(Përgjegjësia përballë privilegjit)
Kundruall privilegjeve, autoritetit dhe pozitës së lartë që Allahu u dhuron disa shtresave të njerëzve në shoqëri, Ai mbi ta vendos edhe përgjegjësitë dhe obligimet, madje ata i ngarkon edhe me ndonjë mision të vështirë, realizimi i të cilit do të ishte i pamundshëm nga kushdo qoftë tjetër.
Nëse një njeri gëzon ndonjë prívilegj në dallim nga të tjerët, le të ketë guximin edhe vullnetin e të hulumtojë, sepse ai fsheh në vete edhe një barrë goxha të rëndë, të cilën vetëm aí mundet dhe duhet ta bartë mbi supet e. Ky është ligj i Zotit ndër krijesat, që nuk ndryshon asnjëherë, dhe ai rëndom nuk amniston askënd. Shembulli më i kulluar që vë në spikamë këtë fakt, pa dyshim është ai i pejgamberëve të Allahut, të cilët ishin njerëzit absolutisht më të privilegjuar, më të ngriturít dhe më të përzgjedhurit në rrethin e tyre, porse ata ishin edhe që u ngarkuan me barrën më të rëndë gjatë gjithë historisë së njerëzimit. Zoti këtë ia kujtoi të dërguarit të Tij të fundit, Muhamedit a.s., në vitin e parë të përzgjedhjes e të shpalljes së tij pejgamber, duke i thënë: "Ne do të të shpallim (do të hedhim mbí supet e tua) fjalë -mision të rëndë”. (El Muzzemmil, 5)
I dërguari i Allahut vërtet që gëzoi të gjitha dhuntítë nga Dërguesi i tij, Allahu, absolutisht më shumë se kushdo tjetër, por ai, krahas këtyre, duroí të gjitha llojet e persekutimeve, vuajtjeve, denigrimeve, ofendimeve të pandalshme, si askush tjetër gjatë kohës së tij e edhe më pastaj.
E nëse dikush nga njerëzit, pas të Dërguarit a.s., do të gëzojë privilegje të veçanta brenda shoqërive muslimane dhe grada e tyre të konsiderohet e lartë tek Allahu, padyshim që ata do të jenë trashëgimtarët e tij, janë dijetarët. E përbashkëta e të dërguarve dhe e trashëgimtarëve të tyre dijetarëve, megjithëse në shkallë e me intensitet të ndryshëm, është pa dyshim privilegji po edhe përgjegjësia, sprovimí e përvuajtja gjatë kryerjes së misionit të tyre. Po këtë kishte paralajmëruar edhe njeriu më i dashur tek Allahu, siç transmeton Mus'ab ibn Sa' di nga babai i tij se e kishte pyetur të dërguarin a.s.: "O i dërguar i Allahut, kush janë njerëzit më të sprovuar?” Ai tha: ”Pejgamberët, e pastaj ata që u ngjajnë më së shumti atyre (më të devotshmit), ngase njeriu sprovohet në bazë të shkallës së imanit-fesë së tij”.(1)
Me vdekjen e të Dërguarit të fundit, është ndërprerë zbritja e Shpalljes dhe ka përfunduar dërgimi i pejgamberëve, por misioni i tyre vazhdon të bartet në mënyrë besnike nga trashëgimtarët e tyre deri në Kataklizëm. Se do të ketë një grup njerëzish që do të bartin me dinjitet e krenari misionin e të dërguarve. Këtë e ka konstatuar edhe Kalifí i katërt i drejtë i muslimanëve- Aliu r.a., i cili ka thënë: ”Kjo tokë, kurrë nuk do të mbetet pa dikë që qartëson fenë dhe argumentet e Allahut për njerëzit”.(2)
Cili është roli i dijetarëve në shoqëri
S'mund të imagjinohet një shoqëri muslimane e mirëorientuar dhe mjaftueshëm e vetëdijesuar, nëse timonin e tyre e merr kushdo tjetër përveç atyre që janë të thelluar në dije e shkencë, respektivisht në kuptimin e mirëfilltë të fesë së Allahut. Mirëpo, që autoriteti i tyre të jetë i palëkundur, ata duhet të jenë edhe jetësues të asaj që njohin dhe për se i thërrasin të tjerët. Thellimi i tyre në dije nuk u lejon mospraktikimin e asaj që mësuan. Për këtë do të na thoshte Aliu r.a.: "O bartës të diturisë! Veproni me atë dituri, sepse dijetar (i vërtetë) është ai që ka mësuar, e me atë që ka mësuar, ka vepruar, ai që vepra e tij përputhet me dijen e tij. Do të vijnë (më vonë) disa njerëz që do ta bartin diturinë, por ajo nuk e kalon gropën e fytit të tyre (gjuhën e tyre), dhe ana e brendshme e tyre nuk përputhet me atë që ata shfaqin”.(3)
Ky koncept i dualizmit dituri-veprim, ka qenë i kristalizuar tejmase në kohën e brezave të parë, por është paralajmëruar nga ata se do të pësojë çrregullime e disbalancë të madhe në periudhat e ardhshme kohore.
Nga vetë fakti i konfirmuar nga Muhamedi a.s. se dijetarët janë trashëgimtarët e pejgamberëve, do të duhej të kuptohej se misioni i dijetarëve është vazhdimësia e atij të pëjgamberëve. Ata, në të vërtetë, do duhej të ishin modeli më i përafërt që do të përpiqeshin maksimalisht për t'i ngjarë të dërguarit të fundit, Muhamedit a.s.. Vetëm kësisoj do ta meritonin epitetin si trashëgimtarë të pejgamberëve.
Ata kanë obligim të kërkojnë dituri për hir të Allahut dhe të thellohen në njohjen e çështjeve ashtu siç u ta- kon atyre, ngase ata obligohen dhe duhet t'ua mësojnë të tjerëve ato që dinë. Dija e tyre do të ishte udhëzuese për njerëzit, gjallëri për zemrat e tyre, sh1
Përkushtimi i skajshëm në kërkim të diturisë, si dhe mospjesëmarrja e këtij grupi në të gjitha angazhimet dhe aktívitetet e shoqërisë islame, qoftë edhe në kohë lufte, në të vërtetë nuk u ofron atyre komoditet dhe jetë luksoze, dhe as nuk u jep të drejtën absolute që të merren vetëm me ndarjen e përgjegjësive dhe detyrimeve për të tjerët duke e shkarkuar vetveten, përkundrazi, ata janë të paralajmëruar nga Muhamedi a.s. se sfidat edhe misioni i tyre janë më delikate dhe më sfiduese sesa cilido mision dhe detyrë e kujtdo tjetër. Përgatitja dhe angazhimi i tyre nuk është vetëm për atë që do t'u kumtojnë të tjerëve, por edhe për atë me se do të përballen e nga se do të sfidohen ata gjatë rrugëtimit e misionit të tyre.
Në favor të kujt është zbehja e rolit të dijetarëve në shoqëri
Në kohë paradoksesh të njëpasnjëshme dhe befasish mahnitëse të kohës sonë, nuk është çudi as përpjekja këmbëngulëse e disa njerëzve për zbehjen dhe minimizimin e ndikimit e të rolit të dijetarëve në shoqërinë moderne.
Epoka e "fjalës së lirë”, që po përjetojmë, në të vër- tetë, shënon një përpjekje të guximshme për diskreditim dhe njollosje të figurave të çmuara të myslimanëve në shoqërinë tonë, për të cilët, edhe nëse i dhimbset dikujt respekti e nderimí që t'ua bëjnë atyre, së paku nuk është e ndershme që ata të jenë objekt i ”apostro-fimit” pothuaj në çdo debat e diskutim.
Për ata që kanë durimin të sh?etojnë librat e historisë dhe ta rilexojnë të kaluarën, qoftë të largët dhe qoftë të afërt të kombit tonë, besoj që nuk do t'i duhet shumë kohë e as shumë mund për të parë se në listën e gjatë të emrave më eminentë të lëvizjes sonë kombëtare janë edhe një mori prijësish fetarë muslimanë, të cilët dëshmuan praktikisht se sa mund të kontribuojnë për kauzën tonë kombëtare. Pasuesit dhe trashëgimtarët e tyre në këtë tokë kanë ende këtë gatishmëri e vullnet, prandaj s'është e denjë që ata të privohen nga e drejta e tyre themelore për të kontribuar për këtë vend e këtë popull.
Prandaj, nëse përpjekja për distancimin e tillë ka për synim dhe do të rezultonte me zvogëlimin dhe zbehjen e rolit të dijetarëve në shoqërinë tonë, pasojat e tilla do t'i shijonin të gjithë, pa përjashtuar fare edhe kontribuuesit e kësaj dukurie. Këtë dukuri do ta para- lajmëronte në të vërtetë një hadith që e transmeton Abdullah ibn Amr ibn Asi, se Muhamedi a.s. ka thënë: ”... Nëse nuk mbesin dijetarët, atëherë njerëzit do të marrin për prijës të tyre injorantët, të cilët do të pyeten e do të japin përgjigje, porse me to edhe do të humbasin vetë ata edhe do t'i çorientojnë-devíjojnë të tjerët”.(5)
Paralajmërimi profetik prek pikën thelbësore të trajtimit në fjalë, dhe mëton të tërheqë vërejtjen se rezultati mosekzistimit ose diferencimit të dijetarëve nga rrethi i ndikimit shoqëror, pa dyshim që përbën devijim të asaj shoqërie.
Nëse nuk do të kishte asnjë pasojë tjetër, shmangia e dijetarëve nga skena e ndikimit në shoqëri, përveç devijimit, humbjes së rrugës e çorientimit të saj,do të mjaftonte si arsye e fuqishme për të mos marrë një nismë të tillë. Po në këtë vorbull të çorientimit të shoqërisë, pa pikë dileme, do të zërë vend e do të zhvillohej pa kontroll edhe ekstremizmi e intoleranca shoqërore, dukuri këto për të cilat pajtohemi, shumica absolute prej nesh, se nuk i duhen vendit tonë. Prandaj do të ishte mençuri që, para se të fillohej misioni i distancimit dhe zbehjes së rolit të dijetarëve – ose institucionit të hoxhës në shoqëri, të bëheshin shumë
parallogaritje.
Meqë hapësira dhe roli që do ta kenë dijetarët në shoqërinë muslimane, është edhe përcaktuesi kryesor për orientimet dhe të ardhmen e saj, atëherë investimi ynë parësor duhet të jetë përgatitja edhe formimi i kuadrove të tilla, që, përveç dijes së thellë fetare që duhet të posedojnë doemos, do të duhej të njohin thellësisht edhe realitetin, rrethanat dhe kohën në të cilën janë duke vepruar. Vetëm kësisoj fjala e tyre do të jetë e dëgjuar dhe roli i tyre do të jetë përcaktues për të ardhmen e shoqërisë.
_____________
1) El Muberkfurij,Tuhfetul Ahvedhij sherh SunenTirmidhi (5 54 - nr. i hadithit 2398). Darul-Kutubul-Ilmijje. Bot. I parë. 2005. Bejrut. Dhe hadithine kategorizon si Hasen-Sa- hih që mund të merret për bazë pakurrfarë dileme.
2) Ibn Kajjim El-xhevziu ,A'lamul-Muvekkiin, (f. 1016). Darul-Kitab El-arabij. Bot. i parë. 2005. Bejrut.
3) lbn Abdul- berr.Xhamiu bejanil-ilm Ve fadlihí(216). Darul bníl-Hazm. Bot. i parë. 2003. Bejrut.
4)Ibn Kajjím El-xhevzijje. Tehdhib Medarix- his-salikiin (2769).Bot.i shtatë. 2005.
5) Transmeton Muslimi në "Sahihun "e tij (nr. i hadithit- 2673), Shíh: T. Uthmanij, Fethul-Mulhim Sherh Sahih Muslim, (5266 ,). Bot. i parë. Darul Kalem. 2006. Damask.
Mr. Driton Arifi