Në fakt të lexosh libra të tillë si “Musnedi” i imamit të njohur Numan Ibën Thabiti apo Ebu Hanife vërtet është ndjenjë e veçantë. Shumë hadithe, ajete dhe dispozita të ndryshme në çështjen e fikhut dhe akaidologjisë.
El-Musned, Musnedi është përmbledhje hadithesh të rregulluara sipas emrave të transmetuesve,ashtu që në një kaptinë të përmenden hadithet e transmetuesit të caktuar.(1)
Ebu Hanife ose Imam Ebu Hanife ishte imami, fekihu, dijetar i Irakut, ai ka lindur në vitin 80 hixhri, gjatë kohës kur Sahabët më të rinj ishin ende gjallë. Ai ka parë gjithashtu Malik Ibn Enesin r.a., kur ky erdhi në Kufa. Ebu Hanife ishte i lindur në Kufa në 80/699, ku kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij. Kufa ishte një nga qytetet më të mëdha të Irakut në atë Kohë.(2)
Ebu Hanife ka shfrytëzuar shumë Kijasin dhe Istihsani(3). Themelet mbi të cilat e ka ndërtuar medh’hebin shkollëne tij juridike janë:
1.Kurani
2.Hadithi
3.Ixhmai
4.Kijasi(4)
5.Istihsani
Musnedi është shkruar nga nxënësit e Ebu Hanifes, atë që nga hadithet e transmeton Imam Ebu Hanife, është regjistruar në librin “EL-ATHAR”, që e transmeton nxënësi i tij Muhamed ibn Hasan Esh-Shejbani. Në librat tjerë të Muhamed Esh-Shejbanit dhe Ebu-Jusufit ka edhe hadithe tjera, këta dy të fundit siç e dimë janë nxënësit e zellshëm të Ebu Hanifes. Ebu Hanife Musnedin e radhit sipas mësuesve nga të cilët i transmeton këto hadithe, lexuesi vëren se disa hadithe përsëriten si shkak se Ebu-Hanife i transmeton nga mësues të ndryshëm, kjo është në fakt mjeshtëria e veçantë e transmetimit si shkak, sepse forcohet besueshmëria e këtyre haditheve, nëse ndonjëri është transmetues i dobët vërehet dobësia e transmetimit si shkak i marrjes së transmetimeve nga shumë mësues.
Libri ndahet në kapituj dhe nëntituj. Vlen të theksohet se ky libër përmban esencën apo bazat themeltare të Islamit, dhe do ishte mangësi e madhe nëse biblotekat tona nuk do ta posedonin këtë vepër shumë të pasur dhe me vlera të veçanta.
Libri fillon me jetën dhe veprat e Imam Ebu Hanifes si dhe pozita e Ebu Hanifes në shkencën e hadithit. Normalisht se ky libër fillon me një mjeshtri të rrallë e delikatesë duke filluar me temën rreth kryerjes së veprave të mira, për t’i ofruar lexuesit atë se veprat e mira janë shpëtuese dhe me to besimtari duhet të filloj në praktikë. Dituria pa vepra është si gota pa ujë ose si lulet pa aromën e mirë. Pastaj fillon me temat rreth mëshirës së Allahut si dhe mësuesit dhe pejgamberit tonë të fundit Muhamedit a.s sjelljes së mirë ahlakut me mirësi e dashuri.
Pastaj libri fillon me kaptinën e pastërtisë si abdesi, guduli-larja e plotë e trupit pra higjiena në tërësi-rregullat, pastaj me ezanin dhe ikametin. Hyn në hadithet rreth namazit dispozitat rreth faljes, vlera e xhamisë, mbi xhamitë. Rregullat rreth agjërimit, haxhillëkut kryesisht pra fikhu i ibadeteve adhurimeve. Ushqimet, veshja, pija, kushtet e imanit-besimit shpjegime. Vlera e diturisë si dhe shpjegime rreth tefsirit dhe të dhëna çka është xhihadi. Po ashtu në lidhje me gjyqësinë e betimin, probleme këto juridike që zakonisht ndodhin mes personave të ndryshëm në gjendje të ndryshme kryesisht fusha e usuli-fikhut. Si dhe tema të ndryshme mjaft koncize dhe të drejtpërdrejta në shumë çështje që i shërbejnë njerëzve në jetën e përditshme. Vlen të theksohet se musnedi i Ebu Hanifes ka disa tema të shkurta por mjaft bashkëkohore dhe imami, Zoti qoftë i kënaqur prej tij, është shumë i drejtpërdrejtë dhe konciz, p.sh., kur flet për divorcin nga i çmenduri që nuk pranohet sjell hadithin autentik dhe transmetuesit si Ebu Hanife nga Mensuri, ky nga Shabiu ky nga Xhabiri r.a., i cili thotë se i Dërguari a.s., ka thënë: ”Nga personi i çmendur nuk pranohet divorci e as shitblerja.”(5)
Në atë kohë Kufeja ishte qendra e fukahave të Irakut. Imam Ebu Hanifja, rahimehullah, lidhur me këtë thotë: Isha në minierat e shkencës dhe fikhut që u ula te ai i cili ishte i thirrur për të, e që u përqendrova te juristi më i madh nga juristët e Kufes, e ai ishte Hammad bin Ebi Sulejmani. Imam Ebu Hanifja shkencën e fikhut e mbaroi te ky dhe qëndroi deri në vdekje të tij, e cila vërtetohet se ka qëndruar tetëmbëdhjetë vite. Zuferi transmeton për lidhshmërinë e fortë të Ebu Hanifes me mësuesin e tij Hammadin me ç’rast ka thënë: Atë e shoqërova dhjetë vite, pastaj epshi më nxiti për kërkim udhëheqësi dhe dëshiroja që të largohem nga ai dhe të formojë një hallkë (klasë për mësimdhënie) në vete. Kështu, një ditë dola për në namazin e jacisë dhe unë me vendosmëri që të praktikoj atë që më kishte nxitur epshi, e kur hyra brenda në xhami dhe e pash atë nuk më kënaq shpirti që të largohem nga ai, arrita aty dhe u ula në hallkën e tij. Në atë natë erdhi lajmi se kishte vdekur një i afërmi i tij në Basra, e ai kishte lënë pasuri që nuk kishte tjetër përpos tij që do të trashëgoj atë dhe më urdhëroi që të ulem në vendin e tij. Kurse unë u ula në vendin e tij dhe u përgjigjesha pyetjeve të shtruara dhe ato i shënoja. Kur u kthye mësuesi Hammadi ia prezantova pyetjet të cilat përafërsisht ishin gjashtëdhjetë pyetje. Nga ato në dyzet çështje ishim unanim, ndërsa në njëzet tjera ishte në mospajtim me mua, kështu që në fund vendosa të mos largohem nga ai derisa të vdes dhe nuk u largova gjersa ai vdiq(6)
Nga libri Musnedi i imam Ebu Hanifes marrim shumë mësime do i skalisja disa prej tyre :
1. Libri ofron një pasqyrë të përgjithshme të islamit në tërësi
2. Libri ofron tema specifike për çështje që kanë vlerë dhe peshë të veçantë në shoqëri
3. Libri tregon metodën dhe mënyrën sesi duhet ndjekur në metodologjinë e grumbullimit të haditheve nga mësues të ndryshëm për temat përkatëse
4. Libri normalisht tregon me emra në transmetim edhe mësuesit e Ebu Hanifes të cilët ishin kolos-dijetarë të lapsit.
5. Në librin e Ebu Hanifes Musned vërehen temat e qarta si dhe të saktësuara jo me endje të shumtë të fjalëve por me koncizitet në pak fjali.
6. Kijasi normalisht si specialitet i këtij dijetari vërehet në trajtesat e këtij libri
7. Me leximin e këtij libri do kemi një paket apo platformë të përgjithshme të islamit në tërësi ne duart tona
8. Ky libër u shërben imamëve,juristëve,studiuesve, njerëzve të thjeshtë, por dhe çdo njeriu e muslimani në tërësi.
9. Bibloteka jonë do ishte e varfër pa këtë libër, përmbledhje me hadithe dhe dispozita që na shërbejnë në përditshmërinë tonë.
10. Zinxhiri i transmetuesve në këtë vepër Musned është një zinxhir i fortë i njerëzve të besueshëm për të cilët kanë dëshmuar shumë dijetarë në kohëra.
1. Dr.Fuad Sedic,”Musnedi i Imam Ebu Hanifes”,Sh.B-Asr,Tetovë 2012-1433-H,Fq-9
2. Biografi e Ebu Hanifes : http://sq.wikipedia.org/wiki/Ebu_Hanife
3. Nënkupton preferencën e juristit mbi një çështje të caktuar dhe në fund ky grup mbyllet me procesin e istislah, ose të mirës së përgjithshme.
4. Kijasi-Krahasimi i gjërave apo anologjia
5. Dr.Fuad Sedic,”Musnedi i Imam Ebu Hanifes”,Vepër e cituar,Fq-148
6. Ibn Asakir, Tarih Bagdad, 12/333.Shiko dhe: Biografia e Imam Ebu Hanifes-Shkruan: Shejh Esad Muhamed Seid Es-Sagarxhi-Perktheu Muin Sulejmani :http://www.zeriislam.com/artikulli.php?id=2167