Kur drita e shkëlqesisë së Tij u shfaq, në rruzullin tokësor mbizotëronte sistemi feudal i hoqërisë, i cili ishte aq i vrazhdë, saqë të shtypurit nuk kishin të drejta. Skllevërit qenë të persekutuar, gratë shiteshin si pronë private dhe foshnjat femra me të shumtën e rasteve varroseshin të gjalla, si pjesë e një riti tradicional fisnor. Dallimet në mes klasave të shoqërisë ishin shumë të mëdha. Jetimi, e veja dhe i dobëti ishin të shtypur tejmase. Luftërat në mes fiseve zhvilloheshin në mënyrë të pakontrolluar. Njerëzit adhuronin idhuj dhe prodhonin zotat e tyre në bazë të dëshirave personale. Aty në atë shoqëri bëheshin krime të mëdha dhe pothuaj nuk kishte vlera morale.
Në një mjedis kaosi të tillë lindi Muhamedi a.s. (më 571 të e.r.) në ditën e 12-të muajit të tretë të kalendarit hënor Rebiul Evel.
Në vitin 610 ai përjetoi Shpalljen e parë, e cila e ndryshoi atë dhe transformoi botën përgjithmonë. Shpallja që i erdhi Muhamedit a.s. përgjatë një harku prej 23 vjetësh, formësoi shkrimin e she- njtë të Islamit, Kuranin, që, përkthyer fjalë për fjalë, do të thotë “recitim” (lexim).
Në një periudhë shumë të shkurtër kohe, pavarësisht nga reagimet armiqësore ndaj mesazhit të tij, dashamirësia dhe butësia e Profetit, patën një jehonë dhe ndikim në zemrat e shumë banorëve të qytetit të Mekës, saqë një filozof thotë: Bile edhe në botën tonë moderne, në saje të një krahasimi të bërë, nëse 100 filozofë me të gjithë dijen e tyre do të shkonin në Arabi dhe të punonin atje për 100 vjet, nuk do të ishin në gjendje të bënin ndryshimet që Muhamedi bëri për 23 vjet.
Ai transformoi me sukses këtë shoqëri të egër në një komunitet të civilizuar dhe përgatiti prijës për një rend dhe civilizim të ri shoqëror.
Ai nuk e konsideroi veten hyjni dhe as pjesë të Zotit , por veten e tij e konfiguroi si i dërguar i Zotit. Megjithëse porositë e tij së pari u adresuan popullit të tij, si audienca më e afërt, kjo nuk kufizoi mesazhin ndaj kombeve të tjera dhe as ndaj asnjë vendi tjetër.
Porositë e tij dhe vargjet kuranore kapërcejnë lokalitetet, provincat, nacionalitetet, besimet, etnitë, - duke filluar me thirrjen “O njerëz” ose “O popull”. Pra, nderimi që Ai i bëri botës me ardhjen e tij, është një fenomen universal, dhe përbën ngjarjen më të rëndësishme si për Tokën ashtu edhe për qiejt.
Krijuesi është një Zot për të gjithë
Relevata e Profetit na sjell idenë se në krijim Allahu është Zoti i të gjitha krijesave (Rabul - Alemine). Pavarësisht se, nëse njerëzit janë të ndërgjegjshëm ndaj këtij fakti ose jo, Ai është Zoti i gjithë qenies njerëzore, i myslimanëve, të krishterëve, jahudinjve, ateistëve, natyrali- stëve etj. Ai është Krijues i gjithçkaje pa përjashtim. Dhe çdo gjë është një adhurues i gjallë, i palodhur dhe i bindur i Zotit. Pra, njerëzit, kafshët, insektet dhe krijesat e tjera kanë vetëm një Zot që adhurojnë.
Këtë më së miri e përcakton Kurani, ku thuhet: “E lavdërojnë dhe e ngrenë në lavdi e madhështi Atë shtatë qiejt dhe Toka dhe gjithë ç'është në ta dhe s'ka gjë që të mos e lëvdojë lartësinë e Tij, por ju nuk e kuptoni lavdërimin e tyre”. (Isra: 44)
Shpallja e Kuranit i dha frymë jete botës së natyrës organike dhe inorganike. Dhe na mësoi se të gjithë ne si qenie njerëzore kemi vlera të përbashkëta para Krijuesit Fuqiplotë. Po ashtu sikur na mësoi se edhe krijesat përreth nesh nuk janë materiale të vdekura dhe të pakuptimta. Të gjithë e lavdërojnë Zotin përmes gjuhëve të tyre.
Shfuqizimi i skllavërisë Aii solli njerëzimit një rend të ri, ku njeriu nuk do të jetë skllav dhe rob i njeriut
Mëshira dhe dhembshuria përbën themelin e misionit të tij. Në deklaratat e fillimit të çdo kaptine të Kuranit, të quajtur Besmele, Zoti përshkruhet si i tillë me dy atribute: “Mëshiruesi dhe Mëshirëbërësi”. Ky postulat është bërë simbol i Islamit. Vargjet kuranore thonë: ”Muhamed, ne të kemi dërguar ty mëshirë për të gjitha krijesat (rahmeten lil alem- in)” (Enbija:10). Prej detyrave që i ishin parashtruar, ishte edhe shfuqizimi 1 skllavërisë apo robërisë.
Pa shfuqizimin e saj, drejtësia nuk mund të vihej në pozitën e merituar të saj. Profeti gjithashtu ka qenë shumë i ndjeshëm ndaj vuajtjeve njerëzore. Kur dëgjoi për një skllav a rob që po torturohej , ai urdhëroi një prej shokëve të tij, që të blinte lirinë e atij robi (skllavi). Raportin e tij me këtë shtresë të shoqërisë së asaj kohe më së miri e tregon hadithi i tij i famshëm mbi trajtimin e skllevërve, i cili është një shembull madhështor në mësimet e tij universale. Profeti a.s. tha:
“Ata (robërit) janë vëllezërit dhe shërbëtorët tuaj (të afërm) Allahu i ka lënë ata amanet në duart tuaja. Kush e ka vëllanë në dorën e tij, le t'i japë të hajë ç'hani ju, dhe jepuni atyre të veshin Ç'vishni ju, e mos i urdhëroni për gjërat që s'mund t'i bëjnë dot. Edhe nëse i urdhëroni, t'i ndihmoni ata.” (Buhariu, adab: 44)
Nga kjo porosi e famshme skllevërit shfaqën një dashuri të madhe ndaj Muhamedit a.s.
Në një rast Profeti a.s. i kërkoi Zejd bin Thabitit të kthehej tek familja i tij, pasi ishte liruar nga skllavëria. Ai refuzoi dhe zgjodhi që, pas lirimit të tij, të mbetej pranë Profetit a.s. Këto mesazhe të Profetit a.s. dhe predikimet e fundit në Haxhin lamtumirës, bënë që skllavërimi të shfuqizohej dhe në harkun e 30 viteve pas vdekjes së tij, ishte vështirë të gjendej një skllav në Gadishullin Arabik.
Në këtë kontekst, njëri ndër themeluesit ideologjikë të revolucionit Frëng, filozofi LAFAJE(T), më 1789, duke parë lartësinë e drejtësisë islame, kishte thënë: ”O Muhamed! Atë që ke sjellë dhe aplikuar ti në botë, nuk e ka bërë askush tjetër. Ti e ke sjellë drejtësinë në një shkallë të paarritshme!...”
Nderimi i Bilallit (pas lirimit) që të ishte i pari njeri që thërriste ezanin për t'i ftuar myslimanët për t'u falur, si gjest nuk ishte asgjë më pak sesa një veprim revolucionar për atë kohë dhe për atë vend.
Profeti a.s. përgatiti prijës për të udhëhequr botën.
S'ka dyshim që Muhamedi a.s. transformoi me sukses një shoqëri të zymtë dhe pa vlera në një komunitet të organizuar, e të civilizuar dhe për këtë rend maratonik përgatiti prijës me përmasa që tejkalonin kufijtë kombëtarë, prijës me vlera në rrafshin ndërkombëtar.
Nëse dikush dëshiron të nuhatë fuqinë e transformimit të Muhamedit a.s., mjafton vetëm të kihet në konsideratë figura e Omerit, kalifit të dytë:
Omeri para Islamit, dhe Omeri pas Islamit. Omeri vetë thotë se mbante në mend dy gjëra nga jeta e tij paraislame: për njërën do të qante dhe për tjetrën do të qeshte. Do të qante për varrosjen e bijës së vet për së gjalli, ndërsa ai akoma e dëgjonte zërin e saj që po e thërriste. Do të qeshte për bërjen e zotave prej hurmave, të cilët njerëzit i hanin kur ishin të uritur. Omeri “i ri“ u bë simbol i drejtësisë për gjithë botën. Ai njihet për deklaratat e mëposhtme: “Nëse një ujk sulmon një qengj në brigjet e Eufratit, jam i frikësuar se Zoti do të më kërkojë llogari mua përse nuk e mbrojta qengjin nga ujku”
Plot dhembshuri, ai do të dilte natën shtëpi më shtëpi për të vëzhguar nga afër nëse ka nevojtarë për bukë dhe do t'i ushqente ata njerëz pa treguar kush ishte. Pra ishte mesazhi universal i Muhamedit a.s. që transformoi Omerin në një personalitet kaq të lartë të njerëzimit. Ai përgatiti prijës me përgjegjësi të plotë para popullit dhe para Zotit. Për të qenë prijës nga populli, për popullin, i popullit, - duhet të trashëgohet rruga udhëheqëse e Profetit dhe shokëve të tij. Nga kjo kuptohet se për të qenë një udhëheqës i suksesshëm, i dashur dhe i pranuar duhet të jesh në shërbim të popullit. Pejgamberi a.s. thotë: “Udhëheqësi i popullit është shërbyesi i tyre.”
Profeti solli barazinë gjinore
I pari që ngriti të drejtat e gruas në shoqërinë patriarkale
Profeti a.s. lindi në një shoqëri që kishte kulturë tepër patriarkale, në të cilën gruaja ishte shumë e nëpërkëmbur, kishte shumë pak të drejta dhe shpesh trajtohej ashpër dhe padrejtësisht. Ai ngriti zërin kundër këtyre normave dhe kësaj tradite të shëmtuar. Në konceptin e Islamit, burri dhe gruaja janë të barabartë.
Në kaptinën e katërt të Kuranit, Allahu u kujton besimtarëve:
“O ju njerëzi Kini frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palën (shoqen) e saj, e prej atyre të dyve u shtuan shumë burra e gra” (Nisa: 1)
Profeti a.s. tha: “Është e vërtetë që ju keni disa të drejta ndaj grave tuaja, por ato gjithashtu kanë të drejta ndaj jush” Në hytben lamtumirëse ai predikoi edhe këto fjalë për gruan: “O njerëz ... trajtoni gratë tuaja mirë dhe jini të butë me to, sepse ato janë partneret tuaja dhe ndihmëset tuaja të besuara...” Pra atëherë kur e drejta e gruas ishte e shkelur dhe e përbuzur, Profeti në mënyrë të qartë formuloi barazinë midis gruas dhe burrit.
Është kjo njohje e barazisë, e cila formon bazën e ligjeve të ndryshme të Sheriatit, që bëjnë të mundur mbrojtjen e të drejtave të grave. Nga këto predikime dalin ligjet e Sheriatit që mbrojnë të dre- jtën e gruas për të qenë trashëgimtare, të drejtën e kurorëzimit, të drejtën e divorcit, të drejtën e votës dhe për të punuar në zyra (administratë), të drejtën e zotërimit të mjeteve të jetesës etj. Pra, Profeti a.s. i solli njerëzimit për herë të parë barazinë gjinore. Ai ishte antikonformist në mbrojtjen e të drejtave të grave. Ndërsa, për keqardhje, dua të theksoj se ata që pretendojnë se pasojnë Profetin a.s., jo rrallë nuk e kanë kuptuar ose e kanë keqinterpretuar natyrën e vërtetë të pikë- pamjeve të tij për gratë dhe për rolin e tyre të ligjshëm në shoqëri dhe në fenë e tyre respektive.
Ai apeloi se epërsia qëndron tek morali, dashuria dhe butësia
“Morali i tij ishte ai i Kuranit”, thotë Aishja (r.a.) gruaja dhe mikja e tij. Pasuesit e tij e konsiderojnë atë si një Kuran folës. Zemrat dhe gjuhët janë të paafta për ta përshkruar Muhamedin a.s.
Ai ishte njeriu i dimensioneve krejt të veçanta. Ajo që na takon neve të bëjmë, është zelli për ta akorduar veten tonë në vijën dhe frekuencat e tij. Vlerat më të larta të moralit janë mbledhur tek ai. Në kontekst me këtë, Kurani thotë: ”Vërtet që ti zotëron një shkollë të lartë të virtytit” (Kalem: 4)
Ai, Profeti a.s., thotë se dashuria është lidhja midis tij dhe besimtarëve: “Duajeni Zotin për mirësitë që ju ka dhënë, dhe më duani mua për dashurinë që ka Zoti për mua”.
Ky njeri ofron rregulla të moralit, të cilat i mungojnë aq shumë njeriut bashkëkohor, i cili, duke ndjekur dhe duke imituar lloje të ndryshme të etikës, është zhveshur nga normat humane. Ai kishte butësi, mëshirë dhe dhembshuri. Ai ka ditur të ruajë mëshirën e tij universale nga çdo lloj ekstremizmi dhe, në saje të zgjuarsisë profetike, nuk ka rënë kurrë në qëndrime të skajshme! Mëshirën nuk e humbi as atëherë kur e gjuajtën me gurë dhe e ofenduan. Ai përsëri u lut për të mirën e tyre.
Zejdi r.a. tha: “O i dërguar i Zotit i Shih se ç'të bënë ata... e ti ende lutesh për të mirën e tyre?! I dërguari i Zotit, iu përgjigj: “Unë u dërgova si mëshirë e jo mallkim” nuk dua t'u sjell njerëzve fatkeqësi, veçse dua t'u sjell paqe e lumturi.”
Al thoshte: ”Nëse butësia ndërhynë në diçka, patjetër që e zbukuron atë, por nëse del nga diçka, patjetër që e lë të mangët atë”.
Sa më shumë që i shtohej popullariteti dhe pranohej nga të tjerët, aq më shumë thellohej thjeshtësia e tij. Ai thoshte: Allahu e lartëson atë që tregohet i thjeshtë” dhe është po ai që e ka zbatuar dhe përfaqësuar thjeshtësinë në trajtën më të mirë. Tek njerëzit e mëdhenj thjeshtësia është treguesi i faktit që ata janë të mëdhenj. Po e përfundoj me thëniet e Hasan b. Thabit: “Me fjalët e mia Muhamedin a.s. nuk e lavdërova: duke përmendur atë, fjalëve të mia vlerë u shtova!!!.”
Kumtesë e lexuar më datën 29.03.2004, në manifestimin e Ditëlindjes së Muhamedit a.s., organizuar nga Fakulteti i Studimeve Islame — Prishtinë.
Dituria Islame 201