Nga fshehtësitë e Kur’anit

Dr. Zaglul Nexhar



“Mos u martoni me idhujtare deri që ato të besojnë (Zotin)!” (El-Bekare, 221)

Ku tekst kuranor, që ka ardhur në pjesën e fundit të sures El-Bekare dhe përqendrohet në një pjesë të mrekullisë legjislative për ndalimin e martesës së myslimanëve me idhujtare, si dhe për ndalimin e martesës së myslimaneve me idhujtarë, ashtu siç e përcakton ky ajet i bekuar.
Allahu xh.sh. në Kur’anin famëlartë thotë: “Mos u martoni me paganet, gjersa të bëhen besimtare. Skllavja besimtare është më e mirë se pagania, edhe nëse kjo e fundit mund t’ju pëlqejë. Mos i martoni myslimanet me paganë, gjersa ata të bëhen besimtarë. Skllavi besimtar është më i mirë se pagani, edhe nëse ky i fundit mund t’ju pëlqejë. Ata ju thërrasin në Zjarr, kurse Allahu, me mirësinë e Tij, ju thërret në Xhenet e falje (të gjynaheve). Ai ua shpjegon njerëzve Shpalljet e Veta, që të mendojnë”. (El Bekare, 22)
Në këtë ajet kuranor, Allahu xh.sh. i urdhëron të gjithë meshkujt myslimanë që të mos martohen me idhujtare derisa të besojnë Zotin, Që është i Vetëm, i pashoq, Që nuk i ngjason asgjë, i padiskutueshëm e pa fëmijë dhe dinjitoz ngado përshkrim që i bëhet madhërisë së Tij, dhe të besojë melaiket e tij, Librat e tij, pejgamberët e Tij, Ditën e Gjykimit e kadanë e kaderin. Këto janë shtyllat e besimit. Ajeti kur’anor konfirmon se për çdo mysliman martesa e tij me një robëreshë besimtare (skllavja në pronësinë e tij), është më mirë se martesa me një të lirë idhujtare, pavarësisht nga bukuria, pasuria e pushteti i saj, si dhe nga tundime të tjera, që mund të shtyjnë drejt martesës me të.
Për këtë, Muhamedi a.s. thotë: “Mos u martoni me gratë për bukurinë e tyre, sepse ndoshta bukuria e tyre i shkatërron ato. Mos u martoni me to për shkak të pasurisë së tyre, sepse pasuria mund t’i bëjë kryelarta. Martohuni me ato që janë me fe , qoftë të jenë edhe robëresha të zeza e shterpa, por janë fetare, kjo është më mirë për ju’’. (Ibnu Maxhe).
“Vajza merret për grua për katër gjëra: për pasurinë e saj, trashëgiminë e saj, për bukurinë dhe për fenë e saj, zgjidhe atë që është me fe”. (Buhariu dhe Muslimi).
“Dynjaja është kënaqësi,dhe kënaqësia më e mirë është një grua e devotshme”. (Muslimi).
“Në qoftë se ju propozon ndonjëri me fe dhe moral martohuni me të, e në qoftë se nuk pranoni, do të jetë fitne në tokë dhe shkatërrim i madh”. (Ibnu Maxhe).
Në anën tjetër, Allahu i Madhërishëm urdhëron të gjithë myslimanët që në asnjë mënyrë të mos i japin për idhujtarët vajzat gratë/e tyre besimtare derisa këta idhujtarë të mos besojnë në Allahun e Madhërishëm, një Zot të Vetëm, të pashoq, Që nuk i përngjet askujt, Që nuk ka lindur prej askujt dhe është i pastër prej të gjitha cilësive të krijesave të Tij. Të besojnë në melaqet e Tij, në librat e në pejgamberët e Tij, në Ditën e Gjykimit, në kaderin si dhe në hajrin e sherrin.
Ajeti kuranor vërteton që martesa e myslimanes me myslimanin është më e mirë për të se martesa e saj me jomyslimanin, pavarësisht nga pasuria e jomyslimanit, nga autoriteti dhe nga pozita e tij. Dhe kjo nuk ka të bëjë me kurrfarë fanatizmi fetar, sepse Islami përkrah dhe vërteton vëllazërinë në mes të njerëzve, të cilët e kanë prejardhjen nga një baba (Ademi) dhe një nënë (Havaja), por urtësia nga ky legjislacion është se lidhja martesore është lidhja më e thellë në mes një mashkulli e një femre, sepse ajo mbështetet në ngritjen e shtyllës më të fortë dhe më të gjatë kohore, që është shtylla e besimit të vërtetë në Zotin e Lartësuar , dhe bazohet në kuptimin e njeriut për misionin e tij në jetën e kësaj bote: adhurues i Zotit, adhurim vetëm të Tij, ashtu siç ka urdhëruar Ai: Duke lënë zëvendës të Tij në Tokë, kërkoi që mbizotërimi të jetë në nivelin e duhur, duke e rinovuar tokën dhe duke e zbatuar ligjin e Zotit dhe drejtësinë e Tij në të gjithë meridianët e saj. Kjo fillon pikërisht nga familja, sepse ajo është baza e shoqërisë. Në qoftë se riparohet ajo, riparohet i tërë populli, dhe, nëse prishet familja atëherë shkatërrohet e tërë shoqëria. Sistemi i shoqërisë në Islam është bazuar në sistemin i familjes. Për këtë arsye, ai i konsideron të ndaluara çfarëdo marrëdhëniesh në mënyrë të prerë në mes dy gjinive, jashtë kësaj kornize.
Familja përmbush të gjitha nevojat e natyrës së njeriut, sepse ajo i mbledh dhe i bën një nën hijen e saj zemrat e mendjet dhe prodhon kuptimet e ndjenjat. Dhe, në qoftë se familja nuk ndriçohet në bazën e fesë korrekte, ky bashkim nuk ka mundësi të realizohet. Sepse jeta me natyrën e saj është e mbushur me sprova e me vështirësi dhe, në qoftë se nuk përballohen atome fenë korrekte, kjo marrëdhënie martesore shkatërrohet shumë shpejt nën presionet e problemeve. Dhe ky shkatërrim është nga pasojat që nuk i di askush tjetër përveç Zotit. Dhe nga kjo përgjigje e shpejtë, stuhia e kaluar përballë syve të shejtanit, nuk mund të jetë e justifikuar për një lidhje martesore edhe pse ndryshon feja në mes bashkëshortëve, sado që të jenë tundimet për ta realizuar atë. Përvojat e mëhershme që të gjitha, vërtetojnë pashmangshmërinë e rënies së këtyre marrëdhënieve, pa marrë parasysh se sa të motivuar do të jenë për të qenë tërheqëse, të arritshme dhe të mundshme, në vendin e parë. Në qoftë se nuk është në fenë e burrit të saj, gruaja mundohet ta ndryshojë shtëpinë e saj sipas mendimit të saj, dhe këto mendime ndikojnë në mendjen dhe në zemrat e fëmijëve të saj, gjë që familjen e çon në shkëputje nga besimi, adhurimi dhe sjelljet. Gjatë rritjes së fëmijëve, mund të ndodhin këso gjërash: kur të rriten dhe fillojnë të kuptojnë, ata ndryshojnë sjelljet e tyre, fenë e tyre e adhurimin e tyre dhe, për këtë arsye, Zoti në ajetin kuranor ka thënë: (Shih: El-Bekare, 221).
Miqësia e jobesimtarëve myslimanët i çon në zjarr. Qëndrimi tek Urdhrat e Zotit: “Ndalimi i martesës me jobesimtarët” myslimanët i çon tek Xheneti i Zotit dhe falja e Tij. Zoti i Lartësuar i qartëson arsyet e çështjeve të Tij për njerëzit, që të zgjohen nga rrënojat e pretendimet materiale dhe të bëjnë dallimin në mes të së mirës dhe të keqes dhe të asaj që u nevojitet në këtë dynja e në dynjanë tjetër dhe se ç’u bën dëm atyre. Zoti thotë të vërtetën dhe udhëzon për shpëtim. Zoti i Lartësuar ka thënë:“ Mos u martoni me paganet, gjersa të bëhen besimtare. Skllavja besimtare është më e mirë se pagania, edhe nëse kjo e fundit mund t’ju pëlqejë “, që do të thotë : Mos lidhni martesë me jobesimtaret derisa të besojnë një besim të sinqertë dhe të rregullt. Qëllimi i kurorëzimit është akt martesor. Zoti i Lartësuar ka thënë në ajetin kuranor: ”Mos i martoni myslimanet me paganë, gjersa ata të bëhen besimtarë. Skllavi besimtar është më i mirë se pagani, edhe nëse ky i fundit mund t’ju pëlqejë“.
Kjo vërteton ndalimin e martesës së myslimanes me jobesimtarin, çfarëdo qofshin presionet, prandaj nuk duhet të bëni atë mëkat. Shkaku i ndalesës së kurorëzimit me jobesimtar nga një besimtare është, sepse burri është i pari i shtëpisë në familje, dhe në qoftë se burri jobesimtar mund të përdorë fuqinë për ta fshehur fenë e gruas së tij besimtare ose për ta torturuar atë për shkak të fesë së saj dhe ia ndalon t’i praktikojë adhurimet e saj, ose e detyron ta lërë fenë e saj plotësisht e ta kthejë në fenë e tij, kështu e shkatërron plotësisht besimtaren në dynjanë dhe në Ahiretin e saj. Sidomos për shkak se myslimania beson tek gjithë profetët e Zotit dhe të dërguarit e tij dhe librat e tij, pa asnjë dallim, e kjo jobesimtari nuk i intereson fare, e fëmijët e ndjekin zakonisht
babain sa do që të jetë bindje e kotë e shkatërron babain e tyre jetën e tyre plotësisht në këtë dynja dhe në ahiret. Zoti i Lartësuar në Kur’an thotë: “Ata ju thërrasin në zjarr, kurse Allahu, me mirësinë e Tij, ju thërret në xhenet e falje (të gjynaheve). Ai u shpjegon njerëzve shpalljet e Veta, që të mendojnë ata“. Është e ditur se falja i prin adhuruesit për të hyr në Xhenet, po në këtë ajet është përdorur fjala “xhenet” para fjalës “falje”, që të përballohet me fjalën “zjarr”, për të plotësuar kuptimin, qëllimin dhe të dallohet me lejen e Zotit. Teksti kuranor vërteton që mosbesimi shpie në zjarr. Allahu xh. Sh. në ajetin vijues ka thënë: (Shih:En- Nisa, 48).
Urtësinë e këtij legjislacioni hyjnor e madhështor, e shohim sot në kohën që po jetojmë, e cila e bën të lehtë lidhjen e myslimanit me jomyslimane dhetë myslimanes me jomysliman përmes telefonit, celularit, internetit, “facebook”, në udhëtime jashtë ose në qëndrimin në vende të jomyslimanëve. Këtu shejtani mund t’ua përshkruajë mundësinë e jetesës të dy palëve në lidhjen martesore, me gjithë ndryshimet që kanë në mes tyre në aspektin e fesë dhe të adhurimit. Mund të përpiqen të dy palët për të detyruar vetën e tyre për të jetuar me këto dallime për një kohë të caktuar. Pas një kohe qetësohen ndjenjat e infektuara dhe bashkëshortët fillojnë përballimin e shpenzimeve të jetesës së vështirë. Fillon përplasja e pashmangshme me vështirësitë, të cilat të dy palët i konsideronin të lehta nën presionin e ndjenjave të dashurisë së verbër, e cila i çoi ata në lidhje martesore, edhe pse i dinin ndryshimet e thella, që i ndanin ata për shkak të fesë, adhurimeve, moralit dhe sjelljeve, si dhe për sa u përket ushqimeve, pijeve dhe zakoneve.
Me fillimin e prishjes së marrëdhënieve familjare, prishen shpejt ëndrrat që kishin imagjinuar dhe planifikimet që kishin bërë për të ardhmen. Shumë shpejt këto marrëdhënie të ndaluara, ballafaqohen me një tragjedi vrasëse. Zakonisht, të shumtën, viktimë është gruaja, sepse tek ajo pasioni i prin mendjes. Fillojnë vuajtjet deri në fund të jetës në këtë dynja. Vetëm Allahu i Madhërishëm e di se cili do të jetë fati i tyre në Botën tjetër, nëse nuk do të kenë pasuar pendimi dhe kthimi tek Allahu xh.sh. pas vendimit që ishte marrë pa menduar fare. Tragjedia do të jetë edhe më e madhe, nëse kjo lidhje e ndaluar rezulton me martesë, e atëherë fëmijët do të jenë të humbur në mënyrë të pashmangshme për shkak të ndarjes së prindërve të tyre. Ata do të vuajnë nga pasojat e përçarjes psikologjike, fetare, intelektuale dhe sjelljes së prindërve dhe këto do t’i shoqërojnë gjatë tërë jetës së tyre, një gjendje që mund të jetë shkak për shkatërrimin e tyre të tërësishëm në këtë botë dhe në Botën tjetër. Këtë nuk e them pa fakte, veçse për këtë më kanë kontaktuar me dhjetëra të rinj myslimanë që u ka ndodhur të jenë njohur me gjysmën tjetër me jomyslimane, përmes bisedave telefonike ose internetit. Më pyesnin për vazhdimin e kësaj lidhjeje që të çon në martesë. Gjithmonë i këshilloja të hiqnin dorë prej iluzioneve të tilla të humbura që shpien në humbje. Disa prej tyre u bindeshin këshillave të mia, kurse disa të tjerë i tërhiqte dashuria e verbër dhe realizonin martesën, e cila u shkatërrohej shumë shpejt dhe vinin tek unë duke qarë për fatin e tyre të keq. Në anën tjetër, më kanë ardhur një numër myslimanesh, të cilat ishin njohur me djem jomyslimanë nëpërmes internetit, në ekskursione ose gjatë qëndrimit jashtë. Djemtë ishin paraqitur sikur kishin pranuar fenë Islame me qëllim që të plotësohej martesa, e cila do të shembej shumë shpejt. Në të tilla raste viktima e parë është femra e shkretë, për të cilën e thamë që pasioni është më i fuqishëm se mendja, dhe pasardhësit e pafajshëm, të cilët kanë ardhur si rezultat i këtyre marrëdhënieve, për të cilat Kur’ani ka paralajmëruar se mund të sjellin rreziqe të tilla. Kur’ani i madhërishëm ka vendosur rregulla morale, të cilat e ruajnë rininë nga këto probleme. Këtu qartësohet mrekullia e legjislativit në këtë ajet të Kuranit, dhe shpresojmë që rinia myslimane ta përsërisë leximin e këtij ajeti dhe të marrin shembull në të.
Allahu thotë të vërtetën dhe udhëzon në rrugë të drejtë. Falënderimi i takon Zotit, Zoti i botëve dhe selami qoftë për Profetin tonë Muhamedin a.s. dhe për familjen e tij, shokët e tij dhe për ata që kanë ndjekur rrugën e Tij deri në Ditën e Kiametit.



Përktheu nga arabishtja: Desara Vathaj
Marrë nga gazeta “El-Ahram”, Kajro, 15.06..2011