Inati është dëshira e flakët që të largohen begatitë apo të mirat nga ai i cili i meriton ato.

Pejgamberi alejhi selam, ka thënë: "Mos i bëni zili njëri-tjetrit..." (Transmeton Buhariu)
"Nuk është i forti në mundje, porse i fortë është ai i cili e përmban veten ndaj inatit." (Transmeton Ebu Hurejre)
Ebu Hurejre (radi All-llahu anhu ka transmetuar se një burrë i tha Pejgamberit alejhi selam, më këshillo. Pejgamberi i tha: "Mos u inatos. Ai e përsëriti këtë disa herë, dhe përsëri Pejgamberi i tha: "Mos u inatos". (Transmeton Buhariu)

Thënia e Pejgamberit: Nuk është i forti në mundje; nuk është i fortë ai i cili fiton në mundje me të tjerët si shkak i forcës së tij. Ai e përsëriti këtë disa herë. Ai përsëriti kërkesën disa herë duke kërkuar diçka e cila ishte më e dobishme dhe më gjithëpërfshirëse, ndërsa Pejgamberi i ktheu të njëjtën përgjigje.
Ahmedi dhe Ibnu Hibani kanë përmendur në versionet e tyre; se ai person tha: "Meditova rreth asaj që më tha dhe pash se inati e përmblidhte të gjithë të keqen."
"Shprehja: Mos u inatos, ka për qëllim: Largohu nga të gjitha shkaqet të cilat i provokon inati." (Omer ibn Hattabi radi All-llahu anhu)
"Në këtë hadith ka shenjë se lufta ndaj vetes është më e vështirë se lufta ndaj të tjerëve, sepse Pejgamberi alejhi selam, e konsideroi atë i cili e përmban veten ndaj inatit si njeriun më të fortë dhe mbase njeriu i cili e pyeti, vuante nga një cilësi e tillë. Pejgamberi alejhi selam, i jepte çdo kujt atë që ai kishte nevojë, ndaj dhe Pejgamberi u mjaftua vetëm me këtë porosi; me largimin nga inati, sepse inati ka dëme të shumta. Ai i cili i njeh dëmet e inatit do ti kuptojë, dhe mirësitë e këtyre fjalëve të urta të Pejgamberit alejhi selam: "Mos u inatos." (Ibën Batal )

Pejgamberi alejhi selam, pasi konstatoi sëmundjen, përshkroi dhe ilaçin e saj.
Pejgamberi alejhi selam, ka thënë: "Nëse ndonjëri prej jush inatoset, le të ulet dhe nëse ende nuk i ka zbritur inati le të shtrihet." (Transmeton Ahmedi)

Kush janë ndikimet e inatit tek njeriu? Përse Pejgamberi alejhi selam, ka përcaktuar një ilaç të tillë? Çfarë ndikimi ka ulja dhe shtrirja ndaj inatit? Për ti dhënë përgjigje këtyre tre pyetjeve, patjetër duhet që më parë të qëndrojmë për të parë gjëndrat e veshkave, të cilat janë mbi këto të fundit. Këto gjëndra kanë funksion e ndarjes së hormoneve adrenalinën dhe modrinalin.

Nëse ti ke ç'rregullime në rrahjet e zemrës, atëherë mos u nevrikos, sepse hormoni adrenalin ushtron ndikim mbi zemrën, kështu që zemra i shpeshton rrahjet dhe ndoshta sistemi i rrahjeve të zemrës mund të ç'rregullohet e të dali nga mënyra normale e saj, ndaj për këtë shkak sheh se si emocionet dhe inati, shkaktojnë çrregullim të rrahjeve të zemrës, prandaj ndodh shpesh që të shohim njerëz të cilët kanë dridhje të zemrës kur emocionohen apo inatosen. Nëse vuan nga tensioni i lartë në gjak mos u inatos; sepse inati e ngre masën e këtyre hormoneve në gjak, kështu që rritet tensioni në gjak. Pejgamberi alejhi selam, përsërit tre herë: "Mos u inatos". Ndaj dhe mjekët i këshillojnë ata të cilët vuajnë nga tensioni i lartë në gjak që të evitojnë emocionet dhe inatin.

Nëse vuan nga sëmundje në arteriet e zemrës mos u inatos, sepse një gjë e tillë shton tkurrjen e zemrës dhe rrahjet e saj, dhe gjë gjendje e tillë mund të shkaktojë dhe kriza në zemër.

Nëse vuan nga diabeti, atëherë mos u inatos, sepse hormoni adrenalin shton sheqerin në gjak, dhe është vërtetuar shkencërisht se këto hormone, pakësohen nëse shtrihesh; ashtu sikur ka thënë Pejgamberi alejhi selam: "Nëse ndonjëri prej jush inatoset, le të ulet dhe nëse ende nuk i ka zbritur inati le të shtrihet." (Transmeton Ahmedi)

Hidhërimi i ka edhe anët e veta pozitive, siç janë:

• ruajtja e atdheut,
• e fesë,
• e moralit,
• e qenies njerëzore etj..

Sikur të mos ishte kjo dukuri të cilën Allahu e rrënjosi në qenien njerëzore, atëherë besimtari nuk do të revoltohej atëherë kur cenohen kufijtë e ligjeve të Allahut e as atëherë kur armiku e okupon atdheun e tij.

Hidhërimi i shprehur për interesat e Islamit, për interesat e moralit dhe të popullit, është hidhërim i lavdëruar dhe patriotizëm. Kurse në Islam hidhërim i nënçmuar konsiderohet ai hidhërim që shprehet për interesa personale dhe egoiste.

Gjatë hidhërimit për interesa egoiste reflektohet përçarja humbja e vëllazërisë njerëzore dhe dashuria e sinqertë. Mu për këtë Kur'ani i kushtoi kujdes këtij hidhërimi dhe urdhëroi për gëlltitjen e tij.
Allahu thotë në Kur'anin famëlartë: "Të cilët japin kur janë shlirë edhe kur janë në vështirësi dhe që e frenojnë mllefin, që ua falin (të keqen) njerëzve, e All-llahu i do bamirësit." (Ali Imran; 134)

Dukuria e hidhërimit të nënçmuar ka pasoja të liga për personalitetin, logjikën dhe stabilitetin e njeriut. Ajo sjell pasoja tragjike në unitetin e shoqërisë. Për këtë shkak, prindërit duhet ta kuptojnë këtë anomali qysh në moshën e hershme të fëmijës.

Metoda më efikase për luftimin e hidhërimit është evitimi i motivit që shpie në hidhërim, me qëllim që hidhërimi te fëmija të mos shndërrohet në shprehje dhe në veti të rëndomtë. Ta zëmë, nëse shkaku i hidhërimit është sëmurja, atëherë duhet kërkuar intervenimin e mjekut për largimin e kësaj sëmurje.

Për ta qetësuar të hidhëruarin duhen kaluar këto etapa:

a) Ndërrimi i pozitës kur shprehet hidhërimi.
Pejgamberi alejhi selam, ka thënë: "Nëse ndokush nga ju hidhërohet dhe qëndron në këmbë, le të ulet. Nëse i kalon hidhërimi, mirë, e nëse jo, atëherë le të shtrihet." (Transmeton Ahmedi)

b) Marrja e abdestit në gjendjen e hidhërimit.
Pejgamberi alejhi selam, ka thënë: "Hidhërimi është nga djalli, djalli është krijuar nga zjarri, kurse zjarri fiket me ujë, pra nëse dikush nga ju hidhërohet, le të marrë abdes." (Transmeton Ahmedi)

c) Heshtja në momentin e hidhërimit.
Pejgamberi alejhi selam, ka thënë: "Nëse dikush nga ju hidhërohet lë të heshtë." (Transmeton Ahmedi)

d) Kërkimi i ndihmës nga Allahu që ta largojë djallin e mallkuar.
Transmetohet nga Buhariu dhe Muslimi, se dy njerëz janë sharë mes vete pranë Pejgamberit alejhi selam. Njëri prej tyre e shante tjetrin dhe nga hidhërimi iu kishte skuqur fytyra, ndërsa Pejgamberi alejhi selam, tha: "Unë e di se nëse thotë: Eudhubilahimineshejanirraxhim, (kërkoj ndihmë nga Allahu që të më largojë nga djalli i mallkuar) do të largohet prej tij ajo që e ndjenë (hidhërimi)."

Allahu e di më së miri!

Allahu na ruajt prej inatit.
AMIN !


Artikulli i kaluar
Plogështia
Artikulli radhës
Rrahja (agresiviteti)