Indekset e kokës
Indeksi cefalik horizontal – ICH sipas shkallës Martin-Saller
Indeksi cefalik horizontal (ICH) (Tabela 16), ndërmjet gjerësisë dhe gjatësisë së paraqet raportin kokës. Të dhënat e tabelës së më sipërme tregojnë se pjesa dërmuese e popullatës së hulumtuar, meshkujt 51.9%, ndërsa femrat 43.5%, kanë kokë të shkurtër (brakicefale), me kokë shumë të shkurtër (hiperbrakicefale) karakterizohen 25% meshkujve dhe 35.2% të femrave të matura. Ndërkaq, me kokë mesatare (mesocefale) karakterizohen 19.6% të meshkujve dhe 16.1% të femrave të matura. (Tabela 12)
[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/tabela11_1643969468.jpg[/IMG]
[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/tabela12_1643969488.jpg[/IMG]
Në bazë të tabelës së më sipërme indeksi cefalik horizontal i llogaritur në numrin e përgjithshëm të entiteteve kosovare të matura në Institutin e Antropologjisë Sportive (INASP) tregon se si meshkujt me vlerën e ICH=83.53 (me variacione 72–101), ashtu edhe femrat me vlerën e ICH=84.72 (me variacione 73.7–94.1) i takojnë grupit të njerëzve me kokë brakicefale.
Rezultate tëngjashme të ICH kanë fituar edhe autorët tjerë si Pittard, Haberlandt, Lebzelter, Glueck, Weninger, Dron-tçilov, Coon, Nekrasov, etj.1,2,4,6,7,8,11,1215
[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/foto1_1643969506.jpg[/IMG]
Sa i përket % së entiteteve të testuara që karakterizohen me kokë të gjatë (dolikocefale), rezultatet tona (2.3%) janë më të për afërta me rezultatet e autorit Drontçilov (2.7%).
Sipas Haberlandt dhe Lebzelter 5% të shqiptarëve janë dolikoid, ndërsa sipas Pittard 9%.
Nga të dhënat e dy tabelave, 13 dhe 14, mund të konstatojmë se në mesin e popujve të Ballkanit shqip tarët janë popullata që kanë vlerën më të madhe të indeksit cefalik.
[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/tabela13_1643969523.jpg[/IMG]
[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/tabela14_1643969539.jpg[/IMG]
Hulumtimet e antropologëve të shumtë flasin se afër 80% të popullatës shqiptare (në matjet tona 76.9%) kanë kokë brakicefale dhe hiperbrakicefale.
Pas shqiptarëve radhitja e popujve tjerë sipas madhësisë së indeksit cefalik duket kësisoj: tartarët, rumunët, turqit, grekët, gjermanët, serbët, bullgarët, etj.(13,16)
Indeksi cefalik vertikal – ICV
Indeksi cefalik vertikal (ICV) (Tabela 15), paraqet raportin ndërmjet lartësisëdhe gjerësisë së kokës.
Nga tabela e më sipërme, në bazë të shpërndarjes së popullatës së matur sipas vlerave të këtij indeksi, mund të konstatojmë një shpërndarje të ngjashme si te meshkujt ashtu edhe te femrat. Mbi 60% të entiteteve të testuara (meshkujt 68.3%, femrat 60.6%) kanë kokë të lartë (hypsicephal), përderisa me kokë mesatarisht të lartë (orthocephal) karakterizohen 28.3% të meshkujve dhe 33.2% të femrave të matura.
(Tabela 16)
[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/tabela15_1643969556.jpg[/IMG]
[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/tabela16_1643969572.jpg[/IMG]
si dhe vlerës mesatare të ICVPas analizës antropologjike të të dhënave të fituara nga matjet morfometrike të kokës të bëra në popullatën shqiptare të Kosovës (Tabelat 1 – 16) mund të konstatojmë se entiteti mashkull i mostrës së matur ka një morfologji të kokës që karakterizohet me dimensionin cefalik të shprehur (kokë të gjatë, të gjerë dhe mesatarisht të lartë), përderisa entiteti femër i mostrës së matur karakterizohet me dimensionin cefalik mesatarisht të shprehur (kokë mesatarisht e gjatë dhe e gjerë, e ultë deri në mesatarisht e lartë). Indeksi cefalik tregon se entitetet e të dy gjinive karakterizohen me kokë brakicefalike.
Edhe pse tipat morfologjik të popullatës së sotme nuk mund të veçohen lehtë, sepse ndërmjet tipave të ndryshëm, hasim tipat me tipare ndërmjetëse, në përgjithësi të dhënat morfologjike të kokës nga ky punim, përputhen me të dhënat e autorëve tjerë, të cilët gjetën ngjashmëri ndërmjet tipareve morfologjike të tipit dinarik (Ilirik) të njeriut dhe popullatës shqiptare.1-9,11-16
____________________
1. Coon, C. S. The races of Europe. 2nd Edition. Macmillan,New York, 1939. p. 293.
2. Coon CS. The mountains of Giants. A Racial and Cultural Study of the North Albanian Mountain Ghegs. Cambridge – Massachusetts. p 105. (New edition: New York, 1970). 1950.
3. Dhima, D. H. A. Gjurmime antropologjike per shqiptaret. Tirana, 1985. pp. 28-9, 106-12, 126-8.
4. Dront?ilov K. Prinos kàm antropologijata na Albancite. Periodichesko spisanie na Balgarskoto Knizhovno Druzhestvo. 21:111-137. Sofija. 1921.
5. Gavrilovi? Ž. Antropološki podaci o osobama iz De?ana. Glasnik ADJ 6:13-23. Beograd. 1969.
6. Glück L. Zur physischen anthropologie der Albanesen. 1897.
7. Günter HFK. The racial elements of European history. Chapter VI part two. London: Methuen and Company. 1927.
8. Haberlandt, A, and Lebzelter V. Zur physischen Antropologie der Albaner. Archiv für Anthropologie 45:123-142. 1919.
9. Ivanovic, MB. Morphological properties of Yougosllav population groups. Beograd, 1990.
10. Martin, R., Ober, W., Garrison, C., Welch, K., Hutchings, R.T. 2001. Fundamentals of Anatomy and Physiology, 5th ed. Prentice Hall, New Jersey. p. 195.
11. Mcculloch R. The nordish race. Accessed 15.03.2008. Available from: http://www. racialcompact.com/nordishrace.html. 2007.
12. Pittard E. Les peuples des Balkans. First edition. p 84-85. Paris. 1916.
13. Rexhepi, A. & Meka, V. Cephalofacial morphological characteristics of Albanian Kosova population. Int. J. Morphol., 26(4):935-940, 2008.
14. Rexhepi, A. & Brestovci, B. Neurocranial morphology of the albanian kosovo population. N? pritje p?r tu publikuar n? International Journal of Morphology, 2013.
15. Tildesley ML. The Albanians of the north and south. Biometrika. 25:21-51. 1933.
16. Ylli, A. Disa të dhëna kraniometrike. (in Albanian) Tirana, 1975. p.64-97.
Agron M. Rexhepi, MD, PhD