Kosova nuk ishte e preokupuar shumë për dukuritë negative deri pasviteve'90, kur filloi të ndryshonte çdo gjë. Njeriu gjatë jetës kalon nëpër shumë faza kritike, duke filluar prej momentit të pare kur vjen në këtë botë, e deri në çastet e fundit të jetës. Megjithatë, secili individ këto etapa i kalon në mënyrën e vet, dikush i përballon më lehtë e dikush më me vështirësi; e tëra varet nga personaliteti i njeriut dhe fuqia e tij për të kaluar nëpër faza të rënda e të rëndësishme.
Njerëzit, përveç anëve pozitive, kanë edhe anët negative, dhe këto të fundit, po që se e zënë njeriun të dobët e të papërgatitur, ia marrin anën dhe e rrëzojnë përtokë për tërë jetën.
Mjafton vetëm një dështim-gabim i vogël, e që pastaj të çrrënjos gjithçka. Adoleshenca është faza më kritike nëpër të cilën kalon çdo i ri, por ajo te dikush lë gjurmë e te dikush kalon shumë lehtë dhe shpejt. Pikërisht në këtë fazë është rrënja, aty fillon gjithçka për së mbari dhe për së mbrapshti. Aty fillojnë edhe çrregullimet, që duhet të jenë nën mbikëqyrjen e neuropsikiatrëve, patologëve socialë, psikologëve klinikë etj. Me rastet jo të rënda duhet të merret edhe pedagogjia, aq më tepër kur dihet se baza e formimit të personalitetit të njeriut vihet në fillim në familje, e më pas edhe në institucionet arsimore.(1)
- Në disa raste mjafton të shikosh një individ dhe të kuptosh për gjendjen e tij, por nganjëherë duhen edhe orë, ditë e javë të tëra për të ardhur në përfundim a për të nxjerrë një përgjigje për të kuptuar sjelljet, dukjen dhe gjestet e çrregulluara që bën një person. Sa më herët të identifikohet gjendja shpirtërore, fizike-shëndetësore e një individi, aq më lehtë bëhet diagnostikimi.
Që në moshë të hershme fillon të rrezikohet shëndeti i njeriut, së pari nga ambienti që na rrethon, e deri te dukuritë negative me të cilat po ballafaqohemi çdo ditë e më shumë. Zinxhirë të pashkëputur, që shpeshherë kombinohen me pasoja fatale për të gjithë konsumuesit, janë: duhani, alkooli, droga, prostitucioni, etj. Këto dukuri të personalitetit të individëve të dobët shoqërohen me sjellje asociale, me gjurmë të pashlyera për një shoqëri të tërë. Personaliteti asocial haset te ata individë që me sjelljet e tyre bien në konflikt dhe i shkelin të gjitha normat shoqërore në mjedisin ku veprojnë.
Persona delikuent, të cilët në fëmijërinë e hershme largohen nga shkolla apo ikin me vetë dëshirë nga shtëpia, gënjejnë, vjedhin, i ndërpresin të gjitha lidhjet familjare dhe, pas një kohe jo të gjatë, shumë prej tyre, të dhënë pas aventurave dhe shfrenimeve të pakontrolluara, konsumojnë duhan, alkool, narkotikë të ndryshëm, e deri te krimet e rënda.(2)
Nga faktorët kryesorë që ndikojnë drejtpërdrejt në delikuencë janë: familjet me raporte të çrregulluara, fëmijët me prindër të ndarë, shoqërimi me fëmijë moshatarë problematikë, varfëria, mosrespektimi i rregullave, parimeve dhe normave morale e ligjore etj. Ndikojnë gjithashtu edhe faktorët psikologjikë, si: pasiguria, ankthi, frustrimi, dashuria etj. Është bërë shumë për të arritur rezultate në zbulimin e të gjitha këtyre dukurive negative që në fazën e hershme të ndeshjes së individit me situata të tilla. Disa individë, edhe nga mosdija por edhe me vetëdije për dëmet dhe pasojat që shkaktojnë, prapë vazhdojnë njësoj, të shpërndajnë dhe të kontrabandojnë alkool, duhan, drogë etj.
Në vijim do t'i përmendim të gjitha këto dukuri, një nga një, duke u munduar t'i shtjellojmë fazat dhe peripecitë nëpër të cilat kalojnë individë të shumtë, qoftë duke e ditur dhe qoftë në mungesë të njohurive për dëmet, dhe kjo gjithmonë duke pasur parasysh faktin se këta persona në mënyrë direkte apo indirekte ndikojnë në rininë, familjen e shoqërinë, si për shkatërrimin e imazhit të vendit, si dhe për humbjen e vlerave dhe cilësinë e shoqërisë.
Alkooli
Një raport i ri i bërë publik nga Shoqata Ameri- kane e Mjekësisë tregon se përdorími i alkoolit shkakton dëme të pariparueshme në zhvillimin e trurit tek adoleshentët. Deri tasht, në përgjithësi, besohej se të rinjtë e marrin veten shpejt nga efektet e pirjes, por shkencëtarët kanë zbuluar se kryesisht ndodh e kundërta. Alkooli shkakton më shumë dëme, ndoshta të pariparueshme, në zhvillimin e trurit të të rinjve nën moshën 21 vjeçare sesa te grupmoshat e tjera. Studimi tregon se përdorimi i alkoolit gjatë viteve të adoleshencës shkakton dëme në kujtesë dhe në qendrën e të mësuarit në tru, si dhe në lobet e tij të përparme, që kanë të bëjnë me marrjen e Vendimeve dhe gjykimeve.(3)
Studiuesit kanë thënë se gati 13 % e kancereve të gjirit, mëlçisë si dhe zorrës së trashë mund të jenë shkaktuar nga përdorimi i alkoolit. Studimi në Universitetin e Oksfordit tregoi se kur alkooli është në trup, ai shndërrohet në një kemikat që mund të shkaktojë kancerin, duke dëmtuar edhe ADN-në.(4)
Alkoolist janë personat që konsumojnë alkool rregullisht, që janë bërë të varur nga ai, dhe që e konsumojnë në sasi të madhe e të pakontrolluar. Ata shpesh bien ndesh me tërë shoqërinë, veprojnë kundër ligjit dhe kanë sjellje çnjerëzore, duke lënë pasoja ngado që të shkojnë. Nuk janë të ndërgjegjshëm, humbin vetëbesimin, ofendojnë dhe lëndojnë me sjelljet e tyre, dhe janë në një gjendje që u keqësohet çdo ditë e më shumë, dhe i dërgon në rrugë të pa kthim e drejt vdekjes. Alkooli dëmton të gjitha pjesët e brendshme të një individi, godet rëndë qelizat nervore, dëmton mëlçinë, shkatërron të gjitha pjesët e brendshme të organizmit të njeriut.
Alkoolisti shkatërron veten dhe familjen, dëmton të gjitha raportet miqësore me të afërmit dhe fqinjët. Gjendja shpirtërore dhe emocionale i dobësohet shumë, sidomos kur fillon të konsumojë në rininë e hershme. Alkooli identifikohet si një e keqe sociale, dhe sëmundje e njohur qysh nga kohët e lashta.
Çrregullimet më të shpeshta që paraqiten tek alkoolisti, janë: çrregullimi në organet e tretjes, pagjumësi, lodhje, molisje, humbje ekuilibri etj. Përveçqë janë të padisiplinuar, alkoolistët janë edhe jotolerantë, agresivë nervozë, si dhe kanë sjellje kriminale. Të tjerëve u shkaktojnë dëme e dhembje, dhe në vepra të rënda inkuadrohen pa vetëdije. Alkooli vepron menjëherë pas konsumimit, arrin në gjak vetëm për 30-60 min, dhe sasia e tij e përqendruar në gjak në tri përmasat më të mëdha shkakton edhe të ashtuquajturin intoksinim akut të gjakut-helmim; përqendrimi i alkoolit në organizëm mbi 4 % shkakton vdekjen.
Alkooli në fabrikat e përpunimit përzihet shpesh, me qëllim e pa qëllim, me një përqindje etanoli me përbërje helmuese, e që konsumuesit i merr jetën. Konsumuesit më të shpeshtë janë të rinjtë, personat me probleme psikike, personat e vetëm, por nganjëherë konsumohet edhe nga personat e ngulfatur nga të mirat dhe luksi.
Duhani
Fjala duhan rrjedh nga turqishtja, dhe është me prejardhje arabe, që domethënë "tym”, ”avull”. Rreth 80% e helmit të tij shkon drejtpërdrejt në mushkëri, kurse tymi përmban rreth 200-300 helme, që janë të rrezikshëm sidomos për të rinjtë. Fëmijët që rriten e qëndrojnë aty ku konsumohet duhani nuk do të mund të zhvillohen dhe rriten të shëndoshë. Ka edhe fëmijë që konsumojnë duhan nga mosha 10-13 vjeçare, që me përqindje të madhe do të mbesin sterilë, por mund të goditen edhe nga pasoja të tjera psikike, sociale, ekonomike etj. Duhani përmban 4000 elemente toksike/helmuese, nga të cilët 60 dihet se shkaktojnë kancerin. Helmet janë: monoksidi i karbonit(CO), nikotina(C10H14N2), amoniaku(NH3), kurse substanca kancerogjene janë: arseniku (As), kadmiumi (Cd), Benseni (C6H6), etj.
Thithja kronike e duhanit sjell simptoma të shumta, si: nervoziozëm, pagjumësi, bronkit, dobësim të tërë organizmit, kacer të trurit, infarkte të shpeshta, të thatë në stomak, ngushtimin e enëve të gjakut etj.
Duhani dëmton gjithashtu edhe ekonomikisht. Për të shpenzohen të holla për të marrë sëmundje, në vend që të shpenzohen për kujdes ndaj shëndetit. Duhani mund të kontrollohet dhe me dëshirën e individit, por edhe mund të ndërpritet lehtë, edhe pse Varësia nga nikotina është shumë e madhe. Është e qartë që numri i cigareve dhe cilësia e duhanit ndikojnë në intensitetin e pasojave: sa më shumë cigare aq më afër vdekjes.(5)
Sot është gjithnjë e më i madh numri i femrave që konsumojnë duhan. Pirja e duhanit te shtatzënat ngadalëson dhe pengon zhvillimin e frytit, rrit numrin e aborteve spontane, si dhe rrit vdekshmërinë e të porsalindurve. Foshnjat lindin me peshë më të vogël se ajo normale, zakonisht janë nervoze dhe të shqetësuara, vuajnë nga pagjumësia dhe, nganjëherë, po ata fëmijë janë të prirë të konsumojnë duhan edhe vetë. Varësia nga duhani dhe dëmet që ia shkakton ai rinisë kanë qenë arsye që shumë vende në botë kanë marrë masa në aprovimin e ligjeve për ndalimin e konsumimit të duhanit në vende publike, në vende të frekuentuara nga fëmijët dhe në Vende pune. Shembulli më i mirë për këtë është Kanadaja, ku është e ndaluar rreptësisht pirja e duhanit në Vende publike dhe të mbyllura, kurse për mosrespektimin e ligjit, janë të parashikuar dënime të jashtëzakonshme.
Një cigare përmban: Katran 10-32 mg, Monoksidi karbon 10-32 mg, Nikotinë 1.0-2.8 mg, Hidrogjen cianidi 0.1-0.33 mg. Në brendi të gojës përthithen 25-50 % të nikotinës, kurse në inhalim të thellë metabolizohet afro 90 % e nikotinës”.(6)
Mënyrë për evitimin e pirjes së duhanit nuk ka, por ekziston një mënyrë për parandalim dhe vetëdijesim, që ka të bëjë pikërisht me paraqitjen e fakteve për pasojat që lë duhani te secili individ. Të kuptojmë se vrasësin më të madh po e blejmë, po e ndajmë dhe po e konsumojmë me më të dashurit tanë!
Narkomania-Drogat
Droga, apo shprehja më e mirë - fatkeqësia shekullore, tashti shitet lirshëm dhe është bërë një problem i madh i shoqërisë konsumuese, i sistemeve demokratike, i shteteve të pasura, i atyre me zhvillim të lartë teknik dhe teknologjik. Problem i theksuar është edhe në shtetet që gjenden në fazën e tranzicionit.(7)
Për vitin 2001 kemi të dhëna se vlera e shitjes së drogës ka qenë mbi 600 miliardë dollarë amerikanë, duke e hedhur në vendin e dytë tregtinë me armë - më pak se 590 miliardë dollarë, e pastaj vijnë edhe shitja e naftës, me afro 550 miliardë dollarë, pra në vendin e tretë. Supozohet se përvojat e para të njeriut me drogën kanë qenë qysh në kohën e paleolitit të Ri (40.000-10.000 p.e.s.). Më vonë mësojmë se efektet e disa drogave i kanë njohur mirë sumerët, kinezët, hindusët, egjiptasit, grekët e vjetër etj. Konsumimi i drogës sjell varësi, dhe individi nuk mund të jetojë patë. Me marrjen e drogës personi bie në gjumë të rëndë, në një gjendje që i sjell "dëshira të mira” dhe përfytyrime vizuale e auditive që janë të këndshme, kështu që tërë bota i duket si një përrallë. Me kalimin e kohës, pas kënaqësisë vjen dëshpërimi, dhe me këtë edhe dëshira për marrjen e sasive edhe më të mëdha. Moskonsumi i drogës për 36-72 orë, tek narkomanët shkakton halucinacione, shqetësim të thellë dhe këputje fizike.
Sipas statistikave, vetëm në Evropë 2.7% e popullsisë janë narkomanë. Gjatë Vitit 2000 në Maqedoni zyrtarisht janë regjistruar 362 persona narkomanë. Sa për Kosovën, vetëm në Prizren kemi të dhëna se ka mbi 1 000 persona narkomanë.(8)
Statistikat tregojnë se kalojnë 3-4 vjet derisa prindërit të zbulojnë se fëmija i tyre është konsumues i drogës. Vetëm për marihuanën ka më shumë se 2 000 emra. Kemi lloje të ndryshme të drogave, si : opiumi, heroina, morfiumi, marihuana, hashashi etj. Droga stimuluese janë: kokaina, koka, kafeina, nikotina, ekstazi, amfetamina etj. Droga depresive: alkooli, inhalantët, ketamina, tableta gjumi etj. Droga opiate-opioidet:opiumi, morfiumi, heroina etj. Droga inhalante: oksidi i azotit, benzina, acetoni etj.(9)
Pasojat e narkomanisë janë të shumta, si: traumat psikike, ikja nga përgjegjësia dhe nga kërkesat e mjedisit shoqëror, interesimi për ta provuar prapë, mungesa e vetëbesimit etj.“(10)
Shenjat që dallojnë narkomanët janë: lënia pas dore e higjienës personale, përtacia, vështirësitë në të menduar, bashkërendimi i dobët i lëvizjeve, agresiviteti, bredhja rrugëve, mbyllja në vetvete, largimi nga familja, vjedhjet, vrasjet, posedim i veglave si: pika për sy, shiringa, gjilpërë, lugë të djegura nga flaka, pambuk etj. Droga po rrezikon edhe shumë vlera universale: jetën, mendjen, arsyen, pasurinë, trashëgiminë dhe religjionin. Ajo fillohet të konsumohet shumë lehtë, po shërohet me humbje të mëdha apo edhe me fatalitet. Hiv-Aids-SIDA
Sindroma Imunodeficítare e fituar ose Sida-Aids, paraqet një problem të ri global për njerëzimin. Shumica e kombeve po ballafaqohen me këtë problem, kurse nga ky virus në botë janë të infektuar 18 milionë njerëz.
Virusi që shkakton Sidën është quajtur "Virusi Human Imunodeficient”-HIV. Ai shkatërron, zhduk në atë mënyrë që dëmton mekanizmin mbrojtës të organizmit kundër sëmundjeve të tjera. Për këtë sëmundje deri tash nuk janë zbuluar barna.“
Rreth 42 milionë njerëz në botë jetojnë me virusin HIV. Në një raport të Organizatës së Kombeve të Bashkuara të vitit 2004 thuhet se është bërë përparim i rëndësishëm sa i përket sigurimit të mjekimeve për një numër të madh viktimash të Sidës, dhe sa i përket arritjessë përkushtimit më të madh politik dhe financiar në luftën kundër sëmundjes fatale, megjithëse në raport thuhet se nuk janë bërë përpjekje të mjaftueshme për parandalimin e përhapjes së virusit HIV dhe SIDA.
Epidemia filloi të përhapej në fund të Viteve të '70- ta dhe fillim të viteve të '80-ta të shekullit të kaluar, duke nisur nga Afrika Perëndimore, për t'u përhapur deri në dalje të Oqeanit Indian. Tajlanda është vendi ku në vitet e '90-ta një katastrofë e madhe kishte goditur një numër të madh të popullsisë, sepse ishin infektuar mijëra individë. Turizmi si burim kryesor i Tajlandës, që është bërë një element jo i favorshëm, sepse është shndërruar në qëndrim relaksues të njerëzve karshi seksit, ka krijuar një industri shfrenimi, e njohur në tregjet e huaja, si p.sh. në Japoni si "udhëtimet e shfrenimit”, e që janë tërheqëse më shumë për pjesëmarrësit meshkuj."
Shumicën e rajoneve në botë i ka mbërthyer kjo murtajë e kohëve moderne, prekja nga virusi HIV, duke filluar nga përdoruesit e drogës, si në Indi, ku numri i të infektuarve po rritet me shpejtësí. Në Afrikë gjithashtu shifrat e vdekshmërisë vazhdojnë të rriten, ndonëse është vërtetuar se edhe me një fushatë të vetme mund të reduktohet pjesërisht numri i vdekjeve.
Virusi HIV është përhapur edhe në Afrikën Veriore, në Somali, Sudan etj. Karaibet gjithashtu janë rajoni me shtrirje të madhe të virusit HIV jashtë Afrikës. Në Haiti dhe në ishujt Bahama HIV-i tashmë është shkaktari kryesori vdekjeve. Edhe Evropa Perëndimore përballet dhe ka shënuar një rritje të infeksioneve të transmetuara kryesisht seksualisht. Rusia është e njohur për një numër të madh të të infektuarve. Kriza dhe mungesa e parasë ka shtyrë përdoruesit që drogën ta marrin nëpërmjet shiringave, me anën e të cilëve është shumëfishuar numri i të infektuarve me HIV. Amerika Veriore dhe Latine gjithashtu kanë një numër të madh të infektuarish; aty HIV-i është përqendruar më së shumti te komunitetet e varfra, e më të rrezikuarat janë femrat. Nga një raport i Kombeve të Bashkuara, është parashikuar që pas vitit 2010 Kina do të ketë 10 milionë, kurse India 20-25 milionë raste infektimi. HIV dëmton rëndë sistemin imunitar të trupit të njeriut. Diagnoza me HIV ndikon në izolimin e të infektuarit nga shoqëria. Simptomat më të shpeshta janë: molisje e theksuar, djersitje gjatë natës, humbje e madhe peshe, diarre e vazhdueshme, kollë e thatë, vështirësi në frymëmarrje, njolla të kuqe në kafkë, lëkurë osegojë, çrregullime në gjak, ënjtje kockash, humbje oreksi, zbehje etj. Sëmundja godet homoseksualët, abuzuesit e drogës, personat që ndërrojnë shpesh partnerët etj. Virusi mund të transmetohet përmes gjakut, marrëdhënieve seksuale, shiringave të njëjta gjatë konsumimit të drogave etj., mirëpo nuk do të thotë se vetëm këto grupe personash mund të infektohen, sepse mund të infektohen edhe persona që bëjnë një jetë stabile e shumë normale dhe familjarë. Mjafton një instrument i pa sterilizuar mirë nga një stomatolog dhe infeksioni të arrijë në organizëm shumë shpejt.
Çdo vit nga HIV-i infektohen mbi 6 milionë njerëz, dhe më se 2 milionë vdesin po nga ai, prej të cilëve rreth gjysmë milioni janë fëmijë.(13)
(1) Skënder Syla, "Shkolla dhe Edukimi Qytetar”, 2007, f. 69.
(2) Prof. Dr. Pajazit Nushi ”Psikologjia”,1999, f. 305.
(3) Voanews.com 10.12.2002.
(4) Publikuar në revistën e Institutit Kombëtar të Kancerit, 4 mars 2009.
(7) Drogat, çka duhet të dinë të gjithë, Agim Arifi, 2008, f. 15
(8) Sipas RTK 24 mars 2008, edicioni qendror i lajmeve.
(9) Droga, 2008, Agim Arifi.
(10) P. Nushi ”Psikologjia”, "Personaliteti me sjellje të çrregulluara”, Kapitulli 36, 1999, f. 304.
(11) Fakte për jetën, UNICEF, 1999, f. 32.
12. Gjeografia Regjionale, Dr. H. M. 2007, Tajlanda, f. 65-66.
(13) www.dukuritenegative.com.
Sadbere Beqolli-Biçku