Koprraci është ai që kursen tej masës edhe për sendet e domosdoshme për jetesë; ai që ka para dhe nuk ndihmon tjetrin kur ky ka nevojë, njeri dorështrënguar.
Allahu thotë në Kur'anin famëlartë: "Ata që vetë janë koprracë dhe urdhërojnë njerëzit për koprraci, dhe e fshehin atë që ju ka dhënë All-llahu nga mirësitë e veta. Ne kemi përgatitur dënim të turpshëm për jobesimtarët..." (Nisa; 37)
Pejgamberi alejhi selam, ka thënë: "Shpenzoni dhe mos llogaritni që të mos llogarisë as Allahu, dhe mos grumbulloni që Allahu të mos ndalojë (rriskun) nga ju! Shpenzoni, pra, sa keni mundësi!" (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
Koprrac është ai që grumbullon pasuri në kushte fatkeqe e të mjerueshme. Ai është person dorështrënguar e kurnac që çon një jetë të mjerueshme me qëllim për të ruajtur e për të grumbulluar paratë. Ai është një grumbullues pasurie i babëzitur. Tepër kursimtar, dorështrënguar, neqez e zemërngushtë janë vetëm disa emrat e tij të tjerë.
Allahu thotë në Kur'anin famëlartë: "Ata, të cilët bëjnë koprraci me atë që nga të mirat e veta u dha All-llahu, të mos mendojnë kurrsesi se ajo është në dobi të tyre. Jo, ajo është në dëm të tyre. Ajo e mirë me çka bënë koprraci, në Ditën e Kiametit do t'u mbështillet në qafën e tyre. All-llahut i mbesin trashëgim qiejt dhe toka, All-llahu është i njohur mirë më atë që veproni." (Ali Imran; 180)
Pejgamberi alejhi selam, ka thënë: "O bir i Ademit, ajo që shpenzon është mirë për ty, kurse ajo që rezervon/grumbullon është keq për ty, dhe se nuk duhet të përflitesh për koprraci. Nis nga ata që i ke në familje!" (Transmeton Muslimi)
Infaku ose nafka, sipas Ligjit islam, nënkupton shpenzimet për gjërat e domosdoshme të jetës, si: ushqimi, veshmbathja e strehimi për një njeri dhe për familjen e tij. Nëse harxhimi është më i madh se sa kërkon maturia, ajo është ekstravagancë ose shkapërderdhje; e nëse (harxhimi) është më i vogël se sa kërkohet, atëherë kemi të bëjmë me koprraci ose dorështrëngim.
Allahu thotë në Kur'anin famëlartë: “O ju që besuat, vërtet një shumicë e parisë fetare e jehudive dhe e të krishterëve, në mënyrë të paligjshme e hanë pasurinë e njerëzve dhe pengojnë të tjerët nga rruga e All-llahut. Ata të cilët e ruajnë arin e argjendin e nuk e japin për rrugën e All-llahut, lajmëroi për një dënim të dhembshëm. Atë ditë kur ajo (pasuri e deponuar) fërgohet në prushin e xhehennemit, e me të (ashtu zharavë) lyhen ballët, anët dhe shpinat e tyre (do t'u thuhet): "Kjo është ajo që e depozituat për veten tuaj, pra shijoni atë që e depozitonit!" (Tewbe, 34-35)
Pejgamberi alejhi selam, ka thënë: "Shembulli i koprracit dhe bamirësit është sikur shembulli i dy njerëzve të cilët kanë helmeta hekuri e që duart i kanë të lidhura për gjoksi e deri në fyt. Kurdoherë që ky bamirësi jep lëmoshë, ajo helmetë çlirohet; ndërkaq, kurdoherë që koprraci ka ndër mend të japë lëmoshë, ajo shtrëngohet dhe overtakes çdo unazë në vendin e vet!" (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
Kështu, koprrac, në bazë të gjuhës së Ligjit islam, është ai që nuk shpenzon sa është në çdo kohë e nevojshme për të dhe familjen e tij, edhe përkundër faktit se Allahu i Madhëruar e ka begatuar me mjete financiare të mjaftueshme. Nuk ka ndonjë standard absolut të parashkruar prej Islamit sa u përket harxhimeve personale dhe të përditshme të shtëpisë. Shpenzimet e tilla varen nga kushtet e pasurisë së vet njeriut dhe, që këtu, ato do të ndryshonin nga njeriu në njeri.
Allahu thotë në Kur'anin famëlartë: "Dhe mos e bën dorën tënde të lidhur për qafe (mos u bë koprrac), e as mos e shtrij në tërësi, e të mbetesh i qortuar dhe duarthatë (nga shpenzimi i tepërt)." (Isra, 29)
Pejgamberi alejhi selam, ka thënë: "Zemërgjeri është afër Allahut, afër Xhenetit, afër njerëzve e larg nga Xhehenemi, ndërsa koprraci është larg Allahut, larg Xhenetit, larg njerëzve e afër Xhehenemit; dhe bamirësi analfabet është më i dashur te Allahu se koprraci i devotshëm!" (Transmeton Tirmidhiu)
Së këndejmi, koprrac do të ishte një njeri që shpenzon shumë më pak në raport me sa kërkohet, ndërsa ekstravagant do të ishte ai që shpenzon më shumë se sa kërkohet. Islami kërkon prej pjesëtarëve të tij që të shpenzojnë e t'u japin edhe atyre që kanë nevojë, kuptohet nëse janë në gjendje financiare të lehtë. Një koprrac nuk është i predispozuar në aspektin human ndaj të tjerëve. Koprraci është fare dorështrënguar edhe në dhënie ndihme për të varfrit dhe nevojtarët.
Pejgamberi alejhi selam, ka thënë: "Nuk ka ditë që robi zgjohet në mëngjes e të mos i vijnë dy engjëj. Njëri nga ta thotë: “O Allah, jepi sukses bamirësit!” Tjetri thotë: “O Allah, jepi shkatërrim (shkatërroje) koprracit!" (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
"Janë dy vese që nuk bashkohen te besimtari: koprracia dhe sjellja e keqe!" (Transmeton Tirmidhiu)
"Nuk do të hyjë në Xhenet as diplomati, as koprraci dhe as zemërguri (i pandjeshmi)!" (Transmeton Tirmidhiu)
Allahu e di më së miri!
Allahu na ruajt prej koprracisë.
AMIN !