Janë thënë shumë gjëra rreth dobive të çajit jeshil. Por, shkencëtarët vazhdojnë të zbulojnë ende fakte të reja.
Përbërësit e çajit të gjelbër mund të arrijnë deri në indet brenda syrit për të zvogëluar kështu rrezikun e sëmundjeve si glaukoma.
Testimet e zhvilluara në kafshë kanë treguar se konsumimi i çajit të gjelbër është i lidhur me ulje të stresit oksidues si dhe me gjasa më të pakta për dëmtim të qelizave, që shkaktohet nga ky proces.
Kyçe janë treguar përbërësit nga grupi i katekinave, të cilët mund të absorbohen edhe në pjesët si thjerrëza, rrjeta dhe pjesët tjera të syrit.
Autorët e studimit të zhvilluar në Universitetin e Hong Kongut, shtojnë se pas konsumimit të çajit të gjelbër, ulja e stresit oksidues ka zgjatur për më shumë se 20 orë.
Kohët e fundit në çajin jeshil është gjetur një sasi e selenit, një prej mikroelementëve më të dobishëm. Seleni në kombinim të balancuar zinku, kaliumi dhe elementësh të tjerë dhe vitaminash na mban çuditërisht të rinj dhe seksualisht aktivë. Ai është veçanërisht i shëndetshëm kur është në bashkëpunim me tokoferolin (vitamina E). Përveç këtyre seleni ka veti antioksiduese të cilat forcojnë muskulin e zemrës.
Për të parë më thellë në vetitë e shëndetshme të cajit jeshil, shkenctarë të një universiteti në Kaliforni kanë bërë shumë eksperimentë të ndryshme. Ato kanë studiuar modelet e ushqyerjes dhe mënyrat e jetesës mbi 200 000 njerëz. Ato gjithashtu kanë ekzaminuar rreth 4 000 pacientë të cilët vuanin nga ataku në zemër. Rezultatet e përgjithshme nxorën një fakt interesant: çaji jeshil është një mbrojtje e shkëlqyer e enëve të gjakut të zemrës. Informacione të sakta tregojnë se ato që pinë, të paktën, tre gota çaj çdo ditë kanë 20% më pak rrezikshmëri për atak në zemër.