"Çdo vepër që bën biri i Ademit (çdo njeri) është për vetë atë, përveç agjërimit i cili është për Mua dhe Unë do ta jap shpërblimin për të, Ka dy momente për agjëruesin në të cilat ai gëzohet: kur ha i ftar, dhe kur të takojë Zotin e vet. Këtë herë ai gëzohet duke u kënaqur për agjërimin që ka bërë," (Hadith Kudsij)
Të gjithë njerëzit bëjnë llogari brenda 12 muajve se çfarë kanë përfituar dhe çfarë kanë humbur. Në përgjithësi, mund të thuhet se mundësitë të cilat Zoti xh.sh. na i ka dhënë për t' i shfrytëzuar gjatë vitit, që të gjitha janë të përmbledhura në muajin Ramazan.
Kur vjen muaji Ramazan, i gjen njerëzit në gjendje të ndryshme, kështu që në qoftë se njeriu e shfrytëzon Ramazanin si duhet, ajo çfarë mund t'i ikën pas tij mund të përballohet më lehtë, Sa më të qartë që njeriu ta ketë qëllimin, aq më sigurt do të vazhdojë drejt tij. Fatkeqësia dhe problemi i shumë prej nesh është se pas përfundimit të Ramazanit, gjithmonë ndiejmë keqardhje dhe kemi brengën se mos edhe ky Ramazan shkoi sikurse i kaluari.
Zoti xh.sh. për ne e ka zbritur Kuranin mëshirë, sistem jete dhe sakrifice. Secili nga ne ka mëkate dhe Zoti xh.sh. na i fal ato nga një periudhë në tjetrën, p.sh. në vit - shkuarja në haxh, në muaj – Ramazani, në javë - dita e xhuma, në ditë - 5 kohët e namazit, brenda ditës prej një kohe të namazit në tjetrën.
Së pari duhet ditur se obligimi i agjërimit është bërë gradualisht duke kaluar në dy etapa, ku etapa e parë ishte me dëshirë, kush dëshironte të agjërojë agjëronte, kurse etapa e dytë ishte kur u bë obligim për të gjithë.
Në fillim agjërimi ishte i vështirë, pasi po të Hije pas iftarit, nuk të lejohej të haje ushqim deri të nesërmen në iftar. Por, më pas u lehtësua dhe u bë në mënyrën që e njohim sot. Kjo pasi një nga myslimanët u kthye një ditë i lodhur dhe e zuri gjumi pas akshamit, kështu iu ndalua të hajë deri të nesërmen në iftar, Të nesërmen nga lodhja dhe uria i ra të fikët. Atëherë Pejgamberit a.s. iu shpall ajeti i cili përshkruan mënyrën e agjërimit duke ua lejuar të ushqeheshin deri në agim:
"Natën e agjërimit u është lejuar afrimi te gratë tuaja, ato janë prehje për ju dhe ju jeni prehje për ato. Allahu e di se ju e keni mashtruar vetveten, andaj ua pranoi pendimin tuaj dhe ua fali gabimin. Tash e tutje bashkohuni me to dhe kërkoni atë që ua ka caktuar Allahu dhe hani e pini derisa qartë të dallohet peri i bardhë nga peri j zi në agim, e pastaj agjërimin plotësojeni deri në mbrëmje. (El-Bekare, 187)
Zoti xh.sh. e dinte shumë mirë që një agjërim i tillë ishte i vështirë, por e bëri që besimtari ta ndjejë mëshirën dhe dhembshurinë e Zotit, i cili obligon vetëm gjëra të cilat janë të mundshme për t'u arritur.
Rëndësia e përmirësimit të gjendjes sonë të tanishme është se duhet të bëjmë një ndërlidhje të fuqishme, të pa shkëputur mes gjërave, një lidhje shkak-pasojë. Në qoftë se si rezultat i këtij Ramazani përmirësojmë vetët tona, atëherë shkak i këtij përmirësimi do të jetë kualiteti i Ramazanit. Sa më kualitativ që të jetë Ramazani, aq më i lartë do të jetë shkalla e përmirësimit. Ta kuptojmë këtë fakt se nuk ka përmirësim të gjendjes, në qoftë se kualiteti mbetet në shkallën e vitit të kaluar. Ne duhet të synojmë përmirësimin e vetes tonë, të ecim përpara për ta bërë Ramazanin sa më kualitativ. Pra, shkaku është adhurimi, ndërsa pasoja është përmirësimi ynë, e tek atëherë do të kemi një Ramazan më ndryshe.
Në çdo aspekt të jetës së tij njeriu ka nevojë për përgatitje. Ndjenja e besimtarit se Zoti xh.sh është duke e përcjellë bën që veprat e tij të jenë sa më kualitative. Pra kjo është një pikë e rëndësishme përmes të cilës besimtari do të mundohet të jetë më i përgjegjshëm në Ramazan, sepse është dikush që është duke e vlerësuar agjërimin tënd, namazin tënd. Zoti xh.sh. thotë: "Ti nuk angazhohesh në asnjë çështje, nuk lexon nga ai pjesë nga Kurani dhe nuk bëni ndonjë vepër, vetëm se ne jemi dëshmitarët tuaj, kur ju e ndërmerrni atë. Zotit tënd nuk mund t'i fshihet as në tokë e as në qiell as sa grimca e as më e vogël se ajo e as më e madhe, por vetëm se është evidentuar në Librin e Sigurt. (Junus, 61).
Pra njihe veten tënde në këtë Ramazan përmes kualitetit të adhurimeve i cili dëshmon se ti je duke e ndier përcjelljen e Zotit mbi ty, pra sa më kualitativ të jetë rrugëtimi, aq më e sigurt do të jetë arritja. Zoti xh.sh. thotë: "Atë ditë ju do të ekspozoheni (para Zotit), duke mos mbetur fshehtë asnjë sekret juaji." (Hakkah,18)
Pra, përgatitu për Ramazan para fillimit të tij, sepse Pejgamberi a.s. bënte lutje para fillimit të ardhjes së këtij muaji dhe thoshte: "O Zot na jep begati në muajin Rexhep e muajin Shaban dhe na mundëso të arrijmë muajin Ramazan."
Vlera dhe epërsia e agjërimit
Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: ''Agjërimi është mburojë nga zjarri i Xhehenemit. Kështu që agjëruesi duhet të shmangë kontaktet intime me bashkëshorten dhe nuk duhet të sillet pa mend dhe me paturpësi, edhe nëse dikush tjetër e lufton a sillet keq me të apo e shan atë, atëherë ai duhet t'i thotë atij dy herë: "Jam agjërueshëm!" (Sahihul-Buhari)
Pejgamberi a.s. shtoi: "Për Atë, në Duart e të Cilit është shpirti im! Era që vjen nga goja e agjëruesit është më e mirë dhe më e dashur tek Allahu i Lartësuar sesa era e miskut. (Allahu thotë për agjëruesin): Ai ka lënë mënjanë ushqimin, pijen dhe dëshirat e tij për hatrin Tim. Agjërimi është për Mua, kështu që Unë do ta shpërblej (agjëruesin) për të dhe shpërblimi i veprave të mira shumëfishohet dhjetë herë."(Sahihul- Buhari)
Rejjani, një nga portat e Xhenetit është vetëm për agjëruesit. Sehli r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Është një portë në Xhenet që quhet Rejjan, nga e cila do të hyjnë agjëruesit Ditën e Ringjalljes dhe askush tjetër nuk do të hyjë andej, përveç atyre. Do të thirret: "Ku janë agjëruesit?" Ata do të ngritën dhe askush tjetër nuk do të hyjë nga ajo portë përveç tyre. Kur ata të kenë hyrë të gjithë, ajo do të mbyllet dhe askush nuk do të hyjë më që andej." (Sahihul- Buhari)
Megjithatë veprat dhe veprimet adhuruese janë vetëm për Zotin xh.sh., këtu Zoti xh.sh. veçon agjërimin, sepse agjërimi nuk është formë adhurimi dhe përkushtimi që mund të bëhet për t'u dukur. Agjërimi është i fshehtë dhe askush nuk mund ta dijë nëse dikush agjëron apo jo përveç Zotit xh.sh.. Kësisoj pra, agjërimi është vepër e pastër plotësisht për Zotin e që nuk mund të njolloset me hipokrizi.
Tregon Ebu Hurejra r.a.:"(Thotë Allahu i Madhëruar): Çdo vepër që bën biri i Ademit (çdo njeri) është për vetë atë, përveç agjërimit i cili është për Mua dhe Unë do ta jap shpërblimin për të. Ka dy momente për agjëruesin në të cilat ai gëzohet: kur ha iftar, dhe kur të takojë Zotin e vet. Këtë herë ai gëzohet duke u kënaqur për agjërimin që ka bërë." (Përmbledhje e librit "Sahih el-Buhari")
Po ashtu ngrënia e syfyrit ka shumë bekime e mirësi, por nuk është e detyruar. Enesi r.a. tregon se Pejgamberi. a.s. ka thënë: "Hani syfyr, pasi ai ka shumë bekime e mirësi." (Muhtesar Sahih El-Buhari, Përmbledhje e librit" Sahih el-Buhari")
Qëllimi i agjërimit
Zoti xh. sh. mbi qëllimin e agjërimit në Kuranin fisnik ka thënë: "O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm." (El-Bekare,183)
Qëllimi kryesor i agjërimit është që të jemi të devotshëm, por si ta arrijmë ne devotshmërinë? Devotshmëri është që Zoti të të gjejë aty ku të ka urdhëruar dhe të mos shkosh aty ku të ka ndaluar. Njerëzit sot gjithë vëmendjen ia kanë kushtuar trupin duke lënë shpirtin në harresë. Shpirti nuk lëviz dot pa trupin, por edhe trupi nuk lëviz dot pa shpirtin. Secili prej tyre ka ushqimin e tij i cili ka të bëjë me origjinën nga është krijuar. Kështu ushqimi i trupit është të ngrënit, të pirët, shëtitjet, kurse ushqimet e shpirtit janë lexim i Kuranit, namazi, agjërimi, të kujtuarit e Zotit xh.sh., lëmosha.
Agjërimi forcon dy gjëra:
1. Forcon rezistencën ndaj çfarëdo lloj joshjeje pasi ty ndoshta të hahet, por kur mendon që po agjëron ndalon derisa të vijë koha e iftarit, pra rezistenca ndaj joshjeve është vetë devotshmëria.
2. Forcon marrëdhëniet shoqërore - familja bashkohet e gjitha në kohën e iftarit, bashkohen në namaz të teravisë, vizita të ndërsjella.
Agjërimi është tri lloje
1. Agjërimi i njerëzve të zakonshëm dhe ky agjërim është kur agjëruesit i agjëron thjesht stomaku. Ky lloj agjërimi është i pranuar dhe të llogaritet se ke agjëruar, por nuk e ka shpërblimin e Zotit xh.sh. Zoti ka thënë: "Dhe ai nuk hedh ndonjë fjalë e të mos jete pranë tij përcjellësi i gatshëm."(Kaf,18).
Në një hadith Muhamedi a.s. ka thënë: "Kush nuk i lë fjalët e këqija, por vepron kështu edhe (gjatë Ramazanit), Allahu s'ka nevojë që ai ta lë ushqimin dhe pijen e tij."
2. Agjërimi i njerëzve të veçantë.
Agjëruesit e këtij lloji veç stomakut u agjërojnë edhe pjesët e tjera të trupit. Atyre u agjërojnë të gjitha gjymtyrët sytë, veshët, duart, këmbët, dhe kjo jo vetëm gjatë agjërimit, por edhe natën pasi të kenë çelur iftar, Zoti xh.sh. thotë: "Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të parët dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi."(EI-Isra'ë, 36).
3. Agjërimi tepër i veçantë, ky lloj është më i miri. Dashuria për Zotin xh.sh. ka mbushur zemrën e tij, në çdo gjendje që është ai është me Zotin xh.sh. dhe kujdeset për çdo veprim të jetës së tij. Zoti xh.sh. thotë: "Është e sigurt se kanë shpëtuar besimtarët, ata të cilët janë të përulur dhe të kujdesshëm gjatë faljes së namazit, ata të cilët i shmangen të kotës(fjalë a punë)." (EI¬Mu'minun 1-3)-
Urtësitë dhe dobitë e agjërimit
Agjërimi ka urtësi dhe dobi të shumta, si nga aspekti shoqëror, ashtu edhe nga ai individual, e prej tyre janë:
Solidarizimi me të gj orët, kjo ngase, agjëruesi kur të përjetojë urinë, atëherë i kujton ata që janë në të njëjtën gjendje gjatë gjithë kohës dhe ky rikujtim e shtyn atë që të ketë mëshirë ndaj të ngratëve, ngase mëshira te njeriu buron nga dhimbja. Andaj agjërimi është metodë praktike për edukimin e shpirtit me edukatën e mëshirës e kurdo që realizohet mëshirimi nga ana e të pasurit. ndaj të varfrit, atëherë ndjenja e brendshme humane ka fuqinë e ndikimit, për këtë transmetohet se Pejgamberi a.s. ka qenë më bujari ndër njerëzit (për të bërë) mirë. Ishte më bujar në Ramazan, kur e takonte Xhibrili a.s., Xhibrili e takonte në çdo natë të Ramazanit.
Prej urtësive të agjërimit është edhe barazimi ndërmjet të pasurve dhe të varfërve, andaj ky është një sistem praktik dhe prej sistemeve më të fuqishme e më të mahnitshme për socializim të shëndoshë.
Prej urtësive të agjërimit duhet theksuar edhe zbehja e fuqisë së shprehisë-zakonit, ngase te disa persona ka arritur fuqia e shprehive deri në masën e skllavërimi t të njeriut. Po që se u vonohet atyre ushqimi nga termini i caktuar dhe i godet ata uria, atëherë edhe morali i tyre përkeqësohet. E ndoshta pasioni i varshmërisë ndaj kondicionerëve, kafesë, çajit, duhanit është edhe më e fuqishme se sa fuqia e shprehisë së ushqimit për ata që janë të varur në këtë, të tillët konsiderohen skllevër të shprehive të tyre.
Prej urtësive të agjërimit është edhe përforcimi i vullnetit, ngase Gerhardt, profesor gjerman, e kishte shkruar një libër për fuqizimin e vullnetit, ku e kishte vendosur agjërimin si bazë të fuqizimit të vullnetit, e në të kishte shkruar se ai është mekanizmi me efikas për të realizuar fuqinë dhe epërsinë e shpirtit ndaj trupit, dhe kështu do të jetonte njeriu duke i pasur në dorë të tij frenat e vetvetes.
Një tjetër faktor që ka mjaft ndikim në gjendjen psikologjike të njeriut është namazi i natës.