“Pra shkatërrim është për ata që falen, të cilët ndaj namazit të tyre janë të pakujdesshëm” (Maun, 4-5)
Ata janë që për hir të Tij u japin ushqim të varfërve, jetimëve dhe të zënëve robër. (Insan, 8)
“… e kush është që e shpreson takimin e Zotit të vet, le të bëjë vepër të mirë, e në adhurimin ndaj Zotit të tij të mos përziejë askënd.” (Kehf, 110)
Pra, kërkohet sinqeritet i plotë - ihlas. Pejgamberi s.a.v.s. thotë: “Më së shumti që frikësohem për ju është shirku (idhujtaria) e vogël” E pyetën: ”Si është ai?” Ai u përgjigj: “Syefaqësia (hipokrizia), All-llahu do të thotë në Ditën e Gjykimit, kur do ti shpërblejë robët sipas meritës: “Shkoni tek ata për të cilit keni bërë hipokrizi dhe shikoni se a do t’ju shpërblejnë ?
Dhe thotë: ”Kërkoni mbrojtje të All-llahu nga Xhub-bil-huzna” E pyetën: “Ç’është ajo ?” Ai u përgjigj: “Luginë në Xhehennem e cila është e përgatitur për ata të cilët kanë lexuar Kur’an me hipokrizi.”
I Lartëmadhëruari ka thënë: “Kush punon diçka për Mua e në të ka pjesë edhe ndonjë tjetër, e tërë ajo vepër i takon tjetrit, Unë nuk kam me të asgjë, Unë jam Ai i cili më së paku kam nevojë për ortak”.
Thotë: “ All-llahu nuk pranon vepër në të cilën ka thermi të hipokrizisë”
Dhe thotë më tutje: “Shkalla më e ulët e hipokrizisë (rijasë) është shirk”
Isa a.s. ka thënë: “Kur të agjërojë njeriu, le ti lyen me vaj flokët, mjekrën dhe buzët, që të mos e dallojnë njerëzit se është agjërues, dhe kur të jap me dorën e djathtë le të fshehë nga e majta, dhe kur të falet le të mbyllë derën e shtëpisë, ngase All-llahu e ka ndarë falënderimin sikurse furnizimin”.
Për këtë Omeri r.a. njeriun të cilin e pa me kokë të ulur i tha: “O ti që e ke ulur kokën, drejtoje, sepse modestia dhe devotshmëria nuk janë në kokë por në zemër”.
Pejgamberi s.a.v.s.ka thënë: “Ai që ka qenë hipokrit në Ditën e Gjykimit do të thirret me katër emra: o ti që ke bërë hipokrizi, o ti që ke qenë i bindur epsheve tua, o mëkatarë, o humbës. Shko dhe merre shpërblimin për atë që ke punuar sepse për ty këtu tek Ne nuk ka shpërblim”.
Katade r.a. ka thënë: “Kur njeriu bënë hipokrizi All-llahu thotë: ”Shikoni se si po luan me Mua”. Ndërsa Hasani r.a. ka thënë:
“ Jam shoqëruar me njerëzit të cilëve kur u tregoja ndonjë urtësi u shërbente atyre dhe të tjerëve dhe nuk e tregonin për t’u ruajtur nga hipokrizia”.
Manifestimi i hipokrizisë
1. Hipokrizia me trup - të tregohesh i dobët kinse je agjërues apo falë namaz të natës, zëri i ulët, për të menduar të tjerët se ke bërë shumë ibadet, flokët e shprishura nga ibadeti i gjatë.
2. Hipokrizia në pamje - heqja e mustaqeve, lërja e shenjave të sexhdes në ballë, mbyllja e syve për tu dukur se je në meditim të thellë.
3. Hipokrizia në rroba - veshja e rrobave të leshit, shkurtimi i mëngëve dhe i pantallonave nën gjunjë, për të menduar se nuk ka kohë për kujdesin e rrobave nga ibadeti, ose vënia e ahmedisë kinse është alim, si dhe deri te format e sotme të moderuara.
4. Hipokrizia në fjalë - duke folur me mimikë, elekuencë, polemikë, hadithe përmendësh, për të menduar se është i ditur.
5. Hipokrizia në vepra - qëndrimi i gjatë në kijam, në sexhde, dhënia e lëmoshës haptazi, ecja më kokë të ulur për tokë e që në vetmi do ta falte namazin në shpejtësi.
6. Hipokrizia me nxënës - kërkimi i pozitës, pasurisë, të ketë shërbëtorë, rroba të bukura, vetëm e vetëm për ta parë të tjerët.
Duhet të dihet se disa hipokrizi janë të qarta, e disa të fshehta si miza e truallit.
Duhet të kesh kujdes, se edhe mjalti është i ëmbël por nëse ka helm do të helmoj.
Kujtoje Ditën e Gjykimit - dhe forcoje shpirtin tënd sepse kënaqësia e njerëzve shkakton hidhërimin e All-llahut, e pastaj All-llahu do ti kthejë njerëzit kundër teje. Mos u friko prej kritikës së njerëzve nëse je i çmuar te All-llahu. nëse je i çmuar te All-llahu atëherë All-llahu do ti kthejë njerëzit nga ti dhe do të të duan.
Dije se All-llahu drejton zemrat e njerëzve, dhe se a i cili kërkon prej njerëzve, nuk mund të lirohet nga nënçmimi i njerëzve.
Nëse e vëren se namazin je duke e bërë për të tjerët - fshihe.
Dije se nefsi (egoja) është ai i cili kërkon t’i zbukurosh punët ndaj njerëzve.
Duhet kuptuar se shëndeti i plotë nuk arrihet duke e shëruar një sëmundje, por në tërësi dhe shpëtimi është në moralin e bukur.
Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “më së rëndi që do të peshojë në Ditën e Gjykimit është morali i bukur”. Kur është pyetur se ç’është feja, ai u përgjigj: “Morali i bukur”, dhe ka thënë: “Morali i bukur është morali i All-llahut”, dhe tha “Besimtarët më të mirë janë ata me moral më të bukur”.
Sikurse pamja e jashtme që vërehet nga syri, veshi, fytyra ashtu edhe pamja e brendshme duhet të jetë e bukur e ajo bazohet në katër gjëra.
1. Fuqinë (potencialin) e diturisë
2. Paraqitjen e hidhërimit
3. Potencialin e epsheve
4. Shkallën e drejtësisë
Potenciali i diturisë - është të dallosh të vërtetën nga rrena në akaid dhe në sjellje.
Nëse e arrin këtë formë të diturisë do të korrësh frytin e urtësisë i cili është qëllimi më fisnik.
All-llahu xh.sh. thotë: “Ai ia dhuron urtësinë atij që do, e kujt i është dhënë urtësia, atij pra i është dhuruar mirësi e madhe, përveç të mençurve këtë nuk e kupton kush.” (El Bekare, 269)
Paraqitja e hidhërimit dhe e mënjanimit le të jetë sipas Sheriatit.
Shkalla e drejtësisë është në kontrollimin e hidhërimit dhe të epshit.
Që ti fitosh këto, nevojitet mund dhe ushtrim i madh, duke u mbështetur dhe duke shpresuar të All-llahu i madhërishëm, ngase suksesi varet vetëm nga All-llahu xh.sh.