Churchillit i pëlqente Islami – ka kërkuar të bëhej musliman!

Ish-kryeministri britanik Winston Churchill në rininë e tij është interesuar shumë për botën muslimane, deri në atë masë, sa që në një kohë ka menduar të konvertohet në Islam, shkruan Telegrafi londinez.

Interesimin e tij për Lindjen e dëshmon letra të cilën në gusht të vitit 1907 ia kishte dërguar. Gwendolyn Berti, e fejuara e vëllait të tij Gjonit.
"Mos u konvertuar në Islam", i lutet Lady Gwendolyn. Ajo kishte pohuar se në sjelljet e tij kishte vërejtur "prirje orientale".
Churchill erdhi në kontakt me kulturën muslimane në kohën kur si anëtar i regjimentit të kalorësisë Mbretërore u zbarkua në Sudan dhe në kufirin veri-lindore të Indisë.
Sipas Telegrafit londinez, me sa duket pasioni i tij rinor kurrë nuk është larguar, për shkak se si kryeministër britanik në vitin 1940, derisa bombat naziste binin në Londër, ai kishte aprovuar planin për ndërtimin e xhamisë së madhe e cila sot gjendet në Parkun Regent.