat, rrushi. Rrushi përmban vitaminë A, B1, B2, B6, C dhe PP, pastaj minerale (kalcium, fosfor, hekur dhe magnezium). Allahu i Gjithëfuqishëm e përmend rrushin gjashtë herë në Kur'an, si njërën ndër mirësitë e panumërta të cilën Ai ua ka dhuruar krijesave të veta. Kjo pemë është fryt i kësaj bote, siç është edhe i botës tjetër - i Xhennetit. Në hadith është shënuar gjithashtu se i Dërguari i Allahut, a.s., e ka dashur rrushin dhe ftoin.

Vitamina D – Gjithashtu, i quajtur Kalciferol është një shenjë paralajmëruese e zorrëve thithjen e kalciumit, fosforit . Atletët nuk kanë nevojë për plotësim vitaminë D shtesë , sepse trupi i njeriut është në gjendje për të sintetizuar nga rrezet e diellit. Ata që falin namazi e sabahut e marrin këtë vitaminë regjeneruese dhe freskuese për mendjen dhe trupin. Kjo vitaminë është sot karakteristikë e disa ushqimeve si qumështi,ngjala etj .

Vitamina E - është një antioksidant i dobishëm në regjenerimin e indeve. Lufton efektet e presionit të gjakut. Gjendet në elb, misër, grurë, ku nga të gjitha këto ushqehej çdo pejgamber i Zotit. Injoranca dhe pa zhvillimi i të lexuarit dhe padituria e njeriut për horizontin dhe rrethin ambientin sesi ai është konstruktuar kush e ka krijuar, e bënë atë të jetoj më keq se kafsha, të hajë, të pijë dhe kurrë mos të ndalet ushqime të pa kontrolluara me tërbim duke krijuar dhe anomali ushqimore dhe shkaktuar një seri sëmundjesh letale nga helmet e ushqimit me teprice ne barkun e madh e te mbushur me baktere helmuese.
Ushqimet e sotme që ne hamë dhe buka e fabrikuar me aditiv, mungesa e vitaminave, ushqimet e falsifikuara dhe artificial sjellin pasoja shumë të rënda në fromimin e personalitetit njerëzor, përveç sëmundjeve që mund të dalin të reja që kurrë historia e njerëzimit nuk i ka përjetuar më parë. Andaj kthimi në ushqimin tradicional dhe ushqimin dhe mbjellën e tokës, mbajtjen e kafshëve sipas Kur’anit dhe Sunetit e shpëton këtë shoqëri nga rrënimi gradual që po i vjen dita ditës nga helmet toksike që marrim përmes ushqimeve artificiale. Për këtë kohë fitnesh ka folur Resulullahi a.s. "…Dikush tha: O i Dërguari i Allahut, ç'farë më urdhëron të bëj nëse i arrij ato (fitne)? Ai (tha: Kush ka deve, të shkojë tek devetë e tij (t'i kullosë); kush ka dele, të shkojë me delet e tij; kush ka tokë, të shkojë tek toka e tij dhe kush nuk ka asgjë, të marrë shpatën e tij dhe të godasë me tehun e saj një shkëmb, ashtu që të mund të shpëtojë nëse mundet, ashtu që të mund të shpëtojë nëse mundet!"

…Vazhdon…!!


Artikulli i kaluar
Hixhreti më shumë se histori
Artikulli radhës
Në takim me Ramazanin

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Dr. Violeta Smalaj - Prindërimi