Hyrje
Jetojmë në kohë të vështira, në kohën e sfidave të mëdha, ndryshimeve dramatike klimatike, ndryshime të ushqimit, mënyrës së komunikimit, në botën që shpejt po ndryshon dhe që është bërë një fshat global. Por, pavarësisht nga teknologjia superiore dhe standardi i lartë, njeriu modern është gjithnjë e më i lodhur, një qenie e shqetësuar dhe depresive. Gati një e treta e popullësisë në vendet e zhvilluara vuan nga një apo më shumë sëmundje të tilla si anksioziteti (ankthi) dhe çrregullimet depresive, nga varësi të ndryshme, çrregullime të ushqimit, majmëria, hipërtensioni, dijabeti, sëmundjet ishemike të zemrës, kancere të ndryshme, mungesa e imunitetit etj.
Askush nuk mund ta mohojë se ne jetojmë në një kohë shumë të paqëndrueshme, të çuditshme dhe të trishtueshme. Çdo gjë është përmbysur. E keqja promovohet si e mirë, e mira sikur nuk ekziston fare. Botën po e projektojnë mediat dhe njerëzit po dëgjojnë vetëm atë që duhet dëgjuar. Asgjë nuk është e rastësishme as fakti se njerëzit sot gjithnjë e më shumë janë duke i braktisur vlerat shpirterore dhe morale. Arsimi, arti, politika, muzika dhe çdo gjë që na rrethon është promovuar nëpërmjet mosbesimit, nëpërmjet njerëzve, të cilët nuk e duan Zotin, nëpërmjet njerëzve, të cilët nuk e shohin Zotin, njerëz me zemër dhe shpirt të mbyllur.
Kudo mjerim, varfëri, uri, fatkeqësi... E përse? Nuk e dij... Mbase për shkak se fakeqësitë na shoqërojnë vazhdimisht, dhe kemi frikë të qeshemi me zë të lartë, kemi frikë so do t'i hidhërojmë forcat e së keqes që janë kudo përreth nesh. A është atëhërë, ndonjë çudi që bëjmë dredhi, fshihemi, gënjejmë, mendojmë vetëm për ditën e sotme dhe vetëm për vete, lumturinë tonë e shohim në fatkeqësinë e tjetrit. Në dobësinë e tjetrit shohim virtytin tonë. Nuk kemi krenari, nuk kemi guxim. Na godasin, e edhe për këtë u jemi mirënjohës.
Shikojeni njeriun e shekullit 21: ai është dëshmitar okular i dramës së vazhdueshme dhe çregullimeve të mëdha, të përmasave të tilla çfarë rruzulli tokësor mbase akoma nuk i ka përjetuar që nga koha kur u ngriten kodrat dhe në luginat e tyre u shtrinë detet. Çfarë mund t’i bëjë ai këtij shekulli të lodhur në të cilin gara në armatim paraqet – më shumë se asnjëherë më parë – një rrezik real nga një konflikt bërthamor botëror? Fitohet përshtypja se bota ka mbërri në pesë minuta para dymbëdhjetëshit, një hap para holokaustit bërthamor, përkatësisht para „vetshkatërrimit kolektiv të fisit njerëzor“ (Pecujlic).
Shenjat e kohëve para përfundimit të botës janë shumë të qarta. Po ndodh rënie e madhe e besimit dhe vlerave shpirtërore nga njëra anë dhe ngritje e ekstremizmit fetar dhe racizmit nga ana tjetër, po promovohet dhe lëvdohet e keqja. Meshat okultike zhvillohen në çdo hap, po shtohen ata që i thonë vetes ateistë, dhe gjithnjë e më pak janë prej atyre që mbështeten te Zoti. Vërtet, të gjitha këto janë të planifikuara. Ai që nuk do të duhej përemendur fare është jashtëzakonisht dinak. Planet e tij kundër njerëzimit po bëhen gjithnjë e më të egra dhe sistematikisht po i prezantohen publikut, po thirren forcat e së keqës dhe po vritet njeriu. Kultura e vdekjes. Por, edhe frika është në kulmin e saj. Të gjitha planet që i përmendem janë reale, por nuk janë dhe nuk mund të jenë të vërteta, më të vërteta se dashuria e Zotit. Atë të cilin as që duam ta përmendim po rritet çdo ditë për shkak të këqijave që po përhapen në mënyrë të pandalshme dhe kjo është një shenjë se botës ashtu si e njohim ne po i vijë fundi.
E keqja na ka rrethuar nga të gjitha anët dhe po mundohet të na bindë se nuk ka shpëtim. Të mendosh se e keqja është më e fortë se e mira është dëshpërim. Nga ky dëshpërim mund të na shpëtoje vetëm Zoti. Ne kurrë nuk duhet të harrojmë se e mira është absolute, ndërsa e keqe relative; që e mira është i gjithëfuqishme, ndërsa e keqja është e pafuqishme; se Zoti është Krijuesi, ndërsa e keqja dhe e liga janë vetëm krijesa. Zoti është më i madhi, më i Fuqishmi. Edhe nëse vjen "i Fuquishmi" që të na mashtrojë me dinakëri, ne fitojmë sapo të strehohemi te Zoti. Qëllimi i krijimit të kësaj bote është e mira, nuk është e keqja. Parimi i univesrit është e mira nuk është e keqja. E keqja është aksidentale nuk është universale dhe absolute. Ajo është hije dhe shfaqet kur mungon e mira dhe veprimi i njerëzve të mirë. E keqja është pra, një reflektim negativ i qenies njerëzore, e krijuar me dy fytyra morale.
E keqja nuk ka qenë kurrë parim dhe themel i botës dhe jetës. E keqja shikuar nga brenda në thelb është largim i shpirtit nga vetëvetja, ndotje, përlyerje dhe deformim i shpirtit, nga jashtë e keqja është mohim dhe shkatërrim i së mirës, e keqja është antirend, antirregull, antisistem, antievërteta, antisinqeritet, antinatyrshmëri, antidrejtësi, antimirësi, antifisnikëri. Pavarësisht nga të gjitha këto e keqja është vetëm një pozë dhe kurrë nuk mund të bëhet pozicion i botës dhe i jetës
Të keqën mund ta mposhtim vetëm me të mirën, e i mirë është vetëm Zoti. Prej Tij vjen çdo e mirë dhe ne kemi nevojë për Të në mënyrë që ta ngadhënjejmë të keqën, ta mposhtim atë në radhë të parë në veten tonë e pastaj edhe tek të tjerët.
Vetë-shkatërrim apo vetë-shpëtim
Vetë-shkatërrimi apo vetë- shpëtimi nuk është çështje e zgjedhjes, por e paditurisë se zgjidhjes më të mirë natyrore të vetë-shpëtimit. Fuqitë botërore që e çojnë botën në vetë-shkatërrim, nuk e bëjnë atë për arsye të shkatërrimit të botës, por për arsye të vetë-mbrojtjes dhe vetë-shpëtimit të tyre. Vetëm një budalla, me qëllim të shpëtimit të vetës së tij, mund të punojë në shkatërrimin e botës, sepse nuk e di se duke shkatërruar botën, bashkë me të do ta shkatërrojë edhe veten. Sepse e gjithë bota sot zotëron me teknologji aq të fuqishme luftarake sa që askush nuk mund të shkatërrojë askënd e që të mos jetë edhe vet i shkatërruar. Bota që kur ekziston, me qëllim të vetë-raujtjes/shpëtimit, zhvillon mjete të vetë-shkatërrimit, të cilat sot janë aq të fuqishme sa që lufta e Tretë botërore eventuale askujt nuk do t'ia mundësosnte vetë-shpëtimin, por një vetë-shkatërrim i tërësishëm dhe i përgjithshëm i të gjithëve.
Nuk duhet shikuar çdo gjë zi
Por, ndonjëherë, jo shumë shpesh, kur më iriton gënjeshtra, atëherë e them të vërtetën. Është zi, jetojmë në një kohë të vështirë, jetojmë në mjerim dhe turp. E kemi një ngushëllim që ata që do të jetojnë pas nesh, do të bien mbi kokat e tyre kohë edhe më të vështira dhe do t'i përmendin ditët tona si të lumtura.
Bota mund të jetojë vetëm me të mirën. Bota në të cilën jetojmë sot nuk është bota më e mirë e mundshme. Bota në të cilën do të jetojnë fëmijët tonë mund të jetë bota më e mirë e mundshme nëse të gjithë ngritemi kundër holokaustit, gjenocidit dhe terrorit që po përhapet me të madhe nëpër botë. Nëse jo, atëherë vlen ajo që u tha më sipër.
- A jemi të gjithë te këqij?
- Të gjithë. Dikush më pak, dikush më shumë. Por, të gjithë.
Në qoftë se ne e dimë se sëmundjet dhe e liga në botë janë pasojë e mëkateve të njerëzimit, është e nevojshme që vazhdimisht të thërrasim dhe të lutemi: O Zot, ji i mëshirshëm me ne! Na çliro nga e keqja! Na i fal të gjitha mëkatet tona, na i shëro të gjitha plagët tonë dhe në shpëto nga e liga dhe keqja e kësaj kohe!
Si besimtarë vetëm flasin, shumë flasim, por veprojmë pak ndërsa e keqja po përhapet nëpër botë, njerëzit verbërisht si robotë i ndjekin ligjet, heshtin dhe asgjë nuk ndërmarrin dhe kjo nuk ka fare lidhje me përulësinë. Ajo është traditë dhe nuk është e verteta, sepse ne, si besimatrë duhet të veprojmë, të jemi proaktivë në jetë, të veprojmë edhe jashtë shtëpive tona nëse dikush tashmë mund të quajë shtëpinë e tij të veten, sepse kështu si ka filluar askush nuk do të ketë siguri as në shtëpinë e tij.
Albert Einstein do të thoshte: “Bota është vend i rrezikshëm për jetën, jo për shkak të njerëzve që bëjnë keq, por për shkak të njerëzve që ulen dhe lejojnë që ajo të ndodhë”. Ose siç thotë Johann Nestroy: “Ka shumë pak njerëz të këqij, megjithatë ndodhin gjithë ato të këqija në botë; pjesa më e madhe e atyre të këqijave bie mbi barrën e shumicës së njerëzve të mirë, të cilët nuk janë asgjë tjetër vetëm se njerëz të mirë.”
Aktori kryesor në filmin “I Am Legend” citon fjalinë me të cilën padyshim tregon për polarizimin ideologjik të botës, duke theksuar domosdoshmërinë e pengimit të së keqës me një të mirë:
“Njerëzit e këqij në përpjekjet e tyre që botën të shndërrojnë në një vend më të keq për jetën nuk kanë as edhe një ditë të vetme të lirë! Përse unë ta kem atë?!”
Mos ki frikë
E mua më duket se frika është turpi më i madh i kësaj bote dhe poshtërimi më i madh i njeriut. Ajo vringëllon mbi të, si një kamxhik, i është vënë në fyt, si një thik. Njeriu është i rrethuar nga frika, si nga zjarri, i përmbytur në të, si nga uji. Atë e frikëson fati, e frikëson dita e nesrme, e frikëson ligji në fuqi, e frikëson njeriu i fuqishëm (i pushtetshëm), dhe ai nuk është ai që do të dëshironte të ishte, por ai që duhet të jetë. I lajkatohet fatit, i lutet ditës së neserme, me bindje e përsërit ligjin, me përulësi i buzqeshet njeriut të urryer të fuqishëm, është pajtuar të jetë një krijesë monstruoze e përbërë nga frika dhe ekzistimi.
Tashmë është koha e fundit që ne të çlirohemi nga armiku më i rrezikshëm të gjithë neve, e ai është frika prej së cilës jeton urrejtja, prej së cilës ushqehen paragjykimet, prej së cilës jeta na bëhet agoni. Dhe sapo menduam që fundi i shekullit njëzet do të jetë edhe fundi i frikave tona, ne u përballem me faktin që frika pothuaj se është mënyra e jetës sonë: frikë nga ndryshimet kilamtike, frikë nga lufëtërat bërthamore, frikë nga varfëria, frikë nga urrejtja, frika nga krimi, frikë nga frika si të ecim më tej në të ardhmen kur e kaluarja vazhdimisht na kthen të shikojmë prapa.
Një pyetje me të cilën herët a vonë do të ballafaqohet çdo person i vetëdijshëm është: si të ngadhënjehen frikat jetësore ose si t'u përgjigjemi në mënyrë adekuate frikave moderne ekzsitenciale që janë leva kryesore mbi të cilën mbështeten shfrytëzuesit e ndryshëm të potencialit njerëzor?
Një person i bindur në gjithëpërfshirjen (universalitetin) e botëkuptimit islam mund të deklarojë se si maksima themelore e islamit "La ilahe il'la All-llah" (nuk ka zot përveç All-llahut) është fjalia më e fuqishme (më e pushtetshme) në univers dhe se të kuptuarit e saj i hollësishëm dhe zbatimi (aplikimi) i drejtë në të gjitha segementet e shoqërisë mund të ndërtojë botën në harmoni dhe të mbrojë individin e saj nga rrjeti i frikave paralizuese që sisteme të ndryshme eksperimentale socio-politike injektojnë në kokat e individit dhe të gjithë shoqërisë.
Njeriu modern është i ngarkuar me shumë autoritete të gabuara të krijuara nga ana e mediave të ndryshme, të cilët shkaktojnë frika të pakëndshme dhe paralizuese. Funksionaliteti i kredo-së islame, duke marrë parasysh kontekstin paraprak, shihet si mëpsohtë:
Maksima themelore “la ilahe il’lAll-llah” (nuk ka zot përveç All-llahut) përbëhet prej dy pjesëve:
• “la ilahe” (nuk ka zot) d.th. mohimi i të gjithë autoriteteve të rremë dhe;
• “il’lAll-llah” (përveç All-llahut) d.th. të vërtetuarit se ekzisoton vetëm një autoritet suprem, fjalët e të cilit janë parametra për vendsojen e të gjitha raporteve ndërmjet qenieve dhe kozmosit;
All-llahu dëshiron që njeriu të jetojë një jetë të qëndrueshme (stabile) psikofizike, prandaj potencon respektimin e një autoriteti të vetëm suprem dhe rekomandon vetëm një frikë – dhe ajo është frika nga All-llahu, d.m.th., vetëdija konstante për mbikqyrejn e All-llahut (arabisht: taqva; anglisht Got consciousness). Kjo vetëdije për Zotin apo frika prej Tij shkon absolutisht në favor të njeriut, sepse kjo është mënyra më e mire dhe e vetmja për të eleminuar një det frikash moderne përmes të cilave qendra të ndryshme të fuqisë manipulojnë me masat, ndonjëherë duke shkaktuar pasivitet dhe margjinalizim, dhe nganjëherë mobilizim. Duke e marrë All-llahun (xh. sh.) për autoritet suprem, një qenie që nuk ka lind, as nuk është i lindur, dhe duke ia nënshtruar të gjitha kontaktet tona shoqërore vullnetit të Tij – në të verëtë, ne u japim të gjitha veprave tona një vlerë më të lartë, sepse psh. edukohemi (arsimohemi) në emër të një qëllimi më të lartë të përcaktuar nga objektivat e sheriatit, e jo psh. në emër të një jete luksoze dhe të ngjashme me të. (Edin Tule, 2010)
E kuptuar në thellësi maksima "la ilahe il'lallah" është mënyra më e mirë për të inkurajuar njerëzimin për veprim të vazhdueshëm pozitiv dhe dalje nga pasiviteti, sepse vetëdija konstante për mbikqyrjen e All-llahut, dmth. frika e zhvilluar nga rënia në sytë e Tij eliminon p.sh., frikën nga dashuria e njënashme, frikën nga mosnjohja shoqërore, frikën nga kritika dhe braktisja e njerëzve, frikën nga mossuksesi, frikën nga armiqt e krijuar artificialisht, frikën nga plakja ose frikën nga vdekja, etj.
Sundimi i lakmisë njerëzore
Pse lakmia e njeriut shkon aq larg sa që dëshiron ta shndërrojë botën në një kope delësh me zotërimin e së cilës do të sundojnë të pangopurit në formë të barinjve? A nuk është koha që të bashkohen njerëzit duke injoruar stereotipet e ndarjeve (të feve, racavae, kombeve) dhe të kundërshtojnë çdo gjë që bie ndesh me natyrën njerëzore? Sikur kemi harruar se në rrënjë të çdo feje është bashkëjetesa. Le të kujtojmë jetën e Musait a.s., ( Moisiut), Isait a.s., (Jezusit) ose të Pejgamberit Muhammed a.s., dhe veprimet e tyre karshi pjesëtarëve të feve të ndryshme, racave dhe kombësive. Vetëm e vërteta dhe drejtësia mund të jetë kriter i shëndetshëm.
Shumica e popullësisë në botë jemi ne, njerëzit e zakonshëm dhe jolakmitarë që dëshirojnë të sundojë ky slogan nga fjalia e mëparshme. A ekziston mundësia që ne të organizohemi dhe të bëhemi një bashkësi që do të jetë mjaft e fuqishme për të mos u kthyer në një kafshë hedoniste? Çfarë janë ato kritere që duhet t'i zotërojë kjo lëvizje për t'i ruajtur këto postulate (parime) - d.m.th., të vërtetën dhe drejtësinë - për shkak të cilave edhe është themeluar ajo. Çfarë lëvizje kjo do të duhej të ishte që do t’ua pamundësonte njerëzve prishjen dmth. ndryshimin e qëllimit dhe të motivit pasi të jenë bërë disa përparime?
Nëse sistemi socio-politik mbetet i njëjtë, atëherë ne mund t’i ndryshojmë njerëzit sa të duam, sepse asgjë nuk do të ndryshojë në shoqëri. Për shkak se sistemi shoqëror që ka legalizuar çnjerëzoren dhe shfrytëzimin nuk mund të ndryshojë natyrën e vet edhe nëse i ndërrojmë njerëzit vazhdimisht në pozicione.
Sigurisht çdo sistem që nuk është në përputhje me natyrën e njeriut nuk mund të mbijetojë gjatë. Këtë e ka treguar edhe historia e njerëzimit. Ndryshimet që çuan nga skllavëria në feudalizmëm dhe kapitalizmëm tregojnë se si ka lindur rezistenca ndaj shfrytëzimit dhe si kanë ndryshuar sistemet socio-politike, d.m.th., marrëdhëniet ndërnjerëzore.
Sigurisht që përpara nesh, njerëzve të thjeshtë, njerëzve të zakonshëm është një detyrë e madhe, sepse duhet t'i gjemë ata që do t'i japin kuptim dhe do t’i vendosin themelet e një rendi të ri botëror, rendit të paqes, dashurisë, tolerancës, të vërtetës, drejtësisë dhe vetëm atëherë të lejojmë që individë skeptikë të na bindin se ekziston happy end i jetës së vërtetë. Bota ka nevojë për disa mënyra origjinale të nismave të mira nga njerëz të cilët nuk kujdesën për veten e tyre, por për njerëzit e zakonshëm. Për njerëzit e mirë dënimi më i keq për tejkalimin e rregullave është dënimi i ndërgjegjes!
A do të pajtoheshin strukturat sunduese (qeverisëse) në botë, por edhe këto te ne, me këtë ide? Ata që qeverisin me sistemet për krijimin e realitetit rreth nesh, a do të shtrinin dorën për shtrembërimin e tij?
Vetëm të bashkuar ne jemi të fuqishëm - të qëndrojmë së bashku kundër të fuqishmëve të supozuar të kësaj bote, të cilët duan të na përçajnë dhe të na vënë përballë njëri-tjetrit me qëllim që të kenë një lojë të lehtë me skllavërit e tyre të ardhshëm. Të moshuarit kundër të rinjve, të varfërit kundër të pasurve, të bardhët kundër të zinjve, të majtët kundër të djathtëve, shekullaristët kundër besimtarëve dhe anasjelltas... ku na ka sjelle kjo deri më tani? Kjo do t'ua lehtësojë atyre për t'i realizuar planet e tyre çnjerëzore. Sepse ky është qëlimi i vetëm: skllavërimi dhe kontrolli i gjithë njerëzimit.
Mainstream- mediat!
Mainstream- mediat janë padyshim kërcënimi më i madh për sigurinë e njerëzimit. Mediat tani gënjejnë, mashtrojnë dhe manipulojnë me të vërtetën në interes të qeverisë dhe propagandës politike. Sot është më e rëndësishme se kurrë që njerëzit të kuptojnë se mainstream-media janë kërcënimi kryesor për njerëzimin.
Për të mbijetuar dhe për të qenë e ardhmja jonë më e mirë, ne si njerëzim duhet të ngrihemi mbi propagandën politike dhe njëkohësisht duhet të vazhdojmë të punojmë edhe jashtë orarit të punës për idetë dhe zgjidhjet e problemeve të njerëzimit. Nuk ka zgjidhje tjetër vetëm se ne të bëhemi media, media e gjallë. Hidhni benzinë zjarrit të shpresës, fuqisë së të vërtetës dhe flakës së lirisë. Bëni pjesën tuaj të punës që të vazhdojë të shkëlqejë drita!
Shpëtim, megjithatë ka, por atë duhet kërkuar
Autori i njohur boshnjak dhe ish-reisi i Bosnjes dr. Mustafa ceriq, thotë:
Unë kam shpresë, shpresë me frikë dhe shpresë pa frikë. Shpresa ime me frikë është që britma “Asnjëherë më” nuk do të jetë e kuptuar... Por, unë kam edhe shpresë pa frikë, sepse unë kam parë se jeta në shpresë është më e fortë se frika nga vdekja. Këtë e pashë me sytë e mi në vendin tim Bosnje. Unë pashë atë në sytë e një nëne që kishte humbur gjashtë bijtë e saj në gjenocidin. Ajo ishte e lumtur që kishte edhe një djalë, i cili i dha nipin e saj. Ajo është plot shpresë për një të ardhme më të mirë për nipin e saj.
Në vend të përmbylljes
Këto ditë gjithnjë e më shumë njerëz janë të vetëdijshëm për realitetin e manipuluar në të cilin jetojmë. Realitet në të cilin DASHURIA është bërë DHIMBJE në të cilin LUFTA është bërë PAQE, realitet në të cilin GËNJEHSTARËT quhen NJERËZ TË AFTË, ku HELMET quhen ILAÇE, ku SKLLAVOPRONARËT quhen AUTORITETE dhe SIPËRMARRËS, ndërsa skëllevërit mëkatar. Mirëpo, ky realitet i ashpër për të cilin çdo ditë gjithnjë e më shumë jemi të vetijshëm, është vetëm pasqyrim i vetes sonë, pasqyrim i bindjeve tona, besimeve, programeve që na i kanë injektuar dhe programuar në mënyrë sistematike gjatë tërë jetës në mendjet tona, në mënyrë që të vazhdojmë ta pasqyrojmë këtë realitet.
Programimet e tilla, bindjet që skllavëria është liri, që dashuria është dhimbje, që lumturia është në ndodhitë dhe posedimin e gjërave të caktuara, që botën mund ta ndryshojmë vetëm me programe që na mbajnë, përkatësisht reflektojnë dhe manifestojnë këtë realitet. Jemi të bindur se me dhunë mund ta mposhtim dhunën, se duke uzurpuar liritë e të tjerëve e fitojmë lirinë vetananke, jemi të bindur se botën mund ta ndryshojmë vetëm në rrafshin fizik, por ky është një iluzion, këto janë programe, bindje dhe besime të cilat janë futur në mendjen tonë me qëllim të pasqyrimit të realitetit në të cilin jetojmë, e jo si mjete për ndryshime shumë të nevojshme.
Njerëzit janë thelbi i këtij planeti. Të gjitha aktivitetet komerciale, politike, industriale dhe artistike ndodhin për shkakun tonë, qenieve njerëzore. Arsyeja pse ekziston kjo botë dhe pse është krijuar janë pikërisht njerëzit. Shtetet duhet të jenë të suksesshme, industria, arti, kultura dhe paqja duhet të lulëzonjë, por jo vetëm për një komb, një shtet, kompani, por për të gjithë njerëzit.
Nëse politika nuk mund ta realizojë këtë qëllim ideal, kjo është për shkak se aty është përzier "faktori njerëzor". Nëse motivi kryesor i politikanëve është diçka tjetër, e jo mirëqenia e popullit të tij, në qoftë se qëllimi i saj është një tjetër plan, dhe jo e mira për të gjithë njerëzit, atëherë ne nuk mund të presim që politika të realizojë objektivin e saj.
Prandaj, vlerat morale dhe etike janë thelbësore në politikë. Njerëzit të cilët kanë fuqi për t'i dhënë formë botës janë gjithashtu qenie njerëzore, dhe si çdo qenie tjetër njerëzore, në jetën e saj private dhe politike, ato kanë nevojë për një udhëzim që përmban vlerat etike dhe morale që janë të përbashkëta për të tre fetë abrahamike.
Fetë abrahamike kanë një rol të rëndësishëm në ndërtimin e jetës dhe të kuptuarit njerëzor të kulturës dhe qytetërimit. Në këtë kuptim, besimtari e sheh çdo gjë përmes prizmit të fesë. Gjatë gjithë historisë ne kemi parë se fetë kanë inkurajuar njerëzit që të jetojnë në unitet, paqe dhe bashkëjetesë, ndërsa fanatizmi fetar, konfliktet ideologjike dhe interesat politiko ekonomike kanë provokuar armiqësi, dhunë dhe shkatërrim.
Të kuptuarit dhe praktikuarit e drejtë të fesë dhe parimeve fetare, i lirë nga të gjitha elementet ekstremiste dhe radikale, është një mënyrë e shëndetshme për të ndërtuar një shoqëri të suksesshme me anëtarët të cilët do t'i gëzojnë plotësisht liritë e tyre qytetare, të drejtat demokratike dhe çdo gjë tjetër që i nevojitet njeriut. Megjithatë, në mënyrë që kjo të ndodhë nevojitet diçka e rëndësishme: feja nuk duhet asnjëherë t'i imponohet politikës. Në të vërtetë, ngrohtësia, dashuria dhe aspekti njerëzor i fesë duhet të jetë ajo që do t'i tërheqte politikanët, vullnetarisht do të tërhiqte vëmendjen e tyre. Udhëheqësit politikë, hartuesit e politikave dhe diplomatët, të cilët në thelb e vënë faktorin njeri - me anë të të kuptuarit që vjen nga ngrohtësia e fesë - do të bëjnë një ndryshim në qasjen e tyre ndaj problemeve dhe konflikteve.
Botën nuk do të ndryshojnë strategjitë e mençura politike që janë të bazuara në interesa të rrepta, por një vizioni i ngrohtë në të cilin ekzsiton dëshira për paqe, barazi dhe liri për të gjithë njerëzit.
Së fundi, ne apelojmë tek të gjithë banoret e këtij planeti: Toka jonë nuk mund të ndryshojë për të mirë, po nuk ndryshoi vetëdija e secilit individë. Ne avokojmë për një ndryshim individual dhe kolektiv të vetëdijës, për një zgjim të fuqive tona shpirtërore përmes reflektimit, meditimit, lutjes dhe mendimit pozitiv, për një shndërrim të zemrave. Bashkërisht ne mund t’i lëvizim malet! Pa rrezik dhe sakrificë nuk ka ndryshime fundamentale të situatës sonë. Prandaj, ne jemi të obliguar që të promovojmë një etikë të përbashkët botërore: mënyrë jetese e pranuar nga shoqëria, promovuese e paqes dhe e natyrës miqësore. (Hans Küng, 2012)
Referencat:
1. Edin Tule, Socio-psiholoske diemnezije Kur’ana, Sarajevo, 2010.
2. Hans Küng, Handbuch Weltethos, München, 2012.
3. Ibrahim Hodzic, O intelektualnom i primitvnom shvatanju vjere, Sarajevo, 1971.
4. Xhemal Salihspahiq, Imam, Visoko, 2004.
5. www.dnevno.hr
6. www.dihorst.homepage.t-online.de
7. www.bs.wikiquote.org/
8. www.novovrijeme.ba/
9. www.medzlis-rijeka.org
10. www.zdrav-zivot.com.hr/i
11. www.bosnjaci.net/
12. www.2012-transformacijasvijesti.com/
13. www. islamonline.net
14. www.riniai.tripod.com
15. www.bs.harunyahya.com/
16. www.medzlis-rijeka.org/
17. www.newsmart.me/
18. www.bayrammulic.com/
19. www.matrixworldhr.com/
20. www.newsmart.me/
21. www.forum.hr/