Për artin e bashkimit të zemrave na ka treguar Pejgamberi, s.a.v.s. gjatë misionit të tij profetik, si dhe ata që janë edukuar nën mbikëqyrjen e zgjuar të tij si dhe ata që pas tyre kanë pasuar rrugën e tyre. Do t’i tregojmë disa principe të këtij arti.

1. MBIZOTËRIMI I HIDHËRIMIT

Allahu i Madhërishëm në Kuranin fisnik thotë:
“…ata që frenojnë mllefin, që u falin (të keqen) njerëzve, e Allahu i do bamirësit.”
Ekzistojnë tre shkallë për mbizotërimin e hidhërimit: e para, e mesme dhe shkalla e bamirësve.
Shkalla e parë, është e atij të cilit i bëhet e keqja dhe ai përmbahet dhe nuk i ekspozohet kurrfarë mos kënaqësie- “ata që e frenojnë mllefin”
Shkalla e dytë, është e atyre që bëjnë mirë “njerëzve u falin”. i këtilli shkon tek ai i cili i ka bërë keq dhe i thotë: “Allahu të faltë”.
Shkalla e tretë, është e atij i cili rritë të mirën: “Allahu i do bamirësit”. I këtilli shkon në vizitë tek ai i cili i ka bërë keq, i dërgon dhuratë dhe përshëndetet me te.
Tregohet që shërbëtori i Harun er-Reshidit duke sjellë ibrikun me ujë të nxehtë për të shërbyer halifin, rrëshqiti dhe uji i vluar e përcëlloi halifin. Haruni u zemërua, ndërsa shërbëtori ishte mendjemprehtë dhe i tha: “Ata që frenojnë mllefin.” Halifi i tha: “E mbizotërova mllefin.” Shërbëtori tha: “Dhe falin njerëzit.” Në këtë halifi tha: “Të fala.” Pastaj shërbëtori vazhdoi e tha: “Allahu i do bamirësit.” Ndërsa halifi tha: “Shko, je i lirë për hir të Allahut”.


2. MËNJANIMI I KEQBËRJES DHE URREJTJËS

Në Luftën e devesë u ballafaquan Aisha r.a. Talha, Zubejri dhe sahabët e tjerë r.a. në një tabor, me Aliun r.a. dhe disa sahab, pjesëmarrës të Bedrit r.a. në taborin tjetër. Kur Talha r.a. u vra gjatë luftës, edhe pse ishte në taborin kundër Aliut r.a., imam Aliu zbriti nga kali i tij, e futi shpatën në këllëf, u gjunjëzua para Talhës, e shikoi dhe i tha: “Më vjen rëndë, Ebu Muhammed, të shohë në këtë gjendje, por i lutem Allahut të na bëjë prej atyre për të cilët i Lartësuari thotë:
“Ne kemi hequr prej zemrave të tyre çfarëdo urrejtje, e ata në mbështetësi qëndrojnë ballë për ballë njëri tjetrit duke qenë të vëllazëruar.”
Shikoni këtë shembull të bukur, këtë pastërti, ata ishin në betejë por pa marrë parasysh këtë Aliu r.a. e shtrëngon në përqafim Talhën r.a. dhe e kujton që me të do të hyjnë në Xhenet. Ky shembull tregon që sahabët prapëseprapë kanë qenë njerëz, jo melek, por ishin shembulli më i mirë për njerëzimin.


3. SAKRIFICA E FAMËS DHE PASURISË NË RRUGËN E ALLAHUT

Ebu Damadam falej natën e pastaj i lutej Allahut: ”O Zoti im, unë nuk kam pasuri që ta ndajë në rrugën Tënde, as trup për të luftuar për Ty, por do ta ndaj krenarin time të cilën e kanë përçmuar myslimanët tjerë. O Zoti im, ai i cili më ka sharë ose më ka fyer, ose më ka bërë padrejtësi, ose më ka përgjuar, bëja (kefaret) shpagim!”
Transmetohet që një ditë Pejgamberi,s.a.v.s. i nxiste sahabët në dhënien e lëmoshës dhe u ngritë Utbe bin Zejd duke thënë: “O i Dërguar i Allahut, po na nxitë në dhënien e lëmoshës ndërsa unë nuk kam asgjë përveç krenarisë sime, dhe ia ndaj atij që më ka bërë padrejtësi.” Ditën tjetër erdhi Pejgamberi, s.a.v.s. dhe tha: “Ku është Utbe bin Zejd, dhënësi i krenarisë së tij, Allahu e pranoi nga ai.”


4. PËRBALLIMI I GABIMEVE TË TJERËVE

Shënohet se tek Hasani Basriu erdhi një njeri dhe i tha: “O Ebu Seid, filan personi të ka përgojuar.” Hasani ia dha një enë me hurma duke i thënë: “Shko e thuaj, mi ke dhuruar veprat e tua të mira, e unë po të dhuroj për këtë enë me hurma!”
Transmetohet që Musai a.s. ka thënë: ”O Zoti im më prano diçka!” Allahu i tha: ”E çfarë është kjo, o Musa?”, ndërsa Ai më së miri e di çfarë është ajo. Musai i tha: “Të lutem o Zot, të më ruash nga gjuhët e njerëzve.” Në këtë Allahu i tha: “O Musa, betohem në krenarinë dhe lartmadhërinë Time, Unë vetit nuk ia kam bërë këtë cilësi, Unë i krijoj, i furnizoj e ata më shajnë!”
Pra, njeriu kjo qenie e dobët, e mjerë, e përbuzur e shanë Allahun?! Qoftë i lavdëruar i Lartmadhërishmi, Një i cili nuk ka lind askënd as nuk ka lind nga askush, dhe asgjë nuk është i barabartë me Atë.
Buhariu transmeton nga Ebu Hurejre r.a. që Pejgamberi, s.a.v.s. ka thënë: ”Ka thënë Allahu i Madhërishëm: ‘Më shanë i biri i Ademit, e kjo nuk i përshtatet me më sharë, më futë në gënjeshtër, e kjo nuk i përshtatet! Sa i përket sharjes, janë fjalët e tija që unë kam djalë, e sa i përket futjes në gënjeshtër, janë fjalët e tija- nuk do të më Krijoj përsëri siç më ka krijuar herën e parë.’“


5. VETËLLOGARITJA

Erdhi një njeri në Qabe, dhe filloi të kritikonte Ibn Abbasin r.a. para njerëzve,ndërsa ai ulte kokën. Ai vazhdoi edhe më tej të kritikonte njeriun, i cili ishte dijetar i shquar i kohës, ndërsa Ibn Abbasi duke ngritur kokën i tha: “A po më shanë, përderisa unë i kam tre cilësi të bukura?” Njeriu e pyeti: ”Cilat cilësi të bukura i ke?” Ibn Abbasi u përgjigj: “Betohem në Allahun se nuk bie (zbret) shi në Tokë e unë të mos gëzohem dhe të falënderoj Allahun në këtë, edhe pse vet nuk kam as ara, as livadhe, as deve e as dele.” Njeriu përsëri e pyeti: “Po cilësia e dytë e bukur që ke?” Ibn Abbasi i tha: “Nuk dëgjoj për asnjë gjykatës të drejtë, e që të mos lutem për te tek Allahu në mos prezencën e tij, edhe pse nuk kam tek ai akt padie.” Njeriu vazhdon të pyet: “Po e treta cilësi e bukur?” Ibn Abbasi i tha: ”Nuk e kam kuptuar asnjë verset nga Libri i Allahut, e që nuk kam dëshiruar që myslimanët ta kuptojnë si unë“.
Këto janë disa nga cilësitë që kanë poseduar sahabët që u edukuan në kohën e Pejgamberit a.s. dhe atyre që pasuan ata. Ata ishin mjeshtër të artit të bashkimit të zemrave të njerëzve. Bekimi dhe mëshira e Allahut qoftë mbi Pejgamberin s.a.v.s.,shokët e tij dhe gjithë ata që i pasojnë këta deri në Ditën e Gjykimit, e neve na bëftë prej atyre që bashkojnë zemrat e besimtarëve.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Dr. Violeta Smalaj - Prindërimi