Imami Idriz Mehmeti certifikohet trajner i xhudos
Gjate kursit për trajnim të trajnerëve të klubeve të xhudos në Kosovë, imami i Këshillit të Bashkësisë Islame të Podujevës me detyrë në Lluzhan, Idriz Mehmeti , është certifikuar si trajner i xhudo-s, nga Komiteti Olimpik botërorë.
Për këtë ai është bërë temë e shumë diskutimeve në rrethinën e qytezës verilindore.
Në profilin e tij në “Facebook”, më 13 mars Mehmeti ka postuar videoxhirimin, ku shihet teksa bën edhe detyrën e myezinit në xhaminë me dy minare në magjistralen Prishtinë-Podujevë.
Në video ai shihet me dorën e majtë në mikrofon e me të djathtën mbështetur për veshi që ta këndojë sa më mirë ezanin.
Artikulli i kaluar
Artikulli radhës