I riu nga Kumanova i bën paratë për Haxh duke mbledhur monedha prej “hekuri”

Minah Mustafa nga Hotla e Kumanovës i ka grumbulluar paratë për të shkuar këtë vit në Haxh. Këto kursime Minah i ka bërë duke i mbledhur nga 10 dhe 50 denarë monedha apo hekur siç thuhet në gjuhën popullore.

“Kur njeriu është i vendosur e bën, ja edhe unë vendosa që të kursej nga 10 dhe 50 denarë, varësisht prej ditëve dhe ia arrita qëllimit që këto para të jenë për të shkuar në Haxh dhe të vizitojë vendin e shenjtë Qaben” thotë për TetovaSot Mustafa i cili ndjehet i lumtur që i është mundësuar që këtë vit të jetë në mesin e shumë haxhinjve në Mekke.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

"Disiplinë dhe rregull" - Visar ef. Koshi