Në Medresenë e Gjilanit zhvillohet edicioni i dytë i KAE

Në amfiteatrin e Medresesë së Gjilanit të martën më 01.03.2016 u mbajt Edicioni i dytë i Konferencës Akademike për Etikë “ KAE 2” organizuar nga koordinatori i medresesë së Gjilanit Mr.Arben Neziri dhe Këshilli i nxënësve të Medresesë, kryesuar nga nxënësi Gentrit Mehmeti.

Të ftuarit e këtij edicioni për të ndarë përvojat e tyre, ishin:
Prof. Bekim ISAKU – profesor i psikologjisë.
Prof. Zekirja SHABANI – gazetarë -, (kryetar i AGK-së dhe kryeredaktor i gazetafjala.com)
Lorent SALIHU – nxënës i gjimnazit ‘’Xhavit AHMETI’’ (ueb dizajner, programer )

Punimet e edicionit i shpalli koordinatori Mr. Arben Neziri i cili mbajti fjalë rasti në të cilën theksoi se Medreseja po tregon se është një vatër e shkencës e dijes, kulturës dhe e bashkëpunimit duke treguar për rëndësinë e këtij eventi, gatishmërinë e medresesë për të zhvilluar nisma të kësaj natyre në dobi të motivimit të nxënësve dhe të rinjve për të qenë të suksesshëm.
Andaj për këtë i përgëzoj nxënësit dhe u uroj suksese edhe në të ardhmen si në mësime po ashtu edhe në aktivitete të lira jashtë mësimore.
Pas fjalëve përshëndetëse eksperiencat e tyre i ndanë të ftuarit e këtij edicioni, ku folësi i parë i kësaj konference ishte prof. Bekim Isaku dhe ndau përvojat e tij të suksesshme, shpalosi disa pika qenësore të suksesit të tij gjatë punës së tij shumëvjeçare.
Ai theksoi se gjithmonë duhet të provojmë që të realizojmë dëshirat dhe qëllimet tona. Po ashtu përmendi se familja është e para që duhet ti kushtojmë rëndësi, para të gjitha tjerave, ndër të tjera theksoi se jepni rendësi anglishtes se ju duhet gjatë gjithë jetës. Ose një gjuhë tjetër internacionale. Merrni vendime, pa marrë parasysh që mund edhe të gabojmë na kursen kohën edhe bëhemi më efikas.
Ndërkaq folësi i dytë ishte gazetari Zekirja Shabani, kryetar i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës i cili në fjalën e tij shpalosi përvojat e tij prej gazetari që nga fillimi e deri më sot. Theksoi angazhimin dhe vështirësitë me të cilat përballen gazetarët gjatë kryerjes së punës së tyre, si në grumbullimin e informatave, finalizimi i lajmit apo artikullit, deri tek plasimi për botim në gazetë apo plasimi në Mediet elektronike.
Ndërsa folësi i fundit në Konferencë ishte nxënësi inovator Lorent Salihu, nxënës i Gjimnazit “Xhavit Ahmeti”, i cili i njoftoi të pranishmit mbi përvojat e tij në krijimin e ueb-sajt-ëve dhe punën e tij në këtë drejtim, ai vijon studimet në Washington Education in Kosovo.
Lorenti foli rreth projekteve të tij nga fusha e teknologjisë informative si për angazhimet e tij tek Inovtion Center of Kosovo, në projektin TV Reality Show Menaxheri I Ri – Universum College, në projektin Hej! App Camp – Ipko & ICK ..
Jashtë protokollit zyrtar mysafir ishte edhe Besarb Qerimi një i ri që ka arritur në majat e më të suksesshmëve në projektin e talenteve të rinj “Voice of Albania”. Ai foli rreth motivimit që gjen në rrugën për të qenë të suksesshëm. Për të pranishmit Besarbi përformoi drejtpërdrejt duke dëshmuar kështu për zërin e tij të veçantë.
Në fund, Koordinatori dhe Kryeimami Ilaz Mustafa iu dhuron disa libra ligjëruesve dhe mysafirëve që ishin prezent.