Përgojimi dhe pasojat e tij

O ju që keni besuar, largohuni prej dyshimeve të shumta, meqë disa dyshime janë mëkat dhe mos hulumtoni për zbulimin e të metave të njëri-tjetrit, dhe mos përgjoni njëri-tjetrin; a mos ndonjëri prej jush dëshiron të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur? Atë pra e urreni! Kini frikë nga ndëshkimi i All-llahut, e All-llahu është mëshirues, Ai pranon shumë pendimin. 49:12

Meqë jemi në fillim të muajit të shenjtë të ramazani sherifit, ja vlen që të shkruajmë disa fjalë të shkurta mbi një mëkat. Mëkat i cili bëhet pengesë për agjëruesin e që në fakt ia humb sevapet e tija, nëse ai mbetet inferior ndaj këtij mëkati.

Shumë nga agjëruesit e bëjnë këtë mëkat duke mos qenë të vetëdijshëm për pasojat e tij. Ky mëkat është përgojimi. Besimtari nuk duhet të largohet nga përgojimi vetëm ne muajin e Ramazanit kur ai është agjërueshëm, por përgojimit duhet t’i ikë edhe jashtë muajit të Ramazanit. Mirëpo Rramazani duhet t’i shërbej si një shkollë, duke e stërvitur dhe edukuar që edhe jashtë tij të praktikon të njëjtën gjë.
Përgojimi konsiderohet si një ndër ndalesat që më së shumti bien në të njerëzit. Është e mundur që shumë nga muslimanet t’i shpëtojnë mëkateve të tjera, por është shumë vështir që ai të ketë shpëtuar nga kjo ndalesë.
Për përgojimin kemi shumë çka të flasim, për të ekzistojnë shumë citate kur’anore dhe hadithe, ku tregohet se sa i keq është.

HADIS: Pejgamberi a.s. i ka pyetur sahabet a e dini se çfarë është përgojimi? Të pranishmit iu përgjigjen:All-llahu dhe i Dërguari i tij e din ma së miri. Ai tha: ,,Kur të përmendësh vëllanë tënd për diç që atij s’do t’i vinte mirë ta dëgjojë apo ta dijë, atëherë e ke përgojuar. sahabët e pyetën: Çka nëse themi diçka që është e vërtetë? Ai u përgjigj:Nëse është e vërtetë ajo që e thua, atëherë e keni përgojuar, se po të thoni diçka që nuk është e vërtetë ajo nuk është përgojim, por është shpifje .Për të e ke thënë të pavërtetën.


Kuptimi i hadithit


Të folurit është gjëja me e lehtë që mundë të bëjë njeriu. Por, që lë ndikimin më të madh tek të tjerët.
sa e sa fjalë të mira e kanë ngrit njeriun në grada të larta ose ka ndodhur e kundërta e kanë ulur atë shumë te All-llahu i Lartëmadhëruar dhe tek njerëzit.

A nuk ke kuptuar se si All-llahu bëri shembull: fjalën e mirë si pema e mirë që rrënjët e saj janë thellë (në tokë) e degët e saj janë lart, 14:24
E që me vullnetin e Zotit, ajo e jep frutin e vet në çdo kohë. All-llahu pra u parashtron njerëzve shembuj ashtu që ata të mendojnë. 14:25.

Në lidhje me ketë pejgamberi s.a.s. ka thënë: “Njeriu mundë të flasë ndonjë fjalë të mirë që e kënaqë All-llahun, pa ia ditur asaj rëndësinë, por All-llahu i Madhëruar e ngre atë në një gradë të lartë, vetëm për atë fjalë. Poashtu njeriu mundë të flasë ndonjë fjalë të keqe që e zemëron All-llahun, pa ia ditur asaj rëndësinë, por All-llhu xh.sh. e hedh atë në vende shumë të ulëta të zjarrit te Xhehenemit.

Hadithi i lartpërmendur në fillim e sqaron shumë qartë domethënien e përgojimit, pasi shumë nga njerëzit mendojnë se përgojimi është shpifja apo gënjeshtra ndaj të tjerëve, dhe kështu i lejojnë vetës që të flasin gjithçka që dinë rreth të tjerëve. Kurse gjatë tërë kësaj ai krenohet se e thotë të vërtetën. Që do të thotë se përgojimi është që të thuash të vërtetën për tjetrin, mirëpo atë të vërtetë që del nga gjuha jote ti e publikon tek të tjerët. Me këtë ti bënë një mëkat shumë të madh dhe tepër të rrezikshëm. Përgojimi në Islam konsiderohet kancer, sikurse kanceri që shkatërron organizmin e njeriut dhe shkakton vdekjen e individit, m’u ashtu përgojimi shkatërron besimin dhe punët e mira të një muslimani e në disa raste specifike ai shkakton edhe humbjen e besimit të tij.

Një grua me shtatë të shkurtër kishte ardhur te Pejgamberi a.s. dhe pasi që kishte shkuar Aisheja kishte thanë, sa e ulët që ishte. Muhamedi a.s. i kishte thënë e përgojove oj Ajshe. Ajo ia ktheu, asgjë nuk thash që nuk është e vërtetë . I Dërguari a.s. i tha: E ke thënë dhe e ke treguar atë që është më negative tek ajo.

Dhe mos hulumtoni për zbulimin e të metave të njëri-tjetrit, dhe mos përgjoni njëri-tjetrin; a mos ndonjëri prej jush dëshiron të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur? 49:12

Ebu seid hidriu transmeton nji hadis te pejgamberit a.s. I cili ka thënë: ,,Në natën e ngjitjes sime në qiell, kalova pranë një grup njerëzish, prej të cilëve me mengene shkëputnin mish dhe i ushqenin, dhe u thoshin – hani atë që keni ngrënë prej mishit të vëllezërve tuaj. E pyeta Xhibrilin, o Xhibril kush janë këta njerëz. Ai më tha ,,Këta janë ata të umetit tënd, të cilët kanë përgojuar dhe përqeshur.


Pasojat e përgojimit


Në kohën Pejgamberit a.s. disa munafikë i kishin përgojuar disa musliman, All-llahu kishte dhënë një erë kundërmuese, sa që njerëzit nuk mund ta duronin erën e keqe kundërmuese. Pejgamberi a.s. kishte thënë kjo erë është shkaktuar si pasojë e përgojimit.
Pasi që kalon një periudhë kohore nga koha e Muhamedit a.s. një dijetar të urtë e kanë pyetur: ,,A thua ka urtësi ajo që përgojimi ka shkaktuar erë kundërmuese në kohen e Pejgamberit a.s. kurse në kohën e sodit dukuri të atilla nuk ka? Ai tha: Në kohen tonë bëhen aq shumë përgojime sa që njerëzit janë mësuar me erën e tillë kundërmuese dhe atë më nuk e ndiejnë. Kjo është njëlloj sikur kur njeriu hyn në ndonjë vend ku regjet lëkura. Atij i pengon era e regjies së lëkurave aq shumë sa që i vjen të vjellë, përderisa punëtorët në të aq shumë janë mësuar me të sa që hanë dhe pinë aty dhe nuk e kanë problem, ngase hundët e tyre janë mësuar me atë erë, kështu është edhe me përgojimin.
Në kohen e Pejgamberit a.s. rrallë herë kanë ndodhur dukuri të tilla dhe menjëherë janë hetuar, m’u ashtu si ai personi i cili hyn rrallë në vendet ku regjet lëkura dhe nuk mundë ta duron erën e keqe, kurse sot përgojimet janë të shumta, sa që ne nuk e hetojmë këtë erë ngase jemi mësuar me atë m’u ashtu siç është mësuar ai i cili punon te lëkurat.

Transmetohet se një njeri kishte pas përgojuar njëherë Hasan Basriun. Hasani i kishte dërguar një pjatë me hurma te freskëta dhe e kishte porositur: ,,Kam dëgjuar se m’i ke dhuruar disa sevape të tua, andaj shpreha dëshirë që të ta kthejë ketë dhuratë. Më falë që nuk munda të ta kthej atë ma mirë.

Shënohet se Ebu Humame Bhiliu ka thënë:Ndonjë njeri do të pranojë librin e veprave të tij në Ditën e Kiametit dhe në të do të shohë vepra të mira që ai nuk i ka bërë dhe do të pyes ,,O Zot kur i kam fituar këto? All-llahu do t’i thotë: ,,Këto janë për atë që të kanë përgojuar njerëzit në mungesën tënde.

Njeriu është një krijesë shumë e çuditshme sa që ai bëhet aq koprrac, dorë shtrënguar, me pasurinë e dunjasë ndaj miqve të tij, kurse shumë i xhymert, dorëshlirë, me ahiretin e tij ndaj armikut te vet. Në Ditën e Kiametit as për njërën e as për tjetrën nuk do të ketë arsye. Nuk mundë të arsyeton koprracinë e tij, ngase All-llahu ka urdhëruar që me pasurin të cilën Ai na ka dhuruar të jemi të xhymertë ndaj njëri tjetrit, por nuk mundë të arsyeton xhymertllëkun e tij me ahiretin ndaj armikut të tij ngase në këtë rast ai duhet të jetë koprrac ndaj ahiretit të tij e të mos ia jap atë armikut të tij shejtanit duke punuar punë të këqija.

Një dijetar islam ka thënë: Nëse në një mexhlis zhvillohet biseda për tri tema, nga organizatori i atij mexhlisi ngrihet mëshira e All-llahut xh.sh.:

1. BISEDA PER MALLIN E DUNJASE
2. TE QESHURIT E TEPRUAR DHE
3. PERGOJIMI I NJERËZVE.

“Musliman i vërtetë është ai, që nga gjuha dhe dora e tij janë të qetë muslimanët e tjerë,
Nga kjo mësojmë:
1. Nëse nuk mundë t’i ndihmosh apo t’i bësh mirë atëherë mos e pengo dhe mos i bëj dëm.
2. Nëse nuk mundë ta gëzosh dhe ta bësh të lumtur atëherë mos e bënë të brengoset dhe të pikëllohet
3. Nëse nuk mundë ta lavdërosh mos e qorto dhe mos e përgojo.

Njeriu i ka bashkëbisedues meleket, kur e përmend vëllanë e vet për të mirë, melekët i thonë: All-llahu të dhëntë edhe ty edhe atij çdo të mirë. E kur e përmend vëllanë e vet për të keq, melekët thonë: o njeri e ke zbuluar mangësinë e tij të fshehtë e të mbuluar, shikoje veten dhe falënderoje All-llahun që t’i ka fshehur mangësitë tuaja.

Një i urtë ka thënë: Nëse nuk je i aftë t’i bësh tre gjera, atëherë largohu prej tre të tjerave.
• Nëse nuk je në gjendje të bësh mirë, atëherë largohu nga e keqja.
• Nëse nuk mundë të jesh i dobishëm për njerëzit, atëherë ruaju të mos u bësh dëm dhe kurseji nga e keqja jote.
• Nëse nuk mundë të agjërosh atëherë mos ha mish njeriu.

LLOJET E PERGOJIMIT

Dijetaret islam kanë thënë: përgojimi radhitet në katër kategori.
1. Ndonjëherë ai është kufër (pa besim).
2. Ndonjëherë dyftyrësi (Munafëkllëk)
3. Ndonjëherë mëkat
4. Kurse ndonjëherë është I lejuar (hallall).

Pa besim (kufër) është atëherë kur përgojohet muslimani. Kur përgojuesit i tërhiqet vërejtja: mos përgojo, e ai thotë: “Ky nuk është përgojim, por unë e them të vërtetën”. Kjo është pabesim për arsye se ai e ka lejuar atë që All-llahu e ka ndaluar.
Dyfytyrësi është atëherë kur njeriu e përgojon dikë pa e emërtuar, por atë e bën në atë mënyrë që ai i cili e dëgjon saktësisht e di se për cilin bëhet fjalë. Ky përgojues e ka përgojuar njeriun, kurse konsideron se nuk ka përgojuar. Ky është përgojim dyfytyrësh.
Mëkat është të përgojohet njeriu dhe t’i përmendet emri, duke e ditur se ky është mëkat. Ky njeri është mëkatar dhe duhet te pendohet për mëkatin e tij para All-llahut xh.sh.
Hallall është të përmend mëkatarin që haptas bën mëkat apo novatori.


Pendimi për përgojimin


Atë pra e urreni! Kini frikë nga ndëshkimi i All-llahut, e All-llahu është mëshirues, Ai pranon shumë pendimin. 49:12

Sa i përket pendimit për përgojimin dijetarët islam kanë qëndrime te ndryshme ne mes veti. Disa mendojnë se nuk i pranohet pendimi pa mos kërkuar falje prej personit të cilin e ka përgojuar, kurse disa të tjerë pohojnë se mundë të pendohet nëse i bënë teube All-llahut.
Ne për këtë kemi dy qëndrime:
1. Nëse ajo që e ka thënë njeriu, ka arrit deri tek ai për të cilin e ka thënë, atëherë është kusht të kërkojë falje nga personi i përgojuar që pendimi të jetë në rregull.
2. Nëse njeriu nuk ka dëgjuar se është përgojuar, atëherë do të kërkoj falje vetëm prej All-llahut, që ka kryer një punë që është e ndaluar nga All-llahu xh.sh., por me kusht që atij mëkati të mos i kthehet përsëri.

Një njeri i urtë i kishte blerë pambuk gruas së vet. Kur ia solli, ajo tha: shitësit e pambukut janë mashtrues, të kanë mashtruar me këtë mall. Ai për këtë e shkurorëzoi atë. Kur e pyeten për shkakun, ai tha: Un jam njeri xheloz dhe frikësohem se të gjithë shitësit e pambukut do ta padisin në Ditën e Gjykimit, dhe pastaj do të thuhet: Bashkëshortja e filan filanit u ka borxh të gjithë shitësve të pambukut. Për këtë shkak jam shkurorëzuar me të.

Gibeti është i lejuar vetëm për tre kategori të njerëzve:
1. Për sundimtarin e pa drejtë
2. Për mëkatarin i cili bënë haptas mëkat dhe
3. Për novatorin.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Dr. Violeta Smalaj - Prindërimi