Ky është njëri prej emrave të Allahut xh.sh., emër i cili në brendinë tënde mbjell shpresë dhe kurajë të flakët dhe të përgatit për sakrificë e dhënie. Gjithashtu të inkurajon seriozisht për adhurim dhe punë të mirë. Ky është emri i Allahut “Mirënjohës” i cili në Kuranin Fisnik është përmendur disa herë, si për shembull në këtë verset. “Që Ai (Allahu) do t’ju plotësojë shpërblimin e tyre, e edhe do t’ju shtojë nga mirësia e Tij, vërtet Ai është Mëkatfalës dhe shumë Mirënjohës”. (El Fatir, 30).
Kjo temë përbëhet prej katër paragrafëve:
1) Paragrafi i parë bën fjalë për do me thënien e emrit të Zotit “Shekur, Mirënjohës”;
2) Lidhshmëria e emrit Shekur me emrat e tjerë të bukur të Allahut xh.sh.;
3) Mirënjohësi dhe Xheneti;
4) Obligimi ynë ndaj këtij emri dhe ndikimi i Tij në jetën tonë.
Çfarë do të thotë fjala Shekur
Fjala Shukër në aspektin gjuhësor në gjuhën arabe do të thotë shtim (i të mi rave); Shpërblim enkas, edhe nëse vepra jo te është e vogël. Sikur t’ia japësh dikujt pagën e vet në mënyrë të rregullt, prapëseprapë nuk konsiderohesh mirënjohës, sepse, për të qenë i tillë, duhet t’i japësh shpërblim enkas. Prandaj kuptim të ngjashëm kanë shembujt në gjuhën arabe si, “Shtazë mirënjohëse falënderuese kjo do të thotë t’i japësh pak ushqim, e ajo të jep shumë prodhim (qumësht). Apo fjala “Tokë e pëlleshme” ta ujitësh tokën me pak ujë, kurse ajo të të japë rendimente të larta. Prandaj Allahu xh.sh. është Ai Që të falënderon dhe të shpërblen për ndonjë vepër sado e vogël qoftë ajo, me shumëfishin e shpërblimit në këtë botë dhe në botën tjetër.
Kështu, sikur emri Mirënjohës përmban dy komponente të ndërlidhura ngushtë me njëri tjetrin, që janë:
1) Sado pak që ke vepruar,apo vepra jote e vogël.
2) Si dhe shumëfishi i shpërblimit dhe mirënjohjes.
Mirëpo a ia vlen të të falënderojë dhe të shpërblejë pa vepruar asgjë? Jo, kurrsesi, sigurisht se nuk ia vlen, sepse porosi e këtij emri të bukur të Allahut xh.sh. është që (ti, o njeri) së pari duhet të veprosh. Sado pak të veprosh, me siguri Ai do të të falënderojë për atë vepër duke ta shumëfishuar shpërblimin për të.
“Kush vepron mirë, Ne ia shtojmë (shpërblimin) në të mira” (Shura 23).
Çfarëdo vepre të mirë të punosh, qoftë ajo vepër humane, si p.sh. shpëtimi i ndonjë zogu, puthja e dorës së nënës sate, buzëqeshja në fytyrën e njeriut, largimi i një hedhurine apo dheut nga rruga. Për të gjitha këto gjëra Allahu xh.sh. do të të falënderojë ty dhe pa dyshim, shpërblimin për të do ta gjesh nesër në llogarinë tënde. Ti ndoshta ke harruar, por Mirënjohësi kurrë nuk e harron veprën tënde.
Po përmendim disa hadithe të Muhamedit a.s., të cilat flasin për Mirënjohësin. “Ke frikën nga zjarri, qoftë edhe me një gjysmë hurme”. “Askush prej jush të mos e nënçmojë veprën e mirë, qoftë edhe ta takosh vëlla in tënd fytyrëqeshur”. Ndoshta mund të të falë me këtë buzëqeshje, dhe si rezultat i kësaj të të shpërblejë me Xhenet.
Tema në fjalë tërheq një paralele vertikale, ku Mirënjohësi të premton se do të falënderojë dhe do të shpërblejë. Ekzistojnë nocione të ngjashme me emrin, Shekur, që janë: Nocioni Shakir dhe Shukër. Që të dy këto nocione kanë kuptimin“Falënderim”.Mirëpo emri Shekur është shkalla sipërore e falënderimit.
Thotë Muhamedi a.s.: “Derisa një njeri ishte duke ecur në shkretëtirë, pa një qen që gjëmonte nga etja. Njeriu mendoi me vete:Sigurisht ky qen është i etur ashtu si isha unë më parë. Njeriu zbriti në pus dhe e mbushi këpucën e tij me ujë, pastaj doli nga pusi dhe i dha qenit të pinte ujë. Si rezultat i kësaj, Allahu xh.sh e falënderoi atë njeri, ia fali gabimet dhe e shpërbleu me xhenet”.
O ju milionerë dhe pasanikë, ndihmoni njerëzit duke u dhënë nga pasuria juaj!
Thotë Muhamedi a.s.: “Kush respekton një plak prej të rinjve, Allahu do t’ia kompensojë këtë respekt atij të riu kur ai të plaket”.
Nëse i liron vendin një plaku në autobus, nuk do të vdesësh pa të shpërblyer Allahu për këtë. Ai ta kompenson këtë nder dhe respekt me një të ri, i cili do të të nderojë ty. Ndaj ta kesh me dije se asgjë nuk humb tek Allahu xh.sh. Ai gjithashtu të falënderon ty edhe për qëllimin nijetin tënd.
Thotë Muhamedi a.s.: “Kjo botë është për katër persona: I pari prej tyre është ai person të cilit Allahu i jep pasuri dhe dituri, i cili pasurinë e shpenzon në rrugën e Allahut, ndërsa tjetrit Allahu xh.sh. i jep vetëm dituri, e ai njeri thotë: Sikur të kisha pasuri si filani, do ta kisha shpenzuar në rrugën e Allahut. Këta të dy persona janë të barabartë në shpërblim”. Ndaj, përse nuk vendos të veprosh mirë.
Umu Seleme rrëfen ngjarjen e saj tragjike dhe thotë: “Kurejshët më ndanë mua prej burrit dhe fëmijës tim. Bashkëshorti im, Ebu Se leme, u shpërngul në Medinë. Ajo së bashku me fëmijën e saj qëndruan të mbyllur në shtëpi. Pas një viti familja e saj e lejoi atë të shkonte dhe t’i bashkohej bashkëshortit të saj në Medinë. Dhe kështu vendosi të udhëtonte në Medinë vetëm, në këmbë. Në rrugë e sipër, ajo takoi Uthman Ibn Tal han në vendin Teniim. Othmani në atë kohë ishte pabesimtar dhe armik i myslimanëve. Megjithëkëtë, ai ndjeu dhembje në zemër, sepse ishte njeri bujar dhe zemërgjerë. Me të parë Ummu Selemen, e pyeti: Nga je nisur, o Ummu Seleme? Ajo i tha: Po iki nga ju me fenë time, tek bashkëshorti im në Medinë. Ai tha : Je nisur vetëm pa shoqërues? Iu përgjigja: Po, për Zotin vetëm. Ai ma ktheu:Ti nuk bën të udhëtosh vetëm, hip në devenë time, o Ummu Seleme. Ai e dërgoi atë në Medinë duke ecur vetë në këmbë. Imagjino sikur di kush të kërkojë prej teje ta dërgosh në Aleksandri. Ummu Seleme rrëfen dhe thotë: Për Zotin, pa dyshim që Allahu do ta falënderojë dhe ta shpërblejë për atë që bëri. Nuk kam parë njeri më të ndershëm se ai. Asnjëherë gjatë udhëtimit nuk më shikoi e as më foli, derisa arritëm afër Medinës. Kur arritëm atje, ai më tha: Atje diku është bashkëshorti yt, zbrit nga dalë dhe shko tek ai. Pastaj mori devenë e tij dhe u kthye për në Mekë.”
Othman ibn Talha qëndroi si politeist pas kësaj ngjarjeje edhe 8 vite rresht. Islamin
e pranoi ditën e çlirimit të Mekës. Thotë Ummu Seleme: “Për Zotin, atë ditë që e pranoi Islamin, thashë me vete: Sigurisht, Allahu xh sh. do ta falënderojë për atë vepër bujare që bëri”.
Shih tregimin tjetër:
Zonja Esma, e bija e Ebu Bekr Essidi kut, ishte e vetmja që dinte për vendndodhjen e Muhamedit a.s., sepse ajo ia dërgonte ushqimin. Ebu Xhehli e diktoi këtë strategji të saj, sa shkoi tek ajo dhe e pyeti: Ku është babai yt? Ajo i tha: Nuk e di ! Ai, pa një pa dy, e goditi zonjën Esma me një shuplakë të fortë, dhe për pasojë nga kjo goditje, i ra vathi nga veshi, iu ça buza dhe filloi t’i rridhte gjak. Me të parë këtë skenë rrëqethëse, Ebu Sufjani filloi ta qetësonte Esmën me fjalë të mira A nuk është kjo sjellje njerëzore apo jo, edhe pse ishte pabesimtar në atë kohë dhe, jo vetëm kaq, po ai qëndroi me të derisa ajo u qetësua plotësisht. Ebu Bekri r.a. babai i saj kur dëgjoi për këtë sjellje bujare të Ebu Sufjanit ndaj vajzës së tij, tha: O Zot, shpaguaja këtë Ebu Sufjanit. Ebu Sufjani e pranoi Islamin pas njëzet vjetësh. Ndoshta Allahu xh.sh. e shpëtoi prej zjarrit për shkak të kësaj sjelljeje njerëzore.
O vëllezër myslimanë, bëni shumë të mira dhe faluni, sepse Allahu është Mirënjohës dhe ju shpëton nga zjarri i Xhehenemit dhe ju shpërblen me Xhenet, ose jua ruan fëmijët tuaj, apo të bën që vdekja të të vij në mënyrën më të mirë.
Thotë Muhamedi a.s.: “Veprat e mira e mbrojnë njeriun prej fatkeqësive”, prandaj falënderimi i Tij nuk është formal, po është falënderim i shumëfishtë.
“Që t’i përmbushë shpërblimet e tyre, dhe t’u japë të mira të shumta prej Tij. Vërtet Ai është Falës dhe Mirënjohës.” (Fatir, 30).
Sa herë që fjala emri Shekur “Mirënjohës”, përmendet në Kuran, patjetër afër saj do ta gjesh shpërblimin e shumëfishtë.
“...Kush bën ndonjë të mirë, Ne ia shumëfishojmë të mirat, vërtet Allahu i fal mëkatet dhe është mirënjohës” (Shura, 23).
“Atyre që bëjnë vepra të mira, u takon e mira (Xheneti) e edhe më tepër (e shohin Allahun)...” (Junus, 26).
“S’ka dyshim se Allahu nuk bën pa të drejtë as sa grimca,e nëse ajo vepër është e mirë, Ai e shumëfishon atë dhe Vetë Ai i jep shpërblim të madh” (Nissa, 40).
Të gëzon fakti se çfarëdo pune të mirë të veprosh, Ai patjetër do të të shpërblejë, sepse Ai është Falënderues.
Pa dyshim që Zoti xh.sh. të shpërblen shumë, në mënyrë që të të japë vullnet më të madh për të fituar sa më shumë shpërblim. Thotë Muhamedi a.s.: “Kush jep sadaka qoftë ajo sa grimca e hurmës prej fitimit hallall, e dihet që Allahu nuk pranon tjetër pos hallallit. Ai e rrit atë (sadaka) sikurse ju që e rritni dhuratën, derisa robi, kur takohet me Allahun Ditën e Gjykimit, e sheh hurmën, e cila tani ka arritur madhësinë e kodrës së Uhudit (kodër afër Medinës). Njëherë një beduin shkoi te i Dërguari i Allahut; ai me vete kishte një deve për dore dhe i tha atij: O i Dërguar i Allahut, e kam sjellë këtë deve sadaka për Zotin xh.sh. Pejgamberi a.s. e përshëndeti për këtë bujari dhe i tha: Për këtë deve, që e dhurove për Zotin, do të shpërblehesh me 70 deve të ngjashme dhe me frerë në Xhenet.” Do të thotë që edhe freri nuk do të humb.
Ekziston një tregim, (hadith) që, sa herë e lexoj, prekem thellë, sepse... “Një grua e pamoralshme i dha të pinte ujë një qeni. Allahu xh.sh. e fali atë (për këtë vepër), e falënderoi dhe e shpërbleu me Xhenet”.
Sikur t’i tubonim 1000 hoxhallarë për ta falënderuar këtë grua të pamoralshme për këtë gjest human, a thua do ta falënderonin? Sigurisht, jo. Por Allahu xh.sh. është Falënderues. Kjo ngjarje të qetëson, sepse, nëse gruas së pamoralshme i janë falur gabimet, atëherë sigurisht se do të të falen edhe ty (vepro mirë).
Thotë Muhamedi a.s.: “A nuk dëshironi t’i fitoni nga 1000 shpërblime për një ditë? Ata (ashabët) thanë: Si t’i fitojmë atëherë? Ai iu përgjigj: Të thoni 100 herë në
ditë Subhnallah, dhe Zoti xh.sh. do t’ju japë nga 1000 shpërblime“.
Në një hadith tjetër thuhet : “Agjërimi i ditës së Arafatit, i shlyen mëkatet e kaluara dhe ato të ardhmet”. Ai të falënderon për agjërimin, i cili konsiderohet gjësend i vogël në krahasim me shpërblimin e madh.
Allahu xh.sh. e falënderoi Sead ibn Muadhin, kur ai ra dëshmor heroikisht duke luftuar (bashkë) me Muhamedin a.s., saqë Arshi (froni i Allahut) u lëkund për vdekjen e tij. Jo vetëm kaq, por edhe melekët zbritën nga qielli dhe morën pjesë në varrimin e tij. Për këtë ndodhi tepër interesante, Muhamedi a.s. tha: “Po i shoh 70 mijë melekë duke bartur kufomën e Sead in Muadhit”.
A do të fillosh që tani të planifikosh të japësh sadaka, t’u puthësh dorën prindërve të tu, të gëzosh një të ve.
Ekziston një ngjarje e bukur, e cila të shtyn ta njohësh Falënderuesin më mirë. Këtë ngjarje e transmetojnë librat e historisë islame. E tregimi fillon kështu: Ishte një njeri që quhej Ebu Nasër Essajad (peshkatari), i cili vuante nga varfëria e madhe. Ishte ulur në xhami kur nga brengat e jetës dhe nga varfëria që e kishte kapluar, filluan t’i rridhnin lotët. Në atë moment erdhi imami i xhamisë, i cili, kur e pa në atë gjendje të dhimbshme, e pyeti: Përse po qan, o Ebu Nasër? Ai i tha: Nga hallet e varfërisë dhe nga borxhet. Imami e mori atë dhe shkuan së bashku te bregu i detit. Posa arritën atje, imami i tha: Fali dy rekate namaz dhe lute Allahun të të ndihmojë. Ai veproi ashtu si e mësoi imami dhe, më pas, e hodhi rrjetën për peshkim. Pas një kohe të shkurtër, ai zuri një peshk të madh. Rrëfen e thotë Ebu Nasri: E mora atë peshk dhe e shita në treg. Me ato para i bleva dy petë buke për gruan dhe djalin tim. Duke shkuar në shtëpi, takova një grua me fëmijën e saj, gjendja e atyre më kujtoi gruan dhe djalin tim. Gruaja dhe fëmija filluan t’i shikonin petët e bukëve. Mendova t’ua jepja bukën apo ta ruaja për familjen time. Por, më në fund, vendosa t’ua jepja, sepse, thashë me vete, ajo që ka Allahu prej shpërblimit, është më e mirë dhe se Ai nuk do të më humbë. Prandaj ua dhashë tërë bukën dhe nuk ndala asgjë për familjen time. Hyra në shtëpinë time, ashtu si dola, pa asgjë. Pas pak çastesh, trokiti dera. Dola dhe e hapa, kur ja një njeri më pyeti: A është kjo shtëpia e Ebu Nasrit? Thashë po! Ai më tha: Babai yt, para se
të vdiste, m’i pati dhënë këto para hua. Ja, merri këto të holla, janë tuajat. I mora ato të holla dhe fillova të bëja tregti,derisa pasuria m’u shtua, dhe u bëra shumë i pasur. Kështu fillova të jepja sadaka me nga 1000 dërhemë përnjëherë. Isha shumë i gëzuar për sadakanë që jepja. Një natë ëndërrova sikur isha në Ditën e Gjykimit, dhe dëgjoja tek po thërriste dikush: Ku është filani i biri i filanit? Peshoni të mirat dhe të këqijat e tij. Ai vazhdoi kështu, derisa erdhi radha ime, dhe qëndroja para peshores. Meleku vendosi në peshore veprat e këqija, të cilat peshuan shumë. Pastaj i vendosi veprat e mira, të cilat nuk peshuan aspak, ato dukeshin si fije pambuku krahas të këqijave që ishin të mëdha sa një kodër. Meleku më pyeti: Ku është pasuria e madhe që ke dhënë sadaka? Kur ja, ajo sadaka ishte e përzier me epsh, mburrje dhe mendjemadhësi. E dëgjova melekun duke thënë:A i ka mbetur diçka tjetër prej veprave. Thanë – po, po, ka mbetur diçka. Shikova se çfarë është ajo gjë që kishte mbetur, dhe e pashë petën e bukës ! Ajo u vendos në anën e veprave të mira dhe e rëndoi peshoren, por ende ana e veprave të këqija peshonte më shumë. Meleku prapë pyeti: A ka ende diçka? Thanë po! Kur ja ishte buzëqeshja e fëmijës që, kur u vendos në peshojë, u barazuan anët e saj. Meleku pyeti prapë:A ka edhe diçka? Kishin mbetur edhe lotët e gruas, të cilët, kur u vendosën në anën e veprave të mira ,ishin sikur ujë deti, saqë të mirat peshuan më shumë se të këqijat. Në atë moment dëgjova melekun duke thënë: Shpëtoi, shpëtoi”! U zgjova nga gjumi dhe thashë: Subhanallah, I Lartësuar qoftë Falënderuesi Mirënjohësi, i Cili dy petët e vogla i bëri të mëdha.
Lidhshmëria e emrave të tjerë të Zotit xh.sh. me Emrin “Mirënjohës”
Emrat El Hamid, i Falënderuari, El Alim, i Gjithëdijshmi, dhe El Gafuur, Falë si, kanë lidhje të ngushtë kuptimore me emrin “Shekuur”, “Mirënjohës”.
1) Nocionet “Hamd” dhe “Shukër”, që kanë kuptimin “Falënderim”, krijojnë lidhshmëri në mes teje dhe Krijuesit në dy aspekte reciproke. Nocioni “Hamd”, që do të thotë “falë nderim” ka të bëjë me falënderimin e robit ndaj Krijuesit. Kurse nocioni “Shukr”, ka të njëjtin kuptim, por ky është falënderim i Allahut xh.sh. ndaj teje (robit). Ndaj, meqenëse Ai është Falënderues, Mirënjohës dhe Shpërblyes, ne e falënderojmë dhe E madhërojmë Atë. Zoti xh.sh. u thotë banorëve të Xhenetit:
“...e te Ne ka edhe më shumë (shpërblim) (Kaf, 35). Dhe në ajetin tjetër: “..Dhe thanë: Falënderimi i takon Allahut, i Cili e largoi pikëllimin prej nesh. Vërtet Zoti ynë është Falës dhe Mirënjohës.” (Fatir, 34.)
2) Shumë herë përsëritet emri Gafuur Falës, së bashku me emrin Shekur Mirënjohës. Ky është një njoftim për ty, që, përveç të mirave, mund të bësh edhe vepra të këqija. Ndaj Allahu xh. sh., nëpërmjet këtyre emrave të jep kurajë dhe të qetëson duke t’i falur të këqijat dhe duke të falënderuar për veprat e mira.
3) Emri i tretë është El Aliim i Gjithëdijshmi. Lexo ajetin kuranor: “Vërtet Allahu është Mirënjohës dhe i Gjithëdijshëm” (En Nissa 147).
A thua cila është arsyeja që ndërlidh këta dy emra. Ndodh që ti i bën mirë dikujt,dhe ai nuk e di, ndërsa Allahu xh.sh. është Mirënjohës dhe i Gjithëdijshëm.
Po marrim një shembull: Fëmija e sheh babin e tij që fle pa u mbuluar, e mbulon dhe të nesërmen nuk i tregon se e kishte mbuluar, në mënyrë që të mos krenohet para tij. Vërtet Babai i tij nuk e di,por Allahu xh.sh. e di çfarë veproi djaloshi dhe kurrë nuk do t’ia humbë atë vepër të mirë.
Mirënjohësi dhe Xheneti
Imagjino se çfarë ka përgatitur Falënderuesi si shpërblim për atë që veprove në këtë botë. Xheneti është dëshmia më e madhe për të njohur më mirë Mirënjohësin Ebu Bekri r.a., me të dëgjuar versetin kuranor: “Vërtet Allahu i ka blerë prej besimtarëve shpirtrat dhe pasurinë e tyre dhe si kompensim u ka mundësuar hyrjen në xhenet”... (Et Tewbe, 111), filloi të qante dhe tha:Ai na jep shpirtrat(hua), dhe ne ia kthejmë; Ai prapë na falënderon për ta dhe na shpërblen me xhenet. Kur di het mirëfilli se shpirti është pronë e Zotit xh.sh. Ai na falënderon me xhenet, kur ne ia kthejmë shpirtin. Ka mundur të ndodhë që t’ia kthejmë shpirtin dhe të mos na shpërblejë me asgjë. A nuk u kënaqëm mjaft 50 vjet me të. Do të thotë shpresa e të hyrit në Xhenet ka të bëjë pikërisht me faktin se Allahu është Falënderues dhe Mirënjohës.
Si duket Xheneti
Imagjino llahtarinë e Ditës së Gjykimit, duke qenë ti para Allahut xh.sh., e Ai të thërret: O filan! Unë jam i kënaqur me ty, të falënderova dhe të shpërbleva për atë që veprove. Tani shko dhe hyr në xhenetin Tim. Imagjinoje veten në këto momente para derës së Xhenetit.
Thotë Muhamedi a.s.: ”Gjerësia e derës së Xhenetit është sa prej Mekës deri në Sham (Siri), dhe megjithëkëtë do të ketë grumbull të madh njerëzish para saj”. Kjo ndodh, sepse Ai i falënderoi shumë njerëz duke ua falur mëkatet. Imagjinoje veten tënde brenda në Xhenet. A thua kë ke me vete. “E ata që ishin të devotshëm ndaj
Zotit të tyre, sillen në grupe te xheneti” (Ezumer, 73). Aty mund të shohësh kë të duash. Imagjinoje momentin kur do të qëndrojmë para derës së Xhenetit duke pritur që ajo të hapet, dhe e përsërisim ajetin kuranor: “E ata thonë: Falënderuar qoftë Allahu që largoi prej nesh brengat, vërtet Zoti ynë është që fal shumë dhe është bamirës” (Fatir, 34) Imagjino çastin e ndërmjetësimit shefatin, duke e lutur Ibrahimin a.s. të ndërmjetësojë për ty, e ai të thotë: Nuk jam unë për këtë. Gjithashtu kjo skenë përsëritet me të gjithë Pejgamberët e tjerë. Në ato momente vjen Muhamedi a.s. dhe thotë:Unë jam për të,Unë jam për të. Do të jem i pari që lëviz dorëzën e derës. Roja e Xhenetit, kur të dëgjojë zërin e tij, thotë: Kush po troket në derë? Ai thotë: Muhamedi, i biri i Abdullahut! Roja, me të dëgjuar këtë prezantim, thotë: “Allahu më ka ndaluar t’i hap derën dikujt tjetër përveç teje, o i Dërguar i Allahut.”
Thotë Pejgamberi a.s.: Vërtet kjo botë nuk peshon tek Zoti as sa krahu i mushkonjës. Ndaj, puno për Xhenet dhe harroje këtë botë (mos puno vetëm për këtë botë). Imagjinoje vetën brenda në Xhenet, i shoqëruar dorë për dore me shokët e tu. Me siguri do të qash nga gëzimi. A e meriton këtë nder apo jo? A je në mesin e atyre që janë me Pejgamberin a.s.? Dëgjo! Pa dyshim që ekzistojnë gjëra të cilat ta bëjnë të mundur që të jesh pranë tij, sepse Muhamedi a.s. në disa thënie të tij thotë: “Unë dhe mbikëqyrësi i jetimit jemi sikur këta të dy (i bashkoi gishtin tregues dhe të mesmin) në Xhenet.”
Hadithi tjetër. “A dëshironi të dini se cilët janë banorët e shkallës më të ulët të Xhenetit? Pastaj tha: Kategoria më e ulët në Xhenet është kur personi ecën në pronën e tij 1000 vjet këmbë pa arritur në fundin e saj. Ata (ashabët) thanë: Kjo qenka shkalla më e ulët, pra na trego se cila është shkalla më e lartë e banorëve të Xhenetit? Muhamedi a.s. u përgjigj: Në shkallën më të lartë është ai person që e shikon Allahun mëngjes e mbrëmje.”
Vallë, a e meriton ti këtë pozitë? Duke e përshkruar pamjen e Xhenetit, Muhamedi a.s. thotë: “(Xheneti është) tullë prej ari dhe tullë prej argjendi, llaçi i tij është myshk, dyshemeja e tij diamant, kurse kulmi i tij është Arshi i Zotit.” Allahu xh.sh. të thërret, duke qenë ti brenda në Xhenet, dhe të thotë: O banorë të Xhenetit ! Unë kam për t’ju dhënë katër gjëra: Ju do të jeni të shëndoshë dhe nuk do të sëmureni kurrë, do të jeni të rinj dhe nuk do të plakeni më, do të begatoheni dhe nuk do të dëshpëroheni më, dhe do të jetoni në të, e nuk do të vdisni kurrë”.
Ndaj, çfarë duhet të punosh që ta jetësosh emrin e Zotit Falënderuesi
1). Jep sadaka.
Thotë Muhamedi a.s., “Kush largon prej besimtarit një brengë prej brengave apo telasheve të kësaj bote, Allahu do t’ia largojë atij brengat e Ditës së Gjykimit, dhe kush i lehtëson dikujt vështirësitë, Allahu do t’ia lehtësojë atij punët në këtë botë e në botën tjetër, dhe kush i mbulon një të ke qe myslimanit, Allahu ia mbulon atij të këqijat në këtë botë dhe në botën tjetër. Ndaj Allahu e ndihmon robin, përderisa ai e ndihmon vëllanë e tij”.
Ti frikësohesh në Ditën e Gjykimit prej veprave të tua të shëmtuara, kur ja ato nuk ekzistojnë. Për Zotin kënaqësia e dhënies është më e mirë sesa ajo e marrjes.
2) Adhurimi pandërprerë.
Kjo gjë manifestohet duke falënderuar dhe kujtuar Allahun xh.sh., duke bërë namaz, tespihe, duke lexuar Kuran vazhdimisht, duke falur namazin e teravive dhe duke u lutur shumë, sepse Allahu do të falënderojë për këtë.
3) Të jesh i sinqertë ndaj Falënderuesit.
Ai pa dyshim që do të të paguajë më shumë. A thua vallë, ekziston dikush që paguan më shumë se Allahu? Kujdes, mos i shit Zotit e pastaj t’ua shesësh të tjerëve. Mos e shoqëro Allahun me as kënd. Ki kujdes, ndonjëherë mund të të vonohet shpërblimi, por Allahu në këtë mënyrë sprovon sinqeritetin tënd. Nëse rastësisht vonohet shpërblimi për pak kohë, atëherë mos vrapo pas shpërblimit të pronarëve të posteve (Njerëzve në pushtet). Pra, bëhu i sinqertë. Imagjinoni sikur shoqëria jonë të ketë njohuri rreth Emrit të Zotit Mirënjohës. Sikur ky emër i bukur të mësohet në shkollat tona. Sikur fëmijët tanë t’i mësonim se dhënia shpërblehet shumëfish prej Allahut. Sikur të ndodhte një gjë e tillë, pa dyshim që kjo do të ndikonte në zhvillimin dhe përparimin e jashtëzakonshëm të shoqërisë sonë. Sikur mjetet e informimit, qofshin ato elektronike apo të shkruara, të transmetonin programe rreth kuptimit të këtij emri, sigurisht që shoqëria do të përparonte dhe do të zhvillohej dukshëm.
Prof. Amr Halid
Përktheu: Adnan Bërbatovci