Dr. Jusuf ElKardavi
Ka mundur Sheriati islam t’i përmbushë nevojat e të gjitha shoqërive dhe t`i shërojë të gjitha problemet në të gjitha ambientet ku është vendosur pa marrë parasysh llojet dhe numrin e tyre, zgjidhje me të drejta dhe dispozita më të mbështetura. Sepse ai ka përmbledhur në vete prej specifikave dhe veçorive që nuk ka pasur ndonjë sistem tjetër para tij dhe nuk ka pas tij.
Diskutimi për këto specifika dhe veçori, duhet të shtrihet në një libër të plotë, që shpresojmë ta realizojmë së shpejti me ndihmën e Allahut xh.sh..
Kurse ne këtu do të ndalemi vetëm në shënime të përmbledhura lidhur me disa specifika:
Hyjnore
E para: ky Sheriat veçohet prej ligjeve njerëzore, sepse është Sheriat hyjnor: me hyjnor kuptojmë dy çështje:
1 Burim hyjnor.
2 Udhëzim hyjnor.
Me nocionin “Burim hyjnor” kuptojmë se dispozitat e këtij Sheriati dhe bazat e tij nuk janë të vendosura prej njeriut, për se mund të gjykohet me plogështi, paaftësi dhe i ndikuar prej ndikimeve të vendit, kohës, gjendjes dhe kulturës e ndikimit të trashëgimisë, përzirje e epshit dhe ndjenjave. Por, ligjdhënësi është Pronari i krijimit dhe sundimit në këtë gjithësi dhe Kujdestar i çdokujt dhe çdo gjëje në të, i Cili krijoi njerëzit dhe e di se ç`u bën dobi dhe ç`i ngre, ç`u përshtatet dhe i përmirëson ata: “A nuk e di Ai që ka krijuar, kur dihet se Ai depërton në thellësi të sekreteve, i njeh hollësitë“ (1)
Kurse me “Udhëzim hyjnor” kuptojmë se qëllimi i parë dhe më i larti i këtij Sheriati është lidhja e njerëzve me Allahun xh.sh., derisa ta njohin Atë mirë, t`i frikësohen Atij sinqerisht dhe ta adhurojnë sinqerisht, se prandaj janë krijuar. Kurse kjo nuk ka të bëjë vetëm me atë që është në lidhje me adhurimet personale, por ajo përfshin të gjitha dispozitat e Sheriatit në sfera të ndryshme familjare, qytetare, kriminale, internacionale e të tjera.
Qëllimi i të gjitha këtyre legjislacioneve është që njerëzit të gjejnë qetësi në jetën e tyre dhe të lirohen nga ngatërresat, padrejtësitë dhe lufta për një send të ulët, në mënyrë që të ngrihen me shpirtrat e tyre në horizonte më të larta dhe të japin mundin për ta çuar në vend fjalën e Allahut xh.sh..
Dhe për këtë hyjni të Sheriatit nuk ka për myslimanin zgjedhje përpos të pranojë atë dhe dispozitat e tij se kjo është prej domosdoshmërisë së besimit dhe kontrata e Islamit, siç thotë Allahu xh.sh.: “Kur Allahu ka vendosur për një çështje, ose i dërguari i Tij, nuk i takon (nuk i lejohet) asnjë besimtari dhe asnjë besimtareje që në atë çështje të tyre personale të bëjnë ndonjë zgjidhje tjetërfare”.(2)
“Për Zotin tënd jo, ata nuk janë besimtarë (të asaj që të zbriti ty as të asaj para teje) derisa të të mos zgjedhin ty për të gjykuar në atë konflikt në mes tyre,e pastaj (pas gjykimit tënd) të mosndiejnë pakënaqësi nga gjykimi yt, dhe (derisa) të mos binden sinqerisht” (3)
“E kush nuk gjykon me atë që zbriti Allahu, ata janë mohues …ata janë mizorë... të tillët janë të dalë jashtë rrugës së Zotit” (4)
Pastaj dispozitat e këtij Sheriati hyjnor i gjen në zemrat e besimtarëve me çdo respekt, nënshtrim dhe dëgjueshmëri, gjë që nuk mund të gjesh në asnjë ligj tjetër që e vënë njerëzit, sepse ai është ligji i Allahut xh.sh.: “A ka gjykim më të mirë se ai i Allahut për një popull që beson bindshëm?”(5)
Njerëzore botërore
Prej veçorive të Sheriatit islam është se dispozitat, parimet, udhëzimet janë me ngjyrë njerëzore botërore, ai është mëshirë për mbarë botët, udhëzim për mbarë njerëzit; ai nuk është legjislacion i një nacionaliteti prej njerëzimit apo prej një pjese të botës, por është për njeriun si qenie njerëzore, i bardhë a i zi, arab a joarab, në lindje apo në perëndim. Prej çfarë shtrese të shoqërisë është, nuk ka nacionalizëm në këtë legjislacion dhe as farefisni e as shtresë, veçse njerëzit në të janë të barabartë. Kjo veçori është një shenjë e shenjave të ngjyrës hyjnore në legjislacion. Sikur ligjdhënësi i saj të ishte një person ose një grup prej njerëzish, do të kalonte në nacionalizëm për nacionalitetin, vendin, shtresën dhe interesin e tij me apo pa vetëdije, por ligjdhënësi këtu është Krijuesi, Poseduesi, Zoti i njerëzve, e ata të gjithë janë robërit e Tij, nuk ka për parësi robi ndaj robit dhe as grupi ndaj tjetrit, në saje të krijimit dhe formimit.
Dejtësia absolute
Gjithashtu prej veçorive të legjislacionit islam, është ngritja e drejtësisë absolute në mesin e të gjithë njerëzve, realizimi i vëllazërisë, mbrojtja e gjaqeve, nderit, pasurisë dhe mendjeve të tyre, siç e ka mbrojtur fenë dhe moralin e tyre. Qëllimi i tij është t`i realizojë interesat e robërve të Allahut në këtë botë dhe në tjetrën, siç e kanë përcaktuar juristët myslimanë. Nuk është qëllimi i tij të realizojë interesin
e një shtrese të veçantë e një tjetre jo, e as të një populli e të tjetrit jo. Nuk është qëllimi i tij për të realizuar interesin ekonomik material, duke mos i dhënë rëndësi anës morale dhe shpirtërore. Si dhe nuk është qëllimi i tij të realizojë interesin e kësaj bote, duke mos parë ato të botës tjetër, siç e bëjnë ligjet e tokës, dhe as e kundërta e saj, siç është te disa fe dhe grupe ekstremiste në prirjet e tyre shpirtërore. Dhe favori për të gjitha këto konsiderata është i pamundshëm që të realizohet në ndonjë legjislacion njerëzor, se të gjitha favoret kanë nevojë për dijen, urtë sinë dhe mëshirën e Zotit. Njeriu sheh gjithmonë nga një kënd dhe nuk e ka vëmendjen në shumë kënde të tjera, kurse ai Që sheh me shikim rruzullor për të gjitha gjërat dhe për të gjitha anët, është Krijuesi i dijshëm, i Cili ka përfshirë çdo gjë me mëshirë dhe dije: “A nuk e di Ai që ka krijuar, kur dihet se Ai depërton në thellësi të sekreteve, i njeh hollësitë“ (6)
Drejtpeshimi në mes personit dhe kolektivit
Prej veçorive të këtij Sheriati është: drejtpeshimi në mes interesit personal dhe interesit kolektiv, pa i bërë asnjërit të padrejtë. Kurse ligjet në vende liberale që prej Revolucionit Frëng, ofrojnë e dallojnë personin dhe e teprojnë në të drejtat që i japin atij, saqë mund të mos kufizohet vetëm në raste të ngushta, për atë ngrihet personi dhe i kalon kufijtë, sidomos të pasurit dhe ata në pozitë, mbi të drejtat e
shoqërisë dhe interesat e saj të përgjithshme, dhe sidomos mbi grupet e dobëta të asaj shoqërie. Kurse në vendet socialiste shtypin personin, i kalojnë kufijtë duke shkelur të drejtat e tij për hir të kolektivit, mund të mos gjejmë për personin të drejtën e posedimit, transferimit, kontratës apo për të zgjedhur punë, ose lirinë e kritikës së regjimit, ose lirinë e bashkimit me të tjerë, dhe kësodore zhduket personi, shuhen prirjet e tij dhe zbehen fuqitë e veçoritë tij, pakësohet shpikja dhe prodhimi dhe, pa dyshim, kjo është një humbje për shoqërinë dhe personin, se pse ai jeton pa ndjenjën për rahatinë e vetes, për qetësinë e shpirtit dhe kënaqësinë e tij.
Ndoshta prej shembujve më të qartë për ekzistimin e baraspeshës në Sheriat, është qëndrimi i saj ndaj së drejtës për posedim, u lejon personave të drejtën për posedim, se në të është ngopja e shtytjeve të tij të natyrshme, gjithashtu e drejta e posedimit është prej argumenteve të lirisë, pronësisë dhe pushtetit, se i liri është ai që posedon dhe jep prej asaj që posedon, fshehtas dhe haptas, kurse robi që është pronë e dikujt, nuk mund të bëjë sa gjë, siç na tregon Kurani (7), se ai nuk posedon asgjë, por pronësia është prej veçorive të njerëzimit, se shtazët nuk posedojnë. Përveç kësaj, e drejta e posedimit për personin sjell prej shtytjeve që e nxitin njeriun gjithmonë për prodhimin, përsosmërinë dhe mjeshtërinë. Por, Sheriati kufizoi të drejtën e posedimit personal me kufij të shumtë për interes të shoqërisë; ajo nuk është si e drejta e posedimit në kapitalizëm, e ci la përafërsisht mund të jetë e lirë prej çdo kufizimi. Përkundrazi, Sheriati ka vendosur kufij për rrugët që të çojnë në posedim, për rrugët e shtimit, për rrugët e shpërndarjes, për dhënie dhe shpenzim,si dhe për çdo veprim ekonomik në përmjet të cilit shkëmbehen pasuritë dhe përfitimet. Disa prej këtyre kufijve janë moralë, për ta kujdeset imani (besimi),
kurse për disa të tjerë ligjorë, kujdeset pushteti. Qëllimi i gjithë kësaj është vendosja e drejtësisë në mes njerëzve, dhe përhapja e bashkëpunimit dhe dashurisë në mes tyre, në mënyrë që të fortët të mos i përbijnë të dobëtit me mënyrat e monopolizimit dhe kamatës e të ngjashme me to, dhe që pasuria të mos ndahet në mes të pasurve. Kurse filozofia e Sheriatit këtu është që personi, edhe nëse fiton pasuri dhe e zotëron atë, ai nuk është zotërues i vërtetë i saj, zotëruesi i vërtetë është Allahu xh.sh., kurse njeriu është zëvendës në të (zotërues i përkohshëm) dhe besnik për të. Sjelljet e tij në të janë si sjelljet e përfaqësuesit
kufizues prej dëshirës, urdhrave, direktivave të emëruesit. Dhe ky është kuptimi i fjalës së Allahut xh.sh.: “Dhe jepni nga ajo që Ai u bëri trashëgues në të” (8)
Bashkimi në mes qëndrueshmërisë dhe elasticitetit
Dhe prej veçorive të legjislacionit të Islamit është se bashkon në mes të së qëndrueshmes dhe elastikes. E qëndrueshmja në baza dhe qëllime, kurse elastikja në degë dhe mjete. Ai (Sheriati), me elasticitetin e tij, mund të përshtatet dhe ndeshet me zhvillimet. Dhe i përshtatet çdo gjendjeje të re, dhe ai me qëndrueshmërinë e bazave dhe qëllimeve, përjashton çdo shkrirje, zhdukje, si dhe nënshtrimin për çdo ndryshim, të gabuar ose të saktë. Roli i këtij legjislacioni është të korrigjojë të gabueshmen dhe të drejtojë të shtrembrën, e jo t’i nënshtrohet atij, të arsyetojë ngritjen e tij dhe ta korrigjojë atë në emër të “zhvillimit”.
Këtë legjislacion nuk e ka hartuar shoqëria, që ai t’ i nënshtrohet asaj, t’u përulet rrethanave dhe gjendjeve të saj. Kurse ai ka vendosur për shoqërinë që ajo të ngrihet me të, dhe t`i përulen rrethanat dhe gjendjet udhëzimit dhe direktivave të tij, dhe që fjala e këtij legjislacioni është më e larta, se ajo është Fjala e Allahut.
Nuk kuptohet nga kjo që njerëzit janë të paralizuar para këtij legjislacioni, assesi, (ixhtihadi) orvatjet njerëzore kanë një fushë të madhe në këtë legjislacion, orvatjet (ixhtihadi) në kuptimin e teksteve të Kuranit dhe hadithit si dhe zbulimi i tyre dhe ndryshimi i shkallëve të këtyre teksteve në qëndrueshmërinë dhe argumentimin e tyre, si vendimtar dhe jovendimtar, u jep një gjerësi, çdo gjerësi orvatjeve e orvatësve.
Orvatja në marrjen e vendimeve në ato që nuk ka tekst, përmes rrugës së ELKIJASit (analogjisë) të vërtetë, ose konsiderata e ELMASLAHATU ELMURSELEH dhe ELISTIHSAN ose të tjera, prej argumenteve të dispozitave të Sheriatit, për të cilat ndryshojnë në vlerësim mendimet e dijetarëve myslimanë, në ndryshimin e prirjeve dhe shkollave të tyre.
Atje është një terren i ndaluar ku nuk hyn orvatja (ixhtihadi), e ai është terreni (vendimtar) prej vendimeve që kanë ardhur tekstet e përpikta. Për këto umeti është unanim dhe e ka pranuar gjeneratë pas gjenerate, siç janë: namazi, zekati, agjërimi i ramazanit dhe haxhi, si dhe ndalimi i amoralitetit, kamatës, pirja e alkoolit, bixhozi, caktimi i sasisë së trashëgimisë, periudhat e shkurorëzimit dhe vdekjes (prishja e martesës për shkak të vdekjes së burrit) etj. dhe nuk lejohet në asnjë mënyrë që të vendoset ndonjë gjë prej këtyre çështjeve e të ngjashme me to, në vend të polemikës dhe diskutimit, si p.sh. të kërkojë dikush t’i lejohet heqja e obligimit të zekatit duke arsyetuar se mjaftojnë taksat, ose të haxhit për të kursyer paratë e fituara vështirë, ose të agjërimit për të shtuar prodhimin, ose lejimin e amoralitetit dhe alkoolit, për të vijuar me ç`pason prej tyre, për tërheqjen e turizmit, ose lejimin e kamatës për të ndihmuar projektet e zhvillimit dhe prodhimit!!
Atje ka, përkundrazi, vende të hapura për orvatje (ixhtihad) njerëzore në fushën e legjislacionit islam, që janë “supozimet” nga dispozitat, ato janë të shumta, po prapëseprapë ato janë shumica e dispozitave praktike të Sheriatit. Gjithashtu ka orvatës (muxhtehid) kufizues, që marrin nga tekstet e Kuranit dhe hadithit sipërfaqësoren, si shkolla e “sipërfaqësoreve” (Elmedresetu Edhdhahirjetu) dhe të tjerët (orvatës) të gjerë, të cilët ma rrin nga domethënia e teksteve të Kuranit dhe hadithit, dëshmimit dhe shpirtit të tij, si katër imamët e medhhebeve me gjithë ndryshimet në mes tyre. Gjithashtu ka orvatje (ixhtihad) për gjërat për të cilat nuk ka tekst të Kuranit dhe ha dithit, kjo fushë është e gjerë tek fu kafenjtë (juristët islamë), të mbështetur në “el Kijas (analogjia) El Maslahatu, El Istihsan, El Amel Bisheriin Min Ka blina, deri në El Ahdh Bikavli E-Sahbij deri në argumente dhe konsiderata, shpjegimi i të cilave do të kërkonte shu më vend, por vetëm po i tregojmë kalimthi.
Le të kërkojnë në literaturë për këto, kush do sqarim dhe detaje.Gjithashtu ka baza legjislative të nxjerra nga studimi i teksteve të Kuranit dhe hadithit dhe i fakteve ligjore të Sheriatit. Për shembull: “Dëmi largohet”, “Dëmi nuk largohet me dëm më të madh”, “Mbahet dëmi privat për të lar gu ar dëmin kolektiv”... i ulëti për të lartin...
“Detyrimet lejojnë të ndaluar at” ...ç’lejohet nga detyrimi është i kufizuar...
“Vështirësia sjell lehtësimin”, “Largimi i të dëmshmes i paraprin sjelljes së të dobishmes”, si dhe të tjera që janë të shënuara në librat e fikhut (jurisprudenca islame) dhe të përmbledhura në librat e dispozitave të Sheriatit. (Përkthimi dhe përshtatja e këtij artikulli është bërë nga libri “Sheriati islam përhershmëria dhe përshtatshmëria e tij për zbatim në çdo kohë dhe vend” fq.1824.)
_________________
Fusnotat:
1. Suretu ElMulk ajeti 14.
2. Suretu ElAhzab ajeti 36.
3. Suret EnNisa ajeti 65.
4. Suretul ElMaide ajeti 44, 45, 47.
5. Suretu ElMaide ajeti 50.
6. Suretu ElMulk ajti 14.
7. “Allahu sjell një shembull: një rob që është pronë e tjetrit e që nuk ka në dorë asgjë, dhe, atë të cilin ne e kemi fur nizuar me një furnizim të mirë, e ai jep nga ai (furnizim) fshehtas dhe haptas. A janë pra ata të dy të barabartë? Suret enNahl ajeti 75.
8. Suretu ElHadid ajeti 7.
Përktheu dhe përshtati nga arabishtja:
Mervan Berisha
Dituria Islame 199