“Zot i qiejve e i tokës dhe ç'ka midis tyre, i Plotfuqishmi, Gjithëfalësi". (1)
Në Kur’anin fisnik thuhet:
“...Kërkoni falje Zotit tuaj, se Ai vërtet falë shumë”.(2)
Ishin këto fjalët e Nuhut a.s. drejtuar popullit të tij që ti lënë mëkatet, padrejtësinë, pandershmërinë dhe padëgjueshmërinë ndaj All-llahut të madhërishëm.
Pra “Gaffar” është Ai që falë çdo gjë pa masë. Vlera e këtij Emri të Zotit është që në dynja mbulon dhe fshehë të gjitha turpërimet. Nga mirësia e Tij edhe në ahiret falë mëkatet. Kur’ani komplet, hadithet e Pejgamberit, a.s. për fjalën e Zotit. Sa do që ka gabuar njeriu, çfarë do që ka punuar, sa do që nga All-llahu i madhërishëm është larguar, kërkon falje dhe pendohet, dhe mundohet ta kompensoj dëmin e bërë, do të bindet se All-llahu i madhërishëm është “el-Gaffar” – Ai i cili falë shumë.
Kur thuhet magfiret (falje), mendohet në dëshirën që All-llahu i madhërishëm, mëkatet dhe rrëshqitjet e robit të Vet i falë.
Kur njeriu është në gjendje që tjetrin ta dënoj sipas sheriatit (duke e akuzuar në gjykatën kompetente), por nuk e bënë këtë duke dëshiruar që All-llahu i madhërishëm t’ia falë mëkatet, si dhe duke dëshiruar të zgjojë dashurinë e sinqertë në mes vetit dhe personit i cili e ka dëmtuar, ose duke dëshiruar të sjellë paqe, qetësi, stabilitet dhe pjekuri të shoqërisë atëherë mund të themi që individi ia ka falë padrejtësinë e dikujt.
Emri i Bukur i Zotit “Ai i cili falë shumë” ka kuptim fshehjen e mëkateve dhe të metave të robërve të Tij. Kur njeriu njollosë petkun e tij nuk mund ta pastroj ndodhinë e njollosjes, por atë që mund të bëjë është pastrimi i rrobave.
Nga zemra e njeriut nuk mund të fshihet mëkati, nuk mund të harrohet, në dhembjen e shkaktuar nuk mund të kalohet lehtë. Këto gjëra lënë gjurmë të përhershme në zemër. Por me pastrimin e zemrës, fuqia e njollosjes mënjanohet dhe njeriu në zemrën e tij përsëri mund të ndiej gjurmën e manifestimit të Emrave të Bukur të Zotit dhe atributeve të Tija.
All-llahu i madhërishëm “el-Gaffar” i dhuron njeriut mundësinë e serishme të hapërimit në rrugën e shpëtimit përfundimtar. El Gaffar nuk lejon që të metat e njeriut ti dinë të tjerët.
Kështu askush nuk e di çfarë ndodhë në shpirtin e tjetrit. Mund të paramendoni se çfarë do të ndodhte sikur dikush të dinte çka fshehim në vete? Të gjitha dobësitë tona, të gjitha qëllimet tona, të tëra mendimet tona. Besimtari i sinqertë duhet falënderua All-llahun e madhërishëm në këtë dhunti, të turpërohet nga Ai, dhe gjithnjë të jetë i vetëdijshëm që mundësia e fshehjes së “realitetit tonë” pas maskës së fytyrës sonë, paraqitjeve dhe fjalëve, duhet të shërbej për përhapjen e drejtësisë, dhe dashurisë në shoqëri, e kurrsesi të ketë qëllime të këqija të mbuluara me buzëqeshje të rrejshme, me petka të bukura dhe elokuencë magjepse duke u shkaktuar të tjerëve gjëra të neveritshme. Falja (istigfar) gjithmonë është në çift me pendimin (tevben). Por sinqeriteti i pendesës dhe mënyra e shqiptimit të istigfarit është e ndryshme.
Davudi a.s. duke bërë një lëshim për të cilin melekët ia treguan gabimin, në tërësi e kuptoj sprovën:
“...andaj kërkoi falje nga Zoti i vet, ra i përkulur dhe u pendua”.(3)
Në këtë sexhde, siç transmetohet qëndroi dyzet ditë, duke qarë pa ndërpre, sa që te koka e tij kishin dalë lulet. As nuk kishte ngrënë as pirë.
Sipas nesh kjo na duket e pamundur, por si një rob i sinqertë i All-llahut, mendonte se e kishte tradhtua dashurinë e Zotit të tij. U ngritë nga sexhdeja, vetëm pasi i shpalli All-llahu i madhërishëm:
“Ne atë ia falëm atij dhe ai është i afërt te Ne dhe ka përfundim (ardhmëri) të mirë”.(4)
Në Kur’anini fisnik ka shumë lutje për falje. Thuhet që më e mirë, më gjithëpërfshirësja është lutja e Ibrahimit a.s.:
“Zoti ynë! Më fal (gabimet) mua edhe prindërve të mi, fali edhe të gjithë besimtarët ditën kur jepet llogaria”.(5)
Një prej lutjeve të bukura është edhe e Nuhut a.s.
“Zoti im, më falë mua dhe prindërit e mi, dhe ata që hynë në shtëpinë time, duke qenë besimtarë, edhe besimtarët e besimtaret, ndërsa jobesimtarëve mos u shto tjetër, vetëm dëshpërim".(6)
Për, njerëzit lutemi edhe melekët e ndershëm:
“..."Zoti ynë, Ti me mëshirën dhe me diturinë Tënde ke përfshirë çdo send, andaj falju atyre që u penduan dhe ndoqën rrugën Tënde, e edhe ruaji ata nga dënimi i xhehennemit!”(7)
Në Kur’an është shënuar edhe lutja e përbashkët e myslimanëve:
“...Zoti ynë, falna neve dhe vëllezërit tanë që para nesh u pajisën me besim dhe mos lejo në zemrat tona farë urrejtjeje ndaj atyre që besuan. Zoti ynë Ti je i butë, mëshirues!"(8)
All-llahu i madhërishëm zgjedhë atë që është e mirë në zemrën e njeriut dhe këtë na zbulon njerëzve të tjerë, ndërsa atë që është e keqe, ia fshehë nga njerëzit dhe për këtë e di vetëm ai dhe All-llahu i madhërishëm. Kështu duhet të jetë njeriu zemra e të cilit është ekspozuar veprimit të këtij Emri të Zotit. Të tjerëve u falë padrejtësinë, ashtu siç ia falë atij All-llahu i Lartësuar, dhe nga tjerët transmeton vetëm gjërat e mira, ndërsa të këqijat i fshehë.
Lidhja me këtë Emër të Bukur të Zotit (te’al-luk) vërehet në nevojën e njeriut që All-llahu ta fshehë nga vështirësitë e botës tjetër të përhershme. Njohja e këtij Emri të Bukur të Zotit (tehak – kuk) vërehet në pamjen e qartë të dhuntisë së ekzistencës të gjitha krijesave, njëkohësisht fshehja e ekzistencës të tyre relative të huazuara nga djegia për shkak të manifestimit të Bukurisë së Lavdishme të Fytyrës së Zotit (Subhatu Vexhhih)
Zbukurimi me shprehjet e manifestimit të këtij Emri të Bukur të Zotit (tehal – luk), vërehet në atë që robi i fshehë të metat e tjetrit. Robi i këtillë fshehë shpirtin nga kundërvënia e urdhrave dhe ndalesave të All-llahut të madhërishëm.
Nëse njeriu i këtillë ka ndonjë përvojë të re të arritjes shpirtërore, për të cilën të tjerët nuk e njohin dhe nuk e kuptojnë, duhet fshehur këtë, përderisa All-llahu i madhërishëm nuk e urdhëron. Për arritjen e faljes së Zotit kërkohet së paku një mund minimal i robit. Kushejriu transmeton një tregim të bukur:
Një njeri ishte i gjykuar të digjet në Zjarr. Kur kaloi një të tretën e rrugës kah Zjarri, u kthye. Pastaj vazhdoj më tutje dhe kur kaloi një të tretën e dytë, përsëri u kthye. Vazhdoi më tej dhe kur arriti te fundi i rrugës përsëri u kthye.
Atëherë, All-llahu i madhërishëm e pyeti, edhe pse i di të gjitha:
“Përse e ktheve kokën në rrugë kah Zjarri?”
Njeriu u përgjigj:
“Herën e parë i përkujtova fjalët Tua: “Zoti yt është që falë shumë dhe bën mëshirë të madhe,....”(9)
Kështu më lindi shpresa që ndoshta do të më shpëtosh. Herën e dytë kur ktheva kokën pas më kujtuan fjalët Tua:
“Edhe ata të cilët kur bëjnë ndonjë (mëkat) të shëmtuar ose i bëjnë zullum vetvetes, e përmendin All-llahun dhe kërkojnë falje për mëkatet e tyre - e kush i falë mëkatet përveç All-llahut?”(10)
Atëherë shpresa mu rritë edhe më tepër. Së fundi në përfundim të rrugës kah Zjarri mu kujtuan fjalët Tua:
"O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut, pse vërtetë All-llahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është mëshirues!"(11) Atëherë, All-llahu i madhërishëm tha:
“Shko, të kam falur”
Duke përmendur ajetin në vijim:
“Kush bën ndonjë të keqe ose e ngarkon veten, pastaj kërkon falje te All-llahu, ai e gjen All-llahun falës dhe mëshirues”.(12)
Imam Kushejriu përmend tre hollësi (latife) që mund të nxirren nga ky ajet.
1. Vërteton që edhe pse falje duhet kërkuar sa më herët, në rini, përsëri, All-llahu i madhërishëm pranon pendimin e njerëzve të moshuar, bile edhe nëse pendohet në fund të jetës së tyre. Askush nuk duhet mbështetur në këtë porn u përjashtohet mundësia e pranimit të pendimit të moshuarve.
2. Vërehet, qartë madhështia e mëshirës së All-llahut. Pra nëse personi ka bërë një vepër të padrejtë, për falje të këtij ajeti të turpshëm mjafton lutja e sinqertë verbale.
3. Është interesant, kur bësh mëkat dhe kërkon falje nga All-llahu do ta gjesh Atë si mëkat falës të madh.
Siç thotë me urtësi Imam Kushejriu nuk është e çuditshme që karvani e gjeti Jusufin a.s. në pus, mu sikur mëkatari kërkon falje dhe e gjen All-llahu mëkatfalës.
Një njeri e thirri All-llahun e madhërishëm
“O All-llahu im, jam i shkatërruar! O All-llahu im jam i shkatërruar!” - atëherë Zëri nga qielli thirri:
“Mos kështu, nuk je i shkatërruar. I shkatërruar është ai që vdiq e nuk kërkoi falje.”
Imam Gazaliu përmend që All-llahu i madhërishëm i ka dhuruar njeriut tre lloke të faljes dhe tre lloje të mbulesës. E para është që All-llahu i madhërishëm në trupin e njeriut fshehë shumë papastërti për mos me i parë sytë: kanalet dhe fshika e urinës, zorra e trashë, venet etj. Kush e di se di do të silleshim ndaj njëri tjetrit në vend të buzëqeshjes së bukur, dhëmbëve të bukur, parfumit të këndshëm, fytyrës dhe flokëve të bukur do të shihnim nevojën apo sekrecionet e tjera. Mbulesa e dytë ka të bëjë me fshehjen e mendimeve të këqija të njeriut dhe qëllimeve jot ë sinqerta ndaj njerëzve tjerë. Kush e di sikur haptazi, menjëherë ti shfaqte këto ndaj miqve të tij çfarë do të ndodhte?
Dhe mbulesa e tretë ka të bëjë me faljen e mëkateve të njerëzve nga ana e All-llahut mëkatfalës.
Pejgamberi a.s. ka thënë: Shejtani i mallkuar ka thënë:
“O Zoti im, Betohem në madhështinë Tënde, që nuk do të ndalem nga të mashtruarit e robërve Ty derisa i kanë shpirtrat në trup!”
All-llahu këtë tha:
“Betohem në madhështinë dhe Lartësinë Time, nuk do të ndalem së faluri, përderisa nga Unë kërkojnë falje”.(13)
H. Fejzullah ef. për këtë Emër të Bukur ka thënë:
“Lexohet njëqind herë rregullisht pas Xhumasë.”
Dr. Abdul Halim Mahmud ka thënë:
“Kush e lexon këtë Emër të Zotit, All-llahu i madhërishëm ia mbulon veprat e këqija dhe i jep bukuri fizike. Duke lexuar këtë Emër, ndryshohet gjendja shpirtërore e njeriut, dhe qetësohet ai i cili është hidhëruar me te”.
All-llahu i dashur e di më së miri!”
_________
1. Sad, 66
2. Nuh, 10
3. Sad, 24
4. Sad, 25
5. Ibrahim, 41
6. Nuh, 28
7. Gafir, 7
8. El Hashr, 10
9. El Kehf, 58
10. Ali Imran, 135
11. Ez Zumer, 53
12.En Nisaë, 110
13. Transmeton Ebu Seidi, shënon Ahmedi, Ebu Ja’la dhe Hakimi
Përgatiti: Prim.dr.med.sc. Ali F.Iljazi