Në Kur’anin fisnik thuhet: “Ai është mbizotërues ndaj robërve të Tij. Ai hollësisht di për punët e Tij, dhe robërve të Vet”. (1)
All-llahu i Madhërishëm krijon, dhe vetëm Ai udhëheq çdo gjë. Secila fuqi tjetër, pushtet, pozitë, është vetëm shprehje e fuqisë së vërtet ndaj krijesave të cilën vetëm All-llahu i Madhërishëm posedon. Mbizotërimi i Tij, sundimi mbi krijesat e Tija dhe dirigjimi janë në dëshirën e Tij.
Krijesat nuk janë të përkryera andaj në mënyrë konstante ndjejnë dëshirën, nevojën për diç që do t’ua zëvendësoj të metat dhe mangësitë e tyre. Ndërsa All-llahu i Madhërishëm në tërësi është i Pavarur nga të gjitha dhe vetëm Ai është krijues i çdo ekzistence.
Njeriu mundet që besimin e vet, Ramazanin, agjërimin, zekatin dhe haxhin ta përjetojë si “produkt” të vetin. Mund të shkoj aq largë që të harrojë fjalët e All-llahut:
“Vërtet, vetëm Unë jam All-llahu, nuk ka zot tjetër pos Meje, pra Mua më adhuro dhe fal namazin për të më kujtuar Mua“.(2)
Kushtet e imanit dhe islamit të cilat janë shpallur njeriut me Kur’an dhe Sunnet, jo për t’u dalluar njerin prej tjetrit por për të përkujtuar All-llahun e Madhërishëm. E ky përkujtim kërkon nga njeriu qasje të veçantë të kushteve të imanit dhe islamit: sinqeritet, modesti, përulësi, përkushtim. Namazi nuk duhet të shërbej që të “tregohemi” ndaj tjerëve, qoftë në formë lavdërimi ndaj tjerëve, ose të parashtrimit se jemi më të mirë dhe më të bukur ndaj tjerëve.
All-llahu i Madhërishëm është i vetmi krijues. Vetëm Ai sundon mbi krijesat.
“All-llahu nuk ka marrë për Vete kurrfar fëmijë (as nga engjëjt, e as nga njerëzit) nuk ka me Të ndonjë zot tjetër, pse (sikur të kishte zot tjetër), atëherë secili zot do të veçohej me atë që ka krijuar, dhe do të dominonte njëri mbi tjetrin! I lartë, i pastër është All-llahu nga ata që i përshkruajnë!”(3)
-All-llahu i Madhërishëm mbizotëron shpirtrat dhe trupat e njerëzve, andaj sillen paraprakisht sipas natyrës që janë të krijuar.
-All-llahu i Madhërishëm mbizotëron qeniet, dhe ata i robërojnë duke u frikësuar nga dënimi i Tij ditën e Gjykimit.
-I Lartëmadhëruari mbizotëron zemrat e dashuruara në Te, dhe ata e duan Atë nëpërmes zbulimit (el-Kishf), të vërtetës së gjërave.
-All-llahu i Madhërishëm mbizotëron qenjen a gnostikut (arif), dhe ata e njohin Atë me fuqinë e afërsisë (el-Kurba).
-All-llahu i Madhërishëm mbizotëron të gjitha qeniet me vdekje dhe nga vdekja dhe shkatërrimi nuk është i sigurt askush, as melekët, as xhinët, as pejgamberët.
All-llahu i Madhërishëm një ditë do ta vdesë bile edhe Tokën e qiejt, si tregon hadithi Kudsi:
“All-llahu i Madhërishëm, do të shtrëngoj, dhe vdes, Tokën, ndërsa qiejt do të jenë në Dorën e Djathtë të Tij. Më pastaj do të thotë: “Unë jam Sundues (el-Melik)!”
Këtë e vërteton dhe Kur’ani fisnik:
“Ditën kur ata do të dalin (prej varrezave) në shesh, e All-llahut nuk mund t’i fshihet asgjë e tyre. I kujt është pushteti sot? (bëhet pyetja). I All-llahut, i Atij që është një, i fuqiplotit (është përgjigja)!” (4)
Ai i cili njeh këtë Emër të Zotit, ai i cili zbukurohet me cilësitë e këtij Emri “el-Kahhar”, do të përpiqet të mbizotëroj, dhe nënshtrojë epshet e tij, duke qenë i vetëdijshëm që pushteti i takon vetëm All-llahut të Madhërishëm.
Ky person nderon tjetrin, ndaj tjerëve është i përulur. Zbukurimi me cilësitë e këtij Emri të Zotit (tahal-luk), vërehet në mbizotërimin e armiqve të tij e sidomos armikun më të madh - egos impulsive (nefsit).
Andaj thuhet se personi i cili vdes më së miri, ndien, mesazhin e ajetit kuranor:
“I kujt është pushteti sot? (bëhet pyetja). I All-llahut, i Atij që është një, mbizotëruesi (el-Kahhar)!”(5)
Me njohtë se All-llahu i Madhërishëm Një (el-Vahid) dhe i Cili çdo gjë mbizotëron (el-Kahhar), do të thotë me i dhënë përparësi urdhrave të Zotit, e jo epsheve personale, duke u munduar mos me e lënduar tjetrin.
Një dijetar ka thënë:
“Kush e përmend shumë këtë Emër, do të jetë i mbrojtur nga armiqtë e tij.”
Doktor Abdul Halim Mahmud ka thënë:
“Kush e lexon këtë Emër të Zotit në natën e thellë dhe në agim, do të mbizotërojë dhe shkatërroj armiqtë e tij në këtë mënyrë: “Ja Xhebbar, ja Kahhar, ja Dhel Batshish-shedid”, njëqind herë. E më pas thotë: Hudh kahhi mimmen dhalemeni ve ada alejje (Më merr të drejtën time ndaj atij që më ka dëmtuar dhe ma kthe të drejtën time).
Disa kanë thënë nëse personi ka ndonjë nevojë duhet lexuar njëqind herë “ja Kahhar” në shtëpi ose në xhami. Dhe ende pa e ngritur kokën nevoja do t’i plotësohet.
Kush pas namazit-duha në sexhde shqipton shtat herë “ja Kahhar”, All-llahu i madhërishëm do ta ruaj nga çdo gjë.
All-llahu i dashur e di më së miri!
_______________
1. El En’amë, 18
2. Ta Ha, 14
3. El Mu’minunë, 91
4. Gafir, 16
5. Gafir, 16
Përgatiti: Prim.dr.med.sc. Ali F.Iljazi