Kaligrafi egjiptian shpreson të thyej rekordin pasi ka kaluar tre vjet duke punuar në atë që ai beson të jetë kopja më e madhe e Kur'anit në botë.
Saad Muhammad, i cili me dorë ka pikturuar motive islame në muret dhe tavanet e shtëpisë së tij në Belkin, në veri të Kajros, ka reproduktuar Mushafin në pergament të gjatë 700 metra.
Muhammad me dorë ka kopjuar dhe stolisur ajetet nga Kurani dhe i ka vendosur në një kuti të madhe prej druri.
"Ky Kuran është 700 metra i gjatë dhe, natyrisht, kjo është një sasi e madhe e letrës," tha ai.
" Unë e vetë financova këtë projekt në tre vitet e fundit. Jam një njeri i thjeshtë dhe nuk kam shumë pasuri."
Muhammad beson se Kur’ani që ai e ka punuar është mjaft i gjatë sa të thyejë rekordin botëror Guinness, i cili ende nuk ka caktuar një rekord për Kur’anin më të madh me dorë.
Muhammad shpreson të marrë ndihmë rreth shpenzimeve për aplikim në Librin Guinness të Rekordeve nga qeveria ose ndonjë palë tjetër e interesuar.