Saudi: 5 vjet burg dhe 40 ditë nga 60 të rëna përshkakse e goditi nënën

Një shtetas saudit u dënua me pesë vjet burg dhe 2.400 të rëna me kamxhik përshkakse e goditi nënën, duke ia thyer dhëmbët.

“Nëna bashkë me djalin e saj ishin në makinë. Pas fjalosjes djali u tërbua, e ndali makinën dhe filloi ta godas nënën duke ia thyer dhëmbët. Nëna, pasi e vërejti patrullën e policisë në rrugë pranë qytetit saudit të Mekës, filloi të bërtas. Policia arrestoi mashkullin. Në gjykatë, gjyqtari këtë e vlerësoi si krim të rëndë dhe vendosi t'ia shqiptoj atij një dënim të ashpër", njofton gazeta ‘Sada’.
"Ai u dënua me pesë vjet burg dhe 2.400 të rëna me kamxhik, 40 ditë nga 60 të rëna."