Plogështia është ndjenja e njeriut ku vije në konsideratë mungesa e vetëbesimit për ta arritur një qëllim jetësor, apo edhe me arritjen e tij mospërdorimin e tij.

Plogështia është dy llojesh:
a) Në karrierë dhe
b) Në dashuri.

-Plogështia në karrierë:

Njerëzit ndahen në dy kategori: Tek e para, hyjnë ata që i kushtojnë interes dhe vëmendje thelbit dhe esencës, kurse tek e dyta ata që i kushtojnë vëmendje aparencës. Të parët i kushtojnë vëmendje fuqisë së brendshme, kurse të dytë fuqisë së jashtme. Njëra kategori, interesohet dhe i kushton vëmendje ndryshimit të personalitetit, karakterit dhe botës së brendshme, ndryshim i cili ka gjurmë më të thella dhe jetëgjate. Sakaq, kategoria tjetër fokusohet tek ndryshimi i të jashtmes së personalitetit të tij. Dikush i vë në funksion dhe efiçensë të gjithë energjitë e tij të brendshme, vullnetin, vendosmërinë, besimin në vetvete etj... për të manifestuar aftësitë dhe ambiciet. Kurse dikush tjetër vë në funksion dhe përdor elegancën, përzgjedhjen e fjalëve dhe pamjen e jashtme për të bërë karrierë dhe për sukses në jetë.

Po ty, çfarë të lipset, thelbi apo aparenca? E brendshmja apo e jashtmja?

Sigurisht që ty dhe neve na lipsen të dyja së bashku, por thelbi qëndron para aparencës, e brendshmja para të jashtmes. Neve na lipsen të dyja për të filluar dhe zhvilluar jetën.
Allahu thotë në Kur'anin famëlartë: “E njeriu, kur e sprovon Zoti i tij, e nderon dhe e begaton, ai thotë: "Zoti im më ka nderuar! Por, kur për ta sprovuar ia pakëson furnizimin (e varfëron), ai thotë: "Zoti im më ka nënçmuar!" (Fexhr, 15-16)

-Plogështia në dashuri:

Dështimi ne dashuri natyrisht qe le gjurme tek individi i cili e përjeton me tepër këtë fakt. Emocionalisht ndihet i thyer e i rraskapitur. Pesimizmi depresiv ne ato çaste të vështira të jetës e zhyt gjendjen shpirtërore në errësirë të plotë. Janë pikërisht këto periudha të jetës (dështimet) nw tw cilat njerwzit nw njw gjendje jo tw kthjellwt arrin tw thurin me veten dhjetëra mendime vrastare... Jeta pwr mua nuk ka mw kuptim ?! Etj, etj. Njerwzit duhet tw kuptojnw se jeta nuk wshtw njw fabrikw qw mund tw prodhoj vetwm ditw tw bukura dhe tw gwzueshme. Dhimbja, dwshtimi janw pjesw pwrbwrwse tw jetws tonw. Duke kuptuar dhe vlerwsuar kwto eksperienca nw mund tw dimw tw ndwrtojmw tw neswrmen njw marrwdhwnie tw fortw, atw tw duhurwn. Ai qe kurrë nuk e ka njohur dhimbjen dhe vuajtjen, kurrë nuk do te mund te mësoj se çfarë është gëzimi dhe lumturia.
Konsiderimi haram i femrës së lejuar apo gruas në martesë në Islam quhet dhihar, njashtu vlen edhe për nxënësit e shkollave të cilët i konsiderojnë "motra" shoqet e klasës por Islami e ndalon rreptësisht këtë.
Dhihari është kur burri i thotë gruas së vet: ti je për mua sikur shpina e nënës sime, ose i thotë ti je haram (e ndaluar) për mua sikur motra ime dhe fjalë tjera të ndryshme që u përngjajnë këtyre. Këto janë shprehje të shëmtuara që i ka ndaluar sheriati, sepse përmbajnë padrejtësi ndaj gruas.

Allahu thotë në Kur'anin famëlartë: "Ata prej jush që bëjnë "Dhihar" (epërsia ime ndaj teje është haram si epërsia ndaj nënës sime) ndaj grave të veta, në të vërtetë ato nuk janë nënat e tyre, nënat e tyre janë vetëm ato që i kanë lindur ata, ndërsa ata janë duke thënë fjalë të irituara dhe gënjeshtra, por All-llahu është që lë shumë pa marrë në përgjegjësi dhe shumë falë." (Muxhadele )

Sheriati ka caktuar kefaret (kushte) për këtë mëkat që i përngjan kefaretit (kushteve) të atij që mbyt gabimisht dhe kefaretit (kushteve) të atij që ka pas kontakt me gruan e tij gjatë ditës në muajin Ramazan. Nuk i lejohet atij që ka bërë dhihar t'i afrohet gruas së tij derisa të bën kefartin (kushtet).

Allahu thotë në Kur'anin famëlartë: “Ata që krahasojnë (me nëna) dhe largohen nga gratë e veta, e pastaj zmbrapsen nga ajo që kanë thënë, janë të obliguar që para se të kontaktojnë ndërmjet vete ta lirojnë një rob. Kjo është dispozitë me të cilën porositeni, e All-llahu është i njohur hollësisht me atë që ju punoni. E kush nuk gjen (rob për lirim), atëherë le të agjërojë dy muaj rresht para se të kontaktojnë, e kush nuk mundet, atëherë le t'i ushqejë gjashtëdhjetë të varfër. Kjo (dispozitë ju shërben) për të vërtetuar ju se besoni All-llahun dhe të dërguarin e Tij (e jo zakonet injorante). Këto, pra janë përcaktimet e All-llahut. Ndërkaq, mohuesit kanë dënim të rëndë. (Muxhadele, 3-4)
"All-llahu nuk krijoi dy zemra në gjoksin e asnjë njeriu e as nuk ua bëri gratë tuaja, prej të cilave largoheni me dhihar nëna tuaja, (duke e krahasuar shpinën e gruas me atë të nënës), e as nuk ua bëri djem tuaj të adoptuarit tuaj (fëmijët e tjetërkujt që i adoptoni si të juaj). Këto janë vetëm thënie tuaja që i shqiptoni me gojët tuaja, e All-llahu e thotë atë që është realitet, dhe Ai udhëzon në rrugën e drejtë." (Ahzab; 4)

Allahu e di më së miri!

Allahu na ruajt prej plogështisë.
AMIN !


Artikulli i kaluar
Tradhtia
Artikulli radhës
Inati (nervoza)