Shkrime Autoriale
Pranimi i Islamit ka mbjellë qetësi dhe i ka mbushur zemrat tona me siguri, kënaqësi, besim dhe shpresë. Populli shqiptar e ka pranuar Islamin jo nën tehun e shpatës apo me forcë, por vullnetarisht dhe me vetë dëshirë.
Kupto që këtë që përmendëm, nëse ke menduar për këtë, të mjafton t'i hapësh sytë dhe t'i zbulosh sëmundjet e zemrës dhe dobësitë e saj, por edhe ilaçet me dritën e diturisë dhe bindjes.
Muhamedi, a.s., është pejgamber i mëshirës. Ai, a.s., ishte një krijesë e përsosur dhe shembulli më i përkryer për mbarë njerëzimin.
Sëmundja, pa dyshim, i shkakton shumë pakënaqësi atij që është goditur me të, por në asnjë mënyrë myslimani nuk e sheh durimin e dhimbjes si mallkim, hidhërim apo dënim të Allahut të Madhërishëm. Myslimani është i përgatitur që dhembjen e secilës sëmundjeje ta vështrojë si sprovë, e cila në realitet e liron nga mëkatet.
1. Allahu e ka përmendur emrin e tij të nderuar së bashku me emrin e Vet, në pafillishmërinë e amshuar dhe e ka qëndisur në Levhi Mahfudh duke e shkruar atë mbi Arsh, mbi kopshtet e Parajsës dhe mbi shtatë qiejt: “La ilahe il’lAllah, Muhamedun resulullah.”
** Përsiatje eseistike për profetin arketip të Ummetit islam, Muhamedin a.s.
Allahu i madhërishëm thotë: “Ju e kishit shembullin më të lartë në të Dërguarin e Allahut…” (El-Ahzab, 21).
Rreth butësisë dhe mëshirës së Pejgamberit a.s., ndaj besimtarëve, Allahu i madhërishëm thotë: "Në saje të mëshirës së Allahut, u solle butësisht me ta (o Muhamed). Sikur të ishe i ashpër dhe i vrazhdë, ata do largoheshin prej teje. " (Ali Imran: 159).
Besoj se edhe shoqëria e re kosovare do të duhej të kishte një qasje tjetër nga e kaluara e afërt dhe të ishte më pragmatike ndaj personalitetit të Muhamedit a.s., së paku me shprehjen e respektit të përvjetorit të lindjes së Pejgamberit të mbarë myslimanëve të botës. Këtë ia ka borxh shumicës absolute të myslimanëve të Kosovës, fe, së cilës i përkasin edhe vetë.