Kajsia është e nxehtë në shkallë të parë. Kajsia më e mirë është kajsia mekase, e cila është pemë e bekuar dhe e sigurt.
Përveç përdorimit të saj si laksativ i lehtë, dobitë e tjera nga kajsia janë rregullimi i funksionit të vrerit të verdhë dhe të zi (të mëlçisë dhe fshikës së tëmblit) dhe shërben në shërimin e anginapectoris (dhembjeve në gjoks), verdhëzës, hepatitisit (inflamacionit të mëlçisë, herpesit simpleks, çarjeve të lëkurës, migrenës, rënies së flokëve (lat. Alopecia), morrave, kromës, qelbosjeve të lëkurës, epilepsisë dhe për relaksimin e muskujve të tendosur.
Laksativët e tjerë sekondarë përfshijnë kuminin, farat e anisit, rozmarinën, temjanin, maranë mjekësore (lat. Foeniculum officinale), e cila përdoret gjithashtu si diuretik (mjet për urinim) dhe për shërimin e ngërçeve. Varësia nga përdorimi i marasë rrit epshin seksual, ndërsa marrëdhëniet e tepërta seksuale shkaktojnë ulcerë. Mjekët preferojnë ngrënien e një lugë maraje të bluar dhe të përzier, ose çfarëdo qoftë faraje të përmendur më sipër, me gjalpë dhe mjaltë për të rregulluar punën e zorrëve.
Frutat e kajsisë përdoren të freskëta ose të thata, si dhe të përpunuara si komposto, reçel dhe lëng.
Fruti i freskët ka vlerë dietike dhe fitofarmaceutike. Ai përmban rreth 14% sheqer, acide organike, albumina, pektinë, kripëra minerale, si: kalium, fosfor, kalcium, vitamina të ndryshëm, si: provitaminë A, vitaminë B 1, B 2, PP, C etj. Në frutat e thata, sasia e sheqerit arrin mbi 60%. Thelpinjtë janë të pasur me albumina deri 28%, dhe me vajra deri 55%.
Fruti i kajsisë është i shijshëm, aromatik dhe pëlqehet nga të gjithë. Frutat e saj luajnë një rol të rëndësishëm në pastrimin e gjakut. Përdoren me efekt edhe në rastet e ngjirjes së zërit. Kajsitë janë një ushqim i çmueshëm për ata që vuajnë nga sëmundjet e mëlçisë.
Bërthamat e kajsisë përdoren kundër dhembjes së kokës. Për këtë qëllim ato piqen dhe hahen me mjaltë për t'u tretur më lehtë.
MJEKËSIA E PEJGAMBERIT MUHAMMED
Përktheu nga boshnjakishtja
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi