Egjipt: Taksi ngjyrë roze për femra?

Duke pasur parasysh përqindjen e lartë të ngacmimeve seksual ndaj femrave në Egjipt, autoritetet kanë propozuar aktivizimin e taksive ngjyrë rozë vetëm për femra.

Megjithatë, disa besojnë se kjo do të ngushtoj më shumë hapësirën tashmë të kufizuar publike për femrat në Egjipt, të cilat duhet të ndjehen të sigurta në vendet publike, pa marrë parasysh nëse ato janë të vetme në mesin e meshkujve apo jo.

"Shoqëria duhet të jetë e njëjtë si për femra ashtu edhe për meshkuj, prandaj ata duhet të bashkëjetojnë në siguri", tha aktivistja e grave Azzel Kamel, e cili beson se aktivizimi i ‘taksisë rozë’ mbështet ndarjen në shoqëri.

"Taksi ngjyrë rozë është vetëm për ato femra që kanë mundësi ta shfrytëzojnë taksinë, dhe injoron gratë tjera që përdorin transportin publik", tha avokatja, Intesar al-Saeid, duke shtuar se projektet e tilla janë të padobishme nëse ligji nuk zbatohet në mënyrë rigoroze kundër ngacmimeve seksuale dhe nëse nuk bëhen përpjekje për të ndryshuar kulturën e shoqërisë egjiptiane.