Parimet dhe qëllimet e bankimit islam


Feja islame i rregullon dhe ndikon në të gjitha aspektet e jetës njerëzore, duke përfshirë edhe sjelljet në biznes dhe transaksionet komerciale.

Shumë versete kuranore inkurajojnë tregtinë dhe biznesin në përgjithësi, dhe qëndrimi islam është se në biznes duhet pasur sinqeritet dhe se biznesi duhet të jetë i ligjshëm. Çdo sistem duhet të gjejë mbështetje në filozofinë e jetës së njerëzve të atij vendi, në mënyrë që të ketë sukses. Ne si myslimanë duhet t’i kthehemi urtësisë dhe etikës sonë të biznesit, që janë te bazuara në Kuran dhe Synet, të cilat janë shumë të qarta. Kurani dhe Syneti nuk kanë përshkruar një model ekonomike, sikur kuptohet në ditët e sotme. Por, këto dy burime kryesore të Sheriatit, përmbajnë rregullat kryesore në mënyrën më të përgjithshme, të cilat u japin mundësi dijetarëve myslimanë dhe ekspertëve të jurisprudencës islame dhe çështjeve ekonomike, që të gjejnë alternativa për aspekte të ndryshme për t’iu përgjigjur nevojave të kohës.

Koncepti i bankimit islam

Bazuar në faktin se funksioni kryesore i bankave është të merren me para, mund të mos jetë shumë logjike nëse shpjegojmë për bankat dhe funksionimin e tyre para se t’i referohemi parasë si koncept. Është mirë që të kuptohet koncepti dhe roli i parasë, në mënyrë që të kuptohet dallimi në mes bankimit islam dhe bankimit konvencional. Bazuar në përkufizimin tradicional të parasë, paraja ka shumë funksione; është një njësi që ka rol llogaritjeje, ndërmjetës i këmbimit, vlerë për kursim, standard për pagesa të vona dhe një komoditet (produkt)[1], i cili mund të shitet dhe mund të jepet me qira dhe fitimi që del nga ky aktivitet, është kamata (interesi). Nga perspektiva ekonomike islame, paraja konsiderohet si një ndërmjetës i ndërrimit të mallit, vlerë për kursim dhe mjet për pagesa të vona. Paraja duhet të funksionojë si një mjet që ndihmon prodhimin e tregtinë dhe kurrsesi jo të konsiderohet një produkt që mund të shitet ose të jepet me qira dhe prej saj të fitohet kamatë pa bërë asnjë aktivitet ekonomik.[2] Konsiderimi i parasë si një produkt në vetvete, është një mënyrë për ta bërë të varfrin më të varfër dhe të pasurin më të pasur, pa bërë asgjë po vetëm duke pritur kohën dhe duke marrë fitimin me çdo kusht. Dhënia e parasë me kamatë do të thotë që ata (dhënësit) do të marrin më shumë para në të ardhmen, sepse ligji i garanton kredidhënësit kapitalin bazë dhe kamatën mbi shumën bazë.

Parimet e bankimit islam

Bankat islame duhet të veprojnë bazuar në rregulla shumë precize, të cilat ndërtohen mbi bazat e Sheriatit. Parimet kryesore të bankimit islam janë:Ndalimi i Ribas (kamatës) në të gjitha format, sigurimi se çdo aktivitet është hallall (konform rregullave të Sheriatit); Pagesa e Zekatit; Mënjanimi i Gharar-it (paqartësisë); Eliminimi i Mejsir-it (bixhozit).

Ndalimi i kamatës

Termi Riba i referohet shtimit (rritjes) mbi shumën bazë të kapitalit të borxhit, bazuar në kohë për të cilën është dhënë hua. Ka pasur debate nëse termi riba i referohet një termi që dallohet edhe nga populli si kamatë apo si fajde; koncepti i termit riba i përfshin të dyja pa bërë ndonjë dallim, në aspektin praktik, që të dyja janë të njëjta dhe që të dyja janë të ndaluara. Edhe fetë e tjera, Krishterimi, Jahudizmi, Budizmi, Hinduizmi dhe në sistemet etike, kamata është konsideruar e ndaluar dhe diçka e pamoralshme. Në shekullin e katërt, kur Krishterimi u bë fe shtetërore, klerikët e patën ndaluar kamatën bazuar në Testamentin e Ri: “Duaje armikun tënd dhe bëj mirë; jep hua dhe mos prit rritje nga kthimi (i huasë). (Luka, 6:35) Kështu mbeti deri në fund të shekullit të 16, kur marrja dhe dhënia me interes, siç e quajtën ata - një përqindje e arsyeshme e interesit, u bë praktikë e pranuar nga të krishterët.[3] Edhe tek jahudinjtë kamata është e ndaluar, por në një shkallë më të ngushtë, tek ata është e ndaluar kur kanë të bëjnë me tregtinë ndërmjet veti, por nuk e kanë të ndaluar kur kanë të bëjnë me të tjerët (jo jahudinj). Kjo bazohet në Testamentin e Vjetër (Bibla Jahudite):“Te një i huaj ju mund të jepni hua me kamatë, por jo edhe te vëllai juaj” (Deuteronomy, 23:20). Ndalimi i kamatës është parimi më i rëndësishëm i bankimit islam dhe gjithashtu aspekti më dallues ndërmjet bankimit islam dhe bankimit konvencional. Ndalimi i kamatës është përmendur në katër kaptina të ndryshme të Kuranit të madhërishëm [4] dhe është shpjeguar nga Pejgamberi a.s. se ç’konsiderohet kamatë dhe fazat e ndalimit të kamatës. Marrja apo dhënia e kamatës, ashtu siç ndodh në sistemin konvencional, është e ndaluar rreptësisht në sistemin islam. “O ju që besuat, kini frikë Allahun dhe, nëse jeni të sinqertë, hiqni dorë nga ajo që ka mbetur nga kamata. E në qoftë se nuk e bëni këtë (hiqni dorë nga kamata), atëherë binduni se jeni në luftë me Allahun dhe të dërguarin e Tij. E nëse jeni penduar, atëherë juve ju takon shuma bazë (shuma që është dhënë pa e marrë kamatën), mos bëni padrejtësi dhe juve nuk ju bëhet padrejtësi.”(El-Bekare, 278-279). Islami e ndalon kamatën për shkak se ajo është kundër shpirtit të drejtësisë; punëmarrësi mund të bëjë një fitim të madh me para të huaja dhe të paguajë një shumë vogël të për shkak të përdorimit të atyre mjeteve, ose ndodh që ai të humbë në investimin e bërë, dhe ai duhet të paguajë shumën e huazuar dhe kamatën e caktuar që nga fillimi, të dyja rastet janë të padrejta.[5]

Sigurimi se çdo aktivitet është hallall - (në përputhje me rregullat e Sheriatit)

Bankat islame duhet të ndërmarrin aktivitetet e tyre duke u siguruar se ato janë hallall. Për t’u siguruar se aktivitetet e bankave islame nuk vijnë në kundërshtim me rregullat dhe etikën islame, ato janë të obliguara të themelojnë bordin e Sheriatit, detyrë e të cilëve është të mbikëqyrin dhe të aprovojnë aktivitetet e bankës. Ky bord përbëhet prej juristëve myslimanë, të cilët punojnë si këshilltarë dhe auditorë të pavarur dhe njëkohësisht janë ekspertë për çështje të Sheriatit dhe kanë njohuri të mjaftueshme ekonomike. Qëllimi kryesor i këtij bordi është: Së pari të sigurojë se produktet bankare dhe shërbimet që u ofrohen klientëve, janë në pajtueshmëri me normat e Sheriatit. Së dyti, të sigurojë se investimet e projekteve në të cilat marrin pjesë bankat, janë hallall (të lejuara). Dhe qëllimi i fundit, që të sigurojë se vetë banka është e menaxhuar në përputhje me parimet e Sheriatit.

Pagesa e Zekatit

Bankat islame duhet te paguajne zekat nga operimet e tyre. Zekati ne Islam nuk eshte vetem nje takse e thjeshte, por eshte me shume se kaq, eshte nje prej pese shtyllave te Islamit dhe kryerja e ketij obligimi, eshte nje ibadet (adhurim ndaj Zotit), per se pritet te shperblehet nga i Plotfuqishmi. Bankat islame jane te detyruara te themelojne nje fond te Zekatit perbrenda bankes, ku e llogaritin dhe japin Zekatin per aktivitetet e tyre. Gjithashtu mundeson pagimin (mbledhjen) e Zekatit nga klientet e tyre e te tjere dhe bejne shperndarjen e ketyre fondeve ne vendet e caktuara. Ky sherbim zakonisht behet falas, pa marre asnje sherbim administrativ, duke ditur qellimin e tij. Feja islame i rregullon marredheniet e njerezve me Zotin dhe me shoqerine, gjithashtu rregullon dhe organizon jeten e njerezve ne aspektin shpirterore dhe material. Zekati eshte nje instrument i shperndarjes se drejte, qe pastron pasurine nga lakmia egoiste dhe sjell nje harmoni shoqerore.[6]

Zekati eshte i detyrueshem, shuma e dhenies eshte 2.5 % e vleresimit te pasurise/gjerave me vlere, qe jane mbajtur per nje vit henor. Menjanimi i Ga rar-it (paqartesise) Termi garar gjuhesisht ka kuptimin errezikf dhe ka te beje me spekulimet apo rrezikun e paarsyeshem. Ne terminologjine e biznesit, garar do te thote pasiguri qe i referohet ndermarrjes se projektit apo biznesit, pa pasur njohuri te mjaftueshme nga njera apo nga te dyja palet rreth produktit apo atributeve te produktit te kontraktuar. Transaksionet me keto karakteristika jane haram (te ndaluara), edhe pse ne disa raste te vecanta, ne raste domosdoshmerie, paqartesite e vogla mund te lejohen.

Eliminimi i Mejsir-it (Bixhozit)

Fjala Mejsir perdoret ne Kuran per te pershkruar cdo aktivitet, i cili perfshin bastet ose lojerat e fatit. Eshte nje aktivitet qe bazohet vetem tek fati e jo ne ndonje aktivitet qe shperblehet si kundervlere e punes, por ne saje te humbjes se dikujt tjeter, kur fituesi merr bastin komplet, kurse humbesi e humb komplet kapitalin e vendosur per bastin.

Qellimet e bankimit islam

Qellimi i bankave islame ne pergjithesi eshte qe te perkrahin dhe te zhvillojne sherbimet dhe produktet bankare e tfi aplikojne ato ne transaksione dhe biznese te pranuara nga normat e Sheriatit. Bankimi islam ka nje dimension fetar, nje produkt nuk mund te adaptohet perderisa te mos jete studiuar dhe vertetuar nga ekspertet e Sheriatit se produkti nuk ka asnje element qe bie ne kundershtim me normat e Sheriatit dhe ne te njejten kohe eshte fitimprures. Elementi kryesor per te kuptuar kornizen e bankimit islam eshte kuptimi i drejte se si kane mundesi bankat islame te funksionojne pa e perdorur kamaten. Bankat islame duhet te bejne patjeter profit, ne menyre qe te mbijetojne dhe te zhvillohen ne ate shkalle, qe te jene konkurrente ne treg me produkte dhe sherbime. Profiti i tyre realizohet ne tri fusha te veprimit: tregti, leasing-lizing (qira), dhe duke bere financime ne partneritet apo me vetefinancime. Ligji i Sheriatit eshte kunder kamates, por jo kunder fitimit, prandaj bankat islame kane zhvilluar produkte bankare qe u mundesojne te fitojne dhe te jene ne perputhje me normat e Sheriatit. Ekzistojne shkrime qe bankimin islam e percaktojne si ebankimi pa kamatef. Eshte dallim i madh ne mes te ketyre dy termave: bankim islam dhe bankim pa kamate. eBankimi pa kamatef eshte nje koncept me i ngushte duke iu referuar nje numri te vogel produktesh a sherbimesh, te cilat nuk permbajne kamate. Ndersa bankimi islam i referohet nje sistemi te kompletuar, qe eshte ne harmoni me etiken islame. Bankimi islam jo vetem qe duhet te largohet nga kamata, por duhet gjithashtu qe edhe investimet dhe biznesi ne te cilin investojne, te jene hallall dhe ne te njejten kohe t'i sherbejne qellimit per arritjen e objektivave te ekonomise islame.[7]

Jane dy metoda kryesore, nepermjet te cilave bashkepunimi financiar merr formen e vet ne aspektin islam: Investim i drejtperdrejt dhe me ndermjetesim. Nga nje perspektive islame, pa marre parasysh se a eshte investim i drejtperdrejte apo me ndermjetesim, nuk ka mundesi te kete shume fikse te paracaktuar mbi kapitalin apo huazimet. Sipas sistemit islam, nuk mohohet e drejta e fitimit, por mohohet fitimi ne forme te kamates, e cila bazohet vetem ne kohen qe kalon, e jo ne menyren se si ka perfunduar projekti per te cilin eshte bere huazimi. Fitimi duhet te jete si perqindje mbi fitimin, mirepo kjo perqindje edhe mund te mos realizohet, por edhe mund te kete humbje ne investimin e bere dhe te ndahet edhe humbja ne mes tyre. Perndryshe, nese huadhenesi (banka) nuk bart fare rrezik, por e ka te caktuar fitimin edhe nese huamarresi humb ne investimin e bere, - atehere kjo eshte e padrejte dhe shpie drejt asaj qe te pasurit te behen me te pasur e te varfrit me te varfer.


____________________

1)Gail E. Makinen, Money, Banking, and Economic Activity (New York: Academic Press, 1981) f. 8-13.
(2)Saiful Azhar Rosly, Critical Issues on Islamic Banking and Financial Markets, (Kuala Lumpur: Dinamas, 2005), f 45.
(3)Ingmar Wienen, Impact of Religion on Business Ethics in Europe and the Muslim World: Islamic Versus Christian Tradition, (Frankfurt: Peter Lang, 1997), f. 52-53.
(4)Suret: Rrum 30: 39, Nisa 4: 161, Ali Imran 3: 130, Bekare 2: 275-281.
(5)M. Ramzan Akhtar, gModelling the Economic Growth of an Islamic Economyh The American Journal of Islamic Social Studies, Vol.10, No.4, f. 500-501.
(6) Masudul Alam Choudhury and M. Kabir Hassan, gThe Role of Zakah in an Interactive Model of Non-Wage Labour Force Activityh, Review of Islamic Economics, No.10, f..41.
(7)Shahzad Sheikh, Journey Towards Islamic Banking, (London:Institute of Islamic Banking and Insurance, 1996) f. 29.



Dr. islam hasana