Urtësia e adhurimeve në fenë islame

S’ka dyshim se Allahu xh,sh ka krijuar çdo gjë në formën më të përsosur dhe se çdo krijese ia ka caktuar orbitat lëvizëse dhe funksionet e saj.

Batica dhe zbatica nënkupton dy ngritjet dhe dy uljet e nivelit të ujërave të oqeaneve gjatë 24 orëve e 50 minutave si pasojë e ndikimit të forcës tërheqëse të Hënës.
Dukuria e ngritjes së nivelit quhet baticë, kurse e uljes zbaticë. Këto lëkundje ritmike vertikale të ujit të detit botëror quhen me një emër të përbashkët fazat e detit.
Shkaktari kryesor i formimit të fazave të detit është forca tërheqëse e Hënës dhe e Diellit. Për shkak të largësisë së madhe, ndikimi i Diellit në formimin e fazave të detit është i vogël se ai i Hënës. Baticat formohen në anën në të cilën kulminon Hëna dhe në anën kundruall Tokës, si pasojë e veprimit të forcës centrifugale, e cila formohet gjatë rrotullimeve në sistemin Tokë-Hënë rreth boshtit të përbashkët rrotullues, ndërsa në anët perpendikulare të saj formohen baticat.
Hëna bënë rrugë eliptike rreth Tokës. Pozita më e afërt ndaj Tokës quhet perigea, kurse më e largët epogea. Gjatë rrotullimit të Hënës rreth Tokës, që kryhet për 27 1/3 ditë (muaji i Hënës). Hëna ndërron pozitën e vet mbi horizont prej rrethit tropik të veriut ( 23 shkallë të gj.gj. veriore) deri në rrethin tropik te jugut (23 shkallë gj.gj. jugore). si pasojë e këtyre faktorëve të jashtëm ( forcës së baticës dhe zbaticës, si dhe atyre në vetë masën e ujit për shkak të fërkimit në mes shtresave të ujit dhe me brigjet e fundin) shkaktohen ndryshime në fazat e detit, në kohë dhe hapësirë.
Diferenca më të mëdha në mes baticës dhe zbaticës gjatë muajit janë si pasoja të ndryshimit të pozitës gjatë rrotullimit në sistemin Tokë-Hënë-Diell. Baticat më të larta janë gjatë pozitës së sizigisë, dh.m.th.. Toka, Hëna dhe Dielli gjenden në një rrafsh (konjuksioni dhe opozicioni).
Fazat e detit kanë rëndësi të madhe në lundrimin detar, prandaj njohja e lartësisë dhe periodës së paraqitjes kanë rëndësi të madhe praktike. Për këtë qëllim janë përpiluar “tabela e baticës” dhe atllase të baticës”.
Lartësia e baticës në pjesët e hapura të oqeaneve dhe të deteve është e vogël, 1-3 m, por në disa gjire ajo është më e madhe: në gjirin Fanda (Kanada) arrin lartësinë mesatare 13,6 m, ndërsa në raste të veçanta deri në 18 m, në gjirin e Bristolit 12 m, në detin e Bardhë 10 m, etj.
Në detet e mbyllura amplitudat e fazave të detit janë të vogla: Deti i Zi 13 cm, Deti Baltik 4,8 cm, deti Adriatik, afër Dubrovnikut deri në 1 m, në bregdetin shqiptar 30-45 cm.
Ndërsa urtësia e këtyre ditëve sipas shkencës vërehet nëse vëzhgojmë lëvizjet e hënës dhe ndikimin e saj në rruzullin tokësorë kur ajo gjendet në tri ditët e bardha, e që njihet si hëna e plotë.
Sipas burimeve të Nasa-së, distanca në mes të Hënës dhe Tokës lëvizë prej 356,410 km e gjer më 406,697 km. Distanca mesatare është 384,400 km.
Diametri i hënës është 3,476 km, kurse diametri i Tokës është 12,756 km.
Perimetri i hënës është 10,927 km, kurse perimetri i Tokës është 40,075 km.
Shkencëtarisht është e ditur se Hëna ndikon në baticën dhe zbaticën e oqeaneve, deteve, në botën shtazore, bimore e gjithsesi ky ndikim manifestohet edhe tek njerëzit kur dihet fare mirë se truri i njeriut është një prej organeve më të lëngshme në trupin e tij dhe për këtë arsye graviteti i hënës ndikon drejt për drejt në rritjen e hormoneve të gjakut dhe të shtypjes së tij gjë që shkakton presion tek truri dhe si rezultat të kësaj vije deri tek një nervozë dhe agresivitet të pa kontroll.
Kështu, ndikimi i Hënës ka rëndësi të madhe në jetën e përditshme. P.sh. në mjekësi është i njohur fakti se gjakderdhjet (hemorragjitë) gjatë Hënës së plotë janë më të mëdha, kështu që kirurgët gjatë përgatitjeve për operacion kësaj dukurie i kushtojnë kujdes të posaçëm.
Kur hëna të arrijë pozitën më të lartë në relacion me planetin e tokës, ajo shkakton baticën dhe anasjelltas kur hëna është më së afërmi planetit tonë shkaktohet zbatica. Meqenëse njeriu, si edhe toka përbëhet prej 75- 80% nga materia e lëngtë dhe 20-25% nga materia e ngurtë, kur hëna është e plotë në njeriun shkaktohet një “Aksion koncentrik”. Në këtë fazë pasojat që njeriu i përjeton janë: ngushtimi i indeve, edemet (të ënjturit), eksitimet nervore, etj.
Të gjitha këto ndryshime që përjeton njeriu manifestohen në oreks, gjumë, disponim, sjellje, aktivitete trupore, seksuale,agresivitet, etj.
Ndërsa po ashtu është i njohur që agjërimi ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit mendorë dhe truporë si dhe stabilizon efektet e tërheqjes hënore mbi organizëm.
Për këtë arsye ndoshta rekomandohet edhe agjërimi i ditëve 13-14-15, sipas kalendarit hënor, pasi janë ditët kur rritet në maksimum tërheqja hënore dhe efektet e saj negative mbi organizëm.
Ndërsa ndikimi hënës ulet pasi që njeriu gjatë agjërimit të tij në pamundësi të konsumimit të ujit ndihmon në rënien e nivelit të ujit në trupin e tij e që kjo ndihmon në zvogëlimin e ndikimit të hënës në organizmin e tij edhe përkundër ekzistimit të gravitetit të saj.
E po ashtu Ibn Sina sqaron edhe arsyen pse në këtë kohë preferohet të bëhet edhe hixhamja ( largimi i gjakut të keq ) duke e ulur kështu mundësinë e veprimit të gjakut të dëmshëm në organizmin e njeriut për shkak të gravitetit të shtuar të hënës dhe se po ashtu gjaku në këto ditë është në kulminacionin e rritjes së tij dhe kjo ndihmon që hixhamja të jetë më e suksesshme dhe më efektive.
Allahu A'lem...



Autori është kryeimam në KBI Gjakovë


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Dr. Violeta Smalaj - Prindërimi