Për përkthimin e Kuranit nga Sherif Ahmeti, mund të themi se ai ishte një mbështetës i përkthimit të domethënieve të Kuranit dhe ishte kundër përkthimit tekstual (të fjalëpërfjalshëm) të Kuranit, duke pasur parasysh se është e pamundur që të ruhet stili i tij artistik duke e bartur në një gjuhë tjetër.
Përkthimi i Kuranit dhe interpretimi i mesazheve të tij fisnike, është një prej disiplinave më të rëndësishme islame. Kjo lëmi gjithmonë ka tërhequr vëmendjen e shumë studiuesve islamë si në të kaluarën ashtu edhe sot.
Fjala e Zotit gjithmonë ka tërhequr vëmendjen e dijetarëve islamë që nga kohërat e hershme e deri në ditët e sotit, qoftë nëse kjo ka të bëjë me formën e vet origjinale dhe rëndësinë e Kuranit të Shenjtë në gjuhën arabe apo përkthimin e kuptimit të tij në gjuhët e tjera.
Kur është fjala për përkthimin e Kuranit nga Sherif Ahmeti, mund të themi se ai ishte një mbështetës i përkthimit të domethënieve të Kuranit, dhe ishte kundër përkthimit tekstual (të fjalëpërfjalshëm) të Kuranit, duke pasur parasysh se është e pamundur që të ruhet stili i tij artistik duke e bartur në një gjuhë tjetër. Ai rreth përkthimit të tij të Kuranit thotë: "Përkthimi i domethënieve të Kuranit është i nevojshëm, është i kërkuar ngase nëpërmjet tij besimtarët njihen me udhëzimet e tij të larta. Përkthimi i Kuranit tekstualisht në ndonjë gjuhë tjetër nuk është i lejuar, ngase është e pamundshme të ruhet stili i tij artistik dhe të bartet në ndonjë gjuhë tjetër."(1)
Përkthimi tekstual (i fjalëpërfjalshëm) j Kuranit
Përkthimi i Kuranit do të thotë: "bartje dhe të shprehurit e kuptimeve të ajeteve kuranore nga gjuha arabe në një gjuhë tjetër."
Ky lloj i përkthimit nuk është i lejuar dhe kjo pothuajse është e pamundur, sepse secila gjuhë i ka specifikat e veta me të cilat dallohet nga gjuha tjetër.(2) Përkthimi i fjalëpërfjalshëm është i privuar prej ndjesisë retorike të tekstit kuranor.(3)
Sherif Ahmeti, në lidhje me këtë lloj të përkthimit të Kuranit thotë: "Përkthimi i Kuranit tekstualisht në ndonjë gjuhë tjetër nuk është i lejuar, ngase është e pamundshme të ruhet stili i tij artistik dhe të bartet në ndonjë gjuhë tjetër."(4)
Në vazhdim do të përmendim disa shembuj nga përkrhimi tekstual i Kuranit nga H. Sherif Ahmeti:
Sherif Ahmeti këtë ajet e ka përkthyer kështu: “Atë ditë njeriu do të njihet me atë që çoi para dhe me atë që la prapa" (El-Kijame, 13).
Edhe pse Sherif Ahmeti anonte që Kuranin të mos e përkthejë tekstualisht (fjalë për fjalë), siç e kemi përmendur tashmë, ai megjithatë, bëri përjashtime në këtë çështje, kështu që, këtë ajet e përktheu fjalë për fjalë. Duke e përkthyer këtë ajet në mënyrë tekstuale, fjalë për fjalë, ajeti merr kuptimin e kundërt prej atij që aspiron.
Sherif Ahmeti këtë ajet e përktheu kështu: “Allahu i vraftë si largohen (nga e vërteta)!" (Et-Teube, 30).
Kur fraza “katelehumull-llah" përmendet në Kuran, ajo nuk do të thotë gjithmonë ''Allahu i vrau", por ''Allahu i mallkoi". Në këtë rast, Sherif Ahmeti ajetin e përktheu tekstualisht.
Të njëjtin gabim e kanë bërë edhe përkthyesit e tjerë të Kuranit në gjuhën shqipe, duke e përkthyer fjalën “katelehumull-llah", ''Allahu i vrau", ndërsa Dr. Muhamad Taqi-ud-din El-Hilali dhe Dr. Muhamad Muhsin Khan,(6) dhe Yusuf Ali(7) në anglisht, Muhamed Pandza dhe Dzernaluddin Causevic(8) në gjuhën boshnjake, këtë ajet e përkthyen kështu: “Allah's curse be on them "(Bog ih je prokleo) - "Zoti i mallkoi".
Sherif Ahmeti këtë varg e përktheu si vijon: "E pas tij (kryelartit) është xhehenemi ... " (Ibrahim, 16).
Edhe në këtë rast, Sherif Ahmeti ajetin e përktheu tekstualisht (fjalë për fjalë).
Sherif Ahmeti këtë ajet e përktheu si vijon: “ ... dhe ata të cilët hynë në shtëpinë time ... " (Nuh, 28).
Fjala "bejt" në këtë ajet, në bazë të komentimit të këtij ajeti, ka kuptimin: "feja", "xhamia", "anija". Ajeti është përkthyer fjalë për fjalë. Në kuptim të njëjtë si "shtëpi" e kanë përkthyer edhe përkthyesit e tjerë të Kuranit në gjuhën shqipe si dhe përkthyesit në gjuhën boshnjake, si: Basim Korkut, Pandza Causevic, prof. dr. Enes Karic.
Sherif Ahmeti këtë ajet e përktheu si vijon: "Kush mbyll sytë para këshillave të Zotit ... "(Ez-Zuhruf, 36).
Fjala "ja’shu" është përkthyer me kuptim "mbyllje të syve". Përkthyesit e Kuranit në gjuhën boshnjake në të njëjtën mënyrë e kanë përkthyer këtë ajet kuranor sikur Sherif Ahmeti.
Si përfundim rreth kësaj çështjeje, të përmendim fjalët e Hajrullah Hoxhës i cili në lidhje me përkthirnin e Kuranit fjalë për fjalë thotë: "Për shkak të përmbajtjes hyjnore dhe gjuhës së pasur arabe (të Kuranit, A.J.), ku në shumë raste një fjalë ka disa kuptime, Kurani nuk mund të përkthehet në mënyrë adekuate dhe të saktë, fjalë për fjalë, pa u shërbyer me ndonjë fjalë të caktuar sqaruese në kllapa, ose me më shumë fjalë sipas nevojës në formë të komentimit me fusnota, në fund të faqes përkatëse, përndryshe, nëse përkthehet tekstualisht në shumë vende ai nuk do të mund të kuptohet qartë nga lexuesit."(9)
Emrat e bukur dhe atributet e Allahut
Në vazhdim të përmenden disa shembuj nga emrat e bukur dhe atributet e Allahut xh. sh. :
Sherif Ahmeti këtë pjesë të ajetit e përktheu si vijon: "po qe se Ai ua ndërpret furnizimin e vet ... " (Mulk, 21). Emri i Allahut është emër i përveçëm dhe gjithmonë shkruhet me shkronjë të madhe. Mirëpo, edhe përemrat dhe atributet e Tij shkruhen me shkronja të mëdha.
Sherif Ahmeti, emrat e Zotit, përemrat dhe atributet e Zotit, ndon-jëherë në përkthim i shkruan me shkronja të mëdha dhe ndonjëherë me të vogla.
Sherif Ahmeti këtë ajet e përktheu si vijon: "... më bëj një vend pranë mëshirës sate në xhennet ... " (Et-Tahrim, 11).
Në këtë ajet, Sherif Ahmeti, "mëshirës sate" në përkthim e shkruan me shkronjë të vogël, kurse do të duhej të shkruhej me shkronjë të madhe.
Sherif Ahmeti këtë ajet e përktheu si vijon: " ... është i zbritur prej të Urtit, të Laudisbmit.” (Fussilet, 42).
Në të njëjtin ajet, emrin e bukur të Allahut në përkthim e shkruan me shkronjë të vogël, e sipas rregullave të dy duhet të shkruhen me shkronjë të madhe.
Sherif Ahmeti këto ajete i përktheu kështu: "Falënderimi i takon vetëm Allahut, Zotit të botëve! Bamirësit të përgjithshëm, Mëshirëbërësit! Sunduesit në ditën e gjykimit (përgjegjësisëshpërblimit)! Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm te Ti kërkojmë ndihmë! ... " (EL-Bekare, 1-4).
Në këtë rast, në suren El - Fatiha, Sherif Ahmeti në përkthim i ka shkruar saktë dhe korrekt emrat e bukur dhe cilësitë e Allahut.
(Mos) Përdorimi i kllapave
Të gjithë përkthyesit e Kuranit i përdorin shenjat e kllapave në përkthimet e tyre. Vetë përdorimi i kllapave tregon se përkthyesit kanë konsultuar komente të ndryshme të Kuranit. Është e domosdoshme që përkthyesi i Kuranit në situata të caktuara të përdorë shenjat e kllapave për të sqaruar ndonjë fjalë të caktuar dhe kuptimin e duhur në ajetin e caktuar, por me përdorimin e tepruar të kllapave humbet kuptimi i vërtetë dhe intenca e ajeteve kuranore.
Me anë të shembujve të veçantë që do përmendim, do të konstatojmë se edhe Sherif Ahmeti përdori shenja të kllapave:
Sherif Ahmeti këtë ajet e përktheu si vijon: "Po kush është prej jush i sëmurë ose ka mundim koke (e rruhet para kohe)..." (El-Bekare, 196).
Siç mund të shihet, Sherif Ahmeti kishte vepruar drejt edhe kësaj here, duke përdorur shenjat e kllapave.
Sherif Ahmeti këtë ajet e përktheu si vijon: “... e kush është i sëmurë prejjush ose është në udhëtim (e nuk agjëroi), atëherë ai (le të agjërojë) më vonë aq ditë ... " (El-Bekare, 184). Sherif Ahmeti edhe në këtë rast ka vepruar drejt duke përdorur shenja të kllapave.
________________
1, Përkthim i i ajeteve të Kuranit është bërë në bazë të përkthimit të Kuranit nga haxhi Sherif Ahmeti:
Kur 'an-i, përkthim me koment (përkthim me koment) përkth. dhe kom.: H Sherif Ahmeti, Kryesia e Bashkësisë Islame të Serbisë RS - Prishtinë, Prishtinë, 1988/22.
2. Për më shumë shih: Dr. Jusuf Ramic, Tefsir - hisiorija i metodologija, Biblioteka posebnih izdanja - Knjiga 6., Fakultet islamskih nauka u Sarajevu, Sarajevë, 2001, f 256.
3. Ferid Doutovic. "O prevodenju Kur 'ana (Stavovi nekih islamskih ucenjaka)", Novi Muallim, nr. 10), 2002, Sarajevë, f 42.
4, Kur 'ani-i, përkthim me komentim, përktheu dhe komentoi: H Sherif Ahmeti, op. cit. f 23.
5. Sipas Muhamed Mahlufit. do të thotë - "Si largoheni nga e Vërteta pas shkëlqimit (përhapjes) të saj. " Shih: Muhamed Mahluf, Kelimatu-l-Kur 'an, Memleketu-l-arabijje es-Suudijje, 1416. H/1995J 105.
6 The Noble Qur 'an, English translation of the meanings and comentary by Dr. Muhamed Taqi-ud-Din Al-Hilali and Dr. Muhamad Muhsin Khan, King Fahd Complex For The Printing Of The Holy Qur'on, Madinah, KSA, 1417 HJ 248.
7. The Holy Qur'an (Koran), English translation of the meaning by Yusuf Ali, Published and printed by the King Fahd Holy Qur'an Printing Complex, Formatting by William B.Brown, 1987, f. 86.
8. Kur 'an Casni - prevod i tumac, përkthyen dhe përgatitën: Hafiz Muhamed Pandza dhe Dzemaluddin Causevic, op. cit. F. 286. 9. Hajrullah Hoxha, "Një vështrim kritik punimit me titull: 'Më shumë kujdes për botimin e përkthimit dhe interpretimit të Kur 'anit në gjuhën shqipe”, Edukata Islame, nr. 92, Prishtinë, 2010, f. 257.