Libri "Drejt një rilindjeje civilizuese gjithëpërfshirëse”, i autorit Abdul Kerim Bekar është pjesa e dytë e serisë "Myslimanët në mes sfidës dhe ballafaqimit”, dhe flet pikërisht për rolin e njeriut në këtë botë, mendësi në dhe rëndësinë e tij si krijesë në këtë univers, si dhe për civilizimin e tij që vjen nga një botëkuptim i përgjithshëm njerëzor dhe moral. Prezantimi i ideve tradicionale të civilizimit njerëzor, mendësisë njerëzore, kulturës dhe strukturës së shoqërisë njerëzore në këtë libër vjen si shpjegim dhe përgjigje për serinë dhe mbititullin "Myslimanët në mes të sfidës dhe ballafaqimit”, sepse, derisa sfida mund të kuptohet si kërkesë për fakte, ballafaqimi na vjen si shqyrtim i tyre.
Islami është fe që kërkimin e diturisë e ka vënë si esencë të arsyeshmërisë së ekzistencës sonë në këtë botë. Libri "Drejt një rilindjeje civilizuese gjithëpërfshirëse", i autorit Abdul Kerim Bekar është pjesa e dytë e serisë "Myslimanët në mes sfidës dhe ballafaqimit", dhe flet pikërisht për rolin e njeriut në këtë botë, mendësinë dhe rëndësinë e tij si krijesë në këtë univers, si dhe për civilizimin e tij që vjen nga një botëkuptim i përgjithshëm njerëzor dhe moral. Prezantimi i ideve tradicionale të civilizimit njerëzor, mendësisë njerëzore, kulturës dhe strukturës së shoqërisë njerëzore në këtë libër vjen si shpjegim dhe përgjigje për serinë dhe mbititullin "Myslimanët në mes të sfidës dhe ballafaqimit", sepse, derisa sfida mund të kuptohet si kërkesë për fakte, ballafaqimi na vjen si shqyrtim i tyre. Prandaj, ky libër prezanton esencën (idetë) e traditës, mendimit dhe kulturës njerëzore, dhe të njëjtën e identifikon me botëkuptimin e përgjithshëm të njeriut përballë jetës dhe natyrës.
Formimi i njeriut si kusht parësor
Shoqëritë gjithmonë janë karakterizuar nga veçoritë që ka kultivuar (kultura), idetë që kanë pasur anëtarët e asaj shoqërie (mendësia), dhe ajo që është bërë kult (tradita). Gjithë kjo ka krijuar shoqërinë, ndërsa shkenca që merret me studimin e shoqërisë njihet si Sociologjia.
Mbi këtë bazë, shoqëria islame gjithmonë është përqendruar në formimin e njeriut. Sipas botëkuptimit islam, formimi i njeriut është kusht parësor, madje edhe para ndërtimit zhvillimor, sepse po nuk pati sukses mundi në ndërtimin e tokës do të ketë fryte të dobëta dhe rezultate të kufizuara, siç thotë edhe autori i librit "Drejt një rilindjeje civilizuese gjithëpërfshirëse", Abdul Kerim Bakar.
Si i tillë, në rreth 250 faqet e tij ky vëllim i serisë "Myslimanët në mes sfidës dhe ballafaqimit" trajton disa tema, kryesisht nga këndi filozofik dhe sociologjik. Lëndimi i krenarisë; Kuptimi i realitetit; Planifikimi civilizues; Ne dhe trashëgimia kulturore; Civilizimi perëndimor dhe modeli i kërkuar; Ideja dhe pikënisja; Hapësira kulturore; Ripërtëritja e shpirtit; Shoqëria ideale e aspiruar, etj., disa nga titujt e kapituj ve me plot nëntema me interes të madh për njeriun e sotëm e të shqetësuar me gjendjen e përgjithshme të njerëzve të ditëve të sotme. Trembëdhjetë kapitujt bazë dhe rreth 70 trajtesat brenda tyre pasqyrojnë modelin sociologjik islam, duke vendosur njeriun në kohën aktuale, duke e dërguar në të shkuarën dhe duke ia pasqyruar një të ardhme ideale.
Ne vetëm imitojmë
Për dallim nga filozofitë dhe besimet tjera, në Islam njeriu asnjëherë nuk ka pasur nevojë ta pyes veten kush jam unë; ndërsa kjo pyetje gjithmonë ka qenë thelbi i çdo problematike. Ai njihet si qenie e Zotit, e krijuar me qëllimin që ta njohë Atë.
Derisa Arnobi (Adversus nationes) thoshte se njeriu është qenie e verbër, që nuk e njeh vetveten; dhe Sokrati thërriste njih vetveten tënde, (o njeri), besimtari mysliman, falë Zotit, nuk shpenzon jetën e tij në kërkim të një rregullsie, sepse ai tanimë e ka një rend, si dhuratë nga Zoti. Në filozofinë islame rendi është vetë liria, megjithëse kjo mund të duket si paradoks. Që të mos na vijë si i tillë (paradoks), nuk duhet ta ngatërrojmë me rregullsinë.
Mund të ju hutojë ngjashmëria e rendit dhe rregullsisë. Madje dikush mund të thotë se janë e njëjta gjë. Absolutisht jo. Dallimi mes tyre është esencial.
Rendi është origjinal. Rregullsia gjithmonë imiton rendin. Rendin e bën vetëm Zoti, ndërsa rregullsinë e bëjnë edhe njerëzit. Zoti krijon (rend), ndërsa njerëzit rregullojnë sipas nevojave, karaktereve, bindjeve e ideve. Pra, njerëzit vetëm imitojnë rendin, dhe kështu bëjnë rregullsi. Për ata që deri sot s'e kanë kuptuar filozofinë e artit, ajo qëndron kryekëput mbi këtë koncept. Ja pse arti është/ka rregull. Sepse është imitim (Aristoteli e quante mimesis) i rendit origjinal të krijuar nga Zoti. Ndërkaq, për ata që deri sot s' e kanë kuptuar filozofinë e fesë, përkushtimit tonë në dashuri ndaj Zotit, edhe në këtë pikë mbështetemi po mbi këtë koncept. Zoti, dëshira/ dashuria e Tij, bëri që ne të krijohemi/ ekzistojmë. Krijimi ynë është rendi, prandaj si krijesa ne nuk mund të bëjmë rend. Ne vetëm imitojmë rendin, ndërsa imitimi ynë është rregullsi. Sa më i mirë të jetë imitimi ynë, aq më shumë jemi të nënshtruar/përkushtuar ndaj Zotit, sepse atëherë do ta njohim vërtet madhështinë e Tij dhe dashurinë e Tij ndaj nesh, dhe atëherë do ta njohim edhe veten. Rregullsia s' është objekt imitimi i mendjendriturve, sepse ajo është shija për mediokritetin. Rendi është shija për gjeninë. (Victor Hugo). Në këtë plan një shkrimtar edhe qe shprehur se, themeli i kësaj bote është dashuria, ndërsa themeli i çdo dashurie është dashuria e Zotit. (O. Pamuk). Krijuesi, që sheh nga lart, rendit; imituesi, që vështron nga afër, rregullon. (V. Hugo).
Ja pse duhet adhuruar Ai që na mësoi gjithçka, dhe na begatoi të dimë të bëjmë rregull-si nga rendi që bëri Ai. Na mësoi/lejoi të imitojmë nga krijimtaria e tij në përgjithësi: dashurinë, mëshirën, lumturinë, me një fjalë gjithë atë që Ai krijoi, dhe nuk na kufizoi në shprehjen tonë ndaj saj: ne mund të shprehim dashurinë dhe gjithçka në masë të pamatshme, por pse kufizohemi në shprehjen e saj është çështje tjetër. Devijimi nga ky koncept ndihmohet vazhdimisht nga armiku më i madh i njeriut, djalli. Mirëpo, fuqia e njeriut/liria për ta përjetuar plotësisht dashurinë, mëshirën, lumturinë etj., është forma më e mirë/mrekullia që Zoti bëri te njeriu që ky i fundit të tejkalojë çdo paragjykim se është i kufizuar, në mënyrë që definitivisht ta njohë Atë dhe ta adhurojë e të jetë i nënshtruar ndaj Tij.
Pra, mendjendriturit gjithmonë e kanë gjetur dallimin mes të vërtetës dhe gënjeshtrës, ndërsa fakti i mospranimit është çështje tjetër (zakonisht për shkak të narcizmit).
Nga një shikim i përgjithshëm i librit vërejmë se autori ka paraqitur një histori njerëzore jokronologjike: si jemi; si ishim, dhe; si duhet të jemi.
Duhet investuar në shpirtëroren
Islami veçohet edhe me faktin se anën shpirtërore e zhvillon vazhdimisht, por pa e dëmtuar anën joshpirtërore. Thënë ndryshe, koncepti i kulturës interpretohet si koncept shpirtëror, kurse ai i qytetërimit si koncept material dhe që ka vetëm metodat dhe mjetet (Bergjajev), dhe në Islam ngrihet bashkërisht, si një tërësi në funksion ndërveprues. Pra, myslimani duhet që veten ta përqendrojë edhe në ruajtjen e kulturës si vlerë njerëzore/shpirtërore. Ngufatja e anës shpirtërore nënkupton vrasje të kulturës. (Bergjajev)
Ajo që e karakterizon fenë islame nga fetë e tjera është se Islami ofron një botëkuptim gjithëpërfshirës dhe ndërlidhës ndërmjet gjithësisë, jetës dhe njeriut. Ky botëkuptim e përcakton nganjëherë pikëpamjen e përgjithshme, ashtu siç qëndron çështja në trajtimin e natyrës, por edhe rrah çështjet më të imëta kur flet rreth jetës dhe njeriut.
Libri i Abdul Kerim Bakar, edhe pse i ngjashëm me shumë të tjerë për nga forma dhe tematika, në përmbajtje dhe trajtim dallon nga librat tjerë, sidomos për modernizimin e kulturës dhe civilizimit islam, përkatësisht shkencërimin e kulturës së shoqërisë islame.
Duke folur për civilizimin dhe vlerën e tij, që në realitet është shpirtërorja, ky libër sikur arsyeton pikëpamjet islame mbi shoqërinë: ajo duhet të jetë shpirtërore që të jetë e civilizuar, sepse civilizimi është kulturë dhe kultura e një shoqërie është ana shpirtërore e saj.
Sipas autorit Abdul Kerim Bakar, kur të vështrojmë në mësimet e Islamit vërejmë se ai e konsideron jetën e kësaj dhe të asaj botë, trupin dhe shpirtin, pastaj natyrën dhe njeriun, si një tërësi të bashkuar. Pra, këto janë krijesa të Allahut të Lartmadhërueshëm, që e madhërojnë dhe e falënderojnë Atë, dhe si të tilla përbëjnë një civilizim të përgjithshëm e në funksion reciprok.
Qëllimi i autorit të këtij libri është prezantimi i ideve të devijuara që kemi, ideve të larta që kishim, dhe ide(ale)ve që kishim, e që përbëjnë (përbënin dhe do të përbëjnë) kulturën dhe traditën islame.
Ndërsa, titulli tepër tematik dhe gjithmonë në funksion të përmbajtjes mendojmë se e ka dëmtuar veprën. Tekefundit, jo gjithçka duhet të jetë në funksion të idesë edhe në librat moralizues apo shkencorë. Vetë gjatësia e titulli t dëshmon për një titull jo edhe të menduar gjatë.
Prapëseprapë, për ta pasur sa më të plotë përmbajtjen e këtij libri, për të ngritur paralele krahasimi mes këtij dhe librave të tjerë me po të njëjtën tematikë, si dhe për shumë arsye të tjera, e mes tyre edhe për ta kuptuar dhe njohur edhe më mirë autorin, duhet që patjetër të lexohet edhe pjesa e parë e këtij libri, sepse edhe ashtu janë vazhdimësi e njëri-tjetrit.