Haxhiu është delegat i madhërisë hyjnore


Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se Profeti a.s. ka thënë: “Delegatët e Allahut janë tre: haxhiu, kryerësi i umres dhe luftëtari ."(1)

Njerëzit në këtë botë për nga pozita që marrin mund të jenë udhëheqës, ambasadorë, delegatë, përfaqësues dhe zëdhënës të pushteteve dhe regjimeve që ndërlidhen me një shtet, union, zonë apo njësitë. Jo rrallëherë njerëzit përmes këtyre detyrave ndihen të privilegjuar, të shpërblyer, autoritativë dhe krenarë. Mirëpo me kalimin e kohës këto pozita harxhohen dhe njeriu kthehet i lodhur, i rraskapitur, dhe i braktisur nga shoqëria, rrethi e ndoshta edhe nga gjiri i ngushtë farefisnor. Dikush e lavdëron, e shumë kush e fajëson dhe e ofendon. Pozita dhe krenaria e tij ishin të përkohshme dhe përfunduan me lodhje dhe pesimizëm, e ndoshta edhe i mërzitur nga kjo jetë. Ndërkaq, kur kryen një obligim fetar sikurse haxhi, ai shijon emocione dhe përjetime që janë të pavdekshme dhe mbetet i lumtur e optimist. Njerëzit janë krenarë me të qenët e tyre delegat i Allahut xh.sh..
Këtu qëndron kulminacion i i mburrjes dhe krenarisë. Besimtari i devotshëm për ta fituar këtë ofiq kaq të madh bën një sakrificë në shpirt, trup dhe pasuri, Ai duke iu përgjigjur ftesës hyjnore për haxh, bën pastrimin e nijetit duke e nxjerr nga pasuria e tij një pjesë të saj për furnizim. Me këtë ai tregon sa ka vlerë ajo vepër që kryhet vetëm për hir të Krijuesit, duke mposhtur çdo pasion të kësaj bote dhe duke u orientuar në begatitë dhe interesat e dy botëve.
Në këtë botë manifeston dhe demonstron gatishmërinë e tij se është në gjendje të marrë pjesë në kongresin e milionave delegatëve të Allahut xh.sh., ku maksima e tyre është "paqe, unitet, drejtësi dhe barazi për të gjithë". Ndërsa, në botën tjetër do të jetë i privilegjuar dhe krenar që ishte delegat i Allahut xh.sh..
Në haxh kemi shumë rreze të dritës që ato i ndien besimtari i devotshëm e njeriu i ndërgjegjshëm, ai që ka moral dhe etikë nJerezore. Aty, njerëzit arrijnë që fYtyrat e tyre të jenë të ndriçuara dhe të dorëzuara vetëm Allahut xh.sh..
Aty shihen delegatët që zemrat e tyre i kanë përplot besim, mëshirë dhe dashuri ndaj Madhërisë hyjnore dhe të Dërguarit të Tij. Aty derdhen lotët e gëzimit që rrjedhin si lumë. Delegatët janë përplot emocione që nuk mund t'i përballojnë pa lot në sy. Emocionet lindin vetvetiu. Disa nga dashuria e madhe për ta kryer dhe realizuar obligimin e fundit islam, disa emocione janë si përjetim i atmosferës aq madhështore që krijohet në atë vend të shenjtë, disa vijnë nga përmallimi dhe mallëngjimi për Shtëpinë e Shenjtë, disa vijnë nga të parët e shumë lloj rasash dhe ngjyrash nën flamurin islam, nën flamurin "La ilahe il-Iall llah". Kështu që shumë gjëra ndodhin që nuk mund të përshkruhen e as të thuren. Por, një është e qartë se mbi gjitha dominon adhurimi i sinqertë dhe korrekrësia ndaj Madhërisë hyjnore. Në kontekst me këtë Allahu xh.sh. thotë: " ... Dhe ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin Allahun me një adhurim më të sinqertë ndaj Tij, që të largohen prej çdo besimi të kotë, ta falin namazin, ta japin zekatin, se ajo është feja e drejtë." (El-Bejjineh, 5)
Të sinqertë, duke e ditur se haxhi i pranuar ka për shpërblim Xhenetin, ata me ndihmën e Allahut u zhveshën nga çdo gjë e injorancës dhe u drejtuan sinqerisht kah Allahu, me pendim, adhurim, nënshtrim dhe dëgjueshmëri.
Zëri i tyre që dilte nga gjuhët e pastra ngitej lart në qiell dhe jehonte me një jehonë të fuqishme nga ajo turmë e devotshme dhe e nënshtruara e delegatëve. Ata thoshin: "Lebbejke Allahumme lebbejk lebbejke la sherike leke lebbejk, innel hamde ve ni'mete leke vel mulk la sherike lek; (Të përgjigjem o Zot (në ftesën tënde) vetëm ty të përgjigjemi se Ti nuk ke rival, vërtet lavdërimet, begatitë dhe sundimi janë vetëm për Ty, se ti nuk ke rival". Kjo thirrje (përgjigje) e cila buron nga miliona delegatë të Allahut xh.sh. njerëzit i kthejnë në natyrshmërinë e tyre të pastër. Përgjigjja është simbol i besimtarëve në çdo adhurim, ngase adhurimet kanë një synim. Ato edhe pse ndryshojnë në formë, mënyrë, kohë dhe sasi, prapë se prapë takohen në një synim. Ai synim është të vërtetuarit e nënshtrimit të sinqertë vetëm për Allahun në çdo sferë të jetës. Në këtë kontekst Allahu xh.sh. thotë: "Thuaj: Namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë thjesht për Allahun, Zotin e botëve! Për të nuk ka rival. Dhe për këtë jam i urdhëruar." (EI-En'amë, 162)
"Unë me veten time i drejtohem atij që krijoi qiejt e tokën, larg besimeve të tjera; unë nuk jam prej atyre që në adhurim e i bëjnë rivalitet." (El-En'amë, 79)

Delegatët e Tij në haxh janë pasqyrë e unitetit

Që në start, delegatët e Madhërisë hyjnore me veshjen e ihramit demonstrojnë pastërti nga pasioni, epshi, egoizmi etj .. Për t'u drejtuar kah Zoti i tyre i cili e di synimin e çdo besimtari, andaj ai besimtar nuk bën ndonjë vepër përveçse përputhet me kënaqësinë e Zotit të tij. Haxhiu - delegat në çdo hap, sjellje është nën kontroll. Ai i respekton të drejtat e të tjerëve dhe nderon urdhrat hyjnor. Kështu ai nuk rrëshqet, nuk humb e as nuk gabon ndaj të tjerëve. Me këtë haxhiu delegat mbetet njeri me trupin e tij, e me veprat dhe shpirt i përngjet melekëve. Ai i respekton delegatët e tjerë duke mos u fjalosur me askënd. Aty askush nuk rebelohet ndaj tjetrit. As njeriu ndaj njeriut, e as turma ndaj turmës. Të gjithë në aspektin njerëzor janë vëllezër. Të gjithë janë bijtë e Ademit. Njeriu është njeri me moral, etikë dhe sjellje. Delegatët e Zotit aty janë pasqyrë e bukur e unitetit. Ata demonstrojnë një barazi të gjallë me të gjitha tiparet që ka ardhur legjislacioni islam. Ky legjislacion nuk është zbritur që njerëzit të jenë të lumtur vetëm në adhurime, por në çdo pore të jetës. Delegatët janë bashkuar në dëgjueshmëri, ata e ndihmojnë njëri-tjetrin në të mira dhe devotshmëri. Aty nuk ka lajthitje e as hipokrizi, e as intriga e mashtrime. Aty është siguria, drejtësia dhe kontrolli hyjnor. Në haxh sa e sa takime realizohen. Aty krijohet hjë kongres i pastër me nivel ndërnacional ku nuk ka as dominim, as egoizëm e as tradhti. Aty rikonfirmohet toleranca shpirtërore. Njerëzit njëri-tjetrin e këshillojnë dhe e ndihmojnë. Pra, legjislacioni islam përmes këtij obligimi dëshiron prej besimtarëve që ndaj njëri-tjetrit të jenë të mëshirshëm dhe operativ, ngase kanë një prejardhje njerëzore, kanë një fe, një kible dhe një Zot, që ata të sakrifikojnë dhe mos të bien viktimë e armiqve për shkak të kontesteve dhe përçarjeve të ndryshme. Allahu xh.sh, thotë: "Mos u përçani mes vete e të dobësoheni e ta humbni fuqinë (luftarake)." (El-Enfalë, 46), dhe ta arrijnë devotshmërinë. Allahu xh.sh. thotë: "Dhe dijeni se Allahu është me të devotshmit." (El-Bekare, 194)
Në hadithin bazë shihet një radhitje mjaft adekuate. Për nga pozita, vlera dhe shpërblimi haxhi krahasohet me luftëtarin i cili çdo gjë sakrifikon vetëm e vetëm për ta mposhtur (përmbysur) armikun. Po ashtu edhe haxhiu në haxh me qëllimin e tij të pastër, e sakrificën në pasuri, lodhjen në trup dhe shpirt e mposht armikun e përbetuar të njeriut - djallin. Kurrë më i mërzitur nuk është djalli se sa në kohën e haxhit, në ditën e Arafatit kur i sheh njerëzit të bashkuar krah për krah në veshje, ecje, ndeje, qëndrime, lutje dhe synim. Në një version tjetër, Pejgamberi a.s. ka thënë: "Luftëtari në rrugën e Allahut, haxhiu dhe vizituesi i Qabesë janë delegatët e Allahut. Ata i thirri Allahu dhe iu përgjigjen Atij. Ata kërkuan nga Allahu, dhe iu është dhënë atyre atë që kërkuan.”(2)
Për delegatët e Zotit, haxhi dhe umreja janë mposhtje të varfërisë dhe pastrim të mëkateve. Në këtë kontekst Pejgamberi a.s. ka thënë:
"Kur ta kryeni haxhin, kryejeni edhe umren; dhe kur ta kryeni umren kryejeni edhe haxhin, se vërtet ato janë mposhtje e varfërisë dhe pastrim prej mëkateve. Ashtu siç e pastron zjarri hekurin, arin dhe argjendin nga mbeturinat e tyre. Dhe për haxhin e pranuar nuk ka shpërblim tjetër, përveç se me Xhenet.”(3)
Pastrimi prej mëkateve është me përmasa edhe më të mëdha. Në haxh ngrihen shpërblimet, shkruhen të mirat dhe shlyhen të këqijat në çdo ecje dhe hap që e bën delegati - haxhiu rreth Qabesë. Pejgamberi a.s. ka thënë: "Kush sillet (bën tavaf) rreth Qabesë shtatë herë, ende pa e vendosur njërën këmbë dhe pa e ngritur tjetrën përveçse Allahu xh.sh. me atë ia shlyen një mëkat, e në vend të saj ia shkruan një të mirë dhe me atë e ngritë në shkallë më të lartë."(4)
Për delegatët e Zotit në haxh çdo gjë është e programuar. Çdo obligim dihet kur fillon, nga fillon dhe kur mbaron. Ibrahimi a.s, dëshiroi që njerëzit kur ta fillojnë tavafin ta kenë shenjën e tyre. Ai kërkoi nga biri i tij, Ismaili, që të sjellë një gur veçues dhe dallues nga gurët e tjerë për të qenë aty fillimi i tavafit, Ismaili a.s. filloi të kërkojë një gur të tillë sa që shkoi shumë larg për ta gjetur. Kur papritmas e pa babanë e tij duke e vendosur gurin e zi në vendin e tij. E ai e pyeti babanë e tij se kush ia solli atë gur. Ai i përgjigjet: "Këtë gur ma solli Ai i Cili më mundësoi të mos mbështetem vetë te ti." Tregohet se atë gur e kishte sjell Xhibrili a.s. prej qiellit. Ai është gur qiellor i vetmi ne tokë. Ai është një gjurmë e mbetur nga ndërtimi i Ibrahimit a.s. deri më sot. Është i vetmi gur që buzët e nderuara të Pejgamberit a.s. e kanë puthur. Këtë e kanë pasuar sahabët, shokët e tij të nderuar dhe gjithë besimtarët deri në Ditën e Kiametit. Ky gur aq me vlerë do të dëshmojë Ditën e Kiametit për çdo njeri që e ka përshëndetur, e në veçanti për delegatët haxhin.
Pejgamberi a.s. ka thënë: "Me të vërtetë ky gur ka gjuhën dhe dy buzët për të dëshmuar Ditën e Kiametit për secilin që me sinqeritet e ka përshëndetur."(5)
Në këtë sezon të haxhit, e në veçanti gjatë qëndrimit të delegatit - haxhiut në Arafat, Allahu xh.sh. krenohet dhe lavdërohet para banorëve të qiellit me punën e banorëve të tokës (Arafatit). Pejgamberi a.s. ka thënë: "Vërtet Allahu krenohet me njerëzit në Arafat para melekëve të qiellit dhe thotë: "Shikoni robërit e Mi, kanë ardhur tek Unë të rraskapitur dhe të pluhurosur.”(6)
Në anën tjetër, ata që prezantoj në në Arafat kanë shpresë për të shpëtuar nga zjarri i Xhehenemit. Këtë më së miri e tregon hadithi i përcjell nga Xhabiri r.a. se vërtet Pejgamberi a.s. ka thënë: "Nuk ka ditë më të vlefshme tek Allahu se sa dhjetë ditët e dhul-hixhes." Ai tha se një person pyeti: "O i Dërguar i Allahut, ato ditë a janë më të vlefshme se sa ditët e përgatitjes për xhihad në rrugën e Allahut? Ai tha: "Ato janë më të vlefshme tek Allahu se sa ditët e përgatitjes për xhihad në rrugën e Allahut. Nuk ka ditë më të vlefshme tek Allahu se sa dita e Arafatit. Allahu zbret në qiellin e kësaj bote dhe krenohet me njerëzit e tokës para banorëve të qiellit dhe thotë:
"Shikojini robërit e Mi të rraskapitur, të pluhurosur, të kallur në diell, kanë ardhur prej viseve të largëta duke shpresuar mëshirën Time, pa e parë dënimin Tim. Asnjë ditë që del nuk ka më tepër të liruar nga zjarri se sa dita e Arafatit."(7)
Vërtet kjo ditë është madhështore.
Këtë e bën madhështore dashuria aq e madhe e njerëzve. Të gjithë përnjëherë e madhërojnë Allahun dhe i luten atij për vetveten, familjen, farefisin dhe mbarë besimtarët kudo që gjenden. Epilogu i këtij takimi të madh, hë këtë vend të madh është mëshira dhe falja e këtyre njerëzve nga ana e Allahut xh.sh..
Në hadithin e përcjell nga Enesi r.a. tregohet se Pejgamberi a.s. kishte qëndruar në Arafat, e dielli ishte kah perëndonte kur i tha Bilalit: "Qetëso njerëzit." Bilalli u ngrit dhe tha:
"Heshtni po ju thotë Pejgamberi a.s,". E njerëzit heshtën. Ai u tha: "O njerëz, tani ishte Xhibrili tek Unë. Më përcolli përshëndetjet nga Zoti dhe tha: Me të vërtetë Allahu ka bërë falje për njerëzit e Arafatit, njerëzit e vendit të shenjtë (Muzdelife dhe Mine) dhe i ka siguruar edhe ata që gjenden (vizitojnë) në vendet që pasojnë pas tyre (në haxh). Omeri u ngrit dhe tha: "Kjo është ekskluzive për ne?" Ai tha: "Kjo është për ju dhe për ata që vijnë pas jush deri në Ditën e Kiametit." Omeri r.a. tha: "Të mirat e Allahut janë shtuar dhe janë begatuar."(8)
Po ashtu Pejgamberi a.s. është lutur për falje për ata që kur lirohen nga obligim i haxhit (ihrami) e rruajnë kokën apo e qethin. Kjo është një vepër konvencionale e marrë nga tradita e bujshme e Pejgamberit a.s. gjatë kryerjes së. haxhit. Pejgamberi a.s. është lutur me këto fjalë: "O Zoti im, mëshiro ata që e rruajnë kokën." Ata të (pranishmit) i thanë: "E për ata që bëjnë shkurtimin e flokëve, o i Dërguar i Allahut?" Ai tha: "O Zoti im, mëshiro ata që e rruajnë kokën." Ata thanë: "E për ata që bëjnë shkurtimin e flokëve, o i Dërguar i Allalmt? Ai tha: "Edhe për ata që bëjnë shkurtimin e flokëve."(9)
Të gjitha këto që u potencuan më lart vlejnë për të dy gjinitë, si për gjininë mashkullore ashtu edhe për gjininë femërore. Ngase me termin delegat i Zotit në haxh përfshihet edhe gjinia femërore. Haxhi për gratë është në vend të xhihadit.
Përcillet nga Aisheja r.a. se e kishte pyetur të Dërguarin e Allahut: ''A nuk bën edhe ne: të dalim me ju për të luftuar, se vërtet nuk kam parë vepër më të vlefshme në Kuran se sa xhihadi?" Ai tha: "Jo, vërtet për ju xhihadi më i mirë është haxhi në Shtëpinë e Shenjtë, haxhi i pranuar."(10)
Pra, të mirat dhe begatitë e haxhit janë të shumta. Për secilën vepër në haxh delegati i Zotit kishte shpërblim të veçantë. Nuk kishte vend e as vepër në haxh e që Pejgamberi a.s. të mos ishte lutur për ta për mirësi; mëshirë dhe falje. Nuk na mbetet tjetër përveçse të jemi më vigjilent, më praktikuese dhe të shtojmë adhurimet dhe respektin e plotë çfarë e meriton haxhi si dhe dhjetë ditët e muajit të haxhit. Pejgamberi a.s. ka thënë: "Nuk ka vepër të mirë më të dashur tek Allalm se sa ajo vepër që bëhet gjatë këtyre dhjetë ditëve."(11)
Për ne mbetet që vërtet të bëjmë vepra të mira, t'i shfrytëzojmë këto dhunti deri në maksimum. Se kjo është një kohë që ka të mirat e saj të veçanta që nuk mund t'i gjejmë në kohërat dhe obligimet e tjera. Le të jetë krenar dhe shumë i lumtur ai që i mundësohet të kryejë haxhin dhe t'i përjetojë këto begati dhetë mira të atij vendi të shenjtë.


____________________
1. El-Hakim, "El-Mustedrek ala sahihajn", vëll. I. fq.441.
2. "Sunen Ibën Maxhe", nr: 2893.
3. "Musned li Ibën Hanbel", vëll. I. fq.387.
4. El-Hakim. "El-Mustedrek ala sahihajn”; vëll. I. fq. 489.
5. "Musned Ebi Ja 'la ", nr. 2719; El-Hakim, "El-mustedrek ala sahihajn", vëll. I, fq.457.
6. "El-Ihsan fi takrib Sahih Ibën Hiban", vëll. IX. Fq. 163.
7. Po aty. vëll.9. fq.163, nr.3852.
8. "Et-Tergibu ve T-terhib", lil Mundhiri, vëll. II. fq. 203.
9. "Sahihul Buhari", bab el-halk ve taksir; nr. 1727.
10. "Sahihul Buhari", nr. 1520.
11. "El-Edhkar li Nevevij", fq. 226, nr. 523.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Dr. Violeta Smalaj - Prindërimi