Zotimi në mëkat, në të pamundshmen dhe në të papërcaktuarën
Transmetohet nga Ibn Abasi r.a., se Pejgamberi s.a.v.s., vërtet ka thënë: "Kush merr përsipër ndonjë zotim dhe nuk e emërton fare, shpagimi i tij është shpagim i betimit; kush zotohet me ndonjë zotim që është mëkat, shpagimi i tij është sikur shpagimi i betimit; kush merr përsipër ndonjë zotim të pamundshëm për të, shpagimi i tij është sikur shpagimi i betimit; kush zotohet me ndonjë zotim të mundshëm, le ta përmbushë atë.(25)
Senedi i hadithit dhe hadithet dëshmi
Ekspertët e haditheve i kanë dhënë përparësi vendimit se senedi i këtij hadithi është mevkufë, ndalet tek Ibn Abasi, kurse te Pejgamberi s.a.v.s. nuk është i ngritur.(26)
Senedi i Ebu Davudit është autentik. Sa i përket senedit të Ibn Maxhes, ka edhe aso transmetuesish që nuk janë të arsyeshëm dhe transmetimet e të cilëve nuk mund të jenë argument. Janë edhe disa hadithe dëshmie që e përforcojnë njëri-tjetrin dhe transmetimin bazë të Ibn Abasit.
1. Thënia e Pejgamberit s.a.v.s.: "Kush merr përsipër ndonjë zotim dhe nuk e emërton atë, shpagimi i tij është sikur shpagimi i betimit.” Për këtë hadith është një transmetim dëshmi e Imam Tirmidhiut, me sened të Ukbe bin Amirit r.a.: ”Shpagimi i zotimit të paemërtuar është shpagim i betimit."(27)
Tirmidhiu tha: "Hadithi është i shkallës së mesme autentike (garibë), me një rrugë.”
2. Thënia e tij: "Kush zotohet me një zotim që është mëkat, shpagimi i tij është sikur shpagimi i betimit.”
Ngjashëm me ketë hadith janë edhe disa transmetime dëshmie, ndër to transmetimi i Zuhriut nga Ebi Selemeja, nga Aisheja r.a., se vërtet Pejgamberi s.a.v.s., ka thënë: "Në mëkate nuk ka zotim, shpagimi i tij është sikur shpagimi i betimit.”
E ka transmetuar Ahmedi, koleksionuesit e sunenëve, por ky transmetim është i dobët sepse në të ka ndërprerje, ndërsa Ez-Zuhrij nuk e ka dëgjuar këtë hadith nga Ebi Seleme.
Et-Tirmidhij thotë: "Ky hadith nuk është i vërtetë, dhe Ez-Zuhrij nuk e ka dëgjuar nga Ebi Seleme.”(28)
Hadithi i Aishes se Pejgamberi s.a.v.s., ka thënë: "Kush zotohet për përkushtim të Allahut (për nderimin e Tij), atë le ta përdorë, po kush zotohet për mëkat ndaj Allahut, mos ta bëjë atë mëkat!" Këtë e kanë transmetuar Ahmedi, Buhariu dhe koleksioni i sunenit, kurse Et-Tahaviu shton: "Le ta shpaguajë betimin e tij.” Ibn El Kattan thotë: "Kjo shtojcë tek unë është e dyshimtë”.(29)
Ai tha: "Kush merr përsipër ndonjë zotim të pamundshëm, shpagimi i tij është sikur shpagimi i betimit.”
Për këtë hadith kerni edhe transmetim (dëshmi) tjetër: “Ka ardhur një grua te Pejgamberi s.a.v.s., dhe i tha: "O i Dërguar i Allahut, vërtet motra ime është zotuar se do të shkojë në haxh në këmbë.” Ai i tha: "Vërtet Allahu nuk e dënon motrën, nuk i bën asgjë për thyerjen e zotimit, pra, le të shkojë në haxh hipur dhe le ta shpaguajë betimin e saj!" Transmeton Ahmedi, por Ebu Davudi heshti në transmetim, edhe pse transmetuesit janë të saktë.(30)
Në një transmetim tjetër, përforcim dëshmie, Pejgamberi s.a.v.s., ka thënë: "Vërtet Allahu xh.sh. nuk ka nevojë për të ecurit e motrës tënde, le ta bëjë haxhin hipur (në kafshë) dhe le ta presë kurbanin!”(31)
E nxori Ebu Davudi, por ka heshtur ne senedin e tij, pra se duhet të shpaguhet zotimi që është mëkat dhe zotimi i pamundshëm dëshmon edhe hadithi i Ukbe bin Amërit, se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "Shpagimi i zotimit është sikur shpagimi i betimit.”(32)
Dispozitat e hadithit dhe mendimet e dijetarëve
Hadithi i përmend disa dispozita, si p.sh,:
1. Hadithi tregon se ai që zotohet dhe nuk e emërton zotimin duhet ta shpaguajë sikur atë të betimit. P.sh. ”Jam zotuar se për Allahun xh.sh., do të bëj diçka!”
Këtu zotimi nuk është emërtuar. Shumica e dijetarëve thonë se në këtë parashihet shpagimi i betimit a e jo diçka tjetër, duke u bazuar në haithin e Ukbe bin Amërit.
"Shpagimi i zotimit është sikur shpagimi i betimit.” Dhe hadithi që nxori Tirmidhiju: "Shpagimi i zotimit, nëse nuk e emërton, është sikur shpagimi i betimit.” Dhe tha: "Ky është i shkallës autentike, me një rrugë (garib).(33)
Disa dijetarë mendojnë se për këtë do të mjaftonte vetëm diçka që mund të emërtohet si ibadet: agjërimi një ditë ose falja e dy rekateve. Kjo është minimumi që mund të emërtohet me fjalën zotim.(34)
2. Hadithi tregon se për atë që zotohet për mëkat, për të parashihet shpagimi i betimit dhe mospërmbushja e zotimit, sipas fjalës së Pejgamberit s.a.v.s.: "Kush zotohet me përkushtim të Allahut, le ta përdorë atë; kush zotohet për mëkat ndaj Allahut, mos ta bëjë atë!" Të gjithë dijetarët janë të pajtimit që zotimi në mëkate s'duhet të përmbushet, se mëkati në asnjë mënyrë nuk është i lejuar. Sa i përket asaj se a është vaxhib shpagimi, ka kundërthënie:
Abdullah bin Mes`ud, Ibn Abasi dhe disa të tjerë nga sahabët thonë se shpagimi është vaxhib (detyrim). Këtë e kanë përkrahur Eth-Thevrij, Ebu Hanife, dy shokët e tij dhe hanbelinjtë.(35)
Për argument kanë këtë:
1. Hadithin e transmetuar nga Aisheja r.a., se Pejgamberi s.a.v.s., ka thënë: "Nuk ka zotim për mëkate, dhe se shpagimi i tij është sikur shpagimi i betimit.”
2. Hadithin që e transmetoi Imran bin Husejni, në të cilin thuhet: "E kam dëgjuar Pejgamberin s.a.v.s., duke thënë: "Zotimi është dy llojesh: ai zotim që i përkushtohet Allahut, është për Allahun, dhe ai duhet të përmbushet; dhe ai zotim që është në mëkat ndaj Allahut, ai është i shejtanit, dhe në të nuk ka përmbushje, prandaj shpagimi i tij është sikur shpagimi i betimit.”(36)
Ky nuk merret si argument për dy shkaqe: në senedin e tij është Muhamed bin Zubejr, që është i dobët; dhe, në senedin e tij kemi transmetues të paidentifikuar e që transmetojnë nga Imran bin Husejni.
3. Kanë argumentuar me fjalët e Pejgamberit s.a.v.s., se motra e Ukbes ishte zotuar të ecte deri në Qabe, por nuk kishte mundësi: "Le të shkojë hipur (në kafshë) dhe le ta shpaguajë betimin e saj!" Në një transmetim tjetër: "Le të agjërojë tri ditë!”
4. Mendimin e Ibn Abasit për gruan që ishte zotuar se do ta prente të birin, dhe se duhej të bënte shpagimin e betimit të saj.”(37)
5. Sikur të betohesh për ndonjë vepër që do të ishte mëkat, duhet ta shpaguash. Madje edhe nëse ndokush do të zotohej për mëkat, prapëseprapë duhet ta shpaguajë.
Maliku, Shafiu, Ibn Hazmi dhe një transmetim nga Ahmedi thonë: "Nuk ka shpagim për zotimin në mëkat.” Prej tabiinëve këtë e përkrahën edhe Mesruku dhe Eshubiu. Për dëshmi e marrin këtë citat si vijon:
1. Pejgamberi s.a.v.s., ka thënë: ”Nuk ka zotim në mëkat, ndaj Allahut dhe në atë që nuk e zotëron robi.”(38) Gjithashtu ka thënë: "Nuk ka zotim për atë që nuk e posedon.” (Muttefekun alejhi)
Po ashtu: "Nuk ka zotim, përveç në atë në të cilin kërkohet kënaqësia e Allahut.” Ose: "Kush zotohet të bëjë mëkat ndaj Allahut, mos ta bëjë atë!"
Në gjithë këto hadithe Pejgamberi s.a.v.s., nuk ka parashikuar shpagim (kefaret).
2. Zotimi është për të disiplinuarit me përkushtim. Kjo që u tha është "shmangie nga mëkati” - "iltizamu minel mea' sijeti”, dhe nuk konsiderohet zotim, madje as nuk parashihet gjë për të ashtu si nuk parashihet as për betimin e pabazë.(39)
Ata që parashikojnë se në zotimin e mëkatit ka shpagim dhe është vaxhib, u janë përgjigjur atyre që shpagimin nuk e parashohin vaxhib (detyrim) në zotimin e mëkatit, pra se këto hadithe në të cilët u mbështetëm kanë për qëllim mospërmbushjen e zotimit, e për këtë nuk ka diskutim. Por, nëse në këto hadithe nuk është përmendur shpagimi, në hadithet tjera në të cilët jemi mbështetur shpagimi është përmendur.
Pra, kjo është reale. Lidhur me këtë kemi një hadith që e ka transmetuar Muslimi:
"Shpagimi i zotimit është sikur shpagimi i betimit.” Por, dijetarët këtë hadith e kanë trajtuar si zotërim i hidhërimit.(40)
Si përfundim, kjo që u tha mund të përmblidhet kështu: "Ata që parashikojnë se shpagimi është vaxhib (detyrim) në zotimin e mëkatit, argumentet e tyre janë më dominuese, ngase vijnë nga rrugë autentike”. P.sh.: Kjo thënie: ”Kush zotohet për mëkat ndaj Allahut, mos ta bëjë atë!" Zotimi është përkushtim dhe premtim ndaj Allahut, nëse nuk e përmbush, detyrohesh ta shpaguash, nëse betohesh për ta bërë një mëkat, po nuk e bën, detyrohesh ta shpaguash. Ky është urdhri i Pejgamberit s.a.v.s., ngase ai e ka përmendur shpagimin për zotin dhe e ka ndaluar çdo gjë që është mëkat.”(41)
3. Hadithi tregon se ai që zotohet për përkushtim, por që nuk ka mundësi ta bëjë, nuk është i detyrueshëm ta përmbushë atë, por duhet ta shpaguajë, që është sikur shpagimi i betimit. Moskryerja e veprës nuk ka dallim a bëhet për shkak të dobësisë së tij apo ka pengesë të kryerjes. Këtë e kanë përkrahur hanbelinjtë në mbështetje të hadithit të Ibn Abasit.
"Kush merr përsipër ndonjë zotim të pamundshëm, shpagimi i tij është sikur shpagimi i betimit.”
Përderisa Maliku, Shafiu, Ibn Hazmi dhe dijetarë të tjerë thonë se shpagimi nuk është vaxhib ((detyrim), sepse hadithi i Ibn Abasit është hadith që ndalet mevkufë te Ibn Abasi.(42)
Ja, kështu i sqaruam hadithet e lartpërmendura, pra se zotimi për mëkat nuk përmbushet, dhe kjo sipas mendimit unanim të dijetarëve. Por, sa i përket shpagimit të tij, i pamë diskutimet e mëparshme. Sa i përket "zotimit me përkushtim” - "nedhrut-ta'ati", nëse përkushtimi është i pamundshëm, sipas disa dijetarëve duhet të shpaguhet, kurse te disa të tjerë nuk parashihet fare. Mirëpo, nëse përkushtimi është i mundshëm, është detyrim të përmbushet, pa marrë parasysh a ka të bëjë me trup apo me pasuri. Sa i përket "zotimit të lejuar” - "nedhrul mubah”, siç janë: veshja e rrobave, shkurorëzimi i gruas në kushte të rregullta, etj., disa dijetarë thonë se duhet të bëhet zgjedhje se a të përmbushet ky zotim, e me këtë do të bëhej një bamirësi, apo të mos përmbushet, e që do të detyrohej shpagimi. Ky diskutim është i lidhur me zotimin që obligon, sikur namazi farz, zekati, etj, Sa i përket zotimit të pamundshëm, ky nuk konsiderohet zotim.(43)
Kryerja e zotimit për të vdekurin
Transmetohet nga Abdullah bin Abasi r.a., se vërtet Sead ibn Ibade El Ensarij kishte kërkuar fetva (përgjigje) nga Pejgamberi s.a.v.s., për zotimin që kishte bërë e ëma e tij, e cila kishte vdekur para se ta kryente atë. Ai shpjegoi se ky mund ta çonte në vend zotimin e saj. Kjo ishte bërë një vit pas vdekjes së saj, Në një version tjetër thuhet: "Bëje për të!" (Hadithin e kanë nxjerrë autorët e gjashtë koleksioneve).
Thënia e tij: "Kjo ka qenë një vit pas vdekjes së saj." Ibn Haxheri thotë: ”D.m.th. (kryerja e detyrimit për të vdekurin), kazaja për trashëgimtarin në atë që ka trashëguar është bërë rregull i Sheriatit, që është më e gjerë sesa po të ishte vaxhib ose e lejueshme."
Ibn Haxheri shton se këtë shtesë nuk e ka hasur askund, përveçse në transmetimin e Shuajbit nga Ez-Zuhriu. Mandej përmend edhe shumë rrugë nga Ez-Zuhriu, por që të gjitha rrugët nuk përmbajnë shtojcën "Kjo ishte një vit pas vdekjes së saj." Ibn Haxheri thotë: "Mendoj se kjo shtojcë është e Ez-Zuhriut, por ka mundësi edhe e mësuesit të tij.”(44)
Dispozitat e hadithit dhe mendimet e dijetarëve
E para: Hadithi tregon se të vdekurit i përcillet çdo përkushtim që bëhet në emër të tij, si: lutja, agjërimi, lëmosha, etj. Kjo gjen mbështetje edhe në hadithe të tjera të vërteta që nxirren nga hadithologët.(45)
E dyta: Thënia e tij: "Bëje (zotimin) për të (nënën)!", tregon se kryerja (kaza) është vaxhib.
Dhahirinjtë thonë se: kryerja e porosisë (zotimit) së atij që ke trashëguar është vaxhib (detyrim), dhe kjo sipas hadithit bazë të Ibn Abasit: Shumica e dijetarëve thonë: "Se për trashëgimtarin nuk është detyrim ta çojë në vend zotimin, nëse ai ka qenë i pasur, por nuk ka lënë trashëgim ndonjë pasuri.” Nëse ka lënë trashëgim (pasuri), po që se është zotuar për diçka, është vaxhib të çohet në vend zotimi nga pasuria e tij, madje edhe nëse nuk ka porositur për këtë, përveç nëse zotimi bëhet në agoninë e vdekjes, si dhe kur zotimi bëhet vetëm nga një e treta e pasurisë.
Mbështetja e tyre është hadithi baze i Ibn Abasit. Ky vendim për kazanë vlen edhe për të gjitha të drejtat dhe detyrimet ndaj të vdekurit.
Malikinjtë dhe hanefinjtë kanë parashikuar kusht për porosinë nga i vdekuri, në mënyrë që të kryhet zotimi. Kurse hanbelinjtë thonë se kryerja e detyrimit për të vdekurin nuk është vaxhib për trashëgimtarin, por është e preferuar. Këtë e mbështet shumica e dijetarëve (el-xhuinhuru). Nëse detyrimin (kaza) do ta kryente ndokush tjetër, por jo trashëgimtari, ai është i vlefshëm.(46)
E treta: Hadithi udhëzon se duhet të kërkohet fevta (përgjigje) nga më i dituri.
E katërta: Hadithi vë në pah bamirësinë për prindërit pas vdekjes, dhe shlyerjen e të gjitha detyrimeve që do t`u kenë mbetur pas vdekjes, që të mbeten të pastër e pa kurrfarë detyrimi. (Fund)
_________________
(25) Sunen ebi Davud, v. 3 f. 327.
(26) Bulugul meram min subuli selam. V. 4 f. 112.
(27) Tuhfetul ahvedhij v. 5 f. 125.
(28) Tuhtetul ahvedhij, v. 5 f. 121-122. Ebu Davud, v.3 f. 316.
(29) Telhisul habir, v. 4, f. 175. Nr, 2057.
(30) Sunen Ebi Davud, v. 3 i 317, nr. 3295. Nejlul evtar, v. 8 f. 255. (3115-mnmzebi Davud, v. 3 f. 319, nr. 3303.
(32) Po aty, Sahihu Muslim v. 3 f. 1265 nr. 1645.
(33) Tuhfetul ahvedhij, v. 5 f. 127. El Mugmij„ v. 9 f. 3.
(34) Bidajetul muxhtehid. v. 1 f. 425.
(35) El Mugmij v.9 f.3-4 Bredaiu es-sanaiu: v.5 f. 84.
(36) Sunen En-Nesaij v. 7. F. 25-29.
(37) El Mugnij, v. 9 f. 4. (38)Sahihu Muslim. V. 3 if, @J nr: 1641. (39)
El Mugnij: V. 9 f. 4 .
(40) El Mexhmu. v.8 f.453
(41) Mugnij li ibn Kudame, v. 9 f. 5.
(42) Po aty, EI Mehala, v. 8 f. 25 Subulu Selam, v.4 f. 112
(43) Nejjul evtar, v. 8 f. 256 El Bedaiu Es-Sanaiu, v. 5 f. 86.
(44) Fet`hul Bari, v. 14. F. 395-396
(45) Fet`hul Bari, v. 14. F. 394 Sunen Ebi Davud, v. 3 f. 321
(46) Po aty. V. 14 f. 396. El Mugnij, v. 9 f. 30-32.
Prof. Ass. Dr. Musa Villa