Besa Ismajli shpallet “Ambasadore e paqes”
Zonjës Besa Ismajli i është ndarë titulli “Ambasadore e Paqes” nga Federata Universale e Paqes
Në prani të ish presidentëve të Ballkanit, ndër ta edhe Aleksandër Moisiu dhe Fatmir Sejdiu dhe shumë personaliteteve të tjera të politikës dhe të shoqërisë së rajonit, Besa Ismajlit ju nda titulli “Ambasadore e Paqes”, për kontributin e jashtëzakonshëm të saj për promovimin e paqes dhe dialogut.
Kjo ceremoni ndodhi në Tiranë me rastin e përfundimit të Konferencës mbi Lidershipin Evropian, konferencë kjo e organizuar nga Federata Universale për Paqe dhe Iniciativa për Paqe në Balkan. Tema e konferencës ishte “Mirëkuptimi i ndërsjellë & Bashkëpunimi për paqe. Siguria dhe zhvillimi njerëzor në Ballkan”
Artikulli i kaluar
Artikulli radhës