”All-llahu, nga ajo që krijoi Ai, ju bëri edhe hije, e në kodra vendstrehime, edhe petka që ju mbrojnë prej të nxehtit dhe petka që ju mbrojnë në luftë. Ashtu All-llahu plotëson të mirat e Tij ndaj jush, në mënyrë që të dorëzoheni (besoni)” (Nahl: 81)
Qëllimi i këtij studimi është tregimi i aspektit të mrekullisë kur’anore që flet për lëvizjet e hijes, dhe ajetet te cilat flasin ne vijim;
1 - ajeti 15 në suren Raad
2 - ajeti 48 në suren Nahl,
3 - ajeti 45-46 në suren Furkan
Nëse i ekspozohet çdo trup rrezatimit të diellit, pala ekspozuese është i ndritshëm, e ana tjetër e organit ka rënë në hije dhe ajo quhet hija e trupit (Shade), atëherë hija që është hedhur nga trupi dhe prek çdo objekt, mur, ne tokë apo në trupa tjera quhet hije (Shadow)
Format e lëvizjes së hijes
Lëvizja e parë; transferimi nga ana e perëndimit deri në lindje, sepse që kur lind dielli hija të gjitha objektet janë në anën e perëndimit, pas gjysmës së ditës dielli zhvendoset kah perëndimi, e hija e çdo sendi është kah ana e lindjes.
Këtë lëvizje e përshkruan Kur’ani: “A nuk po shohin ata (keqbërësit) se çdo send që e krijoi All-llahu, e sjell hijen e vet djathtas dhe majtas duke iu përulur All-llahut (duke i bërë sexhde) dhe duke qenë respektues e përulës (e si e mbajnë veten lart disa njerëz)” (Nahl: 48)
Lëvizja e dytë; zgjatja e hijes dhe shkurtimi, me lindjen e diellit hija zmadhohet aq sa mundet më shumë, pastaj me ngritjen e diellit në mesi të qiellit ( në kohën e namazit të drekës) hija zvogëlohet, dhe pastaj del dhe transferohet për në perëndim fillon të zgjatet përsëri deri në perëndim të diellit.
Këtë lëvizje e përshkruan Kurani: ”A nuk e sheh se si Zoti yt e zgjati (andej e këndej) hijen, e sikur të kishte dashur do ta linte në një vend, pastaj diellin e bëmë rrëfyes të saj..Pastaj Ne atë e tërheqim pak nga pak” . (Furkan: 45-46)
Mrekullia në ajetin;”A nuk e sheh se si Zoti yt e zgjati (andej e këndej) hijen”
Gjërat e barabartë në lartësi ndryshojnë zgjatjen e hijes, nëse do të ekzistonte në të njëjtën vijë gjeografike të zgjatjes atëherë donë të thotë se toka është sferike e rrumbullakët e jo e rrafshët,
Si dhe zhvendosja e hijes nga një anë në tjetrën anë tregon lëvizjen e tokës në boshtin e vet, siç e përshkruan Kurani; pastaj diellin e bëmë rrëfyes të saj. Pra rrëfyesi i atribuohet gjërave, se toka është në lëvizje.
Mrekullia e përshkrimit të tërheqjes se hijes me sasi të lehtë;
Në gjuhën arabe el Jesiir d.m.th e lehtë apo pak,
Kjo kapje apo tërheqje nënkupton marrjen( duke e hequr) në zonën tropikale kërkon vetëm 6 orë. Qe donë të thotë se tërheqja e hijes në këtë zonë të jetë El jesiir e lehtë.
Ndërsa në polet e veriut dhe të jugut do të kërkojë rreth 3 muaj, kjo donë të thotë që tërheqja e hijes në këta dy zona të jetë el jesiir në kuptimin pak.
Mundësia për një hije statike e palëvizshme;
Në ajetin 45 furkan është cekur përshkrimi i lëvizjes së hijes e sikur të kishte dashur do ta linte në një vend , ka dy pikëpamje kryesore në tefsir (komentim) se çfarë kuptohet me hijen statike;
1-Hija që është cekur në ajet Edh Dhil shkronja L është me sukun D.m.th sikur të kishte dashur Allahu ndalimin e saj do ta linte me një vend , të qëndrueshëm të vazhdueshëm dhe të palëvizur që nuk do mund dielli te ndikon në te, ky mendim është cekur në shumë tefsire të kur;anit d.m.th hija të jetë e qëndrueshme e drejtë nuk zgjatet e as nuk pakësohet edhe pse ekziston dielli.
Në këtë rast e përfaqëson nata ne konin e rruzullit tokësor në hapësirë, poashtu dhe mund të merret si argument për eklipsin e hënës
Gjysma e tokës është e ekspozuar me diell që e përfaqëson dita, dhe gjysma e tokës me hije që e përfaqëson nata.
Pastaj shtrihet koni i hijes se tokës në hapësirë të terruar, poashtu dhe argumentohet për eklipsin e hënës.
Gjatësia e konit e hijes së tokës I qëndrueshëm dhe gati bën 221 herë diametra të tokës.
2-; me ndalimin e hijes se ajo nuk ekziston pavarësisht edhe pse ekziston dielli, në mënyrë që hija të jetë e ngjitur për trupi, në këtë mendim është veçuar Imam Zemehsheriu.
Kjo situatë krijohet vetëm se në vendet tropikale, ku nuk ka hije në gjëra e ajo ndodh në mes të ditës, në çdo gjerësi të këto vende ndodh dy herë në vit.
Ky rast vlen Për qytetin e Mekkes ku dielli që bie direkt mbi ata dy herë në vit, me 29 maj dhe 16 korrik.
Dielli që bie mbi Mekken dy herë në vit, ku mundet të drejtohemi kah kibla me anë të hijes nga shtetet e ndryshme.
Mrekullia në përmënimin e natës dhe të ditës pas dy ajeteve të hijes së shtrirë:
Thotë Allahu xh.sh: “A nuk e sheh se si Zoti yt e zgjati (andej e këndej) hijen, e sikur të kishte dashur do ta linte në një vend, pastaj diellin e bëmë rrëfyes të saj. Pastaj Ne atë e tërheqim pak nga pak. E ai është që natën ua bëri petk, gjumin pushim e ditën e bëri për gjallërim.” (Furkan: 45-47)
Këtu ka një korrelacion të drejtpërdrejtë mes shtrirjes së hijes dhe shtrirjes së natës gjatë tërë vitit, në stinën e dimrit hijet janë më të gjata poashtu dhe netët janë më të gjata, ndërsa në stinën e verës hijet janë shkurtra dhe netët janë të shkurtra.
Vallahu eAlem.
Dr. Jahja El Veziri
Përgatiti dhe përshtati nga Arabishtja: Shefket Bafqari