Në xhaminë e Drenasit gjendet një mjet shpërthyes
Në oborrin e xhamisë në Drenas (Gllogovc) sot rreth orës 13:00 është gjetur një mjet i dyshimtë në një çantë, ka konfirmuar Policia e Kosovës.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka deklaruar se mjeti i dyshimtë ka qenë në një çantë.
“Njësitet e specializuara të policisë menjëherë pas lajmërimit kanë dalë në vendngjarje dhe mjetin e dyshimtë e kanë hequr”, tha Ahmeti, en cila japi më tepër informacione mbi këtë rast sepse hetimet ende jane duke u zhvilluar.
Sipas mediave se në çantë jane gjetur 1.5 kilogram eksploziv.
Imami i xhamisë në Drenas, Osman Musliu për TV Klan Kosova ka deklaruar se gjatë kohës kur është gjetur mjeti shpërthyes në xhami dhe rreth saj nuk ka qenë askush.
Artikulli i kaluar
Artikulli radhës