Shpeshherë njerëzit pyesin pse nuk kemi të dhëna për disa popuj dhe qytetërime, një ndër shkaqet kyçe është se ata nuk kanë shkruar, nuk kanë mbajtur të dhëna qoftë në pergamena, qoftë në gurë apo në lëkura.

Fjalët e pa shkruara zhduken si akulli që shkrihet nga dielli, andaj Muhamedi a.s porosiste sahabët-shokët dhe të afërmit të shkruanin, dhe çdo marrëveshje të kishte kontratë me shkrim.
Duke shpalosur vlerën e pendës në Kur’anin famëlartë kemi një sure me emrin, Penda “Kalem”, ku fillohet me betimin në të:
“Nun, betohem në pendën dhe në atë çka shkruajnë!” (Kalem-1)
Pohojmë se Allahu e ka urdhëruar lapsin që të shkruaj. Tha lapsi "Çfarë te shkruaj o Zoti im?” Tha Allahu xh.sh.: “Shkruaj tërë atë që do të ndodhë deri në Ditën e Kiametit dhe këtë duke u bazuar ne fjalën e Allahut xh.sh.: “Dhe çdo gjë që ata e punuan gjendet (e shkruar) në shënime. Dhe çdo vepër qoftë e vogël dhe qoftë e madhe është radhitur (evidentuar) në Levhi Mahfudh." (El-Kamer52-53).
Ne jemi të njoftuar se çdo njeri në krahun e djathtë dhe të majtë ka një melaike që janë urdhëruar të shkruajnë dhe të mbajnë evidencën se ky njeri çka vepron gjatë gjithë jetës së tij, nga fillimi e deri në fund të kësaj bote. Kur’ani na njofton për këto melaike: “Kiramen Katibin (të Nderuarit që shkruajnë veprat tuaja). Ata dinë gjithçka që ju veproni.” (Infitarë, 10-12).
Letërsia në Egjipt na tregon se tregim-romani i parë në botë quhet "Prijësi Sinuhet" në Egjipt.
Dy monumentet letrare të shkruara në Egjipt janë "Profecia e Nefertës" dhe "Mësimet e Ipuserit".
Në Egjipt përdoreshin 3 lloje të shkrimit:
-Shkrimi Hieroglif që kishte 700 shenja ,ndërsa më vonë u shkurtua në 70 shenja,
-Shkrimi Kurziv,
-Shkrimi Demotik,që ishte Kurziv e i shkurtuar.
Shkrimet e para sipas historisë u shfaqën në Mesopotami, Babiloni, Egjipt dhe kryesisht në lindje.
Pejgamberi alejhi selam ka thënë: "Penda e dijetarit është më e vlefshme se gjaku i shehidit."
Shkrimet mesopotame janë ndër më të lashtat të njohura deri më sot në botë, duke e bërë Mesopotaminë (pikërisht në kufijtë e Irakut të sotëm, dhe Sirisë lindore.) "djepin e qytetërimit". Sipas një teze sumerët ishin të parët, që krijuan një nga sistemet e para të shkrimit në historinë e njerëzimit. Qytetërimet më të rëndësishme të Mesopotamisë ishin sumerët (3500 p.e.r - 2000 p.e.r.), babilonët (1800 p.e.r - 539 p.e.r.), dhe asirët (1350 p.e.r. - 612 p.e.r.).
Për të treguar vlerën dhe urtësinë e Pendës dhe pse ajo ndikoi që të ketë gjithë atë zhvillim në periudhën e artë të muslimanëve dua të cekë disa dijetarë dhe punën e tyre gjigante dhe të palodhshme me pendë.

1. Imam Ibnu Xherir Et-Taberi, ky dijetar islam la pas vetes shumë vepra të shkruara që arrijnë në afro treqind –mijë e pesëdhjetë faqe.
2. Ibn Ebu Ed-Dunja, pas vete ka lënë njëmijë vepra, Allahu e pastë mëshiruar.
3. Imam Muhammed Ali bin Hazm, pas vetes ka lënë 400 vëllime të cilat përmbajnë përafërsisht 80 000 faqe.
4. Ibnu-l-Kajim El-Xhevzij, ka shkruar rreth 50 vëllime që janë mes librave të mëdhenj dhe të vegjël.
5. Imam El-Bejhekiu, i ka shkruar 1 000 vepra, të gjitha veprat janë shkruar me stil të rrallë e me shumë vlerë, dhe ka agjëruar 30 vjet.
6. Ibnu-l-Xhevziu gjatë një dite shkruante 4 fletore, çdo vit shkrimet e tij shtoheshin mesatarisht 50 dhe 60 vëllime. Nuk linte shkencë pa prekur e trajtuar, veprat e tija kalonin numrin 354.

Këta e shumë dijetarë islam, të cilët janë me mijëra, në atë kohë të periudhës së gjeneratave të arta islame nuk e vrisnin kot kohën e as nuk e humbnin kot ngjyrën e lapsit. Ata kërkonin një botë më ndryshe, më të zhvilluar, ata ndërtonin dhe nuk rrënonin. Veprat e tyre ishin të profileve të ndryshme që i shërbenin jashtë mase mbarë njerëzimit, në çdo rajon gjeografik bile dhe sot na shërbejnë edhe pse disa vepra të tyre humbën u dogjën apo dikush i mori i fshehu për të mos u paraqitur e vërteta dhe zbulimet e mëdha nga dora e dijetarëve muslimanë.
Dituria nuk është vetëm në dëgjimin e ligjëratave, por dhe në shkrim në lexim, si dhe në promovimin e vlerave të shëndosha të pendës e mesazhit që penda përçon në breza.
Urtësia nuk është vetëm në majën e gjuhës, por ajo gjendet thellë dhe në majën e pendës, andaj fjalët i merr era shkrimi i reziston shekujve jeton dhe lë gjurmë në breza.
Prandaj, vëllezër besimtarë, Allahu na mësoi të shkruajmë andaj duhet të shkruajmë: “Ai që e mësoi (njeriun) të shkruaj me pendë. Ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte.” (Alak-4-5).


Artikulli i kaluar
Vlera e njeriut
Artikulli radhës
Në takim me Ramazanin

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Dr. Violeta Smalaj - Prindërimi