Siguria ka një rëndësi të veçantë, sepse pa të, jeta nuk ka kuptim, Në mungesë të saj, asnjë formë e jetës shoqërore nuk mund të zhvillohet lirshëm, kështu që ne duhet ta falënderojmë Allahun xh,sh" për lirinë që Ai na jep, ehe bashkë me të edhe për shumë begati e mirësi të ~era që na i ka dhënë.
Allahu i Lartësuar në Kuran thotë: "Pra, le ta adhurojnë Zotin e kësaj shtëpie, i cili i ushqeu pas urisë dhe i siguroi prej çdo frike!" (El Kurejsh, 3-4).
Siguria ka një rëndësi të madhe për jetën mendore dhe emocionale të një personi.
Muhamedi a.s., shpeshherë i lutej Zotit që t'i jepte mirësinë e sigurisë, duke thënë: " ... Zoti im, fshi të metat e mia dhe më ofro lumturi dhe siguri (nga gjithçka që më frikëson)..."(1)
Sigurimi shoqëror vjen si rezultat i përmirësimit shoqëror, ndryshimit në të mirë, përmirësimit të të drejtave të qytetarëve. drejtësisë dhe barazisë shoqërore. Ja çka thuhet në Kuran:
"Atyre nga mesi juaj të cilët besuan dhe bënë vepra të mira, Allahu u premtoi se do t'i bëjë zotërues në atë tokë ashtu si i pati bërë zotërues ata që ishin para tyre dhe fenë të cilën Ai e pëlqeu për ta, do ta forcojë, e në vend të frikës Ai do t'ju dhurojë siguri ... " (En Nur, 55).

Dashuria për atdheun

Në literaturën islame citohen mendime dhe fjalë të mëdha për dashurinë ndaj atdheut dhe mëmëdheut. U kënduan ode madhështore për lavdinë e atdheut dhe patriotizmin pozitiv që shërbejnë si një shembull dhe frymëzim i përhershëm për të gjithë myslimanët, pa marrë parasysh se cilin vend e quajnë atdheun e tyre. Poezitë arabe janë plot me vargje për dashurinë ndaj atdheut. Kështu një poet këndon: "Atdheu im është i çmuar për mua, edhe po të më bënte dhunë; edhe sikur të isha i uritur dhe i pa tesha në të."
Një poet tjetër shkruan bukur:
"Mos shkoni nga atdheu në një vend të huaj; kujtoji hallet e një të huaji! A nuk e shihni se edhe dega e gjelbër thahet kur largohet nga pema e saj?"
Përkatësia ndaj atdheut do të thotë krenari dhe dashuri për të, ajo gjithashtu do të thotë respekt i lartë për autoritetet e vërteta dhe reale. Ti përkasësh atdheut do të thotë të punosh vërtet për të mirën e tij, sepse nuk ka të mirë në patriotizëm që vetëm madhëshron me fjalë origjinën, vendin, qytetin, lagjen apo rrugën në të cilën jeton njeriu.
Përkatësia e vërtetë ndaj atdheut kërkon përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive të secilit individ në sferën e tij të veprimtarisë. Përkatësia ndaj atdheut kërkon respekt dhe ruajtje të kujdesshme të rendit dhe kulturës së tij.
Lufta për atdheun zhvillohet në shumë fusha, si: fetare, arsimore, kulturore, ekonomike, politike. Çdo formë tjetër e luftës në rrugën e së mirës, prosperitetit dhe mirëqenies për komunitetin e gjerë shoqëror konsiderohet luftë për atdheun.
Kur e kishin dëbuar Muhamedin a.s., nga Meka, ai u drejtua drejt saj dhe tha: "Sa vend i bukur që je, sa i dashur më je! Sikur populli yt të mos më nxirrnin me dhunë prej teje, kurrë nuk do të kisha banuar diku tjetër.”(2)
Se sa e donte Muhamedi a.s., atdheun e tij, tregon më së miri edhe transmetimi në të cilin Enesi r.a., thotë: "Kur i Dërguari i Allahut a.s., krhehej nga rruga dhe i shihte rrugët malore të Medinës, e shpejtonte devenë e tij (apo kafshën tjetër mbi të cilën ishte i hipur) nga dashuria për Medinën.”(3)
Se sa e donte Medinën, tregon edhe ky rast i rrëfyer nga Enesi r.a., se derisa Muhamedi a.s., po kthehej nga Hajberi dhe e pa Medinën, shikoi kah kodra Uhud dhe tha:
"Kjo është një kodër që na do neve dhe ne e duam atë."(4)
Ibrahimi a.s., kur e solli familjen e tij në Mekë, edhe pse vetë nuk qëndroi në të, e luti Allahun xh.sh., që ai vend të jetë i bekuar. Po kështu e luti edhe për vendin ku qëndronte vetë. Allahu xh.sh., duke përshkruar lutjet e tij thotë: "Dhe kur Ibrahimi tha: "Zoti im, bëje këtë një qytet sigurie dhe banorët e tij, që besuan Allahun dhe jetën tjetër, furnizoi me lloje të frutave!" (El Bekare, 126).
I Lartësuar! thotë: "(Përkujto) Kur Ibrahimi tha: "Zoti im! Bëje këtë qytet të sigurt dhe më mbro rnua e bijtë e mi nga adhurimi i idhujve (statuja gurësh.)" (Ibrahim, 35).
Studiuesi i mirënjohur boshnjak, Kasim Dobraça(5) për dashurinë ndaj atdheut thotë: "Myslimanët e duan dhe duhet ta duan atdheun e tyre edhe kur shumë gjëra në të janë të çrregullta dhe të dobëta, kur shumë gjëra duhet të riparohen, trajtohen dhe vajtohon, kur ditët dhe jeta në të janë të akullta dhe të hidhura. Kur mbase fshikullohen nga murtaja e padrejtësisë dhe dhunës së dikujt, dhe në rrethana të tilla ata do të bëjnë dallim ndërmjet atdheut, popullit dbe dashurisë së tyre të duhur për ta, dhe të gjitha atyre paraqitjeve e veprime të këqija, që janë jo të dëshiruara, të padrejta dhe rë dhimbshme. Myslimani i urren dhe i shikon me neveri padrejtësinë, dhunën, si dhe veprat e këqija në përgjithësi, duke i ardhur keq për ata që i bëjnë ato dhe duke bërë sa më shumë që të mund që t'i shërojë nga sëmundjet dhe mangësitë e tilla.”(6) Prandaj, myslimanët janë gjithmonë të obliguar ta mbrojnë atdheun e tyre dhe institucionet e tij.

Mbrojtja e mëmëdheut

Shumë hadithe flasin për luftëtarë të rënë për mbrojtjen e atdheut dhe për ta, theksohet se i pret shpërblim i madh nga Zoti xh.sh., e që është Xheneti, sepse ata janë dëshmorë (shehide). Kështu thuhet në hadithe:
"Kush vdes në mbrojtje të pasurisë së tij është shehid; kush vdes duke mbrojtur jetën e tij është shehid; kush vdes në mbrojtje të vëllait të tij është shehid; kush vdes duke mbrojtur fqinjin e tij është shehid; kush vdes duke predikuar fenë e vërtetë, të vërtetën dhe moralin, ai është shehid". Po ashtu thuhet:
"Kush vdes duke mbrojtur familjen e tij është shehid; Kush vdes duke ruajtur kufirin ka vdekur si shehid; Kush vdes duke luftuar çdo dhunë dhe padrejtësi është shehid.”(7)
Në suren El Bekare, ajetin e 246- të, Allahu xh.sh., thotë:
"Ata thanë: "E ç'kemi ne që të mos luftojmë në rrugën e Allahut, kur dihet se ne jemi dëbuar nga atdheu dhe bijtë tanë?"
Në hadithin e shënuar nga Ebu Davudi thuhet:
"Kush vdes duke mbrojtur pronën e tij është shehid; kush vdes duke mbrojtur fenë dhe familjen e tij është shehid; kush vdes duke mbrojtur fenë e tij është shehid dhe kush vdes duke mbrojtur jetën e tij është shehid." (8)
Në Kuranin fisnik, Allahu i Lartësuar thotë: "O ju që besuat, ruajeni veten tuaj! Ai që ka humbur, nuk ju dëmton juve kur jeni në rrugë të drejtë. Kthimi i të gjithë juve është tek Allahu dhe Ai ju njofton për atë që vepruat." (El Maide, 105).
Në një rast, kalifi i drejtë, Ebu Bekri r.a,. u paraqit para njerëzve, falënderoi Allahun e Madhërishëm dhe pastaj tha: "O ju njerëz, ju po mësoni ajetin: "O ju që besuat, ruajeni veten tuaj! Ai që ka humbur, nuk ju dëmton juve kur jeni në rrugë të drejtë ... ", por thirrjen dhe porosinë e tij e vendosni në vendin e gabuar, sepse unë e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut a.s., duke thënë: "Ndoshta njerëzit që shohin se bëhen vepra të liga dhe veprojnë keq, dhe ata nuk përpiqen ta ndryshojnë atë, ata meritojnë të mbulohen nga pasojat e veprave të tilla."
Pra, mesazhi i këtij ajeti dhe bashkë me këtë, kjo traditë, është se duhet të bëjmë domosdoshmërish gjithçka që mund të ndryshojmë dhe rregullojmë më së miri. As individi dhe as shoqëria nuk mund të lirohen nga ky detyrim.

Qëndrimi në front me qëllim të mbrojtjes së vatanit

I Dërguari i Allahut, Muhamedi a.s., ka thënë: "Secilit, kur të vdesë, veprat e tij vulosen, përveç atij që qëndroi në vijën e kufirit (atdheut). Veprat e tij rriten çdo ditë deri në Ditën e Gjykimit. Përveç kësaj, ai do të kursehet nga pyetjet në varr (nga Munkiri dhe Nekiri).”(9)
Hadithi vijues është: "I është ndaluar zjarrit (djegia) e syrit i cili ka qëndruar si roje në rrugën e Allahut."(10)
Luftëtarët për atdheun, me siguri, nuk do të mbeten pa rezultatet e luftës së tyre. Allahu i Lartësuar ka thënë: "E ata, të cilët luftuan për hir Tonë, Ne me siguri do t'i orientojmë rrugës për te Ne, e nuk ka dyshim se Allahu është në krahun e bamirësve." (El Ankebut, 69).


________________
1. Hadithin e shënon imam Ahmedi.
2. Hadlthin e shënon Tirmidhiu në El-Xhami’un e tij.
3. Hadithin e shënon Buhariu në Sahihun e tij.
4. Hadithiu e shënojnë Buhariu dhe Muslimi.
5. Kasim Dobraça lindi në vitin 1910 në Vragollov (Rogatica) Bosnje e Hercegovinë. Pas mektebit dhe shkollës fillore, ai erdhi në Sarajevë dhe regjistrua në medresenë Gazi Husrev-beut në vitin shkollor 1920/21. Pas kësaj, shkoi në Kajro dhe u regjistrua në ‘El Az'har” dhe studioi ulumi-din (akaid. fikh, tefsir, hadith) dhe krahas kësaj edhe gjuhën dhe letërsinë arabe. Diplomoi në vitin 1935. Pas kthimit në Sarajevë, ai punoi për një vit si mësues fetar në shkollat qytetare dhe më pas u emërua si myderriz në shkollën fetare islame të vajzave" (më vonë “Medreseja e vajzave) dhe së shpejti edhe në Medresenë e Gazi Husrev-beut, ku qëndroi deri në maj të vitit 1947. Vdiq më 3 nëntor të vitit 1979.
6. https://www.preporod.info/bs/arlicle/7965(ferid-dautovic-u-bosni-zivimo-jedno-fini-i-produhovljeni-islam
7. Hadithet e mësipërme citohen sipas: Ali el Muttaki el Hlndi, Kenzul-ummal, vëll.II, 1312/1894, Hyderabad, f. 282-284.
8. Hadilhin e shënon Ebu Davudi, 2/275.
9. Hadithin e shënojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhlu.
10. Hadithin e shënojnë Taberaniu dhe Hakimi.


Artikulli i kaluar
Fejesa dhe martesa

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Dr. Violeta Smalaj - Prindërimi