Rrahja (agresiviteti)

Rrahja është goditja e dy personave ndaj njëri-tjetrit me inat duke dashur ta lëndoj. Agresiviteti është ndjenja e sjelljes së ashpër ndaj njerëzve që posedojmë inat apo kemi nervozë momentale ku si pasojë mund të vinë sharjet (ofendimet) apo rrahjet.

Pejgamberi alejhi selam, ka thënë: "Musliman (i mirëfilltë) është ai nga gjuha dhe dora e të cilit janë të qetë muslimanët." (Transmeton Buhariu)

- Rrahja në Islam

Rrahja dhe goditja në fytyrë dhe në kokë në kohën e injorancës ishte një praktikë e përhapur dhe konsiderohej një çështje e zakonshme, kur njeriu ndëshkonte shërbëtorin apo skllavin duke e goditur në kokën e tij. Mirëpo, Pejgamberi ynë mëshirues ndaloi një praktikë të tillë për shkak të dëmeve.
Pejgamberi alejhi selam, ka thënë: "Kur dikush prej jush të godet le t'i ikë fytyrës." (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
Kini kujdes nga goditja e fëmijëve tuaj në fytyrë. Shkencëtarët kanë vërtetuar se goditja në fytyrë paraqet rreziqe të mëdha. Ndoshta mund të habitemi kur mësojmë se Pejgamberi ynë e ka ndaluar fuqishëm këtë gjë...
Një studim i ri pohon se hulumtuesit amerikanë deklarojnë se goditja e përsëritur në kokë dhe në fytyrë mund të shkaktojë sëmundje neurologjike si sëmundja e Alzheimerit, që ia humb trurit funksionin. Prandaj, mos gaboni me i goditur te dashurit e juaj ne fytyre, as gratë apo fëmijët tuaj. Kjo gjë është rreptësisht e ndaluar në Islam.

- Goditja e fytyrës dhe damkosja

Shumë nga prindërit dhe mësuesit ia mësyjnë fytyrës kur ata duan t'i dënojnë fëmijët e tyre, i godasin në fytyrë me shuplakë. Disa kështu veprojnë me shërbëtorët e tyre. Kjo është nënçmim i fytyrës të cilën Allahu e ka bërë shenjë nderi të njeriut, e megjithëkëtë mund të shkaktojë edhe humbjen e disa shqisave të rëndësishme që janë në fytyrë. Pastaj mund të pasojë pendimi dhe mund të kërkohet të bëhet kisas.
Sa i përket damkosjes së kafshëve në fytyrë, si shenjë e dalluar për ta njohur pronari përkatës kafshën e vet apo në rast të humbjes t'ia kthejë pronarit të saj. Kjo është e ndaluar, sepse në të ka shëmtim dhe ndëshkim. Nëse arsyetohen disa njerëz se kjo është zakon i fisit të tyre dhe shenjë dalluese, atëherë shenjërimin mund ta bën në vend tjetër, e jo në fytyrë.

- Agresiviteti

Sjelljet agresive kanë ekzistuar si motive primitive irracionale, jo vetëm tek qeniet anomale, por fatkeqësisht edhe tek ato njerëzore.
Agresiviteti rrënjët mund t’i ketë edhe në mjedisin social dhe në interaksionet e marrëdhënieve të individit me mesin shoqëror, për arsye se individi jo vetëm është produkti i marrëdhënieve të mjedisit familjar, po edhe të grupit shoqëror në të cilin jeton dhe bashkëvepron. Ai shpesh, për t’u shquar nga të tjerët me çdo kusht, zgjedh formën e sjelljes agresive, në mënyrë që sjelljet e veta t’u imponojë me forcë të tjerëve; kjo zhvillohet në formë të një presioni agresiv verbal ose fizik. Ata që nuk pranojnë një presion të tillë, natyrisht duke kundërshtuar dhe reaguar me agresivitet, hyjnë në konflikt.

-Simptomat e agresivitetit:

1. Gjuajtja e gjësendeve nga dritaret,
2. Vjedhja,
3. Goditja,
4. Telashet dhe futja e grindjes mes dy vetave,
5. Mashtrimi i ndonjërit duke e gënjyer për veprimin që nuk e ka bërë në shenjë hakmarrjeje,
6. Shqyerja e rrobave dhe grisja e librave,
7. Shkulja e flokëve të personit me të cilin është në konflikt,
8. Shkrimi në muret e shtëpisë dhe të shkollës,
9. Prishja e lodrave dhe aparateve të ndryshme,
10. Thyerja e gjësendeve me vlerë, si dhe simptoma tjera që japin të kuptojnë agresivitetin e fëmijëve për ndonjë apo më shumë shkaqe që i kemi përmendur më herët.

-Shkaqet e agresivitetit:

• Zhvillimi fizik dhe aktiviteti i tepërt përskaj një jete monotone të bezdisshme, pa ndonjë aktivitet të theksuar në të cilin mund të shteret energjia e tepërt.
• Çrregullimi i gjëndrës tiroide, e cila prodhon për së tepërmi hormone dhe ndikon që fëmija të jetë i shqetësuar, çdo herë në lëvizje, duke mos arritur të qëndrojë në një vend dhe doemos të gjejë diçka me të cilën duart e tij do të luajnë.
• Çrregullimi apo sëmundjet psikike apo ndjenja e mangësisë. Në këso raste fëmija i rikthehet hakmarrjes apo prishjes së gjithçkaje që i vjen në dorë, edhe atë në mënyrë të pakontrolluar, me ç’rast do të ndjejë satisfaksion dhe dalldisje për shkak se është hakmarrë ndaj atyre që i ka përreth.
• Ndjenja e fajit apo e mossuksesit në shkollim, sidomos nëse ndonjëri tallet me të; kështu që ai mund t’i rikthehet e t’i grisë librat, apo t’i shqyejë teshat e shkollës, duke iu kërcënuar me rrahje apo vjedhje sidomos atij që është më i suksesshëm në shkollim.
• Ashpërsia e tepruar nga prindërit, e që mund të rezultojë me dëshirën për hakmarrje, veçanërisht nëse kjo ngjanë nga gruaja e babait apo nga burri i nënës, sidomos pas shkurorëzimit apo vdekjes së ndonjërit prej prindërve.
• Tentativa e djalit të madh të imponojë dominimin e vet ndaj vëllait të vogël dhe përvetësimi i gjësendeve që e shpie të voglin në agresion.
• Tentativa e të vëllait që të imponojë dominimin e vet ndaj motrës dhe përvetësimi i gjësendeve të saj. Disa prindër inkurajojnë për një veprim të tillë, kurse kjo e shpie vajzën në agresivitet
• Ndrydhja e fëmijëve dhe mosplotësimi i pasioneve të tyre, si dhe privimi i tyre nga përfitimi i eksperiencave dhe i provave të reja përmes lojës, çmontimit dhe montimit të lodrave e të tjera. Të gjitha këto shpijnë në agresivitet për të shfryrë ndrydhjen që u imponohet.
• Privimi nga simpatia prindërore dhe nga ngrohtësia emocionale. E tërë kjo shfaqet qartazi me nënën e cila është e angazhuar me punë fizike dhe babanë që tërë ditën është i zënë me punë, të cilët fëmijët e tyre ua besojnë dadove, edukatoreve apo shërbëtoreve, kështu që vjen deri te agresiviteti dhe rrëmuja.
• Dominimi dhe privimi i fëmijëve nga liria e tyre shpie që ata të shfryjnë agresivitetin e tyre ndaj të tjerëve që janë përreth.
Allahu thotë në Kur'anin famëlartë: “Pra, ka shpëtuar ai që e pastroi vetveten. E ka dështuar ai që e poshtëroi vetveten.” (Shems, 9-10)
Muslimani e ka të ndaluar rrahjen rreptësisht dhe poashtu të mos shfryhemi tek të tjerët kur ne nervozohemi andaj edhe këtë shfryrje të nervozes tek të tjerët e ka cilësuar Pejgamberi shenjë të dyfytyrësisë (munafikllëkut).
Pejgamberi alejhi selam, ka thënë: "Personi, te i cili gjenden këto katër cilësi, është hipokrit i mirëfilltë: ....kur grindet tërbohet." (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)

Allahu e di më së miri!

Allahu na ruajt prej rrahjes.
AMIN !


Artikulli i kaluar
Inati (nervoza)
Artikulli radhës
Koprracia