Kerko
Sabri Bajgora
Sabri Bajgora
Allahu xh.sh. në Kur’anin Fisnik thotë:
S'ka dyshim se vetëm Allahu e di kur do të ndodhë kijameti, Ai e lëshon shiun, Ai e di se ç'ka në mitra (të nënave), nuk e di kush pos Tij se çka do t'i ndodhë (çka do të punojë) nesër, dhe askush nuk e di, pos Tij se në ç'vend (ose kohë) do të vdesë. Allahu është më i dijshmi, më i njohuri". (Llukman, 34)
Jeta e njeriut është një vlerë e shtrenjtë dhe e çmueshme. Është një dhunti nga ana e Allahut të Plotëfuqishëm, të cilën secili prej nesh duhet ta kultivojë e ta fisnikërojë me vepra të mira e të pëlqyeshme. Jeta thjesht është një udhëtim që fillon nga një pikë e caktuar e që mbaron në një cak të caktuar.