Kamera që hidhet në ajër dhe bën fotografi në 360 gradë

Panono është një kamerë në formë topi, me të cilën mund të luani, dhe njëkohësisht të bëni foto në 360 gradë. Krijuesi Jonas Pfeil ka mbaruar disa prototipa të Panono-së, të cilët përbëhen nga 36 kamera, që ndodhen përreth një sfere të butë plastike.

Hidheni topin në ajër, dhe ai llogarit kur arrin kulmin, shkrep fotografi njëkohësisht. Fotografitë bashkohen në një panoramë 360 gradë, me cilësi 72 megapikselë, e cila mund të shkarkohet me valë në telefonin tuaj inteligjent iOS ose Android. Dhe shërbimi Panono Cloud Service do të nxjerrë fotografitë tuaja sferike.
Pfeil thotë se kjo metodë është e mirë për të krijuar panorama, për peizazhe, por jo dhe aq e mirë për të kapur elemente në lëvizje. Panono fotografon çdo element të vendit njëkohësisht.
Pfeil i ka thënë revistës Mashable, se njerëzit me sa duken dua të fotografojnë njerëz të tjerë. Më këtë top do të keni mundësi të fotografoni gjithçka, dhe nuk do të harxhoni minuta kot duke fotografuar vendin. Pfeil thotë se duhen 900.000 mijë dollarë për ta prodhuar në seri këtë top.
Panono është një pajisje që ka tërhequr vëmendjen e shumë personave, sidomos fotografëve. Nëse investoni 500 dollarë, kompania do t’ju fusë në listën e njerëzve të parë, që do të marrin kamerën kur ajo të dërgojë produktet e para të Panonos, në shtator të 2014.