Çifti nga Sri Lanka bënë detyrë fisnike duke shërbyer pelegrinët gjatë haxhit dhe umres për 17 vjet


Ashraf dhe Fatima, dy nga 12,000 punonjësit e Presidencës së Përgjithshme për Çështjet e Dy Xhamive të Shenjta, të cilët punojnë për t'i shërbyer pelegrinëve gjatë Umres dhe Haxhit në Mesxhid Al-Haram në Mekë.

Në një intervistë për Gazetën Saudite, ata shprehën lumturinë dhe mirënjohjen e tyre që u bekuan me shërbimin e besimtarëve për gjatë këtyre viteve. Ata falënderuan Allahun e Madhëruar që i bekoi me një punë që mund t'i mbështesë financiarisht dhe t'u mundësojë të shërbejnë dhe të fitojnë kënaqësinë e Zotit.

Çifti ndanë historinë dhe përvojën e tyre gjatë punës në Mekë. Përvoja e tyre e jashtëzakonshme filloi kur Fatima erdhi të punoi në Mesxhid Al Haram 17 vjet më parë. Ajo kujdesej për hapësirën e faljes së grave në Xhaminë e Shenjtë, duke përfshirë shtrirjen e qilimave dhe rrogozave për lutje.

Pas katër vitesh punë e vetme në qytetin e shenjtë, Fatimeja vazhdoi rrëfimin se i lindi dëshira që ta sjellë të shoqin të punonte me të në Xhaminë e Madhe. Ajo ia përcolli menjëherë dëshirën e saj Presidencës së Haram-it, që t’i lejohej të sillte burrin e saj nga Sri Lanka për të punuar me të në Mekë.

Fatmirësisht, Presidenca e pranoi kërkesën e Fatimes dhe pranoi të punësonte Ashrafin në Xhaminë e Madhe.

Fillimisht, Ashraf nuk ishte gati të linte vendin e tij dhe të punonte në Arabinë Saudite. Megjithatë, bindja e gruas së tij ia shkriu zemrën. Ashraf ndryshoi mendje dhe shkoi në Saudi. Ai është mirënjohës që mund t'u shërbejë haxhinjve që vizitojnë Xhaminë e Madhe ditë e natë. Një mundësi e jashtëzakonshme që jo të gjithë mund ta përjetojnë.

Ai tha se puna në Mekë u dha atyre krenari, lumturi dhe nder dhe ua ndryshoi jetën përgjithmonë.

Një tjetër bekim i madh i punës fisnike të këtij çifti është puna e tyre në Xhaminë e Madhe, vendi më i shenjtë për myslimanët nga e gjithë bota për kryerjen e Haxhit dhe Umres, duke i lejuar ata të kryejnë umren çdo javë. Sipas llogarive vlerësohet se ata kanë kryer umren më shumë se 900 herë.