"Rrëfime të vërteta pejgamberike" i Dr.Umer Sulejman Abdullah El-Eshkarit është libër që, para së gjithash, edhe në titull objektin e cilëson si të vërtetë.
Derisa librat tjerë me rrëfime pejgamberike janë tepër shkencorë ose e kundërta, tepër të letrarizuar, ky libër qëndron në mes këtyre dy modeleve. Pra, "Rrëfime të vërteta pejgamberi ke" është libër që flet për kohën e lashtë, dhe krejt narrativja jeton vetëm në atë kohë.
Thënë ndryshe, ky libër sakralen (të shenjtën) e çon drejt bazës, ndërsa për profanen (laiken) as që interesohet. Pra, e mohon demitizimin dhe profanen deri në mosekzistencë, dhe e kultivon sakralen.
Titulli për librin është si çelësi për derën. Ai duhet t'i shkojë tamam masës së përgjithshme ideo-tematike të librit. Në rastet më të shpeshta, sot njerëzit për të lexuar një libër nisen fillimisht nga titulli, e që, fatkeqësisht, shpeshherë ndodh të na del krejt i huqur dhe aspak i lidhur organikisht me përmbajtjen e përgjithshme të librit.
Fatmirësisht, në rastin tonë (librin që po e shpjegojmë nga përmbajtja dhe struktura "Rrëfime të vërteta pejgamberike"), është krejt e kundërta. Titulli është pikërisht çelësi i duhur.
Me qëllim të sjelljes së formave të shkrimit të recensionit, këtë herë do të sjellim një recension të tipit intervistë, përkatësisht do t' i shtrojmë disa pyetje bazë të një recensioni dhe do t' u përgjigjemi atyre nga leximi analitik dhe i detajuar që ia kemi bërë librit. Edhe pse teksti ka përgjigjet e pyetjeve bazë të recensionit, herë të formuluara e herë të nënkuptuara nga përgjigjja, strukturalisht ai nuk ngjan me intervistën por, si çdoherë ngjan me një tekst recensioni. Gjithsesi, e rikujtojmë se edhe këtë herë se vlerësimi, recensioni është perceptim personal.
Pra, në rastin e shqyrtimit të objektit tonë, shtrohet pyetja se sa i shkon titulli veprës në fjalë?
Te libri "Rrëfime të vërteta pejgamberike" vetë titulli tregon se me çfarë kemi të bëjmë. Duke e ditur se hadithet e sakta janë thënie të Pejgamberit a.s. (dhe jo vetëm thënie), dhe në saktësinë e tyre nuk duhet dyshuar sepse çështja e vërtetësisë së haditheve të sakta veçse ka përfunduar, tubimi i atyre që kanë histori/story në një libër patjetër se do ta veçonte atë libër si libër me Rrëfime të vërteta pejgamberike.
Pra, marrja vetëm e haditheve të sakta dhe anashkalimi i atyre që njihen si të dobët, të pavërtetë e të shpifur, është cilësi thelbësore e librit të Sulejman El-Eshkarit. Në këtë mënyrë ky libër del në mbrojtje të Pejgamberit a.s. kundrejt shpifjeve dhe përgënjeshtrimeve që i janë bërë atij. Siç edhe thuhet në parathënie, ky libër është një përmbledhje e shumë rrëfimeve të sakta nga hadithet e Pejgamberit a.s.
Struktura e librit
Libri "Rrëfime të vërteta pejgamberike" është një libër bukur voluminoz. Në 462 faqet e librit autori ka prezantuar pesë kapituj:
Kapitulli i parë - Rrëfimet e të Dërguarve;
Kapitulli i dytë - Rrëfimet që tregojnë për çudirat që bën fuqia e Allahut;
Kapitulli i tretë - Rrëfimet që tregojnë për vlerën e parave;
Kapitulli i katërt - Rrëfimet që pasqyrojnë vlera të larta të rrëfimit, dhe;
Kapitulli i pestë - Rrëfimet që pasqyrojnë shembuj të ligj.
Kapitulli i parë i librit, njëherit edhe më i gjati, ka rreth 200 faqe, përkatësisht 21 rrëfime.
Kapitulli i dytë, më i shkurti, gjithsej ka 5 rrëfime.
Kapitulli i tretë ka 9 rrëfime.
Kapitulli i katërt ka 11 rrëfime, sikur edhe ai i pesti, që gjithashtu ka po aq rrëfime.
Kështu libri në tërësi përmbledh 57 rrëfime të vërteta/hadithe të sakta.
Por pse një ndarje e tillë?
Sigurisht se ndarja tematike ka qenë determinues kryesor i strukturës formale dhe përmbajtjesore të librit. Derisa numri i pejgamberëve dhe rrëfimet për ta ishin shumë të njohura edhe nga Kurani por edhe nga Suneti, sigurisht se kapitulli që përmbledh këto rrëfime (hadithe) na del më i madh se të tjerët, për dallim nga, për shembull, rrëfimet/hadithet që tregojnë për çudirat që bën fuqia e Allahut, apo ato që tregojnë për vlerën e parave e që kryekëput janë të kanalizuar në një tematikë specifike.
Vlen të theksohet se para fillimit të rrëfimeve autori ka pasur vetëdijen për kategoritë e lexuesve, prandaj edhe ka ofruar dy tre kapituj shpjegues për rrëfimet pejgamberike, respektivisht: "Definicioni i rrëfimeve"; "Rëndësia e rrëfimeve në përgjithësi", dhe; "Rëndësia e rrëfimeve të Kuranit dhe Sunetit".
Përveç strukturës së përgjithshme të librit edhe rrëfimet kanë një strukturë organike dhe të njëjtë. Secili rrëfim ka një përcaktim numëror, një titull përshkrues, hyrjen, tekstin e hadithit ku bazohet rrëfimi (në shqip), shpjegimin e hadithit, si dhe një nëntitull ku janë nxjerrë dobitë dhe mësimet e hadithit.
Reale/sakrale vs Fiktive/profane
Se sa libri "Rrëfime të vërteta pejgamberike" i Dr.Umer Sulejman Abdullah El-Eshkarit dallon nga librat e tjerë me të njëjtën temë, pastaj se sa është unik në problematikat që trajton, etj., mund ta kuptojmë edhe nga përgjigjja që autori i jep pyetjes se: çfarë përfundimesh kryesore ka arritur të sjellë autori me këtë libër?
"Rrëfime të vërteta pejgamberike" i Dr.Umer Sulejman Abdullah El-Eshkarit është libër që, para së gjithash, edhe në titull objektin e cilëson si të vërtetë. Derisa librat tjerë me rrëfime pejgamberike janë tepër shkencorë ose e kundërta, tepër të letrarizuar, ky libër qëndron në mes këtyre dy modeleve. Pra, "Rrëfime të vërteta pejgamberike" është libër që flet për kohën e lashtë, dhe krejt narrativja jeton vetëm në atë kohë. Thënë ndryshe, ky libër sakralen (të shenjtën) e çon drejt bazës, ndërsa për profanen (laiken) as që interesohet. Pra, e mohon demitizimin dhe profanen deri në mos ekzistencë, dhe e kultivon sakralen.
Për ta kuptuar më drejt këtë libër dhe arsyen pse autori përzgjodhi vetëm hadithet e sakta dhe që kanë narrativë, duhet që të kthehemi në artin letrar. Shumë njerëz e kanë dëshirë e detyrë leximin e historive/rrëfimeve
të ndryshme, dhe këtë e bëjnë për kënaqësi e dëfrim, apo për të ikur nga realiteti real dhe për të jetuar, qoftë për pak kohë në një realitet tjetër, atë imagjinar/fiktiv. Të parët zakonisht janë më racionalë sesa të dytët. Të parët historinë/rrëfimin e racionalizoj në dhe, në fund të fundit, vijnë në përfundim se rrëfimet, edhe pse mund të mos e pasqyrojnë realitetin, patjetër se frymëzohen nga realiteti. Të dytët historinë/rrëfimin zakonisht e konsiderojnë imagjinativ, si botë të projektuar, të strukturuar e të gjalluar ashtu që gjithçka e atyshme të funksionojë në një formë origjinale, model dhe botë paralele me botën reale. Të parët janë të vetëdijshëm se rrëfimet janë vetëm përmbledhje përvojash, prandaj edhe u besojnë më shumë. Të dytët gjithçka e konsiderojnë si kreativitet dhe aftësi krijuese. Të parët janë historikë, ndërsa të dytët janë legjendarë. Të parët janë të arsyeshëm, ndërkaq të dytët janë emocionalë.
Prandaj, në një vijë imagjinare, ky libër vjen për të dy kategoritë: sa është real, gati aq është fiktiv (për ata që rrëfimet i lexojnë për të përjetuar emocion), sa është përmbledhje e rrëfimeve nga bota reale, aq është përmbledhje e rrëfimeve të një bote fiktive/imagjinare, sa është historik, aq është edhe legjendarë/mitologjik.
Pra, libri sjell garancën/dëshminë sakrale (fjalën e Allahut dhe të pejgamberit të tij, Muhamedit a.s.), për ata që besojnë, prandaj edhe rrëfimet kthehen totalisht në reale. Në këtë mënyrë autori realizon edhe qëllimin e tij, arsyen e shkrimit të këtij libri, e që është udhëzimi i njerëzve në rrugën e drejtë, në Islam. Pra, duke paraqitur rrëfime që duken fiktivë, jorealë, por duke i mbështetur me fakte dhe dëshmi, autori i kthen në botën reale gjithë ata që emocionalisht ikin nga kjo botë. Dhe këtë e bën përmes asaj që ata e pëlqejnë më së shumti, shkuarjes në botën e tyre fiktive, pra përmes rrëfimit.
Në njëfarë mënyre, ky libër legjendaren e kthen në historike, largimin në prezencë, vlerësimin në besim dhe emocionin në racionalitet. Ja pse ky libër është kaq afër, megjithëse flet për kohë shumë të largëta.
Megjithatë, siç thotë edhe vetë autori, kurdo që njerëzit binden se ajo që u lexohet atyre nga rrëfimet e Kuranit dhe nga ajo që ka arritur nga hadithet e Pejgamberit a.s., pra se e tëra është e saktë dhe e vërtetë, atëherë ajo do të ketë ndikim të madh në forcimin e shpirtrave të tyre, në pastrimin e shprehi ve, përfitimin e mësimeve dhe këshillave.