Zotëria ynë, Pejgamberim (s.a.v.s), ka thënë: “Duaja (lutja) është arma e besimtarit”.
Vënia e lidhjes midis armës, e cila është një objekt material, me “duanë”, e cila është një element shpirtëror, shihet se tërheq vëmendjen nga dy aspekte:
Çështja e parë është vënia e lidhjes midis armës dhe besimtarit, kurse çështja
e dytë për faktin se arma është mjet mbrojtjeje - pa kurrfarë dyshimi, për njerëzit që posedojnë mendje të shëndoshë - është se edhe duaja në këtë drejtim ka detyrën e “armës”.
Njeriu i cili qysh nga krijimi ka dobësitë e veta, i përshtatshëm të punojë që veten ta largojë nga “Virtytet hyjnore” (Ilâhî fazilet) dhe nga cilësitë/dhuntitë pejgamberore (Peygamberî meziyet), duhet të fillojë betejën me vetveten. Dhe ja një nga mjetet, dhe mbase më i rëndësishmi, që besimtari në këtë betejë ta ruajë veten karshi çdo të keqeje, është “duaja”.
DUA - është drejtim i njeriut, domethënë i robit ndaj Zotit të tij. Robi, duke vënë lidhjen me Zotin e tij, nëpërmjet duasë, kërkon falje për gabimet e bëra “për arsye se është njeri”; Nga bujaria dhe dorëdhonësia e pafund e Zotërisë (Zotit) të tij kërkon mirësi (ihsan) dhe e shpreh ashkun e tij të vërtetë ndaj Ekzistencës absolute (Mutlak Varlik). Duaja është peshoja më e saktë që nxjerr në shesh vendin e robit tek Allahu i Madhërishëm dhe fuqinë absolute të Allahut të Madhërishëm. Si përfundim, sikundërqë për ta pastruar nefsin (epshin, egon) është kusht “tevbeja”,
po ashtu ajo është edhe argument i dashurisë që ndien robi ndaj Allahut të Madhërishëm.
Allahu i Madhërishëm thotë: “Po qe se robët e Mi të pyesin për Mua, le ta dinë se Unë jam afër tyre. Kur lutësi më lutet, i përgjigjem lutjes së tij” (Bekare, 186) dhe: “Më bëni dua Mua, t’i përgjigjem duasë suaj” (Gafir, 60).
Ai njofton se ndaj personit i cili gjatë lutjes së tij është i sinqertë dhe këmbëngulës, është më afër se damari kryesor dhe se atij i përgjigjet më shumë se ç’mendon robi: “Unë jam mbi mendimin e robit tim. Nëse ai më lutet Mua, edhe Unë jam me të bashkë; e kujtoj atë”. (Sahih-i Muslim).
Pa dyshim se Zoti ynë na e ka shpjeguar neve robërve mënyrën dhe rrugën për t’iu drejtuar Atij në mënyrë të çiltër dhe më të pranueshmen, duke thënë: “Allahu ka emrat më të bukur, lutjuni Atij me ata emra, hiquni nga ata që bëjnë shtrembërime me emrat e Tij. Ata kanë për t’u shpërblyer për ato që kanë bërë”. (A’raf, 180).
Megjithatë, Zoti i Madhërishëm, i Cili sinjalizon se robi, nganjëherë madje, do t’i bëjë dua Zotit të tij për dëshira të gabueshme, andaj i fton robët e Tij që të jenë vigjilentë: “Njeriu lutet për të keq, ashtu sikurse lutet për të mirë. Në esencë, njeriu
është i ngutshëm. (Isra, 11).
Domethënë duhet të lutet sikur Resulullahu Alejhisselam: “O Zot, prej Teje kërkoj
dije të dobishme, veprim/punë të pranueshme dhe rrësk prej hallalli”. Duaja e pranuar, domethënë, atëherë kur Allahu i Madhërishëm, ka vërtetuar nënshtrimin e lutësit. Dhe, kur puna qëndron kështu, shihet se duaja nuk është vetëm arma e besimtarit, porse është vetë ekzistenca/virtyti i tij.
Kështu që, një person nga bijtë e Izraelit, me gjithë gjynahet që bënte, kur i deklaroi pejgamberit të kohës duke u lavdëruar se Zoti i Madhërishëm atë nuk e ndëshkon me dënim të madh, - pejgamberi e kishte pyetur se a kishte bërë dua apo jo. Ndaj përgjigjes së tij, se nuk kishte bërë dua, pejgamberi i ishte përgjigjur si vijon: “Bre njeri! Zoti të paska ndëshkuar me dënimin më të madh, të paska privuar nga kënaqësia e të bërit dua dhe e pranimit të saj tek Ai, e çfarë belaje më të madhe kërkon, pra!...”.
“Duaja”, e cila është armë e rëndësishme e NJERIUT në vetëmbrojtje, ka kuptimin e shprehjes së dobësisë së robit ndaj fuqisë së Zotit të Madhërishëm.
Me të vërtetë, duaja, për shkak se është një “armë”, duke evituar “frikën” dhe “pesimizmin”, personin e orienton nga Zoti i Madhërishëm, edhe Zoti robit të Tij i
dhuron “siguri” dhe “qetësi”, - e rehaton zemrën e tij.
Masa/Peshoja më e qartë midis Allahut dhe robit - pas transmetimit të dispozitës së imanit dhe Islamit – është duaja që bëhet duke treguar sjelljendhe veprimin e tij; me anë të duasë me një sinqeritet të plotë nga zemra, duhetshprehur “asgjëja, pavlerësia” e njeriut karshi “Çdogjëje”. Duaja është shprehje me gjuhë të zemrës për ta shpëtuar nga “mendjemadhësia”, e cila është sebep për ta mallkuar përgjithmonë robin tek i cili është e pranishme.
Në të vërtetë, Zoti i Madhërishëm tregon se më shumë gëzohet për pendimine robit, i cili turpërohet për gjynahet që bën, sesa për gjendjen e robit që lavdërohet/mburret për shkak të ibadetit: “E ata që, nga mendjemadhësia, i shmangen adhurimit ndaj Meje, do të hyjnë të nënçmuar në Xhehennem”. (Gafir, 60).
“S’ka dyshim se ata që janë pranë Zotit tënd, nuk lavdërohen (nuk u rritet mendja) nga adhurimi/lutja ndaj tij Atë e madhërojnë dhe vetëm Atij i bëjnë sexhde” (Sure El-A’raf, 206, ajeti i sexhdes).
Krijesat në botë/ në gjithësi, as nuk janë krijuar pa sebep, as nuk janë lënë pa mbikëqyrje. Allahu i Madhërishëm “Njeriun e ka krijuar për t’i bërë iradet Atij” dhe “Jetën e vdekjen i ka organizuar për sprovim se cili do të bëjë iradet më të mirë”, fundin e çdo ibadeti e ka lidhur me ndonjë “dua”. Ibadetet që janë sebep i krijimit të xhinëve dhe njerëzve dhe të cilët janë mjete të sprovimeve të tyre, në fund do të fitojnë vlerën sipas duave të bëra. Sepse, Zoti ynë, duke njoftuar se “Njeriu nuk është lënë pa mbikëqyrje”, ka theksuar se kjo moslënie pa mbikëqyrje me duatë që do t’i drejtohen Atij, do të jetë evidente: “O i Dërguari im, thuaju atyre: Sikur të mos ishte duaja (lutja) juaj, ç’t’u bëjë juve Zoti im”. (Furkan, 7).
Personi dhe puna e të cilit nuk i kushton rëndësi Allahut të Madhërishëm, kujt do t’i sjellë dobi vallë!... Sepse “Duaja dhe ibadeti i vërtetë, është vetëm ai që i drejtohet Atij” (Er-Ra’d, 14).
Dr. Mustafa Küçük
Përktheu nga turqishtja:
A. HAMITI