Njeriut nuk i mjafton të dijë vetëm format e mashtrimit të shejtanit, por njëkohësisht duhet të dijë edhe si të mbrohet, që të mos bëhet viktimë e tij.
Për këtë qëllim Allahu xh.sh. thotë: ”Dhe se kjo është rruga (feja) Ime e drejtë (që caktova për ju), pra përmbajuni kësaj, e mos ndiqni rrugë të tjera e t’ju ndajë nga rruga e Tij. Këto janë porositë e tij për ju, ashtu që të ruheni”. (El-En’am:153). Rruga më e mirë për mbrojtjen nga shejtani dhe ushtria e tij, është strehimi tek Allahu dhe mbrojtja me Të, sepse vetëm Ai është i fuqishëm ndaj tij. Allahu i Madhëruar e urdhëroi të Dërguarin e Tij a.s.., që të kërkojë strehim tek Ai nga cytjet e shejtanëve dhe nga prania e tyre:” Dhe thuaj:”O Zoti im, unë mbrohem me Ty, prej cytjeve të shejtanëve! Dhe mbështetem tek Ti, që ata të mos më afrohen!” (El-Mu’minun:97-98).
Vendet e kërkimit të strehimit
Janë të shumta vendet ku duhet kërkuar strehim tek Allahu, por ne do të mundohemi t’i përmendim disa prej tyre, si p.sh. duke hyrë në nevojtore.
Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi nga Enes Ibni maliku r.a., se muhamedi a.s., para se të hynte në nevojtore, thoshte:”Ty, o Zot, të kërkoj strehim nga të fëlliqurit (shejtanët meshkuj) dhe nga të fëlliqurat (shejtanët femra)”. Po ashtu transmeton Ebu Davudi nga Zejd Ibni Erkami r.a., se Muhamedi a.s.. tha: ”Këto nevojtore janë të banuara (tek ato qëndrojnë xhindet dhe shejtanët, me qëllim që t’u bëjnë dëm njerëzve), për këtë arsye myslimanët edhe duhet ta përdorin këtë dua.
- Kërkimi i strehimit tek All-llahu me rastin e hidhërimit - Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi nga Sulejman Ibni Suredi r.a., se tha:”U fyen dy persona ndërmjet tyre në prani të Profetit a.s., derisa ishim duke ndenjur tek ai; njëri e shante tjetrin duke qenë i hidhëruar dhe i ishte skuqur fytyra. Muhamedi a.s. tha: ”Unë di një fjalë që, sikur ta thotë ai (i hidhëruari), do t’i largohej hidhërimi: Eudhu bil-lahi minesh-shejtani-rraxhim:- Tek All-llahu kërkoj strehim nga shejtani i mallkuar”. Kërkimi i strehimit tek All-llahu gjatë marrëdhënieve seksuale. - Muhamedi a.s.. na nxit që të kërkojmë strehim tek Allahu gjatë marrëdhënieve me gruan, sikur transmeton Ibni Abbasi r.a., që tha: ”Sikur ndonjëri nga ju të thotë, kur dëshiron t’i afrohet gruas së tij (për marrëdhënie):”Në emër të Allahut, të lutem, o Zot, largoje shejtanin nga ne dhe largoje atë nga ai (fëmija) të cilin (fëmijën) na e dhuron”. Sikur pas kësaj të jetë caktuar nga Allahu që ata të kenë fëmijë, atë nuk do ta dëmtonte shejtani kurrë”.
Kërkimi i strehimit tek AllAhu duke hyrë në shtëpi
Po ashtu i Dërguari i Allahut na mësoi se si të kërkojmë strehim tek Allahu duke hyrë në shtëpi. Sikur transmeton havletu Bintu hakim r.anha, se muhamedi a.s. tha:”Sikur ndonjëri nga ju të thotë kur të hyjë në ndonjë shtëpi:” Kërkoj strehim tek Allahu me fjalët e Tij të plota nga çdo e keqe që Ai krijoi”, nuk do ta dëmtonte në atë shtëpi asgjë derisa të largohet prej aty”.
Kërkimi i strehimit tek Allahu në fillim të leximit të Kuranit – Thotë Allahu xh.sh.:“.. Vërtet, ai nuk ka kurrfarë fuqie kundër atyre që besuan dhe i janë mbështetur Zotit të tyre”. (En-Nahl,98-98)
Kërkimi i strehimit tek Allahu për fëmijët dhe familjen
– Transmeton Ibni Abbasi r.a., se Muhamedi a.s. kërkonte strehim tek Allahu për Hasanin dhe Husejnin r.a.(dy nipat e tij), e thoshte:”Ju kërkoj strehim tek Allahu me fjalët e Tij të plota nga çdo shejtan e nga çdo gjallesë helmuese (apo gjallesë dëmprurëse) dhe nga çdo sy dëmprurës. suret kuranore më të mira, me të cilat kërkohet strehim. – Ato janë kaptinat El-Felek dhe En-Nas.
Në një hadith të transmetuar nga Nesaiu, Muhamedi a.s. thotë:”Asnjë lutës nuk është lutur me diçka më të mirë se këto dhe asnjë kërkues i strehimit nuk ka kërkuar strehim me diçka më të mirë se këto”. Mirëpo, ka edhe të atillë që thonë: Ne kërkojmë strehim tek Allahu nga shejtani, por megjithatë ne ndiejmë se shejtani na bën vesvese, na nxit për sherre dhe na pengon gjatë namazit. Përgjigjja është: Kërkimi i strehimit i ngjan shpatës në dorën e luftëtarit; nëse dora e tij është e fortë, e godet dhe e vret armikun e tij, përndryshe ai mund të mos i lërë kurrfarë gjurme edhe nëse shpata është shumë e mprehtë. Po ashtu, nëse kërkimi i strehimit bëhet nga një i devotshëm e besimtar i fortë, është zjarr i cili e djeg shejtanin; e nëse kërkimi i strehimit bëhet nga një njeri me besim të dobët, nuk ndikon fuqishëm mbi armikun e tij aq sa duhet. Pashë një njeri nga Ymeti im të cilit i ishte shtuar dënimi i varrit; në atë moment erdhi abdesi i tij dhe e shpëtoi nga ajo gjendje. Pashë një njeri nga Ymeti im, të cilin e kishin rrethuar shejtanët; në atë moment erdhi kujtimi i Allahut nga ana e tij, dhe i përzuri shejtanët nga ai. Pashë një njeri nga Ymeti im duke u ndezur (në një transmetim tjetër thuhet: duke dihatur nga etja), i cili, sa herë që afrohej afër ndonjë pusi, pengohej dhe përzihej, në atë moment erdh agjërimi i tij i Ramazanit dhe i dha të pinte e u ngop. Pashë një njeri nga Ymeti im dhe i pashë profetët të ulur në rrathë; sa herë që ai afrohej afër ndonjë rrethi të tyre, përzihej; në atë moment erdhi pastrimi i tij nga xhunubllëku e kapi për dore atë dhe e uli afër meje. Pashë një njeri nga Ymeti im, para të cilit kishte një errësirë, mbrapa tij kishte errësirë, në të djathtë të tij kishte errësirë, në të majtë të tij kishte errësirë, mbi të kishte errësirë dhe nën të kishte errësirë, e ai ishte i hutuar në atë errësirë; në ato momente erdhën haxhxhi dhe Umreja e tij dhe e nxorën nga errësira në dritë. Po ashtu pashë një njeri nga Ymeti im duke u mbrojtur me duart e tij nga flaka e xixat e zjarrit; në atë moment erdhi sadakaja e tij (zekati dhe lëmosha që u kishte dhënë fukarenjve për Allahun) dhe u bë mburojë në mes tij dhe Xhehenemit dhe ia mbuloi kokën. Pashë një njeri nga Ymeti im duke u folur besimtarëve, po ata nuk i flisnin; në atë moment erdhi lidhja e tij farefisnore e tha: O ju grup i myslimanëve, ai mbante lidhje të mira me farefisin e tij, pra, folni me të, atëherë i folën besimtarët, ai u zgjati dorën dhe ata ia zgjatën dorën. Pashë një njeri nga Ymeti im, të cilin e kishin rrethuar Zebaninjtë (melekët e zjarrit); në atë moment erdhi urdhërimi i tij për vepra të mira e pengimi i tij nga veprat e këqija dhe e shpëtuan nga duart e tyre dhe e futën te melekët e mëshirës. E pashë një njeri nga Ymeti im të gjunjëzuar dhe në mes tij e Allahut të Madhërishëm kishte një pengesë; në atë moment erdhi morali i lartë i tij, e kapi për dore dhe e futi tek Allahu i Madhëruar. Pashë një njeri nga Ymeti im, të cilit i vinte libri i tij nga ana e majtë; në atë moment erdhi frika e tij ndaj Allahut të Madhëruar, e kapi librin e tij dhe ia vuri në dorën e djathtë.Pashë një njeri nga Ymeti im, të cilit i kishte dalë peshoja e lehtë; në atë moment erdhën fëmijët e tij (të cilët i kishin vdekur të vegjël) dhe ia rënduan peshojën. Pashë një njeri nga Ymeti im, i cili qëndronte në buzë të Xhehenemit; në atë moment erdhi shpresa e tij në Allahun e Madhëruar, e shpëtoi prej aty dhe ai shkoi. Pashë një njeri nga Ymeti im, i cili ishte hedhur në zjarr; në atë moment erdhi loti i tij që kishte derdhur nga frika ndaj Allahut të Madhëruar dhe e shpëtoi prej aty. Pashë një njeri nga Ymeti im duke qëndruar në Sirat dhe dridhej sikur dridhen degët e hurmës nga një erë e fortë; në atë moment erdhi mendimi i tij i mirë ndaj Allahut të Madhëruar, e qetësoi të dridhurit e tij dhe ai vazhdoi rrugën. Pashë një njeri nga Ymeti im duke u zvarritur në Sirat, nganjëherë zvarritej e nganjëherë mbetej i lidhur; në atë moment erdhi salavati i tij për mua (Muhamedin a.s.), e ngriti në këmbë dhe e shpëtoi. Dhe pashë një njeri nga Ymeti im, i cili kishte arritur të dyert e Xhennetit, po ato iu mbyllën; në atë moment erdhi shahadeti (dëshmia) e tij La ilahe il-lAllah- ‘nuk ka zot tjetër përveç Allahut’, ia hapi dyert dhe e futi në Xhenet”. Këtë hadith e transmetoi El-Hafidh Ebu Musa El-Medinij dhe tha se ky hadith është hasenun xhidden- me transmetim shumë të mirë, e transmetuan nga Seid Ibnul-Musejjibi; Amar Ibnu Azer, Alij Ibni Zejd Ibni Xhedan dhe Hilal Ebu Xhibil-le.
Nga ky hadith kemi për qëllim të theksojmë fjalën e tij a.s.:” Pashë një njeri nga Ymeti im, të cilin e kishin rrethuar shejtanët; në atë moment erdhi kujtimi i Allahut të Madhëruar nga ana e tij dhe i largoi shejtanët prej tij”.
Ndjekja e xhematit të myslimanëve - Prej çështjeve që e largojnë myslimanin nga rënia në mashtrimet e shejtanit, është jeta në vendet islame dhe zgjedhja e shoqërisë së mirë, e cila të ndihmon në të vërtetën, të nxit për të dhe të rikujton mirësitë, sepse bashkimi bën fuqinë. Transmetohet nga Ibni Omeri, i cili tha:“Na mbajti Omeri r.a. një ligjëratë në El-Xhabijje, e tha:” O ju njerëz, unë jam ngritur para jush sikurse u ngrit i Dërguari i Allahut para nesh, dhe nga ajo që na tha ishte: ”Përmbajuni xhematit dhe ruajuni nga përçarja, sepse shejtani është me të vetmuarin, kurse nga dy persona ai qëndron më larg…”.
Kundërshtimi i shejtanit
Nëse e dimë se një çështje e do shejtani dhe është cilësi e tij, për ne është obligim që të veprojmë të kundërtën. P.sh. shejtani ha, pi dhe merr me dorën e majtë, për këtë arsye u bë obligim për ne që të veprojmë të kundërtën, sikurse transmeton Ebu Hurejre r.a.,se Muhamedi a.s. tha:“ Ju hani me dorë të djathtë, pini me dorë të djathë, merrni me dorë të djathtë dhe jepni me dorën e djathtë, sepse shejtani ha, pi, jep dhe merr me dorën e majtë”.Ngutësia është prej shejtanit.
- Prej cilësive që i dëshiron shejtani, është ngutësia, sepse ajo e hedh njeriun në gabime të shumta. Thotë i Dërguari i Allahut: “Mosngutja është prej Err-Rrahmanit (Allahut të Gjithëmëshirshëm), kurse ngutësia është prej shejtanit”. Për këtë arsye i tha i Dërguari i Allahut Eshexhxhu Abdul-Kajsit:” Ti ke dy cilësi, të cilat i do Allahu: butësinë dhe mosngutjen”.
Gogësima
Transmeton Ebu Hurejre r.a., se Muhamedi a.s. tha:Gogësima është nga shejtani; kur të gogësijë ndonjëri nga ju, le ta kthejë atë sa të ketë mundësi, sepse kur ndonjëri nga ju thotë:”Haaa (kur është duke e hapur gojën nga gogësima qeshet shejtani me të”. Ai qeshet me të, sepse gogësima është shenjë e përtacisë. Toubeja dhe istigfari (Pendimi dhe kërkimi i faljes) .
– Nga çështjet me të cilat njeriu ballafaqohet shejtanin, është shpejtimi për t’u penduar e për t’u rikthyer tek Allahu kur e mashtron atë shejtani. Kjo është edhe rruga e robërve të mirë të Allahut. Thotë i Madhëruari:“Vërtet, ata që janë të ruajtur, kur i prek ndonjë iluzion nga shejtani, ata E kujtojnë (Allahun, dhe atëherë shohin (të vërtetën)”. (El-A’raf, 201).
Transmeton Imam Ahmedi se i Dërguari i Allahut a.s. na lajmëroi se shejtani I tha Allahut të Gjithëfuqishëm: ”Betohem në fuqinë Tënde, o Zot, nuk do të pushoj duke u munduar që t’i devijoj robërit e Tu përderisa janë shpirtrat e tyre në trupin e tyre. Allahu i tha: Betohem në Fuqinë e Madhështinë Time, Unë do t’ua fal atyre pandërprerë përderisa ata të Më kërkojnë falje”.
Driton kastrati