Kurani dhe shkenca mbi krijimin e planetit të Tokës

Në Evropë në gjysmën e dytë të shekullit XVIII idetë materialiste po zgjeronin zonën e tyre të dijes. Po bëheshin përpjekje për t’u shpjeguar nga pikëpamja materialiste prejardhja e qenieve të gjalla dhe ligjet e natyrës.

Materialistët francezë Lametre, Didëro dhe Helvec ishin të parët që kozmosin nuk e vështruan si një strukturë statike, por si një strukturë dinamike në evolucion. Në këtë terren të krijuar Kanti boton pa emrin e tij më 1755 librin “Historia e përgjithshme e natyrës dhe teoria e qiellit”. Ky titull thuhej dhe ndryshe “Studim mbi ndërtimin dhe prejardhjen mekanike të të gjithë rruzullimit sipas parimeve të Njutonit”. Në këtë punim ai mbështeste teorinë e Njutonit mbi gravitacionin që ndikon në bashkëveprimin në mes Tokës dhe Hënës. Ndërsa në punimin e vitit 1755 Kanti thotë se Dielli ka qenë i rrethuar prej një mjegullnaje grimcash. Këto grimca, shpjegon Kanti, lëvizin në mënyrë kaotike rreth Diellit. Më pas lëvizja kaotike e grimcave orientohet dhe nga mjegullnaja u formuan planetët.
Në lidhje me këtë çfarë shkruante Kanti, Engëlsi në librin e tij Anti – Dyuring shkruan me nota entuziazmi “Teoria Kantiane e formimit të të gjitha trupave të sotme qiellore prej masash nebuloze që vërtiteshin ka qenë fitorja më e madhe e astronomisë që nga koha e Kopernikut”. Ndërsa më poshtë thekson: “Për të parën herë u trondit përfytyrimi sipas të cilit natyra nuk ka asnjë histori në kohë.”
Me gjithë notat e entuziazmit që e shoqëronte Engelsin në atë kohë kur ai shkruante këto rreshta në librin e tij Anti – Dyuring duam të themi se ai nuk ishte fort i ditur në këtë çështje. Këtë e themi sepse ai çështjen e krijimit të Universit e ka shumë të cunguar dhe mjaft kaotik. Ne duam të themi se hipoteza e Kantit mbi mjegullnajat si materie bazë e formimit të Universit dhe të sistemit tonë diellor bëhet e njohur në Evropë afërsisht 1440 vjet pasi Allahu (xh.sh.) ia shpalli në Kuran njerëzimit dhe kjo shpallje ndodhjet e shkruar në Suren Fuzilet, ajeti 11. Pastaj iu drejtuar qiellit (kupto: krijimit të qiellit në trajtë të rregullt) e ai Ndërsa Abdul Mexhid Zendani fjalën mjegullinë e komenton si tym (Mrekullitë shkencore të Kuranit fq. 51) Një komentim homolog me Abdyl Mexhid ez-Zendani i bën këtij ajeti dhe Maurice Bucaille në librin e tij “Bibla, Kurani dhe shkenca fq. 156 Tiranë 1999). Gjithashtu një komentim të tillë e ndeshim edhe në librin e Galip Veliut “Universi sipas Kuranit dhe Shkencës fq. 25 Bot. Logos–A, 2000) në ditët e sotme parimi se trupat kompaktë (kupto: yjet) janë formuar nga mjegullnajat por jo në gjendje të ftohtë por ato kishin një farë temperature, është teoria bazë e formimit të Universit (kupto: pas big bengut). Por, çështja është krejtësisht e ndryshme kur është fjala për formimin e sistemit tonë diellor. Duhet të shënojmë se kjo është pjesa më e vështirë dhe më enigmatike e cila në hapësirën e vet përmban shumë pikë- pyetje të përgjithshme për kozmogoninë edhe në ditët e sotme. Megjithëse shumë hipoteza janë hedhur mbi mënyrën se cila ka qenë rruga e formimit të sistemit tonë diellor të gjitha këto hipoteza si hipoteza e Shmidit, e Xhinsit, e G.P. Kuiperit dhe e C.G. Vaicherit mund të hedhim një ide afër së vërtetës, por jo ta ndërtojmë plotësisht atë (në këtë rast është fjala për mënyrën e formimit të Tokës). Tani le të kthehemi përsëri në temë: kur folëm më sipër për atë që shkenca quan evolucioni mjegullnajor ne e dimë se atomet e Deuterit janë një ndër përgjegjësit kryesorë të koncentrimit të mjegullnajës. Bërthamat e këtyre elementeve të rënda “në temperatura të ulëta janë në gjendje të kapin elektrone e të kthehen në atome e më tej në molekula. Vëzhgimet e fundit tregojnë një shkallë të habitshme të organizimit të lëndës atomike e molekulare në retë ndëryjore. Në një gjendje të tillë ndodhej pra 5 miliard vite më parë edhe një re e zakonshme ndëryjore në galaktikën tonë të cilën po e quajmë reja diellore (M. Hafizi, Bazat e Astrofizikës, fq. 74, Tiranë 1999).
Nga kondensimi i mëtejshëm u përshpejtua mjaft lëvizja e atomeve të hidrogjenit të cilët duke u përplasur me njëri-tjetrin çlironin energji bërthamore. Energji kjo e cila çonte më pas në një sërë reaksionesh termo-bërthamore duke formuar lloje të reja atomesh të elementeve të ndryshme. Ky lëmsh i stërmadh në atë kohë me një radioaktivitet 15 herë më të fuqishëm se tani dhe energjia potenciale që u çlirua ndoshta kur bërthama e hekurit u mblodh në qendër e ngritën temperaturën aq sa Toka kaloi pothuajse e tëra në gjendje të shkrirë” (Patrik M. Harlej, Sa e vjetër është Toka, fq. 129, Tiranë 1989) Në këtë fazë ndodh diferencimi i elementeve sipas peshës specifike. Kështu bërthama e hekurit si elementi më i rëndë u mblodh në qendër të Tokës. Sikurse dihet bërthama e Tokës shtrihet sot nga thellësia 2900 km deri në qendër të Tokës, ndërsa trysnia e kësaj bërthame hekuri fillon nga 2400 km dhe ka trysninë 1 milion 6380 km trysnia arrin në 3.5 milion atmosferë. Sikurse shihet në brendësi të Tokës kemi të bëjmë me një lëndë tepër të rendë sepse mbështjelljet elektronike janë fshirë nga trysnia që thamë më sipër. Dhe lënda tani ndodhet në një gjendje ku mbështjelljet elektronike janë fshirë dhe lënda është e përbërë kryesisht vetëm nga bërthamat e elementeve përbërës që mendohen të jenë Nikeli dhe Hekuri (Ni + Fe). Natyrisht që nënshtresë e tillë që ndodhet në brendësi të Tokës është e njohur në Suren Zelzele, ajeti 2 “Dhe të nxjerrë Toka atë që ka në brendësinë e saj (barrën e brendshme)” Këtë çfarë thamë më sipër e shohim më të qartë në Suretu El-Inshikak ajeti 4 “E të nxjerrë çfarë ka brenda e të çlirohet: Pra në Suretu El-Zelzele kemi fjalën “Barrë, rë- ndësinë e brendshme” Ndërsa në Suretu El-Inshikak bën fjalë për diçka të rendë që ka brenda dhe atë ditë (Ditën e Kiametit) do të çlirohet nga kjo barrë që ka brenda. Por le të vazhdojmë më poshtë. Jemi në atë fazë në të cilën Toka është duke u formuar pra para 4.5 miliard vitesh.
Pas diferencimit të shtresave që folëm më sipër fillon dhe ftohja e sipërfaqes së Tokës dhe Toka gjatë procesit të ftohjes së saj merr pak a shumë pamjen e një trupi të ngurtë. Në lidhje me këtë çfarë thamë më sipër “Harold Xhefri zhvilloi teorinë e ftohjes së mantelit të shkrirë dhe të kristalizimit nga qendra drejt pjesës së jashtme me humbje nxehtësie fillimisht nga shndërrimi në lëng pastaj nga kalimi drejt gjendjes së ngurtë” (Patrik M. Harlej, shiko po aty) Kjo fazë e ngurtësimit të sipërfaqes së Tokës në Kuran tregohet si formim i një trualli të favorshëm për diçka që do të vijë prapa dhe pikërisht në Suren en-Naziat ajeti 30 lexojmë “E pastaj Tokën e sheshoi” Pas zhvendosjes së shtresave të rënda të cilat u instaluan në qendër të Tokës përsipër dolën shtresat e shkrira të silikateve e shtresat e tjera të lehta. Kjo zhvendosje çliroi një sasi energjie e cila shndërrohet në nxehtësi dhe kjo nxehtësi nuk ekzistonte vetëm në sipërfaqe të Tokës, por edhe në brendësinë e saj në të cilën zhvilloheshin me vrull shumë reaksione kimike ekzotermike. Nga këto reaksione dilte një energji mjaft e madhe duke krijuar kështu mundësinë për kombinime të reja atomesh të elementeve të ndryshme dhe presioneve të mëdha që ndodheshin nën shtresat masive të Tokës këto gaze shpërthenin në formën e vullkaneve në sipërfaqe të Tokës duke formuar kështu atmosferën e parë të saj primitive që përbëhej nga avuj uji hidrogjen, amoniak etj. Më pas kondensohet duke mbuluar kështu të gjithë sipërfaqen e rruzullit të porsalindur tokësor. Kështu shkencëtarët mendojnë se afro 3 miliard vite më parë Toka ishte e mbuluar e gjitha nga uji. Pra në këtë epokë kemi shndërrimin e gazeve të dala nga Toka në oqean. Në lidhje me këtë çfarë thamë më sipër d.m.th me rrugën nga u formua uji përsëri Allahu (xh.sh.) na e ka bërë të njohur në Kuran përsëri në të njëjtën sure, por në një ajet më poshtë d.m.th në ajetin 31 “Dhe prej saj mori ujin e saj…” Tani jemi në një periudhë e cila mendohet të ketë ekzistuar rreth 3 miliard vite më parë. Planeti i Tokës është i gjithi i mbuluar nga uji. Askund nuk ka jetë dhe në qiell shpërthejnë vazhdimisht dhe pa pushuar rrufe të fuqishme. Askund nuk shikohet ndonjë rrip toke i vetmuar, por çdo gjë e mbuloi uji. Kjo ishte gjendja në sipërfaqe të Tokës në epokën në të cilën po flasim. Ndërsa tani le të shohim se çfarë ndodhte në brendësi të saj. E para, radioaktiviteti në atë kohë ishte padyshim disa herë më i lartë se sa sot. Ndërsa pllakat që përbëjnë litosferën për shkak të këtij radioaktiviteti të lartë që është burimi i energjisë termike të Tokës ishin më të holla. Duke qenë më të holla dhe nga ky shkak natyrisht që ishin më të lehta pllakat e litosferës veprimi dinamik i tyre ndaj atmosferës mjaft plastike të asaj kohe dhe falë rrymave konvektive rritën në mënyrë të ndjeshme ekuilibrin hidrostatik të blloqeve të litosferës në bazë të ligjit të izostazisë. Kështu rrymat konvektive synonin të largonin nga njëra-tjetra pllakat e litosferës të cilat futeshin njëra nën tjetrën duke formuar në sipërfaqe vargmale dhe ishujt e parë. “Gjeologët të cilët përkrahnin hipotezat mobiliste” i kanë gjetur tani dëshmitarët e këtyre harqeve ishullore parësore në Kanada e në Rodezi në shkëmbinjtë e vjetër andezitikë të erës arkezoike të formuar nga shpërthimet e vullkaneve shumë të lashtë më se 1 miliard vite më parë” (Asti Papa, Duke zbuluar të fshehtat e Tokës, fq. 196, Tiranë 1984) Këto ishuj dhe male erdhën duke u zgjeruar si rezultat i ngritjes së pllakave të tjera dhe erozionit. Për këtë formim të maleve dhe ishujve të parë Allahu (xh.sh.) na tregon në Kuran në Suren Fussilet, ajeti 10: “Ai që në të vuri kodra të forta…”. Në 3.9 – 2.6 miliard vjet ndodh formimi i proto-kontinenteve, ndërsa shfaqja e bimësisë, epokë e cila quhet Eoni i Fareezonit, daton 0.6 miliard vjet më parë dhe vjen si fazë e rëndësishme pas fazës së formimit të hidrosferës, por natyrisht e lidhur ngushtë me këtë të fundit Dhe pikërisht e njëjta gjë ndodh dhe në Kuran në të njëjtin rresht të ajetit tregohet në mënyrë të lidhur krijimi i bimësisë pas formimit të hidrosferës. Për këtë çfarë thamë le të shohim përsëri ajetin 31 në Suren en-Naziat “Dhe prej saj nxori ujin e saj dhe kullosat e saj”. Fjala “kullosë” në këtë ajet të tërheq vëmendjen se përse bimët nuk quhen bimë, por “kullosë”. Kjo fjalë të lë të kuptosh qartë për qëllimin e krijimit të bimëve që do të shërbejnë si “kullosa” për qenie të tjera të gjalla që do të vijnë më pas. Nga kjo ne nxjerrim një përfundim se pas bimëve të gjelbra, Allahu (xh.sh.) ka filluar aktin e krijimit të kafshëve. Ndërsa tani do të vështrojmë përsëri ajetin 10 në Suren Fussilet “… ia shtroi asaj të mirat dhe brenda katër ditëve të plota caktoi të gjitha kushtet për të jetuar në të”, në këtë rast na duket e arsyeshme të sqarojmë se fjala “ditë” në Kuran “ejjam” “… kuptimi i së cilës më tepër është një periudhë më e gjatë kohore se sa një periudhë prej 24 orësh” (Kurani dhe Shkenca moderne, Dr. Maurice Bucaille, fq.9) Kuptimi i katër ditëve të plota në Kuran ka kuptimin e katër transformimeve rrënjësore në planetin tonë të cilin këto katër akte transformimi plotësuan të gjitha kushtet për jetë. Dhe mendojmë se këto katër ditë kanë plotësuar këto transformime në Tokë. Dita e parë – Formimi i atmosferës Dita e dytë – Formimi i hidrosferës Dita e tretë – Formimi i kontinenteve Dita e katërt – Formimi i bimësisë Është e qartë dhe nuk mund të mohohet se të katër këto akte krijuese formojnë së bashku të gjitha kushtet për jetesë në planetin tonë. Kjo çfarë thamë më sipër është një pikë ujë nga oqeani i pafundmë i së vërtetës Hyjnore të krijimit të Tokës nga Allahu (xh.sh.). Mendojmë se fjalët tona nuk kanë vlerë për të gjetur atë që është e vërtetë, sepse argumentet janë në Kuran, ju lutem shikojini ato. “E atyre që u është dhënë dija se kjo që të është shpallur nga Zoti është e vërtetë dhe udhëzon në rrugën e të Gjithëfuqishmit të Lavdëruarit”



Ibrahim Ramja


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip